Jump to content

Poliomieliti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Poliomieliti ose "Paraliza infantile" është një sëmundje virale që mund të prekë nervat dhe kjo të çojë në paralizë.

Shkaqet, incidenca dhe faktorët e rrezikut

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Poliomieliti është një sëmundje e shkaktuar nga infeksioni i poliovirusit i cili transmetohet me kontakt direkt nga personi në person me kontakt nga sekrecionet e infektuar nga hundët ose nga goja dhe nga fekalet e infektuara. Virusi hyn nëpërmjet gojës dhe hundës shumëfishohet ne fyt dhe ne traktin gastrointestinal që më vonë të përthithet dhe të shpërndahet nëpërmjet gjakut dhe sistemit limfatik. Koha që nga momenti që rezulton të jesh I infektuar nga virusi deri ne zhvillimin e simptomave të sëmundjes (periudha e inkubacionit) ndryshon ndërmjet 5 – 35 ditë.

Ndër të tjera rreziqet janë :

  • 1) Mungesa e vaksinimit kundër poliomielitit dhe me pas ne rast ekspozimi ndaj kësaj sëmundje ;
  • 2) Udhëtimi ku është shfaqur epidemia e poliomielitit.

Në zonat ku shfaqet poliomieliti personat me prekshmërinë më të madhe ndaj kësaj sëmundje janë : Fëmijët, gratë shtatëzëna dhe të moshuarit. Kjo sëmundje është më e përhapur në verë dhe në vjeshtë.

Nga 18401950 poliomieliti ishte një epidemi botërore por që kur u zhvilluan kundër poliomielitit incidenca e kësaj sëmundje është reduktuar në masë të madhe. Poliomieliti ka qenë i përhapur në shume vende por ka pasur shumë pak raste të sëmundjes në hemisferën perëndimore deri ne fund të viteve 70. Fëmijëve ne ShBA tani i`u aplikohet një vaksinë rutinë kundra kësaj sëmundje. Epidemitë ende ndodhin në vendet e zhvilluara dhe në përgjithësi në grupe personash që nuk janë vaksinuar. Poliomieliti me shpesh shfaqet kur dikush udhëton në një rajon ku sëmundja është e përbashkët. Fal fushatës masive të zhdukjes globale gjatë 20 viteve të fundit poliomielit shfaqet vetëm në disa vende ne Afrikë dhe në Azi.

Poliomieliti – Paraliza infantile

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Poliomieliti është një sëmundje ngjitëse e pashërueshme qe prek fëmijët me te vogla se 5 vjeç dhe shkakton paralize te përkohshme ose totale duke përfshirë dhe vdekjen. Sipas informacioneve të O. B. SH-së konsiderohet totalisht I ç`rrënjosur në Evropën veriore që nga 2002.

Shenjat dhe simptomat e poliomielitit :

Ka tre modele bazë të infeksionit të poliomielitit :

  1. Infeksioni subklinik ;
  2. Jo paralitik ;
  3. Paralitik.

Këto dy të fundit të tipit klinik prekin Sistemin Nervor Qendror. 95 % janë infeksione sub-klinik që mund të kalojnë pa u vënë re.

Infeksioni Sub-Klinik

  • Nuk shfaqen simptoma ose simptomat zgjasin vetëm 72 orë ose më pak
  • Ethe e bute
  • Dhimbje koke
  • Shqetësime të përgjithshme
  • Dhimbje dhe skuqje fyti
  • Të vjella

Poliomieliti jo-paralitik

• Simptomat zgjasin nga 1 – 2 javë
• Temperatura e moderuar
• Dhembje koke
• Të vjella
• Diarre
• Irritacion
• Dhimbje ose shtangie në shpatull, krah, këmbë dhe bark
• Ndjeshmëri muskulore dhe spazma në ç`do zonë të trupit
• Dhimbje dhe shtangje në qafë
• Shpërthim ose lezion në lëkurë I shoqëruar me dhimbje
• Lodhje e tepruar etj.

Poliomieliti Paralitik

• Temperaturë që fillon nga 5 – 7 ditë përpara simptomave të tjera.
• Dhimbje koke
• Dobësim muskulor asimetrik
• Ndjeshmëri jo normale
• Vështirësi në urinim
• Distension abdominal
• Vështirësi ne gëlltitje
• Spazma ose kontraksione muskulore veçanërisht ne qafë dhe shpatull
• Vështirësi në frymëmarrje
• Irritim ose pak kontrroll të temperamentit.

Poliomieliti akut, paraliza infantile :

Sëmundje virale që manifestohet me shfaqjen akute të një paralize të dobët. Polioviruset depërtojnë në organizëm në rrugë orale shumëzohen ne faring dhe në traktin G-I dhe shpërndahen nga ganglionet regjionale dhe në një % të vogël të rasteve (1 %) përhapen drejt Sistemit Nervor Qendror duke shkaktuar paralizë të lehtë akute, kur virusi arrin neuronet ekzistonte në qendrat motore të palcës kurrizore.

Nëse sëmundja evoluon në formë akute, mund të shfaqet dhimbje muskulore intensive dhe shtangie të qafës dhe shpatullës me paralizë te dobët. Paraliza arrin pikën maksimale në 3-4 ditë. Lokalizimi I paralizës varet nga vendi I shkatërrimit të qelizave në palcën kurrizore. Ekstremitetet inferiore preken më shpesh se ato superiore. Paraliza e muskujve respirator ose të gëlltitjes mund të jetë mortale. Gjatë pavetëdijes shfaqet pjesa më e madhe e paralizës, por ajo që vazhdon më shume se 60 ditë në përgjithësi është e përkohshme.

  • Më shumë se 90 % e infeksioneve janë asimptomatike ose shkaktojnë një temperature jo specifike

  • 1 % e infeksioneve mund të ndodhë me meningit aseptic (pa mikrobe)
  • Në 1 % të infeksioneve observohet një panoramë e lehtë me simptoma si :
1) Temperaturë
2) Malestar e përgjithshme
3) Cefale
4) Të përziera
5) Të vjella

Gjithçka që kemi thënë I referohet periudhës para futjes së vaksinës. Fal përparimeve të arritura me vaksinimin me objektivin për të arritur në ç`rrënjosjen në gjithë botën, aktualisht poliomieliti duhet të diferencohet nga sëmundje të tjera paralitike.

Të tjerë enterovirus (mbi të gjithë tipat 70 dhe 71) dhe disa echovirus dhe virus coxsackie mund të prodhojnë një sëmundje që ngjan me poliomielitin paralitik.

Aktualisht shkaku më I shpeshtë I paralizes akute është SGB (Sindrome de Guillaine-Barre)

• Diagnoza laboratorike definitive bazohet ne izolimin e poliovirusit te eger duke nisur nga mostrat e fekaleve ose LTSH, sekrecionet orofaringeale, ne sistemin e kultivimit te qelizave me origjine njerezore dhe primate.  

Agjentet infeksioz

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Poliovirus (VS) qendron ne llojin Enterovirus,familja Picornaviridae, tipi 1, 2, 3. Te gjithë këta shkaktojnë paralize. Tipi 1 është ai qe atakon me më shume frekuence dhe është ai qe shkakton me shpesh epidemi.

Janë virus të vegjël ikosaedrik me diametër 20 – 29 nm. Gjenoma e tyre është një ARN e vetme që në pjesën e maturuar të virusit është rrethuar nga një kapsid ikosaedrik, proteina të cilat lehtësojnë adezionin në membranën e disa qelizave. Kapsidi nuk përmban lipide. Poliviruset janë rezistent nga veprimi I disa solvetëve lipidik si psh. eteri. Për më tepër janë qëndrueshëm në mjedise shumë acid si psh në stomak dhe durojnë temperaturë deri ne 500 °C. Keto karakteristika favorizojnë transmetimin e VP nëpërmjet ujit dhe ushqimeve. Ne kushte të caktuara VP mund të mbijetojnë në ujëra të zeza deri në 4 muaj.

Përpara vaksinimit të përgjithshëm poliomieliti kishte një përhapje botërorë. Përveç planit botëror për ç`rrënjosjen e poliomielitit, qarkullimi I VP-ve të egra limitohet në një numër sa here e më të vogël ne fshatra. Në fund të 2002 ishte vetëm endemike në shtatë vende : Afganistan, Egjipt, Indi, Nigeri, Niger, Pakistan dhe Somali.

Edhe pse transmetimi I VP të egër është zhdukur, në shumicën e vendeve ende ekziston rreziku I importimit të tij. Përveç rasteve të çuditshme të importuara deri sa u adaptua modele të reja të vaksinimit ato pak raste që ka pasur për poliomielitin ne vendet e industrializuara janë shkaktuar nga pjesë virusi vacunal. Poliomieliti vazhdon të jetë një sëmundje që prek foshnjat dhe fëmijët e 1 moshe shume te vogël dhe te pavaksinuar. Ne pak vende qe vazhdon te jete endemik, ne 80-90 % te rasteve fëmijët janë me te vegjël se tre vjeç dhe praktikisht te gjithë fëmijet korrespondojnë me te vegjël se 5 vjeç. Preken ne veçanti personat me infeksione asimptomatike, mbi te gjitha femijet.

Mënyra e transmetimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me transmetim nga 1 person ne 1 tjeter ne thelb ne rruge fekalo-orale, virusi zbulohet gjate një periudhe më të gjatë në fekale se në sekrecionet faringeale. Ne vende ku kushtet sanitare janë të mira, diseminimi faringeal mund të ketë një rendësi relativisht më të madhe. Në rastet kur preket qumështi, ushqipet dhe materialet të tjera me fekale si vektor transmetimi. Nuk është vërtetuar transmetimi nga insektet dhe rralle here ka qënë i përfshirë në ujin e pijshëm dhe në ujërat e zeza. Periudha e inkubacionit – është nga 7 - 14 ditë për raste paralitik edhe pse janë raportuar periudha nga 3 – 35 ditë.

Periudha e transmetimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nuk njihet me saktësi. Virusi mund të transmetohet gjatë kohës që zgjat sekretimi I tij VP është I demostrueshëm në sekrecionet faringeale (36 orë pas ekspozimit ndaj infeksionit deri në 1 javë) dhe në fekale (72 orë pas ekspozimit deri ne një max nga 3 – 6 javë) si ne rastet simptomatike edhe në ato asimptomatike.

Ndjeshmeria dhe rrezistenca

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndjeshmëria tek të paimunizuarit është universale. Paraliza prezantohet në 1 % te infeksioneve dhe varet nga virulenca dhe ndoshta nga faktorë gjenetik. Frekuenca e paralizave është më e lartë në të rritur se sa në fëmijë dhe foshnja. Infeksioni si ato simptomatike dhe ato jo simptomatike vërtetojne një imunitet specifik të tipit që në dukje zgjat gjithë jetën. Krizat e dyta janë të çuditshme dhe ndryshojnë nga një tip tjetër VP. Të sapolindurit që kanë lindur nga nëna që kanë kaluar sëmundjen paraqesin imunitet pasiv të përkohshëm.

• Vaksinimi
• Vaksina orale 3-valente me virus të gjalle ( VPO )
• Vaksina injektable me virus të pa aktivizuar ( VPI )