Sell
Sell (セル Seru) është një krijesë shumë e fuqishme. Ai është krijuar nga profesori i keq Dr. Gero. Selli ndryshe quhet Super. Ai vjen nga e ardhmja për të gëlltitur dy androidët 17 dhe 18. Pasi t'i ketë gëlltitur do të arrijë formën e tij përfundimtare. Pasi vjen ai has në Pikolon që ishte i bashkuar me perëndinë e tokës. Ata ndeshen por Pikolo fiton ndeshjen. Por Selli me anë të një teknike mund të ju ikë. Pastaj ai gëlltit androidin 17. Vexhita pas stërvitjes në dhomën e shpirtit, ndeshet me Sellin. Vexhita fiton ndeshjen, por e ndihmoi që t'a gëlltiste androidin 18 sepse donte që të ndeshej me një kundërshtar më të fortë. Ai e lë pa ndjenja Vexhitën, por e shpëton djali i tij Tranksi. Ai bën një garë të arteve marciale. Në atë garë ndeshet me Gokun, por Goku e dorëzon ndeshjen. Pas Gokut ndeshet djali i tij Gohani. Në fillim Selli është në avantazh. Por Gohanit i shpërthen inati dhe e mund atë. Këtu përfundon saga e Sellit.
Sell është një nga androidët e Ushtrisë së Red Ribbon që nuk u krijua drejtpërdrejt nga Dr. Gero, por nga superkompjuteri i tij.