Jump to content

Oria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Oria ose Hyria (Uria)/Hyrium, është një qytet i lashtë mesap në Italinë e Jugut, në rajonin e Pulias. Mesapët ishin fise ilire që kishin lëvizur në Gadishullin Apenin në vitet 2500 p.e.s. nga Iliria. Qeramikat e përdorura tregojnë se mesapët kishin lidhje apo preardhje nga fiset ilire të rajonit të Devollit. Emri mund të ketë lidhje me emërtimin 'hyrje' si hyrje në rajonin e japigëve/mesapëve, ose në kuptimin 'hyri' në shqipen e sotme. Oria prodhoi paranë e saj në form monedhash në vitet 217-84 p.e.s., ku si figurë paraqitej Japagu, heroi kombëtar japig, një fis tjetër ilir.