Ridvan Qazimi
Ridvan Qazimi (4 Prill 1964 – 24 Maj 2001) i njohur me nofkën Komandant Lleshi, ishte njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB). Lindi më 4 prill 1964 në qytetin e Bujanocit dhe ra dëshmorë më 24 maj 2001 në fshatin Tërnoci i Madh, gjatë një përleshje zjarri me forcat serbe. Gjatë Luftës në Luginën e Preshevës, ai ishte njëri nga 4 komandantët e UÇPMB-së dhe udhëheqës i Brigadës 112. Gjatë Luftërave të Jugosllavisë, ai luftoi në Luftën e Kroacisë, në Luftën e Bosnjës dhe në Luftën e Kosovës, ku edhe ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).
Ridvan Qazimi | |
---|---|
Pseudonimi/et | "Komandant Lleshi" |
Lindur më | 4 Prill 1964 Bujanoc, qytet shqiptar i regjionit të Kosovës i administruar nga Serbia. |
Vdekur më | 24 Maj 2001 Tërnoci i Madh, Komuna e Bujanocit |
Në aleancë me | |
Vite shërbimi | 1991 – 2001 |
Grada | Komandant |
Njësia | Brigada 112 |
Betejat/luftrat | |
Çmimet | Urdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes) |
Ridvan Qazimi lindi më 4 Prill 1964 në Bujanoc. Ai u diplomua në shkollën e inxhinierisë mekanike në Prishtinë, por ai punoi si rrobaqepës dhe ishte pronar i një butiku në Bujanoc. Gjatë Luftërave Jugosllave, ai luftoi në Luftërat e Kroacisë dhe Bosnjës kundër çetnikëve serbë, dhe ai gjithashtu luftoi në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë Luftës në Kosovë, ku ai ishte nën komandën e Adem Jasharit, imazhin e të cilit e mbajti në selinë e tij në Konçul. Pas vdekjes, ai u shpall Hero i Kosovës.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që në rininë e tij të hershme Ridvan Qazimi ëndërronte lirinë e Tërnocit, Konçulit, Bujanocit, Preshevës e Medvegjes, andaj energjinë e tij të tërë rinore ia kushtoi vetëm çështjes sonë kombëtare. Edhe atëherë kur angazhohej në shoqatën kulturore artistike të fshatit të tij të lindjes, në Tërnoc me emrin „Jehona“, ku këngët trimërie farkëtonin shpirtin e tij rinor, Ridvan Qazimi shpresonte për një ditë të bardhë edhe për Kosovën lindore. Shpirti i tij i bardhë dhe krenar, gjithnjë i gatshëm të ndihmojë vëllezërit e tij, e i pakënaqur me pozitën e popullit të vet, u vu në ballë të shoqatës bëmirëse „Nëna Terezë“ për t’ua lehtësuar bashkëqytetarëve sadopak dhimbjet që ua sillte robëria e rëndë serbosllave. Atëherë kur shqiptarët në Kosovë u organizuan edhe ushtarakisht kundër makinerisë luftarake serbosllave, Ridvan Qazimi përqafoi vëllezërit e tij në uniformën ushtarake të UÇK-së, sepse kishte ardhur koha t’iu bashkangjtej atyre në luftë për liri. Ai nuk deshti për asnjë moment t’i tradhëtojë idealet kombëtare, sepse ishte betuar në Flamur Shqiptar se një ditë do të luftonte për lirinë e shqiptarëve dhe bashkim me Kosovën martire. Kjo e bënte Ridvan Qazimin të madh sa bjeshka e Korabit, e bënte të pastër si burimi i bjeshkëve të Rugovës, e bënte hero të çështjes kombëtare. Kur Kosova e fitoi lirinë, Ridvan Qazimin e thërriste Kosova Lindore ti dalë zot edhe atyre trojeve shqiptare, të cilat tragjedia historike i kishte lënë nën hijen e shtetit kriminal serb. Ridvan Qazimi, tashmë ushtarak me përvojë luftarake, i njohur si Komandant Lleshi, emërohet anëtar i Shtabit të Përgjitshëm të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc (UÇPMB) dhe komandant i Brigadës 112 „Sherif Jonuzi“. Komandant Lleshi përveq që dallohej me trimërinë e tij të pashoqe dhe me ndikim pozitiv tek bashkëluftëtarët, poashtu tregoi pjekuri të lartë politike e intelektuale, gjë që edhe jo rastësisht u gjend në ballë të delegacionit shqiptar për bisedime me palën armike serbe, nën mbikqyrje të zyrtarëve amerikanë. Ky fakt nuk i pëlqente aspak zëvendëskryeministrit serb N.Joviqit, i cili disa herë u deklarua kundër përbërjes së delegacionit shqiptar të cilit i printe Ridvan Qazimi, sepse emri i Komandant Lleshit ishte bërë një tmerr i vërtetë për çdo ushtar e paramilitar serbo-sllav.
Vrasja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vrasja mizore dhe e kryer tradhtisht e Komandant Lleshit nga snajperistët serbo-sllavë, ashtu siç e ka patur historikisht zakon Serbia, ishte një humbje e madhe për luftën çlirimtare të shqiptarëve kundër regjimit serb në Kosovën Lindore. Përmendorja e Ridvan Qazimit – komandant Lleshit në Tërnoc si shqiponjë sypatrembur, ashtu siç ishte vetë Komandant Lleshi, i bën roje fshatit të tij të lindjes si dhe mbarë Kosovës, sikur dëshiron të na thotë se serbëve nuk iu zihet kurrë besë. Emrat e mëdhenjë e të shenjtë heronjësh si Ridvan Qazimin – Komandant Lleshin nuk i tret toka.
Trashëgimia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas konfliktit, në hyrje të Tërnocit të Madh, shqiptarët vendas i ngritën atij një monument në vitin 2002. Ai është shumë i respektuar nga shqiptarët në Kosovën Lindore, dhe një manifestim katër ditor, "Ditët e Komandant Lleshit", mbahet në nder të tij çdo vit. Ai gjithashtu mori muzeun e tij, i cili u hap më 26 nëntor 2012 në Tërnoc të Madh. Është ndërtuar nga shqiptarët vendas me ndihmën e diasporës shqiptare. Ai ekspozon sendet personale të Komandant Lleshit – fotografi, uniforma, armë si dhe xhipin në të cilin u vra.