Shapka
Shapka | |
---|---|
Klasifikimi shkencor | |
Mbretëria: | |
Filumi: | |
Klasa: | |
Rendi: | |
Familja: | |
Gjinia: | |
Lloji: | S. rusticola
|
Emri binomial | |
Scolopax rusticola (Linnaeus, 1758)
|
Shapka (lat. Scolopax rusticola) është shpend shtegtar nga familja e shapkave. Në gjuhën shqipe njihet edhe si shepka, sheptorja, shepkorja, shaptorja, shapkorja, skjeptorja, pula e dushkut dhe pulëdushkaja.[1]
Gjatësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]33-35 cm, krahët e hapur: 55-65 cm.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zakonisht i sheh kur bie muzgu, në kohën kur fluturojnë nga streha e tyre e fshehtë në pyll. Ushqehen në mbrëmje, ndërsa gjatë ditës qëndrojnë të qetë dhe të fshehur, përveçse kur moti është i ashpër. Ngjajnë me shapkën e ujit (Gallingo gallingo), por janë shumë më të mëdha në trup dhe më të rënda në peshë. Kanë sqep të fortë dhe vija të tërthorta e të errët nëpër kokë. Puplat janë një përzierje e bukur e ngjyrave kafe, e verdhë dhe gri. Kanë sy shumë të mëdhenj çka është e pazakontë për shpendët e tokës. Fluturimi i tyre është i shpejtë dhe i fuqishëm. Krahët i kanë të gjerë dhe me majë.
Përhapja dhe habitati
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jetojnë në pyje të lagësht, moçale të hapura, lëndina me shkurre, dushkaja, pyje të përziera, kanale dhe toka moçalore me shkurre të shpërndara. Foletë i kanë zakonisht në tokë.
Riprodhimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumimi në rajon vërtetohet vetëm në raste sporadike.
Ushqimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kryesisht krimba.
Zëri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I ngjan zakonisht një fishkëllime të mprehtë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dhora, Dhimitër (2008). Fjalor i emrave të kafshëve të Shqipërisë (Emri shkencor – Shqip – Anglisht). Shkodër: Botimet “Camaj-Pipa”. ISBN 978-99956-02-61-1.