Saaremaa
Saaremaa është ishulli më i madh i Estonisë, me sipërfaqe prej 2673 km². Kryeqendra e ishullit është qyteti Kuresaare, i cili ka rreth 15 000 banorë. E gjithë popullsia e ishullit është rreth 39 000 banorë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ishulli formon një pengesë mes Detit Baltik dhe Gjirit të Rigës. Pika më e lartë në ishull është 54 m mbi nivelin e detit. Ishulli ka një krater të formuar nga një meteorit që ra në këtë ishull ne vitet 800 p.e.s. Shkurrja karakteristike për Saaremaan është dëllinja e cila është dhe simboli i ishullit. Saaremaa ka një klimë më të butë se pjesa tjetër e Estonisë, duke qenë në mes të Detit Baltik. Kjo ka sjellë rritjen e një sërë bimësh e pemësh endemike. 40% e ishullit është e mbuluar nga pyjet e përziera. Brigjet e Saaramaas banohen nga fokat gri të Baltikut.
Meteoriti i Kaalit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Krateri Kaali
Krateri i Kaalit është një grup prej 9 krateresh të formuara nga përplasja e meteoritëve. Krateri më i madh ka një diametër prej 110 metrash, dhe formon një liqen të vogël.
Popullsia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesa më e madhe janë estonezë (97%), dhe minoriteti më i madh janë rusët, rreth 2% e popullsisë.
Transporti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Saaremaa mund të shkohet me traget nga Virtsu në pjesën kontinentale të Estonisë, nëpërmjet ishullit Muhu i cili lidhet me Saaremaan me anë të një rruge. Gjithashtu, Saaremaa ka dhe një aeroport të vogël i cili lidh ishullin me Talinin.
Foto
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]-
Breg i thepisur pranë fshatit Panga, Estoni. 7 August 2007.
-
Plazh në veri të Saaremaas, Estoni. 27 July 2007.
-
Plazh
-
Kështjella e Kuressaares, Saaremaa, Estoni. 27 July 2007.
-
Memorial sovjetik i Luftës së II Botërore,Saaremaa, Estoni. 27 July 2007.
-
Varre sovjetike, Saaremaa, Estoni. 27 July 2007.
-
Krateri i Kaalit
-
Gjiri Tagalaht
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Saaremaa. |
- Saaremaa në Open Directory Project
- Saaremaa
- Saaremaa for tourists. Photos and stories.
- VisitSaaremaa
- Neomobile provide local bus services across the island
- Estonian Air fly between Tallinn and Kuressaare
- Watch Saaremaa online via webcam