Jump to content

Nikinci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nikinci

Nikinci është fshat në komuna e Rumës, Srem të Vojvodinës.

Shtrirja larg Rumës vetëm 17 km, me të cilën lidhet me hekurudhë dhe rrugë të asfaltuar dhe autostrada Beograd-Zagreb në afërsi bënë që Nikinci të ketë pozitë shum të përshtatshme gjeografike.

Nikinci në histori për herë të parë përmendet në vitin 1338. në kohën e sundimit të mbretit kroat dhe hungarez, Karlo Robert. Atëherë në këtë vend ekzistonte nji vendbanim i vogël i ashtuquajtur “Mukunci”. Nga ky emër më vonë del edhe emri Nikinci.

Gjat sundimit të perandorisë osmane në këto teritore për Nikincin shum pak dihet, si duket ky vendbanim ishte i boshatisur. Pas largimit të turqëve në vitin 1737 në Nikinci dhe Hrtkovci u vendosën 1.600 shqiptarë të besimit katolik të fisit Kelmend nga viset veriore (Rrafshnalta e Peshterrit) të trojeve shqiptare. Përveq tyre këtu vendosen edhe nji numër i hungarezëve dhe kroatëve.

Gjat sundimit të Marija Terezës nga viti 1740 deri 1780 vjen deri edhe te ardhja e kolonozatorëve gjerman. Nga kjo periudhë e deri në vitin 1944 në Nikinci kan jetuar kroatët me prejardhje shqiptare , hungarezët dhe gjermanët. Kah fundi i luftës së dytë botrore shpërngulet e tëra popullsia gjermane , ndërsa gjat kolonizimit vendosen serbët. Edhe më vonë vazhdon stihikisht ardhja e serbëve dhe në vitin 1961 serbët bëhen shumicë.

Sipas regjistrimit të vitit 1981 në Nikinci kan jetuar 2425 banorë , 47.5% serb, 20.4% kroat dhe 19.6%, hungarez. Ndërsa sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2002 struktura nacionale ndryshon edhe më shum për shkak të konfliktit në ish Jugosllavi. Nikinci sipas regjistrimit të vitit 2002 kishte 2.216 banorë, prej tyre vetëm 9.4% ishin kroat, 69.2% serb dhe 11.9% hungarez. Pra siq shifet ktu ka ardh deri te largimi i popullsisë kroate dhe ardhja e popullsisë serbe.[1][2]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • M. Kostič, " Ustanak SrbaiArbanasa u Staroj Srbiji protiv turaka 1737-1739 i seoba u ugarsku" Glasnik Srpskog nNaucnog drustva. skpolje 1930.
  • M. Kostič," Arnautsko naselje u Sremu",Juzna Srbuija, IV, Skoplje 1923
  1. ^ https://2lonline.com/vendbanimet-shqiptare-ne-srem-te-krijuara-nga-sanxhaklinjte/
  2. ^ SHQIPTARE NË SREM, TË KRIJUARA NGA SANXHAKLINJTË!