Natriumi
| ||||||
Të dhënat e përgjithëshme | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|
Emri, simboli, numri | sodium, Na, 11 | |||||
Seritë kimike | metalet alkalinee | |||||
Grupi, perioda, blloku | 1, 3, s | |||||
Pamja | metal i bardhë në të argjendtë | |||||
Pesha standarde atomike | {{{atomic mass}}} g·mol−1 | |||||
Konfigurimi i elektronik | {{{electron configuration}}} | |||||
Elektrone për mbulojë | {{{electrons per shell}}} | |||||
Referimet | ||||||
|
Natriumi është element i cili bën pjesë në grupin e I-rë A të Sistemit periodik , hynë në kuadër të metaleve alkaline . Është një ndër elementet më të përhapura në natyrë me pjesëmarrje mase 2,6%. Meqenëse është element shumë reaktiv , ruhet në llamba të vajgurit , e cila substratin e ka të përbërë nga shtresat e parafinës . Për shkak të reaktivitetit, në natyrë gjendet vetëm në formë mineralesh , siç janë : aluminosilikatet albit Na(AlSi3O8) dhe anortiti Ca(Al2Si2O8). Me zbërthimin e këtyre mineraleve të natriumit ai depërton në tokat bujqësore prej nga bimet e absorbojnë dhe përmes këtyre bimëve natriumui arrin në botën shtazore. Natriumi e ka numrin atomik (Z) të barabartë me 11.
Natriumi | |
Vetitë Fizike dhe Kimike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Natriumi është metal i butë si dylli , me ngjyrë të bardhë, të ngjashme me atë të Argjendit. Përmban mjaftë elektrone të lira ,për këtë arsye është përcjellës i mirë i elektriciteti dhe i nxehtësisë.Për shkak të fortësisë së vogël mund të prehet shumë lehtë me thikë. Pas prerjes shkëlqimi i ngjyrës së argjendit humb shpejt , sepse në reaksion me oksigjenin , oksidin e karbonit dhe avujt e ujit , në sipërfaqe formon Hidrogjenkarbonatin(Bikarbonatin) e Natriumit (NaHCO3).
Natriumi është metal jofsinik.Ndizet në ajër duke liruar flakë me ngjyrë të verdhë, me çrast formon peroksidin e natriumit , sipas reaksionit :
Natriumi reagon me ujin në të ftohtë , duke formuar hidroksidin e natriumit dhe duke liruar hidrogjenin :
Përfitimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në industri natriumi elementar më së shpeshti fitohet me elektrolizë të klorurit të natrirumit , NaCl të shkrirë.Ndonjëherë natriumi përftohet edhe nga Hidroksidi i Natriumit NaOH të shkrirë.Elektroliza është e paraqitur në figurën anash.
Në katodë(-) :
Në anodë( ) :
______________________________
Anoda(A) është e ndërtuar nga grafiti ndërsa Katoda(K) është në formë të cilindrit të hekurit , e cila e rrethon anodën.Anoda nga lart është e mbuluar me këmbanë nga llamarina e hekurit , nëpërmes së cilës menjanohet klori në gjendje agregate të gaztë.Anoda nga Katoda është e ndarë me diafragmë.Në mënyre analoge nga katoda ndahet natriumi i liruar në enë të posaçme. Si lëndë e parë , përveç klorurit të natriumit , rëndon përdoret edhe përzierja e klorurit të natriumit me klorurin e kalciumit . Kloruri i Kal
Kloruri i natriumit , . Këtë ndryshe e quajmë kripë e gurit apo kripë kuzhine , dhe minerali halit. Kjo kripë gjendet në sasi të mëdha në natyrë ,e tretur në ujëra të detit apo shtresa nëntokësore , si guri i kripës.Kloruri i Natriumit është substancë e ngurtë , e cila formon kristale me strukturë të sistemit teseral kubik. Kloruri i natriumit është përbërës i lëngjëve të organizmave të gjallë . Tret relativisht mirë në ujë. Tretësira 0.9% e NaCl është izotonike(me presion osmotik të njejtë) në plazmën e gjakut dhe shërben si tretësira fiziologjike. Kloruri i Natriumit përftohet me avullim të ujit të detit apo nga xehroret e gurit të kripës.Avullimi i ujit të detit në kripore bëhet me anë të energjisë së diellit.Kripa e fituar nuk është e pastër , përmban sasi të konsiderueshme të kripërave të tjera , ndër të cilat janë të njohura kripërat e magnezit.Nxerrja e NaCl nga xehroret bëhet në dy mënyra : duke mihur gurin e kripës në blloqe dje ,e tretjen e shtresave nëntokësore të gurit të kripës dhe ujë të nxehtë. Duke avulluar ujin e përdorur , kristalizohet. Përdoret në amvisëri , si lëndë e parë për prodhim të shumë komponimeve kimike : HCl--> Klorhidriku, dhe komponimeve tjera të natriumit , si dhe të klorit e hidrogjenit.Ai gjithashtu përdoret dhe për prodhimin e ngjyrave,sapunëve , qelqit dhe porecelanit. [1]
Përdorimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Natriumi elementar ka përdorim të gjerë ,sidomos në industrinë kimike për përfitimin e komponimeve të tij , pastaj të kauçukut sintetik , për sinteza të ndryshme organike dhe në industri të ngjyrave . Natriumit përdoret edhe në teknikln e ndriçimit . Llambat e mbushra me avuj natriumit japin dritë më të fortë sesa llambat e volframit. Natriumit përdoret si reduktues , sidomos për përftim të borit dhe të silicit nga oksidet e tyre.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Bacaj, Mustafë (16 nëntor 2017). Kimia 11. Libri Shkollor. ISBN 978-9951-07-792-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Metalet alkaline | Metalet alkaline tokësore | Lantanoidet | Aktinidet | Metalet kalimtare | Metalet tjera | Jometale | Jometale tjera | Halogjene | Gazrat fisnike |
Ac | Ag | Al | Am | Ar | As | At | Au | B | Ba | Be | Bh | Bi | Bk | Br | C | Ca | Cd | Ce | Cf | Cl | Cm | Cn | Co | Cr | Cs | Cu | Db | Ds | Dy | Er | Es | Eu | F | Fe | Fl | Fm | Fr | Ga | Gd | Ge | H | He | Hf | Hg | Ho | Hs | I | In | Ir | K | | Kr | La | Li | Lr | Lu | Lv | Mc | Md | Mg | Mn | Mo | Mt | N | Na | Nb | Nd | Ne | Nh | Ni | No | Np | O | Og | Os | P | Pa | Pb | Pd | Pm | Po | Pr | Pt | Pu | Ra | Rb | Re | Rf | Rg | Rh | Rn | Ru | S | Sb | Sc | Se | Sg | Si | Sm | Sn | Sr | Ta | Tb | Tc | Te | Th | Ti | Tl | Tm | Ts | U | V | W | Xe | Y | Yb | Zn | Zr
Ky artikull nga Kimia është i cunguar. Ti mund të ndihmosh Wikipedian duke e përmirësuar këtë artikull.