Shiva
Shiva (Sanskritisht: शिव 'I mbari' [ɕɪʋɐ] ), i njohur gjithashtu si Mahadeva ( Sanskritisht: महादेव: ' Hyjnia e madhe ' [mɐɦaːd̪eːʋɐh] ), [1] [2] [3] është një nga hyjnitë kryesore të hinduizmit . [4] Ai është Qenia Supreme në Shaivizëm, një nga traditat kryesore brenda hinduizmit. [5]
Shiva njihet si Shkatërruesi brenda Trimurtit, treshja hindu që përfshin gjithashtu Brahmën dhe Vishnun . [6] [7] Në traditën shaivite, Shiva është Zoti Suprem që krijon, mbron dhe shndërron universin. [1] [2] [3] Në traditën Shakta të orientuar drejt perëndeshave, perëndesha supreme ( Devi ) konsiderohet si energjia dhe fuqia krijuese (Shakti) dhe partneri i barabartë plotësues i Shivait. [8] [9] Shiva është një nga pesë hyjnitë e njëvlershme në Panchayatana puja të traditës Smarta të hinduizmit. [3] Shiva ka shumë aspekte, dashamirëse aq sa edhe të frikshme. Në aspektet dashamirëse, ai përshkruhet si një Jogi i gjithëdijshëm që jeton një jetë asketike në malin Kailash [6] si dhe një zot shtëpie me gruan e tij Parvati dhe dy fëmijët e tij, Ganeshën dhe Kartikejën . Në aspektet e tij të egra, ai shpesh përshkruhet duke vrarë demonët. Shiva njihet gjithashtu si Adijogi ( KJogi i parë), i konsideruar si perëndia mbrojtës i jogës, meditimit dhe arteve. [10]
Atributet ikonografike të Shivës janë mbreti gjarpër Vasuki rreth qafës së tij, gjysëmhëna e zbukuruar, lumi i shenjtë Gang që rrjedh nga flokët e tij, syri i tretë në ballin e tij (syri që kthen gjithçka përballë në hi kur hapet), trishula ose sfurku tridhëmbësh si arma e tij, dhe damaru. Ai zakonisht adhurohet në formën anikonike të lingamit . [11]
Shiva ka rrënjë para-Vedike, [12] dhe figura e Shivës evoluoi si një bashkim i hyjnive të ndryshme më të vjetra jo-Vedike dhe Vedike, duke përfshirë perëndinë e stuhisë Rigvedike Rudra, e cila mund të ketë gjithashtu origjinë jo-Vedike, [3] në një hyjni kryesore të vetme. [13] Shiva është një hyjni tërë-Hindu, i nderuar gjerësisht nga hindutë në Indi, Nepal, Bangladesh, Sri Lanka dhe Indonezi (veçanërisht në Java dhe Bali ). [14]
Atributet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Syri i tretë: Shiva zakonisht përshkruhet me një sy të tretë, me të cilin ai digjte Dëshirën (Kāma) në hi,[15] të quajtur "Tryambakam" (Sanskritisht: त्र्यम्बकम्), i cili haset në shumë burime.[16] Në sanskriten klasike, fjala ambaka shënon "një sy", dhe në Mahabharata, Shiva paraqitet me tre sy, kështu ky emër përkthehet ndonjëherë si "patja e tre syve".[17] Megjithatë, në Sanskritishten Vedike, fjala ambā ose ambikā do të thotë "mama"/"nënë", dhe ky kuptim i hershëm i fjalës është baza për përkthimin "tre nëna".[18] Këto tre mama-zote të cilat bashkarisht quhen Ambikā.
- Gjysëmhëna: Shiva mban në kokën e tij gjysëmhënën[19] Epiteti Candraśekhara (Sanskrit: चन्द्रशेखर "Patja e hënës në gjysmën e saj" – candra = "hënë"; śekhara = "kreshtë, kurorë")[20][21] i referohet kësaj veçorie. Vendosja e hënës në kokën e tij si një standard ikonografik datohet nga periudha kur Rudra u ngrit në rëndësi dhe u bë hyjnia madhore Rudra-Shiva. [22] Origjina e kësaj lidhje mund të jetë për shkak të identifikimit të Hënës me Somën dhe ka një himn në Rigveda ku Soma dhe Rudra there is a hymn in the Rig Veda ku Soma dhe Rudra përgjërohen të dyja.[23]
- Hiri: Ikonografia e Shivës e tregon trupin e tij të mbuluar nga hiri (bhasma, vibhuti).[3] Hiri përfaqëson një kujtesë që i gjithë materiali në qënësi është jo i përhershëm, përfundon në hi dhe ndjekja e vetes së përjetshme dhe çlirimi shpirtëror është i rëndësishëm.[24]
- Flokët e çrregullt: Stili i dallueshëm i flokëve të Shivës shënohet në epitetet Jaṭin, "ai me flokë të çrregullt",[25] and Kapardin, "i dhuruar me flokë të çrregullt".[26] [27]
- Fyti blu: Epiteti Nīlakaṇtha (Sanskrite नीलकण्ठ; nīla = "blu", kaṇtha= "fyt").[28][29] Meqënëse Shiva piu helmin Halahala i përvëluar nga Samudra Manthana për të eleminuar potencën shkatërruese të tij. E shokuar nga veprimi i saj, Parvati ia shtrydhi qafën dhe e ndaloi në fytin e tij për ta parandaluar të përhapej në tërë Gjithësinë, i menduar të jetë në stomakun e Shivës. Megjithatë helmi ishte kaq potent sa i ndryshoi ngjyrën e qafës në blu.[30][31] Atributi lë të kuptohet se dikush mund të bëhet Shiva duke gëlltitur helmin e botës në kuptimin e abuzimit dhe sharjeve me qetësi duke bekuar dhe mëshiruar ata që i japin ata.[32]
- Jogi meditues: ikonografia e tij shpesh e tregon atë në pozat e Jogës, duke medituar, ndonjëherë mbi një simbol të Malit Kailash si Zoti i Jogës.[3]
- Gangu i Shenjtë: Epiteti Gangadhara, "Mbajtësi i lumit Gang". Gangu rrjedh nga flokët e çrregullt të Shivës. Gaṅgā (Gangu), një nga lumenjtë kryesorë të vendit, thuhet ta ketë patur burimin nga flokët e Shivës.
- Lëkura e tigrit: Shiva shpesh paraqitet i ulur mbi lëkurë tigri.[3]
- Vasuki: Shiva shpesh shfaqet me një gjarprin Vasuki rreth qafës. Vasuki është është mbreti i dytë i nāgave (i pari ai i Vishnut, Shesha). Sipas legjendës, Vasuki u bekua nga Shiva dhe u vu nga ai si një zbukurim pas Samudra Manthanës.
- Sfurku tridhëmbësh: Shiva zakonisht mbart një sfurk tridhëmbësh të quajtur Trishula.[3] Sfruku është një armë ose simbol në tekstet hindu.[33] Si një simbol, Trishula përfaqëson tre aspektet e Shivës, ato si "krijues, konservues dhe shkatërrues",[34]ose ndryshe përfaqëson baraspeshën e tre Gunave "sattva, raja dhe tama".[35]
- Daullja: Një daulle e vogël në formën e një ore rëre e njohur si damaru.[36][37] Kjo është një nga atributet e Shivës në përfaqësimin e tij si kërcimtar[38] i njohur si Nataraxha. Një gjest i duarve specifik (mudra) i quajtur ḍamaru-hasta (Sanskritisht "ḍamaru-dorë") përdoret për të mbajtur daullen.[38] Daullja përdoret veçanërisht si emblemë nga anëtarët e sektit Kāpālika.
- Sëpata (Parashu) dhe Dreri mbahen në duart e Shivës në Odisha dhe ikonat e Indisë Jugore.[39]
- Rruazat e rruzares: ai mban në qafë një fill rruazash në dorën e tij të djathtë, zakonisht të bërë me Rudraksha.[3] Kjo simbolizon hirin, jetën medituese dhe meditimin.[40][41]
- Nandī: Nandī, (Sanskrit: नन्दिन् (nandin)), është emri i demit që i shërben Shivës.[42] Shoqërimi i Shivës me bagëtinë duket tek emri i saj Paśupati, ose Pashupati (Sanskrit: पशुपति), e përkthyer nga Sharma si "zoti i bagëtive"[43] dhe nga Kramrisch si "zoti i kafshëve".[31]
- Mali Kailāsa : Mali Kailash në Himalaje është vendbanimi i tij tradicional.[3][44] Në mitologjinë hindu, mali është krijuar duke patur parasysh Lingën, duke përfaqësuar qëndrën e universit.
- Gaṇa: Gaṇat janë pritës të Shivës dhe jetojnë në Kailash. Atyre u referohet shpesh si bhutaganas, ose pritës-fantazma, duke marrë parasysh natyrën e tyre. Ata thërriten shpesh për të ndërmjetësuar me zotin në emër të të devotshmit. Djali i tij Ganesha u zgjodh si lideri i tyre nga Shiva.
- Varanasi: Varanasi konsiderohet të jetë një qytet i veçantë për Shivën, dhe është një nga vendet më të shenjta të pelegrinazhit në Indi. Atij i referohet në kontekstet fetare si Kashi.[45]
- ^ a b Sharma 2000.
- ^ a b Issitt & Main 2014.
- ^ a b c d e f g h i j Flood 1996.
- ^ "Shiva In Mythology: Let's Reimagine The Lord". Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2022. Marrë më 30 tetor 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Flood 1996 ; Sivaraman 1973 .
- ^ a b Zimmer 1972.
- ^ Gonda 1969.
- ^ Kinsley 1988.
- ^ Pintchman 2015.
- ^ Shiva Samhita, e.g. Mallinson 2007; Varenne 1976; Marchand 2007 for Jnana Yoga.
- ^ Fuller 2004.
- ^ Sadasivan 2000 ; Sircar 1998 .
- ^ Flood 1996 ; Keay 2000 ; Granoff 2003 ; Nath 2001 .
- ^ Keay 2000 ; Flood 1996 .
- ^ For Shiva as depicted with a third eye, and mention of the story of the destruction of Kama with it, see: Flood 1996.
- ^ For a review of 4 theories about the meaning of tryambaka, see: Chakravarti 1986.
- ^ For usage of the word ambaka in classical Sanskrit and connection to the Mahabharata depiction, see: Chakravarti 1986.
- ^ For translation of Tryambakam as "having three mother eyes" and as an epithet of Rudra, see: Kramrisch 1981.
- ^ For the moon on the forehead see: Chakravarti 1986.
- ^ For śekhara as crest or crown, see: Apte 1965.
- ^ For translation "Having the moon as his crest" see: Kramrisch 1981.
- ^ For the moon iconography as marking the rise of Rudra-Shiva, see: Chakravarti 1986.
- ^ For discussion of the linkages between Soma, Moon, and Rudra, and citation to RV 7.74, see: Chakravarti 1986.
- ^ Paul Deussen (1980). Sechzig Upaniṣad's des Veda. Motilal Banarsidass. fq. 775–776, 789–790, 551. ISBN 978-8120814677.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Chidbhavananda 1997.
- ^ For translation of Kapardin as "Endowed with matted hair" see: Sharma 1996.
- ^ Kramrisch 1981.
- ^ Sharma 1996
- ^ See: name #93 in Chidbhavananda 1997.
- ^ For Shiva drinking the poison churned from the world ocean see: Flood 1996
- ^ a b Kramrisch 1981.
- ^ "Lord Shiva | Shiv | God Shiva | Shiva God | Mahadev | Lord Shiv | Neelkanth". www.dadabhagwan.org. Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2020. Marrë më 5 dhjetor 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Wayman & Singh 1991.
- ^ Suresh Chandra 1998.
- ^ Sitansu S. Chakravarti 1991.
- ^ Michaels 2004.
- ^ For definition and shape, see: Apte 1965.
- ^ a b Jansen 1993.
- ^ C. Sivaramamurti (1963). South Indian Bronzes. Lalit Kalā Akademi. fq. 41.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ John A. Grimes (1996). A Concise Dictionary of Indian Philosophy: Sanskrit Terms Defined in English. State University of New York Press. fq. 257. ISBN 978-0791430675.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Prabhavati C. Reddy (2014). Hindu Pilgrimage: Shifting Patterns of Worldview of Srisailam in South India. Routledge. fq. 114–115. ISBN 978-1317806318.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ For a review of issues related to the evolution of the bull (Nandin) as Shiva's mount, see: Chakravarti 1986.
- ^ Sharma 1996
- ^ For the name Kailāsagirivāsī (Sanskrit कैलासिगिरवासी), "With his abode on Mount Kailāsa", as a name appearing in the Shiva Sahasranama, see: Sharma 1996.
- ^ Keay 2000.