Jump to content

Pllatiqeva

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pllatiqeva është vendbanim në Srem.

Pllatiqeva për herë të parë përmendet në vitin 1366., vendbanimi përmendet me emrin Fenberek, deri në vitin 1426., kur është shënuar si Fenberek Nomine Palaticho. Si patundshmëri në kohën e mesjetës, vendbanimi ishte në pronësi të spahillakut të Mitrovicës së Sremit. Pas kësaj kohe, deri në fund të shekullit të shtatëmbëdhjetë, nuk ka asnjë të dhëna për këtë vendbanim. Në këtë kohë, në këtë vendbanim vendosën shqiptarët e fisit kelmend të ardhur nga Rrafshnalata e Peshterit.

Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1869 në Pllatiqevë kanë jetuar 962 banorë, dhe me kalimin e kohës popullsia ka pasur rritje të vazhdueshme. Sipas regjistrimit të vitit 1981. Këtu kanë jetuar 2812 banorë. Mosha mesatare e popullsisë ishte 35.1 vjet. Serbët përbënin 59.2% të popullsisë, 23.0% kroatët ( me prejardhje shqiptare), hungarezët 7.2%. Në periudhën e pasluftës, përqindja e serbëve rritet, ndërsa rënie shënojnë kroatët dhe hungarezët.

Sipas regjistrimit të viti 2002 në Pllatiqevë kanë jetuar 2760 banorë. Mosha mesatare ka qenë 39.7 vjet. Të dhënat për popullsinë tregojnë ngjashmëri me Nikincin dhe Hrtkovcin, vendbanime të banuar me shqiptarë të Peshterrit. Alktualisht strukturën e popullsisë e përbejnë serbët me 72.7% kroatët 13.1% dhe 6.3% hungarezët.[1]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • M. Kostič, " Ustanak SrbaiArbanasa u Staroj Srbiji protiv turaka 1737-1739 i seoba u ugarsku" Glasnik Srpskog nNaucnog drustva. skpolje 1930.
  • M. Kostič," Arnautsko naselje u Sremu",Juzna Srbuija, IV, Skoplje 1923
  1. ^ SHQIPTARE NË SREM, TË KRIJUARA NGA SANXHAKLINJTË!