Shefki Hysa
Shefki Hysa | |
---|---|
Lindi | 1966 (age 57–58) |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni | Inxhinier, gjeolog, gazetar, autor |
Shefki Hysa lindi në Ersekë, është gazetar dhe shkrimtar shqiptar.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkollën fillore e tetëvjeçare i kreu në Shalës të Konispolit. Shkollën e mesme e përfundoi në vitin 1976 në Konispol të krahinës së Çamërisë.
Pas shumë përpjekjesh, në vitin 1989, u diplomua për gjuhë-letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Ka kryer disa specializime në fushën e gazetarisë, botimeve dhe të marrëdhënieve publike e ndërkombëtare. Gjatë viteve 1991-97 ka punuar si gazetar në gazetën “Çamëria” dhe kryeredaktor në gazetat “Kombi” e “Dielli”. Ka drejtuar dhe vazhdon të drejtojë OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri" (Komuniteti Kulturor i Çamërisë) dhe institucionin Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”.
Që nga viti 1995 vazhdon të drejtojë si botues dhe si Kryeredaktor revistën e përmuajshme “Krahu i shqiponjës”.
Veprimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA). Që nga viti 1997 e në vazhdim është punonjës në Administratën e Kuvendit të Shqipërisë. Është anëtar i bordit të drejtorëve të AUGP dhe drejtor i organizatës Diplomatic Mission Peace And Prosperity. Në vitin 2011 është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga AUGP (Academy of Universal Global Peace) për diplomaci ndërkombëtare.
Përmes shoqatës dhe kontributit vetjak është kthyer në një promovues të vlerava të komunitetit çam dhe të popullsisë së krahinës së Konispolit.
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- “Turtullesha dhe djalli”, tregime (1992), Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”.
- “Robër të paqes”, roman (1994), Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”.
- “Parajsa e mallkuar”, roman (1997), Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”.
- “Rrëfimet e një hajduti”, tregime (1999), botim i shtëpisë botuese “Arbëria”.
- “Aromë Çamërie”, tregime (2004), Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,ISBN 99927-960-1-4
- “Mrekullitë e rreme”, tregime (2005) Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,ISBN 99927-960-0-6
- “Diplomacia e vetëmohimit”, publicistikë, 2008, botim i shtëpisë botuese “Kristalina KH”, ISBN 978-99956-650-3-6
- Redaktor i “novelës” Lavirja e denjë për respekt” (1992), e shkrimtarit Zhan Pol Sartri (Jean-Paul Sartre).
- Redaktor i romancës “Dashuri fatale” (1992), e shkrimtarit Alfred de Myse (Alfred de Musset).
- Redaktor i romancës “Dashuri e përgjakur (Përtej largësive)” (1992), e shkrimtarit Bilal Xhaferri.
- Redaktor i romanit “Krasta Kraus (Ra Berati)” (1993), i shkrimtarit Bilal Xhaferri' ISBN 99943-904-5-7.
- Redaktor i novelës “Kur dynden vikingët” (1993), e shkrimtarit Pjetër Arbnori.
- Redaktor i romancës “Bukuroshja me hijen” (1994), e shkrimtarit Pjetër Arbnori.
- Redaktor i vëllimit poetik “Pjergulla e lotëve” (1995), i poetit Namik Mane.
- Redaktor i vëllimit me tregime “Një natë e zakonshme” (2003), i autorit Namik Mane.
- Redaktor i romanit “Me putrat tona shetitëm botën” (2007), i shkrimtares Xhulia Xhekaj, ISBN 99943-969-4-8.
- Autor i essesë “Letërsia e dënuar me vdekje nga politika”, gazeta “Shqip”, 10 shtator 2007.
- Autor i essesë “Letërsia, pas vdekjes”, revista “Krahu i shqiponjës”, nr.81, 2007, etj., etj., botime e redaktime letraro-publicistike të vetat dhe të të tjerëve nga më të larmishmet.
Burime të dhënash
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Agim Musta, Enver Memisha, “Antologji e plagëve nën terrorin komunist” 2 (2006), Tiranë, ISBN 99943-38-12-9
- Ibrahim D. Hoxha, Enciklopedi Jugshqiptare 1 (A – H), 2006, Tiranë, ISBN 99943-855-2-6
- Hekuran Halili,“Unë – Njeriu”, Sarandë, 2007, ISBN 978-99943-966-6-5
- Ahmet Mehmeti, “Nektar i shpirtit shqiptar” (Antologji për Çamërinë), Tiranë, 2007, ISBN 978-99943-50-13-1
- Sabri Hamiti, “Poeti i nemun – Bilal Xhaferri” (1996), Prishtinë
- Namik Selmani, ”Të fala nga Çamëria”, publicistikë (2009), Tiranë, ISBN 978-99956-33-28-8
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqe e revistës “Krahu i Shqiponjës
- Faqe e LSHA
- Komuniteti Kulturor Çamëria
- Diplomatic Mission Peace And Prosperity
- Tregime në anglisht
- Faqe: Sh. K.” Bilal Xhaferri”
- Faqe: Sh. B. “Bilal Xhaferri”
- The Cultural Association “Bilal Xhaferri”
- The Publishing House “Bilal Xhaferri”
- Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë
- The world's database
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqe e Shefki Hysës Arkivuar 20 janar 2021 tek Wayback Machine
- Faqe e DMPP
- Faqe e Krahu i Shqiponjës[lidhje e vdekur]
- Amëza : Ditari Shefkishkrimtari
- Amëza : Ditari "Krahu i shqiponjes"
- Amëza : Ditari Kraku - Shefki Hysa
- "Thyerje e koracës së vlerave të diktuara" - nga Bardhyl Maliqi
- Besiana Info
- "Fate tragjike" - nga Dritëro Agolli
- "Një shkallë e re krijimtarie" - nga Dritëro Agolli
- "Mesazhe shprese" - nga Ismail Kadareja
- "Çamëria si dhimbje e si ëndërr" - nga Natasha Lushaj
- "Ligjërime të krenarisë shqiptare" - nga Natasha Lushaj
- KADAREJA PERSONAZH - nga Sazan Goliku
- "Krijimtari me vlera të rralla" - nga Sazan Goliku (Pandeli Koçi)
- "Veçoritë e një proze" - nga Sokol Jakova
- "Autopsi e parajsës" - nga Sokol Jakova
- "Jeta e artistit nën diktaturë" - nga Sokol Jakova
- "Reflekse të një jete" - nga Xhemil Lato
- "Tronditja e madhe çame" - nga Visar Zhiti
- "A new stage of creativity" - By Dritëro Agolli
- "Un livre de messages..." - Par Ismail Kadare