Jump to content

Qeni i egër afrikan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Qeni i egër Afrikan)
Qeni i egër Afrikan
Vargu kohor: Pleistoceni mesëm – tani (200,000–0 PT)[1]
Në Rezervatin Kalahari, Afrika Jugore
Statusi i ruajtjes
Klasifikimi shkencor e
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Rendi: Carnivora
Familja: Canidae
Gjinia: Lycaon
Lloji:
L. pictus
Emri binomial
Lycaon pictus
(Temminck, 1820)
Përhapja e qenit Afrikan

Qeni i egër Afrikan (Lycaon pictus) është një kanid nativ në Afrikën nën-Saharane. Është më i madhi i familjes së tij në Afrikë dhe i vetmi i gjinisë Lycaon, i cili është i veçuar nga Canis për strukturën e dhëmbëve teje të specializuar për një mishngrënës. U klasifikua si specie e RrezikuarListën e Kuqe të BNRN-së në 2016 për shkak të uljes së popullatës.[3] Numri i individëve bie vazhdimisht, për shkak të zvogëlimit të habitatit dhe persekutimi njerzorë.[2]

Qeni i egër Afrikan është tej mase një kafshë shoqërore: jeton në tufa me individë të ndarë për meshkujt dhe femrat. Në mënyrë unike midis mishngrënësve shoqërorë, femrat ndahen nga tufa kur arrjnë pjekurin seksuale dhe këlyshëve ju lejohet të hajnë kërmat. Kjo specie është e specializuar në gjuetin e antilopave, gjueti e cila bëhet gjatë ditës: e ndjek antilopën deri sa kjo të lodhet dhe mos të vrapoj më. Si kanidët e tjerë, përcjell ushqimin për këlyshët, por kjo sjellje bëhet edhe midis të rriturve, deri në pikën që përbën themelin e jetës së tyre shoqërore.[4][5][6] Pak janë grabitqarët e tij natyrorë: luani i cili përbën burimin kryesor të vdekjeve të tyre dhe hiena që është një kërcënim për gjahune tyre pasi e vjedh.

Megjithëse jo në mënyrë aq të spikatur, është një pjesë e rëndësishme e folklorit dhe kulturës Afrikane po aq sa mishngrënësit e tjerë afrikanë; është respektuar në shoqëri të ndryshme gjuetarësh, në veçanti nga kulturat predinastike egjiptiane dhe nga populli 'San'.

Lycaon pictus mbart disa emra të ndryshëm, duke përfshirë: qeni i egër Afrikan, qeni gjuetar i Afrikës, qeni gjuetar i Kepit Rajonal,[7] qeni gjuetar me njolla,[8] qeni me njolla, [9] dhe likaoni me njolla.[10] Një shoqatë konservimi po promovon emrin "ujku me njolla"[11] si një mënyrë alternative e të quajturit, ngaqë "qen i egër" mbart disa konotacione negative që mund të dëmtojnë imazhin e tij.[12][13] Megjithatë, emri "qen i egër Afrikan" është ende mjaft i përdorur.[14]

Taksonomia dhe evolucion

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimi i parë i kësaj specje është bërë nga poeti Opian(sh. II p.K.) ,i cili shkruajti për thoa-n,një hibrid midis ujkut(fiziku) dhe leopardit(ngjyra e gëzofit).Në Collectanea rerum memorabilium të Solinusit (sh.III p.K.) gjëndet përshkrimi i një kafshe e ngjashme një ujku shumëngjyrësh,me nje jele(ose Krifë),i cili jetonte në Etiopi.[10]

Kjo specje u përshkrua për herë të parë në 1820 nga Coenraad Temminck,pasi ekzaminoj një individ nga bregu i Mozambikut.Kafsha u emërua Hyaena picta,duke e klasifikuar gabimisht si një specje hiene. Më vonë u njoh si Kanid në 1827 nga Joshua Brookes,dhe u riemërua Lycaon tricolor.Rrënja e fjalës Lycaon vjen nga greqishtja λυκαίος (lykaios), që nënkupton "e ngjashme,si ujku".Epiteti specifik pictus(Latininisht,"i njollosur,me njolla")u shtua më vonë.[15]

Paleontologu George G. Simpson vuri qenin e egër afrikan,Dholin dhe qenin e shkurreve bashk në të njëjtën nën-familje Simocyoninae duke u bazuar tek ngjashmëria e dhëmbëv.Ky grupim u kritikua nga Juliet Clutton-Brock i cili thoshte që ngjashmërit midis këtyre tre specjeve nuk mjaftojn për ti klasifikuar në të njëjtën nën-familje.[16]

Pema filogjenetike e kanidëve të ngjashëm me ujqërit
Caninae 3.5 Ma
3.0
2.7
1.9
1.6
1.3
1.1
0.25
0.031

Qeni

Ujku gri

Ujku i Himalajave

Kojota

Ujku i artë Afrikan

Ujku Etiopian

Çakalli i artë

Qeni i egër Aziatik

Qeni i egër Afrikan

2.6

Çakalli me vija

Çakalli kurriz-zi

Lidhjet filogjenetike midis degës së kanidëve të ngjashme me ujqërit,
bazuar në të dhënat e sekuencës së ADN-së të marra nga bërthama
e qelizave,[17][18] përveç ujkut të Himalajave, bazuar në sekuencat
e ADN-së mitokondriale.[18][19] Milionë vjet më parë.[18]

Qeni i egër Afrikan mbart adaptimet më të specializuara mes kanidëve për sa i përket ngjyrës të gëzofit,dietës dhe ndjekjes të gjahut me anë të aftësis së tij vrapuese.Ka një skelet elegant dhe humbja e gishtit të parë mbi kembët e përparme shton hapin dhe shpejtësin.Këto adaptime e lejojnë të njdek pren përmes fushave të hapura për kohë të gjatë.Dhëmbët e tij e bëjnë të aftë të shqyejn mishin me lehtësi.Gëzofi i qenit të egër afrikan është një nga më të veçantit në botë.Çdo individë ndryshon nga tjetri për format e njollave dhe ngjyrat e tyre.Studime të 2019 tregojnë që linja e lycaon u nda nga ajo Cuon dhe Canis 1.7 milion vite më parë me anë të këtyre adaptimeve, ndryshim ky që u shfaq përkohësisht me ndryshimin e thundrakëve të mëdhenjë.[20]

Fosili më i lashtë i L.pictus daton 200.000 vite dhe është gjendur në Guvën HaYonim,Izrael.[21][1] Evolucioni i qenit të egër afrikan është kuptuar shumë pak për shkak të mungesës së gjetjeve fosile.Disa autor konsiderojn të zhdukurin Xenocyon (subgenus i Canis)si parardhësin e genusit Lycaon dhe Cuon,[22][23][24][25]:p149 i cili jetonte në Euroazi edhe Afrikë nga Pleistoceni i Hershëm deri në Pleistocenin Mesatar.Të tjerë propozojn që Xenocyon duhet të riklasifikohet si Lycaon.[1] Specja Canis(Xenocyon) falconeri nuk kishte gishtin e parë tek këmbët e përparme,si L.pictis,edhe nëse dhëmbët nuk ishin ende të specializuara.[1] Kjo lidhje u refuzua nga një autor sepse fakti që C(X.) falconeri -t i mungonte një gisht nuk përmban provë të mjaftueshme për të lidhur të dyja specjet,duke konsideruar edhe ndryshimet tek dhëmbët.[26]

Një tjetër kandidat parardhës është L.sekowei i Plio-Pleistocenit ,nga Afrika e jugut,kësaj radhe për ngjashmërin tek dhëmbët.Adaptimet të gjendura tek dhëmbët e tij,sot hasen vetëm tek Lycaon mes kanidëve të gjallë,gjë që tregon të njëjtin adaptim për një diet hiper-mishgrënëse.L.sekowei nuk kishte ende humbur gishtin dhe ishte më i fuqishëm se specja moderne,duke pasur edhe dhëmbë 10% më të mëdhenjë.[26]

Përzjerja gjenetike me qenin e egër Aziatik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 2018, sekuenca e tërë e gjenomit u përdor për të krahasuar qenin e egër Aziatik (Cuon alpinus) me qenin e egër Afrikan. Kishte prova të mjaftueshme që tregonin përzjerje gjenetike të lashtë midis të dyve. Sot jetojnë në zona të largëta nga njëri-tjetri, por gjatë Pleistocenit, qeni i egër Aziatik mund të gjendej deri në Evropë. Studimet propozojnë që qeni Aziatik mund të shtrihet dikur deri në Lindjen e Mesme, nga ku mund të jetë përzier me likaon në Afrikën Veriore. Por sërish, prova të pranisë të qenit Aziatik në Lindjen e Mesme ose Afrikën Veriore mungojnë.[27]

Që në 2005,[28] pesë nënlloje të vlefshme janë njohur nga Speciet Gjitare të Tokës:

Megjithatë, edhe nëse kjo specje ka ndryshime gjenetike,nënllojet nuk janë universalisht të njohur dhe të pranuar.Popullata e qenve lindor dhe jugor besohej të ishte gjenetikisht e ndarë,duke u bazuar tek disa shembuj.Studime më moderne ,të cilat kan konsideruar një numër më të madhë kampionësh ,treguan që ka pasur një përzjerje të gjerë midis popullates të Afrikës jugore dhe të Afrikës lindore në të kaluarën.


Përshkrimi fizik

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kafka qeni të egër(majtas) dhe Ujku gri.Mund të vërehet surrati më i shkurtër dhe numëri i molarëve më të vogël tek i pari.

Qeni i egër afrikan është kanidi afrikan më i madhë dhe i fuqishëm.[30] Është 60-75 cm i lartë.Në Afrikën Lindore ,të rriturit peshojnë 20-25kg ,kurse në Afrikën Jugore arrin deri në 30 kg.[31] Femrat janë zakonisht nga 3 deri 7% më të vogla se meshkujt.Në krahasim me pjesëtarët e tjerë të gjinisë Canis ,qeni i egër afrikan është relativisht më i lartë dhe i hollë ,me veshë të mëdhenjë dhe pa gishtin mbrapa thembrës te këmbët e përparme.Dy gishtat e mesit janë gati të bashkuara.

Gëzofi ndryshon nga ai i kanidëve të tjerë ,ngaqë ka vetlm qime të ashpra ,ma gëzof të brëndshëm.[30] Sa më shumë plaket ,aq më shumë qime humb,duke arritur në pleqëri me individë gati pa qime.Ngjyra e gëzofit ndryshon tejmase. Mendohet që kjo është një strategji për të njohur njëri tjetrin, gjë që arrin ta bëjnë edhe nga 100 metra largësi. Gëzofi ndyshon edhe nga rajonet e vendodhjes: qentë të egër afrikan të Afrikës Veri-lindore janë gati tërë të zi ,me njolla të bardha dhe të verdha,kurse në Afrikën Jugore kanë ngjyra më të forta(kaftë,zi,bardhë).[32] Pjesa e gëzofit më e ngjyrosur është tek barku dhe këmbët. Fytyra është e zezë,me hije të kafta tek faqet dhe balli.Një vijë e zezë shtrihet nga balli rreth veshëve,duke u bërë bardhezi mbrapa.Në disa ekzemplarë poshtë syve,kraharorit dhe fytit mund të gjenden njolla të kafta.Qafa është zakonisht kafe ose e verdhë.Një njollë e bardhë nganjëherë gjendet tek këmbët e përparme,kurse te disa këmbët, kraharori dhe qafa janë tëtë të bardha.Bisht ka një majë të bardhë ,me një bazë të zezë,dhe në mes i kaftë.

Shoqëria dhe riprodhimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Likaoni ka lidhje shoqërore shumë të forta, më shumë se ato të Luanit dhe Hienës me njolla , me të cilat ndanë habitatin.Ky llojë rrallë herë mbetet vetëm.[33] Jeton në tufa të pandryshueshëm prej 2-27 të rritur dhe këlysh deri një vjeç. Janë hasur edhe tufa më të shumta,kurse disa herë ,tufa të ndryshme bashkohem përkohësisht në periudhën e migrimeve të Springbokut në Afrikën Jugore.[34] Meshkujt dhe femrat kriojnë hierarkia dominuese të ndara,me femrat zakonisht të udhëhequra nga femra më e moshuar e tufës.Meshkujt mund të hudhëhiqen nga një mashkull të moshuar,por edhe nga të rinjtë.Çifti dominues mbart të drejtën për tu riprodhuar. Ky llojë është i veçant sepse,ndryshe nga mishëngrënësit shoqërorë të tjerë,femra ndahet nga tufa kur arrin pjekurinë seksuale . Më tej, meshkujt janë trefishi i femrave në një tufë. Pasi largohen nga tuface lindjes,femrat futen në një tufë tjetër duke dëbuar femrat e pranishme,duke shmangur kështu riprodhimin me individë me të njëjtin gjak,duke patur mundësin të gjejë një tufë të re për tu riprodhuar. Meshkujt rall herë largohen nga tufa dhe zakonisht,kur ndodh,refuzohencnga tufat ku ka meshkuj.

Ekzemplarë që lozin pas gjuetisë.

Qentë e egër afrikan në Afrikën Lindore nuk kan një periudhë kostante riprodhimi,kurse ato në Afrikën Jugore riprodhohen nga prilli në korrik.[33] Kur një femër eshtë e epshur ,një mashkull i rrin gjithnjë pranë për të larguar të tjerët. Janë me barrë për 69-73 ditë,me një hapësirë kohore nga njëra barrë në tjetrën prej 12-24 muajsh. Mund të lind nga 6 deri në 16 këlysh (më shumë se çdo kanid) duke patur femra që kriojnë vetë tufa të tëra.Ngaqë gojët për tu ushqyer janë të shumta,lindjen në një tufë janë maksimumi 2,me të drejtën e riprodhimit të mbajtur nga femra dominuese e cila vret këlyshët që nuk janë të saja. Mbasi lind,femra dominuese rrin në strofull me këlyshët dhe të tjerët gjuajnë ,duke mos lejuar tu afrohen këlyshëve për 3-4 javë,kur të jenë bërë të aftë të ushqehen me mish i përcjellur nga të tjerë.Fillojnë e rriten kur janë 7 javësh.Kur janë 8-10 javësh, largohen nga strofulla dhe ndjekin të rriturit në gjueti.Pjesëtarët më të rinjë të tufës hajn të parët,privilegj ky që përfundon kur kalojn vitin e parë të jetesës.

Qeni i egër afrikan është një gjahtarë i specializuar në gjuetinë e antilopave të mesme dhe të mëdhaja.Bashkë me gepardin ,është i vetmi gjitarë afrikan që gjuan kryesisht ditën.Strategjia e tij bazohet tek afrimi i heshtur drejt pres për ta ndjekur me 66 km/h për një periudh që shkon nga 10 deri 60 minuta.[34]Ndjekja zakonisht nuk i kalon dy kilometrat dhe preja kafshoet vazhdimisht te këmbët,barku dhe të pasmet,deri sa të ndalojë. Pretë e vogla thjesht ndalohen dhe shqyhen.Mënyrat e gjuetisë ndryshojnë nga lloji i presë dhe strategjitë e tyre e bëjnë një nga kafshët më të suksesshme në gjueti,më shumë edhe se luanët.Ushqehen me një larmi të madhe kafshësh , nga antilopat e mëdhaja,deri tek brejtësit dhe zogjtë.Në natyrë,hajnë secili 1.2-5 kg mish për ditë.Një tufë në Afrikën Lindore vriste tre pre për ditë.[35] Ndryshe nga gjahtarë të tjerë shoqërorë, qentë të egër afrikan përcjellin ushqimin jo vetëm për këlyshët, por edhe për të rriturit.[33]

  1. ^ a b c d Martínez-Navarro, B.; Rook, L. (2003). "Gradual evolution in the African hunting dog lineage: systematic implications". Comptes Rendus Palevol. 2 (#8): 695–702. doi:10.1016/j.crpv.2003.06.002. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b McNutt; etj. (2008). "Lycaon pictus". IUCN Red List of Threatened Species. 2008. Marrë më 6 maj 2008. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) Database entry includes justification for why this species is endangered
  3. ^ "Lycaon pictus". IUCN Red List of Threatened Species. Marrë më 2016-09-18. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "AWD - Facts". Born Free Foundation (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2018. Marrë më 5 shtator 2017.
  5. ^ "African Wild Dog (Lycaon pictus Temminck, 1820) - WildAfrica.cz - Animal Encyclopedia". Wildafrica.cz. Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2021. Marrë më 5 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "African Wild Dog Natural History". Awdconservancy.org. Marrë më 5 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Woodroffe, R., McNutt, J.W. & Mills, M.G.L. (2004). African Wild Dog Lycaon pictus. In Sillero-Zubiri, C., Hoffman, M. & MacDonald, D. W., ed., Canids: Foxes, Wolverhampton Wanderers F.C., Jackals and Dogs – 2004 Status Survey and Conservation Action Plan, 174–183. IUCN/SSC Canid Specialist Group, ISBN 2-8317-0786-2
  8. ^ Roskov Y., Abucay L., Orrell T., Nicolson D., Bailly N., Kirk P.M., Bourgoin T., DeWalt R.E., Decock W., De Wever A., Nieukerken E. van, Zarucchi J., Penev, L (red.). "Canis lycaon Temminck 1820". Catalogue of Life 2018 Checklist. Catalogue of Life. Marrë më 30 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e redaktorëve (lidhja)
  9. ^ "Painted Dog Conservation - Main page". Painted Dog Conservation. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ a b Smith, C. H. (1839). Dogs, W.H. Lizars, Edinburgh, p. 261-69
  11. ^ Painted Wolves: Wild Dogs of the Serengeti
  12. ^ Kristof, N. D. (14 prill 2010), "Every (wild) dog has its day", The New York Times, marrë më 18 tetor 2010 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "The Painted Wolf Foundation - A Wild Dog's Life". The Painted Wolf Foundation. Marrë më 7 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Chimimba, C. T. (2005). The Mammals of the Southern African Sub-region. Cambridge University Press. pp. 474–480. ISBN 0-521-84418-5
  15. ^ Bothma, J. du P. & Walker, C. (1999). Larger Carnivores of the African Savannas, Springer, pp. 130–157, ISBN 3-540-65660-X
  16. ^ Clutton-Brock, J.; Corbet, G. G.; Hills, M. (1976). "A review of the family Canidae, with a classification by numerical methods". Bull. Br. Mus. (Nat. Hist.). 29: 119–199. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Lindblad-Toh, K.; Wade, C. M.; Mikkelsen, T. S.; Karlsson, E. K.; Jaffe, D. B.; Kamal, M.; Clamp, M.; Chang, J. L.; Kulbokas, E. J.; Zody, M. C.; Mauceli, E.; Xie, X.; Breen, M.; Wayne, R. K.; Ostrander, E. A.; Ponting, C. P.; Galibert, F.; Smith, D. R.; Dejong, P. J.; Kirkness, E.; Alvarez, P.; Biagi, T.; Brockman, W.; Butler, J.; Chin, C. W.; Cook, A.; Cuff, J.; Daly, M. J.; Decaprio, D.; etj. (2005). "Genome sequence, comparative analysis and haplotype structure of the domestic dog". Nature. 438 (#7069): 803–819. Bibcode:2005Natur.438..803L. doi:10.1038/nature04338. PMID 16341006. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ a b c Koepfli, K.-P.; Pollinger, J.; Godinho, R.; Robinson, J.; Lea, A.; Hendricks, S.; Schweizer, R. M.; Thalmann, O.; Silva, P.; Fan, Z.; Yurchenko, A. A.; Dobrynin, P.; Makunin, A.; Cahill, J. A.; Shapiro, B.; Álvares, F.; Brito, J. C.; Geffen, E.; Leonard, J. A.; Helgen, K. M.; Johnson, W. E.; O'Brien, S. J.; Van Valkenburgh, B.; Wayne, R. K. (2015-08-17). "Genome-wide Evidence Reveals that African and Eurasian Golden Jackals Are Distinct Species". Current Biology. 25 (#16): 2158–65. doi:10.1016/j.cub.2015.06.060. PMID 26234211. Arkivuar nga origjinali më 7 nëntor 2015. Marrë më 1 gusht 2019. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Werhahn, Geraldine; Senn, Helen; Kaden, Jennifer; Joshi, Jyoti; Bhattarai, Susmita; Kusi, Naresh; Sillero-Zubiri, Claudio; MacDonald, David W. (2017). "Phylogenetic evidence for the ancient Himalayan wolf: Towards a clarification of its taxonomic status based on genetic sampling from western Nepal". Royal Society Open Science. 4 (6): 170186. Bibcode:2017RSOS....470186W. doi:10.1098/rsos.170186. PMC 5493914. PMID 28680672. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ Chavez, Daniel E.; Gronau, Ilan; Hains, Taylor; Kliver, Sergei; Koepfli, Klaus-Peter; Wayne, Robert K. (2019). "Comparative genomics provides new insights into the remarkable adaptations of the African wild dog (Lycaon pictus)". Scientific Reports. 9. doi:10.1038/s41598-019-44772-5. PMID 31171819. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ Stiner, M. C., F. C. Howell, B. Martınez-Navarro, E. Tchernov, and O. Bar-Yosef. 2001. Outside Africa: Middle Pleistocene Lycaon from Hayonim Cave, Israel. Bollettino della Societa Paleontologica Italiana 40:293–302
  22. ^ Moulle, P.E.; Echassoux, A.; Lacombat, F. (2006). "Taxonomie du grand canidé de la grotte du Vallonnet (Roquebrune-Cap-Martin, Alpes-Maritimes, France)". L'Anthropologie. 110 (#5): 832–836. doi:10.1016/j.anthro.2006.10.001. Arkivuar nga origjinali më 14 mars 2012. Marrë më 2008-04-28. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!) (in French)
  23. ^ Baryshnikov, Gennady F (2012). "Pleistocene Canidae (Mammalia, Carnivora) from the Paleolithic Kudaro caves in the Caucasus". Russian Journal of Theriology. 11 (#2): 77–120. doi:10.15298/rusjtheriol.11.2.01. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ Cherin, Marco; Bertè, Davide F.; Rook, Lorenzo; Sardella, Raffaele (2013). "Re-Defining Canis etruscus (Canidae, Mammalia): A New Look into the Evolutionary History of Early Pleistocene Dogs Resulting from the Outstanding Fossil Record from Pantalla (Italy)". Journal of Mammalian Evolution. 21: 95–110. doi:10.1007/s10914-013-9227-4. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ Wang, Xiaoming; Tedford, Richard H.; Dogs: Their Fossil Relatives and Evolutionary History. New York: Columbia University Press, 2008.
  26. ^ a b Hartstone-Rose, Adam; Werdelin, Lars; De Ruiter, Darryl J.; Berger, Lee R.; Churchill, Steven E. (2010). "The Plio-pleistocene Ancestor of Wild Dogs, Lycaon sekowei n. sp" (PDF). Journal of Paleontology. 84 (#2): 299–308. doi:10.1666/09-124.1. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ Gopalakrishnan, Shyam; Sinding, Mikkel-Holger S.; Ramos-Madrigal, Jazmín; Niemann, Jonas; Samaniego Castruita, Jose A.; Vieira, Filipe G.; Carøe, Christian; Montero, Marc de Manuel; Kuderna, Lukas; Serres, Aitor; González-Basallote, Víctor Manuel; Liu, Yan-Hu; Wang, Guo-Dong; Marques-Bonet, Tomas; Mirarab, Siavash; Fernandes, Carlos; Gaubert, Philippe; Koepfli, Klaus-Peter; Budd, Jane; Rueness, Eli Knispel; Heide-Jørgensen, Mads Peter; Petersen, Bent; Sicheritz-Ponten, Thomas; Bachmann, Lutz; Wiig, Øystein; Hansen, Anders J.; Gilbert, M. Thomas P. (2018). "Interspecific Gene Flow Shaped the Evolution of the Genus Canis". Current Biology. 28 (21): 3441–3449.e5. doi:10.1016/j.cub.2018.08.041. PMC 6224481. PMID 30344120. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ Wozencraft, W.C. (2005). "Order Carnivora". përmbledhur nga Wilson, D.E.; Reeder, D.M (red.). Mammal Species of the World: A Taxonomic and Geographic Reference (bot. 3rd). Johns Hopkins University Press. fq. 532–628. ISBN 978-0-8018-8221-0. OCLC 62265494. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ a b c Bryden, H.A. (1936). Wild Life in South Africa, George G. Harrap & Company Ltd., pp. 19–20
  30. ^ a b Rosevear, D. R. (1974). The carnivores of West Africa. London : Trustees of the British Museum (Natural History). pp. 75–91. ISBN 0-565-00723-8.
  31. ^ Estes, R. (1992). The behavior guide to African mammals: including hoofed mammals, carnivores, primates. University of California Press. pp. 410–419. ISBN 0-520-08085-8.
  32. ^ Woodroffe, R., McNutt, J.W. & Mills, M.G.L. (2004). African Wild Dog Lycaon pictus. In Sillero-Zubiri, C., Hoffman, M. & MacDonald, D. W., ed., Canids: Foxes, Wolverhampton Wanderers F.C., Jackals and Dogs – 2004 Status Survey and Conservation Action Plan, 174–183. IUCN/SSC Canid Specialist Group, ISBN 2-8317-0786-2
  33. ^ a b c Kingdon, Jonathan (1988). East African mammals: an atlas of evolution in Africa, Volume 3, Part 1. University of Chicago Press. pp. 36–53. ISBN 0-226-43721-3.
  34. ^ a b Nowak, Ronald M. (2005). Walker's Carnivores of the World. Baltimore: Johns Hopkins Press. p. 112. ISBN 0-8018-8032-7.
  35. ^ Chimimba, C. T. (2005). The Mammals of the Southern African Sub-region. Cambridge University Press. pp. 474–480. ISBN 0-521-84418-5