Salaria
Salaria | |
---|---|
Salaria është një fshat në njësinë administrative Qendër të Qarkut të Gjirokastrës, në krahinën etnografike të Labërisë.[1]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Midis malit te Lopësit, në perëndim dhe vargut te Trushnicës nga lindja që bien pingul, duke formuar një grykë në formë prizmi, shtrihet fshati malor i Salarisë.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga ata që jetojnë sot në Salari, pak e dinë se ç‘kuptim ka emri i fshatit të tyre. Novruz Shehu, gazetar e studiues nga Salaria, në enciklopedinë e tij për Tepelenën thotë se emri i fshatit vjen nga turqishtja dhe do të thotë "e dhjeta e kashtës", një taksë që paguhej në kohën e perandorisë nga gjithë fshatarët. Në enciklopedinë voluminoze të Shehut thuhet se vendbanimi i hershëm në këtë luginë ka qenë vendi i quajtur Katund, nga rruga e vjetër, prej shpellës së Kërçane deri në Elezaj.
Banorët mendohet të kenë ardhur këtu nga Hora, një qytet i lashtë ilir, në këmbë të maleve, në fushën e Dukajve. Historianët mendojnë se për arsye të ndonjë sëmundjeje shfarosëse, banorët janë shpërndarë nga Katundi në lagje larg njëra-tjetrës dhe deri në shekullin XVI është shenjur me emrin Istraixh. Në vitin 1507, në dokumentet turke, Istraixh përmendet si një fshat kryengritës. Më vonë, fshati është quajtur Salari, ndërsa në vitin 1937, me një vendim parlamenti, fshati u quajt Shpati, por nuk u thirr asnjëherë me atë emër, edhe sepse 17 vjet më parë kishte marrë famë me emrin Salari, nga Selam Musai.
Nga gërmimet arkeologjike në fshat janë gjetur gjurmë të vendbanimeve të hershme. Në sheshin e Arrave, në qendër, janë gjetur monedha të Bylisit, varre kolektive e qeramika. Në territorin e fshatit janë gjetur rrënojat e dy kishave, po në sheshin e Arrave, ndërkohë që ka gojëdhëna për një manastir në Qafën e Kreshës (Kreshmës), ku edhe sot banorët e zonës ndezin qirinj. Në këtë vend janë zbuluar disa mure të vjetra.
Në qendër të fshatit ka qenë edhe një xhami e vjetër, ndërsa teqetë, tyrbet dhe mekamet janë disa. Është teqeja e sheh Muhametit, në Totaj, teqeja e sheh Hairos në Elezaj, mekami në Kreshë dhe mekami në Deliaj. Një kube shumëkëndore ndodhet përtej përroit, 100 metra larg nga shpella Skëndere, por nuk dihet ende nëse kjo kube i përket ndonjë objekti kulti apo varre të lashta. Sot në fshatin me besim bektashian funksionojnë dy tyrbe, ajo e Shehe dhe ajo e sheh Hairos në Elezaj. Shkolla e parë shqipe në Salari është hapur në vitin 1917, ndërkohë që përpara vitit 1912 aty ka pasur shkolla turke.
Në kohën e kooperativave, Salaria u bashkua me një grup fshatrash që sot janë brenda njësisë administrative Qendër.
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Njësia administrative Qendër, Tepelenë |
---|
Dukaj · Salaria · Turani · Mamaj · Veliqot · Bënçë · Dragot · Beçisht · Mezhgoran · Peshtan · Hormovë · Lekël · Kodër · Luzat |
redaktoni kutinë |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Ndarja territoriale Fletorja zyrtare.pdf" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2015. Marrë më 17 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)