Jump to content

Planaria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Planariet janë krimba të shtypur që përfaqësojnë formën e lire dhe i përkasin familjes Planaridae dhe rendit Seriata. Planariet jetojnë dhe në ujëra të ëmbla dhe në ujëra të kripura. Disa specie janë dhe tokësore dhe gjenden nëpër trungje, nëpër vende me balte dhe mbi bime të vendeve të lagështa.

Këto kafshë lëvizin duke lëvizur qerpikët që ndodhen në pjesën e barkut. Disa prej tyre lëvizin duke valëzuar gjithë trupin e tyre nga tkurrja e muskujve të trupit të tyre.

Planariet shfaqin një aftësi të pazakonte. Ato mund të rigjenerojnë pjesët e humbura të trupit të tyre. Për shembull, pjesët e një planarie të ndare për se gjati ose për se gjeri do të rigjenerohen në dy planaria të reja. Trupi i tyre është i gjatë 1 cm e 20 mm, kanë dy sy si pika, të njohura si ocell. Sytë e tyre veprojnë si fotoreceptore dhe me anë të tyre planariet lëvizin nga burimi i dritës. Lëkura e planarieve është e përbërë nga tre shtresa (ektoderma, mezoderma dhe endoderma). Aparati tretës fillon dhe përfundon me një vrime që hapet në pjesën barkore që do të thotë se lendet që hyjnë ngatërrohen me lendet që dalin.

Planariet më të përdorshme nëpër laboratorët e kolegjeve, janë Dugesia tigrina, Planaria maculata dhe Dugesia dorotocephala. Schmidtea mediterranea përdoret për disa studime biologjike. Në materialin gjenetik të saj janë gjetur 240 gene që bëjnë të mundur dhe rigjenerimin. Disa prej këtyre genëve janë gjetur dhe në genomin e njeriut. Planariet duke qenë se bëjnë pjesë në tipin e krimbave të shtypur ,nuk kanë aparat të plotë tretës.Ata e marrin ushqimin nga goja dhe e nxjerrin po nga goja.Krimbat e rrumbullakët e marrin nga goja dhe e nxjerrin nga anusi , kurse unazorët kanë aparat të plotë tretës

Anatomi dhe fiziologji

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Planariet kanë një ndërtim shume të thjeshte të organizmit të tyre. Aparati tretës fillon me gojën vazhdon me faringun dhe me një strukturë të quajtur zgavra gastrovaskulare. Goja është e lokalizuar në qendër, në pjesën e poshtme të trupit. Enzimat tretëse që sekretohen nga goja shërbejnë për tretjen e ushqimeve. Faringu lidh gojën me zgavrën gastrovaskulare. Kjo strukturë degëzohet në të gjithë trupin që tju lejoje ushqimeve të shpërndahen në të gjithë trupin. Ata ushqehen me organizma të gjalla ose të vdekura më të vogla duke i thithur me gojën e tyre muskulore. Që këtu, ushqimi kalon nëpërmjet faringut në zorrë. Tretja bëhet nga disa qeliza që ndodhen në zorrë e më pas e shpërndan në pjesën tjetër të trupit.

Planaria e merr oksigjenin dhe nxjerr CO2 nëpërmjet procesit të difuzionit. Sistemi i ekskretimit është i përbërë nga disa tuba me qeliza ngjyre portokalle "të flakta" dhe nga disa pore nxjerrës mbi to. Këto "qeliza të ndritshme" heqin lëngje të padëshiruara duke i kaluar ato në disa kanale me pore nga të cilat dalin këto lëngje. Në kokën e Planarias ndodhet një strukturë që quhet ganglion. Nga ganglioni "dalin" dy kordonë nervore të bashkohen në bishti. Poshtë syve ndodhet një masë e dyfishte e indeve nervore është "truri" (strukture që luan rolin e tij). Ka dhe disa nerva të tërthorta të lidhur me kordonët nervore kryesore të trurit. Kjo e bën që sistemi nervor të duket si një shkallë. Me këtë shkallë të ngjashme me sistemin nervor, ai është në gjendje të përgjigjet në një mënyre të koordinuar. Planaria ka një trup të butë, të rrafshet e në formë trekendeshi me ngjyre të zi, gri, kafe ose të bardhe dhe është rreth 1,3 e gjatë. Në pjesën e kokës ka ocellet, disa zona që përmbajnë pigmentin të ndjeshëm ndaj dritës. Në koke ka gjithashtu dy struktura të cilat janë të ndjeshme ndaj të prekurit, ose nga prania e kimikateve të ndryshme. Goja është e pozicionuar në pjesën barkore dhe është e mbuluar me cilie ose qerpikë. Sistemi nervor përbëhet nga një tru primitiv (sistemi nervor në fazat e par atë formimit) dhe nga dy kordonë nervore që shtrihen në gjatësinë e trupit të tyre. Bashke me nervat e tjerre që lidhen me dy kordonët formojnë një strukture të "shkallëzuar". Mungon sistemi i qarkullimit të gjakut dhe aparati i frymëmarrjes.

Planariat janë hemafrodite (gametët mashkullore dhe femërore prodhohen nga i njëjti individ). Gametët mashkullore prodhohen të paret dhe bashkohen me gametët femërore të një planarie tjetër. Kjo lloj shkrirjeje e gametëve është riprodhim seksual, sepse përfshin formimin e gametëve dhe bashkimin e tyre. Planariet mund të riprodhohen edhe në mënyre aseksuale. Në kokën e planaries shfaqet një invaginim, i cili thellohet sa vjen dhe më shumë deri sa nga një planarie meme formohen dy bija që janë gjenetikisht të njëjta ose klone të njëra tjetrës. Riprodhimi seksual është me i dëshirueshëm sepse rrit mbijetesën e specieve, duke rritur nivelin e diversitetit gjenetik.

Eksperimente Biologjike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1955, Thompson dhe James V. McConnell bënë një eksperiment me planariet. Ata ndriçuan me një elektrik tronditës vendin ku ndodheshin. Pasi e përsëriten këtë eksperiment disa here, ata e ekspozuan në një mjedis me dritë. Ata do të reagonin ndaj dritës edhe pse mund të kishin qenë të tronditura. Thompson dhe McConnell gjetën së në qoftë së e ndanin krimba në dy dhe u lejohej rigjenerimi çdo gjysme do të zhvillonte reagimin e tronditjes së dritës. Në vitin 1962, McConnell e përsëriti përsëri eksperimentin por në vend që të priste planariet e trajnuara në dy, ai i copëtoi në copa të vogla dhe me këto ushqeu planariet e tjera. Në mënyre të befasueshme, këto planarie mësuan të shoqëronin shkëlqimin e dritës me një tronditje shumë më shpejt se planariet që nuk ishin ushqyer me krimba të trajnuar. Ky eksperiment tregon që kujtesa (regjistrimi) mund të transferohet në mënyre kimike. Eksperimenti u përsërit edhe me kafshe të tjera por nuk u morën të njëjta rezultate. McConnell beson se kjo ishte provë e një lënde kimike bazë për memorien që ai e njohu si memoria ARN.

Scientific classification

  • Kingdom : Animalia
  • Subkingdom : Eumetazoa
  • Superphylum : Platyzoa
  • Phylum : Platyhelminthes
  • Class : Turbellaria