Jump to content

Përlepnica

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Infobox KS vendbanim Përlepnicë është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë .[1] Vendbanimi është një ndër fshatrat më të mëdha në Anamoravë.

Fshati Përlepnicë është vetëm 7 km larg nga qendra komunale, e Gjilanit, ndërsa nga magjistralja qe e lidh këtë qytet me Bujanocin dhe Kosovën Lindore, Përlepnicën e ndan vetëm 2 km. Ndryshe nga shumica e fshatrave, jo vetëm të komunës por edhe të gjithë Kosovës, Përlepnica pati një zhvillim solid të infrastrukturës që para 30 vitesh. Kështu rruga që lidh fshatin me magjistralen që lidh Gjilanin me Bujanoicin është ndërtuar në fillim të viteve shtatëdhjeta, kohë kjo prej kur dy breza asfalti përshkojnë edhe dy rrugët kryesore të fshatit. Ndërsa ndërtimi mbi fshat, i pendës për akumulimin e ujit të pijes në lumin e Përlepnicës, i ka mundësuar Përlepnicës që të lidhet me ujësjellësin, po kështu që në gjysmën e parë të viteve shtatëdhjeta kjo gjë ishte e rrallë në atë kohë për fshatrat e Kosovës.

Mbi fshat kalon edhe rruga e vjetër malore që çon deri në Artanë, qytet i vjetër mesjetar, me tradita të pasura qytetërimi dhe xehetarie. Prandaj duke qenë në afërsi të metropoli të tillë të mesjetës, edhe Përlepnica ose me sakët brigjet mbi fshat, në drejtim të Artanës, fshehin pasuri arkeologjike që presin interesimin e arkeologeve.

Liqeni artificial, akumulues i Përlepnicës ku merr ujin e pijes pjesa më e madhe e Gjilanit, qëndron tash 25 vite si kurore mbi kokë fshatit Përlepnicë duke shtuar bukurinë bregoreve që e rrethojnë. Ndërsa lart mbi të më pamjen e tij epike qëndron hijerënde “Guri i Kershit”, ku bëjnë folenë shqiponjat dhe ku pastaj ato nisin fluturimin e tyre duke qarë fuqishëm ajrin e pastër malor.

Me rreth 3500 banore, rreth 400 shtepi, (gjithçka rreth ose përafërsisht sepse regjistrimi i banoreve si në terë Kosovën nuk është bërë tash 27 vite as në Përlepnicë), shumë shitore pijetore dhe së fundit edhe disa Internet Caffe, Përlepnica nuk dallon shumë nga mesatarja e fshatrave që e rrethojnë. Por Përlepnica e ka edhe një traditë që e veçon nga fshatrat tjerë. Ajo ka traditën e “prodhimit” të mësuesve. Përlepnica ka, mësues shumë mësues... dhe kur jemi te mësuesit le të na lejohet një digresion ; Përlepnica që para 60 e ca vitesh, duke e kuptuar rendësin e arsimit, ka filluar të ndahet në shenje si fshati me numër ndjeshëm më të madh të mësuesve në krahasim me fshatrat tjerë. Prej atëherë pra, siç thuhet shpesh me shpoti, fshati ynë ka pas edhe vazhdon të ketë mësues “edhe për eksport”. Kjo e dhënë sidoqoftë, paraqet njëfarë treguesi për shkallën mbi mesatere të arsimit të qytetareve të Përlepnicës krahasuar me rrethin. Dhe kjo shkallë prapë e shpjegon më se miri edh atmosferën tolerante dhe harmoninë që mbretëron në mes të njerëzve të këtij fshati, apo ndoshta anasjelltas...

Mujajt, Himajt, Kaloshet, Shabanajt, Sylajt, Tefikajt, Zubajt, Nexhipajt, Kopernicet, Busavatet etj.

Ndërmejt të fshatit Ropotovë e Madhe dhe Përlepnicë ekziston lagja e Kodralive-muhaxhirë të dëbuar nga Sanxhaku i Nishit, ku gjindet edhe Kompleksi "VALI RANCH"..[1])

Toponimet të cilat përdoren nga banorët e këtij vendi janë :

  • Guri i prehtë
  • Guri i shpumë
  • Guri i zi
  • Ledina e madhe
  • Lugu i trapadinave
  • Livadhi i Halës
  • Osoji
  • Pajsoji
  • Rraskërrcat
  • Harrnicat
  • Udhëkryqt
  • Jazbinat
  • Brijat
  • Cicorrkat
  • Terhonet
  • Kushlinat
  • Gjelbesinat
  • Plehnishtat
  • Mullini i bardh
  • Te lisi
  • Te Qukari i lajthisë
  • etj.


Ekonomia ka qen dhe eshte ende e zhvilluar por ne kohet me te hershme ajo ka qen pak me e zhvilluar.Ne Perlepnice jane kultivuar dhe kultivohen disa kutura

bujqesore.Perlepnica edhe e njohur per pemë te ndyshme por njihet edhe per kultivimin e drithrave grurin, misrin, tersheren, elbin.

Fshati Perlepnice njihet si Exportues i Mesuesve por edhe ne lamine e Kultures eshte i pasur si nga ana e Kultures Familjare poashtu edhe nga lemia e Artit. Si psh: Artisti/Piktori i madh Shqiptar Zeqirja Rexhepi i cili Jeton ne Kanada. Tringa Rexhepi eshte Kengetare/Aktore poashtu ne Kanada. Dr. Kujtim Latifi (USA). Neshat Ibrahimi, Piloti i pare Shqiptar i transportit publik nderkombetar. etj etj.

Supozohet që daton si vendbanim qysh nga mesjeta. Në vendin e ashtuquajtur Harrnica, mund të ishte një vendbanim i lashtë mesjetar, kjo mbet ende një supozim. Duke qenë me shekuj të qeverisur nga sundues të ndryshëm, zhvillimi dhe ruajtja e traditave të lashta të vendbanimeve apo varrezave ka qenë e pa mundur.

Sipas të dhënave historike Përlepnica ishte një paralagje e Artanës dhe njihej si vendbanim qysh nga Ilirët.[nevojitet citimi]

Në kohen kur është ndërtuar penda, në gërmim e sipër janë gjetur disa mure, por nga pushteti i atëhershëm kurrë nuk është interesuar të ftoj arkeologë për të studiuar. Në të gjitha ato shtëpi të vjetra të cilat janë rrënuar dhe në hapje e sipër të themeleve të shtëpive të reja, në të shumtën rasteve janë gjetur qypa, shpata, dhe gjësende tjera që askush nuk ka mundur të identifikoj lashtësinë. Mirëpo këto të gjitha janë trajtuar si të pa rëndësishme dhe të pa vlerë. Gjë që janë zhdukur që kurrë mos të gjinden prapë.

Edhe për emrin Përlepnicë, nuk ka dëshmi se ky emër është përdorur më herët. Por simbas të dhënave historike me emrin ‘Përlepnica’ ky fshat njhet qysh në Mesjetë por ka të dhëna se ky fshat në krye të herës ishte një lagje e Artanës quajtur ‘Harrnica’ një vendbanim i banuar nga Ilirët, ku gjatë punimeve për grumbulluesin, liqenin e ujrave të pijshme aty u gjenden mure të lashta, qeramikë, shtampa uji, vere, shpata e të tjera sende të ndryshme arkeologjike, të cilat janë zhdukur tashmë. Për emrin Përlepnicë, thuhet se nuk ka dëshmi se ky emër është përdorur më herët, por dihet se dikur është i njohur me emrin ‘Harnica’ – emërtim ky i cili dukshëm rrjedh prej fjalës shqipe “Arnit” (Aranit) – kjo lidhur dhe me vet emrin e qytetit aty pranë ‘Artana’. Eshtë e njohur shkencërisht në gjuhësi barazvlera e (t = c/s) plus këtu futjen e shkronjës ‘h’ si rregull gjuhësor i detyrueshëm për të bërë të mundur kuptimin, ndarjen e disa fjalëve problematike, si psh kemi “era = era që fryn” dhe “(h)era” për “herë të parë”, pra është shkronja ‘h’ e futur pas Kongresit të Manastirit, (1908) e cila bëri të mundur këtë ndryshim të domosdoshëm drejtshkrimor për të qartësuar kuptimin e fjalëve të tilla në përdorim.

E pas kësaj sigurisht që vendbanimi; paralagjia e Artanës “Arnita” do të quhej ‘Harnica’. Vend ‘Perlë’ me kuptimin e një vendi të ndriçuar në lartësi, i/e artë, (Për la -ni/ta); “pêrla ngjita” – Vend i lartë i shndritshëm kodrinor, vend i Aranitve, artizanëve ilirë, shkrirës të metaleve të ndryshme xeherore. Vend përkarshi pamjes hijerëndë “Guri i Kershit”, aty ku bëjnë folenë shqiponjat krenare, aty ku nisin fluturimin e tyre furishëm mbi krejt Trojet, Troje, Vatanit Dardano -iliro- pellazg …

  1. ^ a b Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 6, Gjilani. faqe 148. Libri Shkollor, ISBN 9951-8547-5-3, Prishtinë 2004,

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]