Pneumonia
Appearance
Pneumoni në mjeksi është inflamacion i parenkimës mushkërore e shprehur në gjuhën popullore, ndezje e mushkërive. Kjo sëmundje mund të paraqitet si virale apo bakteriale. Varësishtë nga lloji bëhet edhe mjekimi i saj.
Pneumonia bakteriale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artkull i kryesorë Pneumonia bakteriale
Pneumonia bakteriale është inflamacion i parenkimës mushkërore, i shkaktuar nga bakteriet. Në mjekësi dallohen këto lloje të Pneumonisë bakteriale:
- Streptococcus pneumoniae është një inflamacion i cili prek zakonisht fëmijët, pleqtë, njerëzit me mangësi imune. Simpromet e kësaj sëmundje në shumicën e rasteve janë pneumoni lobare, pneumoni tipike, sëmundje akute me ethe dhe të dridhura, mund të keqësohet me shpejtësi. Mjekimi i kësaj sëmundje bëhet me Penicilinë ndërdsa për pacientet me alergji ndaj pencilinit si zëvendësim i tij përdorët Eritromicina.
- 2. Hemophilus:
- a. Prek zakonisht fëmijët, pleqtë, njerëzit me mangësi imune
- b. Trajtimi: Cefalosporinë.
- 3. Moraxella catarrhalis:
- a. Shkakton rreth 5% të pneumonive jashtëspitalore. Prek shpesh pacientët me emfizemë dhe bronkit kronik, dhe pacientët me mangësi imune.
- b. Trajtimi: Bactrim.
- 4. Staphylococcus aureus:
- a. Zakonisht pason gripin, shkakton efuzion pleural.
- b. Trajtimi: Penicilinë penicilinazë-rezistente (oxa-, cloxa-, naf-, methicillin).
- 5. Bacilet gram-negative:
- a. Shkaktojnë infeksione spitalore (nozokomiale).
- b. Trajtimi: Cefalosporinë.
- 6. Pseudomonas:
- a. Shihet më shpesh në ata që kanë fibrozë cistike, shpesh si infeksion spitalor. Krijon kavitete në mushkëri.
- b. Trajtimi: Pseudomonas është natyrshëm rezistente ndaj shumë antibiotikëve. Duhet trajtuar gjithmonë me më shumë se 1 antibiotik, p.sh., piperacilinë gentamicinë; piperacilina është një nga penicilinat me efekt të mirë kundër pseudomonas.
- 7. Klebsiella:
- a. Shkakton pneumoni në alkoolikët, diabetikët; shkakton infeksione spitalore.
- b. Tipik është sputumi me gjak.
- c. Trajtimi: Klebsiella është shpesh rezistente ndaj antibiotikëve, prandaj duhen përdorur kombinime, p.sh., cefalosporinë dhe gentamicinë.
- 8. Bakteret anaerobe:
- a. Pneumoni aspirative, pasojë e kalimit të të vjellave në mushkëri.
- b. Shihet në alkoolikët, në dementia, në humbjet e vetëdijes.
- c. Pneumonia aspirative prek më shpesh lobet e poshtme sepse materiali i kaluar në rrugët e frymëmarrjes përfundon aty; kjo lloj pneumonie mund të përfundojë me abscess pulmonar; sputumit i vjen erë e rëndë.
- d. Trajtimi: Metronidazole clindamycin.
Pneumonia atipike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mycoplasma pneumoniae:
- a. Prek zakonisht të rinjtë.
- b. Shenjat/simptomat: trakeobronkit, kollë gjatë natës.
- c. Trajtimi: Doksiciklinë, azithromicinë.
- Legionella pneumophila:
- a. Shihet tek alkoolikët, pacientët me organe të transplantuara, pacientët me emfizemë/bronkit kronik, tumore malinje, diabet; për herë të parë u përshkrua pas një epidemie të vogël si pasojë e infektimit të një sistemi të ajrit të kondicionuar.
- b. Shenjat/simptomat: hiponatremi, çrregullime të sistemit nervor qendror, diare; LDH mbi 700.
- c. Trajtimi: Azithromycin, ofloxacin; edhe me trajtim, 25% e të prekurve vdesin.
- Chlamydia pneumoniae:
- a. Shihet zakonisht në pacientët e moshuar.
- b. Shenjat/simptomat: dhimbje e grykës, ngjirje, sinuzit.
- c. Trajtimi: Azithromycin, levofloxacin.
- Chlamydia psittaci:
- a. Zakonisht merret nga shpendët, shpesh nga ndonjë papagall; papagalli mund të jetë edhe vetë i sëmurë (p.sh., mund t'i kenë rënë pendët).
- b. Trajtimi: Doksiciklinë.
- Coxiella burnetii:
- a. Sëmundja merret nga kafshët e blegtorisë (lopë, dele, dhi), nga qumështi ose nga thithja e ajrit me baktere.
- b. Trajtimi: Tetraciklinë.
- Francisella tularensis:
- a. Zakonisht merret nga lepujt, por edhe nga kafshët e tjera, dhe nga kafshimi i pleshtave; zakonisht prek gjuetarët, kasapët.
- b. Trajtimi: Streptomicinë.
- Actinomyces israelii:
- a. Shkakton empiemë, shkakton sinuse.
- b. Trajtimit: Penicilinë për 1 vit.
- Nocardia asteroides:
- a. Ngjan me tuberkulozin; i prek më shpesh të sëmurët me SIDA-AIDS.
- b. Shenjat/simptomat: ethe, djersë gjatë natës, eozinofili; .
- c. Trajtimi: Bactrim.
Pneumonia fungale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pneumocystis carinii:
- Coccidioides immitis:
- a. Shkakton ethen e luginës San Joaquin (San Joaquin Valley Fever).
- b. Prek banorët dhe udhëtarët në jugperëndim të ShBA. Incidenca rritet pas tërmeteve.
- c. Diagnoza : Citologjia e sputumit.
- d. Trajtimi: Amphotericin B ose fluconasole.
- Histoplasma:
- a. Sëmundja ngjan shumë tuberkulozin.
- b. Histoplazma është e përhapur në shtetet rreth Mississipit, gjendet në glasat e zogjve dhe të lakuriqëve të natës.
- c. Trajtimi: Amphotericin B dhe fluconasole.
- Aspergillus:
- a. Shihet në pacientët neutropenikë.
- b. Në grafi të gjoksit shihet një top myku (lat.fungus ball), aspergillusi ze vend në kavitetet mushkërore (psh kavitetet pas absceseve).
- c. Trajtimi: Amphotericin B dhe itraconasole, voriconasole.
- Cryptococcus:
- a. Shihet në pacientët me mangësi imunieti, SIDA.
- b. Trajtimi: Amphotericin B dhe fluconasole
Pneumonia virale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Influenza (gripi):
- a. Shkaktohet nga virusi i influenzës A, B, ose C. Viruset e influenzës bëjnë pjesë tek ortomiksoviruset.
- b. Sëmundje e rrezikshme tek të vegjlit dhe tek të moshuarit.
- c. Diagnoza: vendoset klinikisht në mes të epidemive; egziston edhe analiza serologjike dhe kultura e virusit.
- d. Trajtimi: Fëmijëve të prekur nuk u jepet aspirinë për shkak të rrezikut të sindromit Reye. Përdoren amantadina, rimantidina, ribavirina, zanamaviri.
- Hantavirusi:
- a. Prek fëmijët, të rinjtë, që janë të ekspozuar ndaj brejtësve në shkretëtirat jugperëndimore të USA.
- b. Shenjat/simptomat: ethe për 3-6 ditë, sindrom i distresit respirator akut (ARDS).
- c. Diagnoza: serologji, imunohistokimi, PCR.
- d. Trajtimi: simptomatik, intubim për ARDS; mbase mund të përdoret dhe ribavirina.
- Viruse të tjera:
- a. RSV, adenoviruset, parainfluenza.
- b. Shkaktojnë sëmundje më të lehtë se influenza.
- c. Trajtimi: simptomatik.
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |