Pal Mëlyshi
Appearance
Pal Mëlyshi (Serrisht, 15 prill 1926 - Ujë-Lurth, 12 prill 1950) ka qenë veprimtar i LANÇ-it, partizan me çetën Pukë-Mirditë dhe oficer i Sigurimit me pseudonimin "Furtuna".
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Serrisht të Rrëshenit më 15 prill 1926, i biri i Nikollë Mëlyshit.[1] I ati ishte oficer, duke shërbyer edhe me milicinë fashiste, kundër komunistëve në jug të vendit.[2] anëtarësuar në Partin Komuniste të Shqipërisë më 1945.
Pal Mëlyshi, me pseudonimin “Furtuna”, ishte një nga agjentët më të mirë të Sigurimit të Shtetit. Ai ishte një komunist i flaktë, edhe pse babai i tij ishte detyruar të arratisej pse nuk i përkrahte idetë komuniste. U fut në Sigurim në shtator të vitit 1949 dhe qëndroi deri sa u vra në vitin 1950.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Mëlyshi, Lekë (15 shkurt 2014). "Historia e Pal Mëlyshit dhe dyshimet për vrasjen e tij në 12 prill të vitit 1950". sot.com.al. Marrë më 8 janar 2021.
- ^ "Kush ishte realisht Pal Mëlyshi, sipas dosjes së tij sekrete në ish-Sigurimin e Shtetit". 17 prill 2016. Arkivuar nga origjinali më 12 nëntor 2018. Marrë më 8 janar 2021.