Jump to content

Migen Memelli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Migen Memelli
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1980-04-25) 25 prill 1980 (44 vjeç)
VendlindjaPogradec, Shqipëri
Gjatësia1.86 m (6 ft 1 in)
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
1998–2000Skënderbeu
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1999–2001Skënderbeu26(9)
2001–2003Teuta40(13)
2003–2004Elbasani46(12)
2004Laçi29(4)
2005Elbasani17(6)
2005Skënderbeu12(8)
2006Brann19(1)
2007–2009GAIS17(0)
2008–2009Tirana (huazim)38(23)
2010Flamurtari15(14)
2010–2011Al-Faisaly23(14)
2011–2012Al Taawon20(4)
2012–2013Flamurtari22(19)
2013Al-Faisaly13(1)
2014Partizani11(6)
2014Laçi11(1)
2015Kastrioti0(0)
Gjithsej317(127)
Karriera ndërkombëtare
2001–2003Shqipëria U214(1)
2009Shqipëria1(0)
Skuadra të menaxhuara
2016–2017Tirana B
2018Laçi
2019–2020Tirana U19
2021−2022Skënderbeu
2022Skënderbeu
2023Vllaznia
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Migen Memelli (lindur më 25 prill 1980) është një trajner shqiptar futbolli dhe ish futbollist profesionist. Ai konsiderohet një nga sulmuesit më të mirë në historinë e futbollit shqiptar, duke fituar Këpucën e Artë të Kategorisë Superiore dy herë.[1]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Memelli e nisi karrierën e tij si profesionist në vitin 1999 me Skënderbeun në moshën 19 vjeç. Pavarësisht se shënoi 9 gola në 26 ndeshje në kampionat, ekipi i tij ra nga Kategoria Superiore. Ai shënoi edhe tre gola në kupë, duke e mbyllur sezonin me 12 gola.[2] Memelli firmosi me Teutën gjatë verës së vitit 2001. Ai shënoi 4 gola në 19 ndeshje në kampionat, të cilën Teuta e mbylli në vendin e katërt. Në kupë, ai shënoi 4 gola të tjerë, ndihmuar ekipin të arrinte gjysëm-finalet.[3] Në sezonin e ardhshëm, Memelli shënoi 8 gola në 21 ndeshje në kampionat, me Teutën që u rendit sërisht në vendin e katërt. Në kupë, ai shënoi tre gola. Teuta arriti në finale, duke u mposhtur minimalisht nga Dinamo; Memelli u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 63të.[4]

Memelli u transferua te Elbasani në verën e vitit 2003, duke pasur një ndikim të menjëhershën. Ai shënoi 12 gola në 29 ndeshje në kampionat, të cilat ishin të rëndësishme në mbijetesën e klubit. Në kupë, ai shënoi një tregolësh në fitoren me goleadë 8–2 kundër Devollit në raundin e parë. Ai shënoi edhe në raundin e dytë kundër Albpetrolit, duke ndihmuar Elbasanin të kualifikohej në çerek-finale. Ai e mbylli sezonin e parë te Elbasani me 16 gola midis kampionatit dhe kupës.

Memelli u transferua te Laçi para nisjes së sezonit të ri 2004–05. Megjithatë, përvoja e tij te krutanët ishte negative, duke shënuar vetëm një gol në katër ndeshje në kampionat. Në janar 2005, Memelli u rikthye te Elbasani, me të cilën shpenzoi pjesën e dytë të sezonit. Ai shënoi katër gola në kampionat dhe një në kupë,[5] duke regjistruar shifrën më të ulët në karrierë.

Në verën e vitit 2005, Memelli firmosi një kontratë me Skënderbeun, duke u rikthyer në Korçë pas katër vitesh. Ai e nisi sezonin e ri duke shënuar në barazimin 1–1 kundër Teutës në ndeshjen hapëse të kampionatit. Memelli regjistroi 8 gola në 12 ndeshje në fazën e parë të kampionatit, duke tërhequr interesimin e disa klubeve të huaja, përfshirë norvegjezët e Brann, të cilën i ofruan lojtarit një provë në janar 2006.[6]

Prova e Memellit me Brann u organizua nga agjenti i tij Knut Høibraatens. Në mars 2006, klubi i ofroi një kontratë sulmuesit, duke e blerë kartonin e tij për 600,000 korona norvegjeze.[7]

Memelli shënoi dy golat e parë me klubin në fitoren 4–0 në transfertë kundër Voss në kupë më 8 qershor.[8] Në muaj më pas, ai mori pjesë në fazën kualifikuese të Kupës UEFA, duke shënuar golin e fitores kundër Glentoran në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues; ai u shpall lojtari i ndeshjes.[9] Pas kësaj, ai shënoi një tregolësh në barazimin 3–3 kundër ekipit suedez Åtvidaberg në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues.[10] Memelli mungoi në ndeshjen e kthimit për shkak dëmtimi;[11] Brann barazoi 1–1 në shtëpi, duke u eleminuar me rregullin e golit jashtë fushe.

Memelli u rikthye në aksion në ndeshjen kundër Molde në kampionat, duke asistuar golin e dytë të fitores 2–1 pasi më parë kishte hyrë si zëvëndësues në pjesën e dytë.[12] Goli i tij i vetëm në Tippeligaen erdhi në barazimin 2–2 kundër Stabæk në shtëpi.

Më 27 mars 2008, Memelli u transferua në Suedi te GAIS për 320,000 €, duke firmosur një kontratë tre-vjeçare.[13] Ai tregoi një formë pozitive para nisjes së sezonit, duke shënuar katër gola në katër ndeshje miqësore.[13]Allsvenskan, Memelli nuk shënoi në asnjë nga 16 ndeshjet që luajti. Pasi shënoi dy gola në dy ndeshje miqësore, Memelli u dëmtua në fillim të sezonit 2008. Ai u largua nga GAIS pa shënuar asnjë gol zyrtar.[14]

2008–2009: Titulli i parë kampion

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 6 korrik 2008, presidenti i Tiranës, Refik Halili, konfirmoi se klubi kishte marrë Memellin në formë huazimi për një sezon e gjysëm.[15] Gjatë prezantimit të tij, Memelli deklaroi: "Fola me presidentin Halili për 15 minuta dhe gjithçka u mbyll me konsensus", duke shtuar se "objektivat e tij janë të njëjta me ato të klubit".[16]

Memelli mori fanellën me numrin 9 dhe bëri debutimin zyrtar me klubin në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Vllaznisë, duke u zëvëndësuar nga Blerti Hajdari në minutën e 83të me ndeshjen që u mbyll në barazim pa gola.[17] Gjashtë ditë më pas, ai shënoi në minutën e 42të të ndeshjes kundër Teutës, duke regjistruar golin e parë sezonal.[18] Gjatë muajit shtator, Memelli shënoi në fitoren 2–0 kundër Apolonisë dhe një tregolësh kundër Flamurtarit, duke arritur në kuotën e pesë golave, gjë që e bëri një pretendent për Këpucën e Artë;[19][20] Në javën e 7të, Memelli shënoi në fitoren 2–1 kundër rivalëve për titull Dinamos.[21]

Në Kupën e Shqipërisë, goli i tij në ndeshjen e dytë kundër Tërbunit i dha Tiranës kualifikimin në raundin e dytë me rezultatin e përgjithshëm 2–1.[22] Pas kësaj, ai pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Lushnjes, duke humbur ndeshjet kundër Vllaznisë dhe Teutës.[23] Ai u rikthye në aksion në derbin kundër Partizanit, duke shënuar me kokë në minutën e 82të që i dha Tiranës një barazim 2–2.[24][25] Memelli vazhdoi me formën e tij pozitive në fundin e vitit; më 17 dhjetor, ai shënoi plotë pesë gola në fitoren 5–0 kundër Lushnjes në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të kupës.[26][27] Ai kishte shënuar një dopietë në ndeshjen e parë, me Tiranën që u kualifikua me rezultatin e përgjithshëm 9–1.[28] Dhjetë ditë më pas, Memelli shënoi një tjetër tregolësh në fitoren 6–2 kundër Bylisit në ndeshjen e fundit të vitit.[29]

Memelli e nisi vitin 2009 duke shënuar në dopietë në fitoren 4–2 kundër Dinamos, gjë që e çoi në kuotën e 12 golave në kampionat. Më 15 shkurt, ai shënoi golin e tretë të fitores 3–1 kundër Besës, duke rikthyer Tiranën në krye të renditjes pas 79 ditësh. Më 5 prill, Memelli shënoi një dopietë në fitoren 2–0 kundër Flamurtarit; goli i parë i ndeshjes erdhi vetëm pas 7 sekondash, duke thyer rekordin e Gjergji Muzakës në sezonin 2006–07 si goli më i shpejtë në historinë e Kategorisë Superiore. Ai arriti në kuotën e 20 golave në kampionat duke shënuar në barazimin 1–1 kundër Besës më 2 maj. Në ndeshjen vendimtare për titull kundër Vllaznisë më 23 maj, Memelli shënoi në pjesën e parë dhe i dha ekipit fitoren 2–1 në Stadiumin Qemal Stafa; kjo fitore i dha Tiranës titullin kampion të Shqipërisë, duke u renditur katër pikë para Vllaznisë.

Memelli e mbylli sezonin 2008–09 duke regjistruar 22 gola në 29 ndeshje në kampionat, duke qënë një nga lojtarët kryesor në titullin e 24të në historinë e Tiranës. Ai fitoi Këpucën e Artë të Kategorisë Superiore për herë në karrierë, duke mposhtur rivalin e tij Sebino Plaku.[30] Në kupë, ai shënoi tetë gola në tetë ndeshje me Tiranën që u mposht në finale 2–1 nga Flamurtari.[31]

2009–2010: Dëmtimi i gjatë dhe largimi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në qershor 2009, Memelli pësoi një dëmtim që e mbajti jashtë fushave për disa muaj. Gjatë kohës që po rikuperohej në Belgjikë, ai shkaktoi polemika duke akuzuar Tiranën se nuk i kishte paguar kostot e trajtimit.[32] Në gusht, Memelli u rendit në vendin e 22të në listën e 50 golashënuesve më të mirë të IFFHS.[33] Memelli u rikthye në stërvitje në ditët e fundit të shtatorit,[34] duke shënuar edhe në fitoren 3–0 në miqësoren kundër Turbinës.[35] Ai u thirr në ekip për ndeshjen e javës së 7të kundër Dinamos, pavarësisht se kishte deklaruar që nuk ishte 100% në aspektin fizik.[36] Memelli e nisi ndeshjen si titullar por u përjashtua me karton të kuq në minutën e 14të pas një ndërhyrje të ashpër kundër Lucas Malacarnes, me Tiranën që u mposht 2–1.[37][38] Memelli u gjobit me 3 milion lek nga Komisioni i Disiplinës si dhe u pezullua me dy ndeshje.[39] Ai u rikthye më 30 tetor në fitoren minimale 1–0 kundër Vllaznisë.[40] Më 4 nëntor, ai pësoi një tjetër dëmtim në ndeshjen kundër Luzit në kupë, e cila ishte ndeshja e tij e parë në këtë kompeticion për këtë sezon, duke humbur ndeshjen e rradhës në kampionat kundër Shkumbinit.[41]

Sezoni negativ i Memellit vazhdoi edhe në humbjen 1–0 kundër Laçit, duke regjistruar vetëm një gjuajtje në portë.[42] Në ndeshjen kundër Skënderbeut më 6 dhjetor, ai u pa duke debatuar me trajnerin Alban Tafaj,[43] i cili për këtë veprim e pezulloi me dy ndeshje.[44] Pavarësisht rënjes së formës dhe incidentit me trajnerin, presidenti Halili konfirmoi se Memelli do vazhdonte të ishte pjesë e klubit.[45] Pezullimi i Memellit u mbyll para kohe, duke u thirrur për ndeshjen kundër Gramozit;[46] ai sërisht nuk shënoi me Tiranën që barazoi 1–1.[47] Më 20 dhjetor, Memelli shënoi golin e parë të sezonit me penallti në minutën e 90të të fitores 4–1 kundër Apolonisë.[48]

Më 14 janar 2010, Memelli u largua nga klubi pa njoftuar dhe udhëtoi në Rusi për të bërë një provë te Spartak Nalchik.[49] Tre ditë më parë, gjatë kohës që lojtari ishte ende në provë, presidenti i Tiranës Halili njoftoi se Memelli nuk do të rikthehej më në klub, duke shtuar se "nuk ka më vënd për të te Tirana".[50]

Më 27 janar 2010, Memelli u transferua te Flamurtari duke firmosur një kontratë deri në fund të sezonit.[51] Ai debutoi me klubin dy ditë më pas në ndeshjen kundër Shkumbinit, duke humbur një penallti që rezultoi fatale për ekipin, që u mposht 2–1.[52][53] Goli i tij i parë erdhi në ndeshjen e tij të dytë, duke shënuar me kokë në fitoren 3–0 kundër Besës.[54][55] Më 12 shkurt, në ndeshjen kundër Laçi, Memelli shënoi në pjesën e parë. Gjatë pushimit midis pjesëve, u raportua se ai u kërcënua me armë nga presidenti i Laçit Pashk Laska.[56] Sipas raportimeve, Laska e ofendoi Memellin dhe e kërcënoi të mos shënonte në pjesën e dytë.[56] Klubi i Laçit i mohoi të gjitha këto akuza. Ndeshja e luajtur në stadiumin e Laçit u humb nga Flamurtari me rezultatin 3–2; të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë.[57] Pas përfundimit të ndeshjes, Flamurtari lëshoi një deklaratë për shtyp, duke dënuar incidentin:

Klubi i Flamurtarit denoncon ngjarjen e rëndë të ndodhur në dhomën e zhveshjes së ekipit tonë në pushimin e ndeshjes. Përfaqësuesit e Laçit kanë hyrë aty duke ushtruar dhunë verbale dhe fizike ndaj lojtarëve të Flamurtarit, veçanërisht ndaj sulmuesit Memelli. Situata ka qenë mjaft e tensionuar përgjatë 15 minutave. Në këto kushte është kontaktuar me telefon kryetari i bashkisë së Vlorës, z. Gjika dhe pas vendimit të tij skuadra vazhdon zyrtarisht në pjesën e dytë të ndeshjes.[58]

Pas kësaj ndeshje, Memelli vazhdoi me formën e tij fantastike, duke shënuar tetë gola në tetë ndeshjet e rradhës, përfshirë dopieta kundër Besës dhe Kastriotit.[59][60] Ai e mbylli gjysmën e dytë të sezonit me 14 gola në 15 ndeshje, me Flamurtarin që u rendit në vendin e 5të në kampionat.

Memelli tërhoqi interesimin e shumë klubeve shqiptare dhe të huaja pas sezonit 2009–10, ku ai shkëlqeu në gjysmën e dytë.[61][62] Më 17 qershor 2010, ai vendosi të transferohej në Arabinë Saudite te Al-Faisaly Harmah, duke i'u bashkuar ish trajnerit të Dinamos Zlatko Dalić. Ai firmosi një kontratë tre-vjeçare me vlerë mbi 320,000 $.[63] Marrëveshja përfshinte bonuse për çdo gol të shënuar dhe çdo fitore të arritur, një apartament luksoz në qytetin Harmah si dhe një makinë.[63]

Memelli bëri debutimin e tij me ekipin në ndeshjen hapëse të sezonit 2010–11 në Ligën Profesionale Saudite kundër Al Wahda, duke shënuar në minutat e fundit të një barazimi 3–3.[64] Më 3 tetor, ai shënoi një dopietë në fitoren 4–2 kundër Najran.[65]

Rikthimi te Flamurtari

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 31 korrik 2012, Memelli u rikthye në Shqipëri duke firmosur një marrëveshje dy-vjeçare me Flamurtarin, klub me të cilin kishte luajtur dy vite më parë.[66]

Më 20 janar 2014, pasi kishte qënë lojtar i lirë që pas largimit nga Al-Faisaly, Memelli u rikthye në Kategorinë Superiore dhe u transferua te klubi kryeqytetas Partizani.[67] Ai firmosi një kontratë gjashtë-mujore me rrogë 3.5 milion lek në muaj dhe mori fanellën me numrin 9 për gjysmën e dytë të sezonit 2013–14.[68] Sipas raportimeve, Memelli refuzoi ofertën e ish klubit të tij Tirana,[69] si dhe shfaqi ambicjen për të fituar kampionatin me Partizanin gjatë prezantimit të tij.[70]

Memelli luajti ndeshjen e parë me Partizanin në kampionat kundër Lushnjes më 15 shkurt, duke shënuar dy gola në 12 minutat e para në një fitore 2–0.[71] Një muaj më pas, ai shënoi të parin e fitores 2–0 kundër Bylisit.[72] Memelli vazhdoi me formën e tij pozitive, duke shënuar kundër Besës dhe Kukësit (me goditje dënimi)[73] si dhe kundër Teutës në një fitore të rëndësishme 3–1, duke arritur në kuotën e gjashtë golave në nëntë ndeshje.

Më 4 maj, Memelli humbi një penallti vendimtare në ndeshjen e javës së 33të kundër Skënderbeut, duke kontribuar në humbjen 2–1 të Partizanit në shtëpi.[74] Kjo humbje bëri që Partizani të mos kualifikohej në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.[75] Pas përfundimit të ndeshjes, klubi e fajësoi Memellin si fajtorin për humbjen, duke ndërprerë kontratën disa ditë më vonë.[76] Memelli shënoi 6 gola në 11 ndeshje me Demat e Kuq.

Më 24 gusht 2014, Memelli, tashmë 34 vjeç, firmosi një kontratë një-vjeçare me Laçin, duke u rikthyer te kurbinasit pas dhjetë vitesh.[77] Ai e humbi ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Partizanit por u aktivizua në 19 minutat e fundit të humbjes 2–0 kundër Skënderbeut në javën e dytë.[78]

Memelli luajti ndeshjen e parë si titullar në paraqitjen e tij të dytë sezonale në barazimin pa gola kundër Kukësit më 10 shtator.[79] Ai shënoi golin e parë më 23 nëntor kundër Teutës, duke realizuar me kokë në minutën e 23të pas krosimit të Taulant Sefgjinajt në një fitore 3–0.[80] Rikthimi i tij te Laçi nuk zgjati për një kohë të gjatë, duke u larguar nga klubi në ditët e para të vitit 2015.[81] Ai regjistroi 11 ndeshje, gjashtë si titullar si dhe vetëm një gol.

Më 28 janar 2015, Memelli u transferua te Tërbuni në një marrëveshje afatshkurtër, gjë e konfirmuar edhe nga klubi.[82] Pasi kreu një seancë stërvitore me ekipin, Memelli hodhi poshtë pretendimet e klubit duke thënë se nuk kishte firmosur një kontratë me klubin pukjan, duke u larguar.[83]

Përvoja e tij e fundit në karrierë ishte një qëndrim i shkurtër me Kastriotin, me të cilin firmosi në gusht 2015.[84] Pasi u aktivizua në vetëm një ndeshje, kundër Besëlidhjes në kupë,[85] Memelli u largua nga klubi në shtator.[86]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Memelli u thirr për herë të parë në kombëtaren shqiptare në dhjetor 2006 nga trajneri Otto Barić për një mbledhje në Tiranë.[87] Një muaj më pas, ai u përfshi në ekipin B të Shqipërisë nga Barić.[88] Ai debutoi në ndeshjen miqësore kundër klubit turk Antalyaspor, duke shënuar në minutën e 49të me Shqipërinë që fitoi 6–2.[89] Ai luajti si titullar në ndeshjen e dytë, këtë herë kundër ekipit gjerman Fortuna Düsseldorf, me ndeshjen që u mbyll në barazim pa gola.[90] Ai nuk u aktivizua në ndeshjen e tretë dhe të fundit të kundër Tiranës, e cila u mbyll në barazim 2–2.[91]

Memelli vazhdoi të ishte pjesë e ekipit B, duke marrë një tjetër ftesë në janar 2008 për një grumbullim në Antalya, këtë herë nga trajneri i ri Arie Haan.[92] Ai shënoi dy gola në minutat 38të dhe 39të në barazimin 2–2 kundër Kazaskyn.[93]

Më 1 prill 2009, si rezultat i formës së tij mbreslënëse me Tiranën, Memelli u ftua në ekipin e parë nga Arie Haan. Ai bëri debutimin e tij ndërkombëtar në ndeshjen kualifikuese të FIFA Kupës së Botës 2010 kundër Danimarkës, duke zëvëndësuar Besart Berishës në minutat e fundit.[94] Shqipëria u mposht 3–0, duke komplikuar mundësitë për t'u kualifikuar.[95][96]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [97][98][99]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Skënderbeu 2000–01 Kategoria e Parë 26 7 0 0 26 7
Teuta 2001–02 Kategoria Superiore 19 4 0 0 19 4
2002–03 21 8 0 0 21 8
Gjithsej 40 12 0 0 40 12
Elbasani 2003–04 Kategoria Superiore 29 12 0 0 29 12
Laçi 2004–05 Kategoria e Parë 4 1 0 0 4 1
Elbasani 2004–05 Kategoria Superiore 17 4 0 0 17 4
2005–06 1[a] 0 1 0
Gjithsej 17 4 0 0 1 0 18 4
Skënderbeu 2005–06 Kategoria e Parë 12 8 0 0 12 8
Brann 2006 Tippeligaen 19 1 3 4 3[a] 4 25 9
GAIS 2007 Allsvenskan 16 0 0 0 16 0
2008 1 0 0 0 1 0
Gjithsej 17 0 0 0 17 0
Tirana (huazim) 2008–09 Kategoria Superiore 29 22 8 8 37 30
2009–10 9 1 2 1 0 0 11 2
Gjithsej 38 23 10 9 0 0 48 32
Flamurtari 2009–10 Kategoria Superiore 15 14 0 0 15 14
Al-Faisaly 2010–11 Saudi Professional League 23 14 0 0 23 14
Al-Taawoun 2011–12 Liga Profesionale Saudite 20 4 0 0 20 4
Flamurtari 2012–13 Kategoria Superiore 22 19 9 7 2[b] 0 33 26
Al-Faisaly 2013–14 Liga Profesionale Saudite 13 1 1 1 14 2
Partizani 2013–14 Kategoria Superiore 11 6 0 0 11 6
Laçi 2014–15 Kategoria Superiore 11 1 2 0 13 1
Kastrioti 2015–16 Kategoria e Parë 0 0 1 0 1 0
Gjithsej karriera 317 127 26 21 6 4 349 152
  1. ^ a b Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
  2. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës

Burimi: [100]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria 2009 1 0
Gjithsej 1 0
Tirana[97]
  1. ^ "Njeriu i 115 golave, Migen Memelli starton sot punën tek Vllaznia". Shkodra Sport. 12 qershor 2023. Marrë më 24 tetor 2024.
  2. ^ "Albanian Cup 2000–01". RSSSF (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2012. Marrë më 8 korrik 2017.
  3. ^ "Albanian Cup 2001–02". RSSSF (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2012. Marrë më 8 korrik 2017.
  4. ^ "Albanian Cup 2002–03". RSSSF (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 maj 2012. Marrë më 8 korrik 2017.
  5. ^ "Albanian Cup 2004–05". RSSSF (në anglisht). Marrë më 8 korrik 2017.
  6. ^ Edmond Qose (3 mars 2006). "Migen Memelli kontrate 3-vjecare me Bran Bergen". Forumi Shqiptar. Marrë më 24 tetor 2024.
  7. ^ "Hevder norsk agent ville svindle Brann i millionsalg" (në norvegjisht). Aften Posten. 3 tetor 2014. Marrë më 25 korrik 2015.
  8. ^ "Norvegji/ Memelli, dy gola në fitoren 4–0 të Bran Bergen". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e e Lajmeve. 3 korrik 2006. Marrë më 16 gusht 2018.
  9. ^ "Migen Memelli, lojtari më i mirë në ndeshjen Glentoran-Bran (0–1) për Kupën UEFA". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 14 korrik 2006. Marrë më 6 gusht 2018.
  10. ^ "Migen Memelli tre gola në Brann Bergen-Atvidaberg 3–3 për Kupën UEFA". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 10 gusht 2006. Marrë më 16 gusht 2018.
  11. ^ "Memelli: "Urime Bariç dhe Kombëtares për fitoren"". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 17 gusht 2006. Marrë më 16 gusht 2018.
  12. ^ "Memelli, asist goli në fitoren e SK Bran". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 28 gusht 2006. Marrë më 16 gusht 2018.
  13. ^ a b "Memelli kontratë me Gais, gol për suedezët në debutim". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 29 mars 2007. Marrë më 16 gusht 2018.
  14. ^ "Migen Memelli, një "sheik" shqiptar në Arabinë Saudite". Telegraf.al. 24 gusht 2013. Marrë më 25 tetor 2024.
  15. ^ "Migen Memelli, blerja e bujshme e rekordmenëve". Albanian Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 7 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2018. Marrë më 6 gusht 2018.
  16. ^ "Memelli: Me Tiranën për titullin e Kupën". Albanian Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 15 korrik 2008. Marrë më 6 gusht 2018.
  17. ^ "Vllaznia Shkodër 0–0 KF Tirana" (në anglisht). Football Database. 24 gusht 2008. Marrë më 6 gusht 2018.
  18. ^ "Vendos Memelli, rikthehet Tirana". Albanian Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 30 gusht 2008. Marrë më 6 gusht 2018.
  19. ^ "Slishko mund Kovën, por heroi është Memelli". Albanian Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 27 shtator 2008. Marrë më 6 gusht 2018.
  20. ^ "Memelli hedh dorashkën: "Dua titullin dhe këpucën e artë"". Albanian Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 23 shtator 2008. Marrë më 6 gusht 2018.
  21. ^ "Tirana fiton me Dinamon, tani 5 ndaj Vllaznisë". Albanian Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 19 tetor 2008. Marrë më 6 gusht 2018.
  22. ^ "Turi i parë, rezultatet e ndeshjeve të kthimit Partizani e pati më të lehtë nga të gjithë. Tepelena e Kategorisë së dytë pas humbjes në ndeshjen e parë 5–1, nuk u paraqit fare në kryeqytet në kompleksin "Partizani"". Albanian Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 12 nëntor 2008. Marrë më 6 gusht 2018.
  23. ^ "Supersfida, Vllaznia nis luftën me "bilbilin"". Albania. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 22 nëntor 2008. Marrë më 6 gusht 2018.
  24. ^ "Partizani Tirana 2–2 KF Tirana" (në anglisht). Football Database. 7 dhjetor 2008. Marrë më 6 gusht 2018.
  25. ^ "Partizani i barabarte me Tiranen". Koha Jonë. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 8 dhjetor 2008. Marrë më 6 gusht 2018.
  26. ^ "Tirana-Memelli, simbioza e golave. Sulmuesi korçar, një prej blerjeve të bujshme të presidentit Refik Halili në merkaton verore, ka shënuar për fanellën rekordmenëve shqiptarë plot 15 gola: 7 ne kampionat dhe 8 ne Kupe". Albanian Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 17 dhjetor 2008. Marrë më 6 gusht 2018.
  27. ^ ""Çmendet" Migen Memelli, pesë gola lushnjarëve". Albania. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 18 dhjetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2018. Marrë më 6 gusht 2018.
  28. ^ "Tirana bën autokritikë në Kupë, Memelli dy gola". Albanian Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 3 dhjetor 2008. Marrë më 6 gusht 2018.
  29. ^ "Tirana, autokritikë me 6 gola. Migen Memelli vulosi shifrat në 6–1, duke shënuar tripletën e tij të dytë në këtë kampionat pas asaj kundër Flamurtarit (3–1)". Albanian Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 27 dhjetor 2008. Marrë më 6 gusht 2018.
  30. ^ "Memelli, "Këpuca e Artë" e Superiores". Gazeta Shqip. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 24 maj 2009. Marrë më 6 gusht 2018.
  31. ^ "Flamurtari i rrëmben Tiranës Kupën dhe UEFA-n". BalkanWeb.com. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 7 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2018. Marrë më 6 gusht 2018.
  32. ^ "Gafë e Memellit plas "sherri" te Tirana". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 25 qershor 2009. Marrë më 8 gusht 2018.
  33. ^ "Memelli, bomberi shqiptar ne liste mes Ibrës e MesitSipas IFFHS-së, "Këpuca e artë" e kampionatit të kaluar ndodhet i 22-ti në botë. Sulmuesi i Tiranës shënoi 22 gola në 29 ndeshje. Më i miri Janko, 39 rrjeta". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 4 gusht 2009. Marrë më 8 gusht 2018.
  34. ^ "Rikthimi i Memellit dhe i Mukes, nje Tirane me e forte". Koha Jonë. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 28 shtator 2009. Marrë më 8 gusht 2018.
  35. ^ "Miqësore, Tirana – Turbina 3-0Golat realizuan nga Memelli, Muzaka dhe Karabeci". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 11 tetor 2009. Marrë më 8 gusht 2018.
  36. ^ "Memelli: Sjam ende ne 100% te formes". Top-Channel.tv. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 12 tetor 2009. Marrë më 8 gusht 2018.
  37. ^ "Dinamo mposht 2–1 Tiranën, ngjitet në 19 pikë". BalkanWeb.com. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 18 tetor 2009. Marrë më 8 gusht 2018.
  38. ^ "Dinamo Tirana vs. Tirana 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 18 tetor 2009. Marrë më 8 gusht 2018.
  39. ^ "Kom.Disiplinës pezullon Memellin për 2 ndeshje". BalkanWeb.com. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 21 tetor 2009. Marrë më 8 gusht 2018.
  40. ^ "Vllaznia Shkodër vs. Tirana 0 – 1" (në anglisht). Soccerway. 30 tetor 2009. Marrë më 8 gusht 2018.
  41. ^ "Tirana, pa Memellin kunder Shkumbinit". Top-Channel.tv. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 7 nëntor 2009. Marrë më 8 gusht 2018.
  42. ^ "Tirana autogol në Laç, i largohet kreut". Gazeta Shqip. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 22 nëntor 2009. Marrë më 8 gusht 2018.
  43. ^ "Memelli: Nuk jam unë e keqja e Tiranës. Trajneri Tafaj dhe sulmuesi Memelli kanë shkëmbyer disa replika dhe gjatë ndeshjes së Tiranës kundër Skënderbeut në Korçë". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 9 dhjetor 2009. Marrë më 8 gusht 2018.
  44. ^ Leonard Karaj (9 dhjetor 2009). "Tirana pezullon Memellin". Panorama Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. Marrë më 8 gusht 2018.
  45. ^ Leonard Karaj (10 dhjetor 2009). "Halili: Memelli nuk do të ikë". Panorama Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. Marrë më 8 gusht 2018.
  46. ^ "Aktivizohet Memelli, "bie" pezullimi". Gazeta Shqip. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 12 dhjetor 2009. Marrë më 8 gusht 2018.
  47. ^ "Tirana vs. Gramozi Ersekë 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 12 dhjetor 2009. Marrë më 8 gusht 2018.
  48. ^ "Tirana mund Aploloninë, merr vendin e 3-të në Superligë". BalkanWeb.com. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 20 dhjetor 2009. Marrë më 8 gusht 2018.
  49. ^ "Memelli largohet nga Tirana". Panorama. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 15 janar 2010. Marrë më 16 gusht 2018.
  50. ^ ""Memelli s'ka më vend te Tirana"". Panorama. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 18 janar 2010. Marrë më 16 gusht 2018.
  51. ^ "Memelli, zyrtarisht te Flamurtari". Gazeta Shqip. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 27 janar 2010. Marrë më 8 gusht 2018.
  52. ^ "Shkumbini mund Flamurtarin e Maganit". Panorama. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 29 janar 2010. Marrë më 8 gusht 2018.
  53. ^ "Shkumbini, dy shuplaka për Maganin". Gazeta Shqip. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 30 janar 2010. Marrë më 8 gusht 2018.
  54. ^ "Flamurtari vs. Besa Kavajë 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 3 shkurt 2010. Marrë më 8 gusht 2018.
  55. ^ "Java 19, Flamurtari –Besa 3–0". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 3 shkurt 2010. Marrë më 8 gusht 2018.
  56. ^ a b "Memelli kërcënohet me pistoletë". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 13 shkurt 2010. Marrë më 8 gusht 2018.
  57. ^ "Laçi vs. Flamurtari 3 – 2" (në anglisht). Soccerway. 12 shkurt 2010. Marrë më 8 gusht 2018.
  58. ^ "Kërcënimet në Laç, kryebashkiaku Gjika urdhëroi vazhdimin e ndeshjes". Gazeta Shqip. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 14 shkurt 2010. Marrë më 8 gusht 2018.
  59. ^ "Besa Kavajë vs. Flamurtari 3 – 2" (në anglisht). Soccerway. 28 mars 2010. Marrë më 8 gusht 2018.
  60. ^ "Flamurtari vs. Kastrioti Krujë 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 17 prill 2010. Marrë më 8 gusht 2018.
  61. ^ "Tirana në sulm për Migen Memellin". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 13 qershor 2010. Marrë më 8 gusht 2018.
  62. ^ "Memelli drejt Qipros, skuadra ende mister". Gazeta Shqip. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 6 maj 2010. Marrë më 8 gusht 2018.
  63. ^ a b "Migen Memelli firmos me Al Faysaly". Albania-Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 17 qershor 2010. Marrë më 18 qershor 2010.
  64. ^ "Memelli debuton me gol me Al Faisali". Gazeta Shqip. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 17 gusht 2010. Marrë më 14 gusht 2018.
  65. ^ "Al-Faisaly vs. Najran 4 – 2" (në anglisht). Soccerway. 3 tetor 2010. Marrë më 14 gusht 2018.
  66. ^ "Migen Memelli: "Erdha për një Flamurtar kampion"". Telegraf.al. 31 korrik 2012. Marrë më 21 korrik 2012.
  67. ^ "Migen Memelli firmos për Partizanin, 6 muaj bëhet "dem i kuq". Antanasijeviç nis provën". Panorama Sport. 20 janar 2014. Marrë më 25 korrik 2015.
  68. ^ "Partizani godet në merkato, firmos Migen Memelli". Ora News.TV. 20 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 25 korrik 2015.
  69. ^ "Tirana-Partizani, derbi nën "rrogoz" për Migen Memellin". Panorama Sport. 11 janar 2014. Marrë më 25 korrik 2015.
  70. ^ "Migen Memelli: "Te Partizani, për të fituar titullin kampion"". Telegraf.al. 24 janar 2014. Marrë më 25 korrik 2015.
  71. ^ "Partizani kalon lehtësisht Lushnjën". Sport Ekspres. 15 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 25 korrik 2015.
  72. ^ "Partizani Tirana vs. Bylis Ballsh 2 – 0" (në anglisht). Soccerway. 13 mars 2014. Marrë më 25 korrik 2015.
  73. ^ "Partizani mund Kukësin. Sampaio: Po pranoi se është gënjeshtar, Mazrekaj le të kthehet". Panorama Sport. 24 janar 2014. Marrë më 11 gusht 2018.
  74. ^ "Partizani Tirana vs. Skënderbeu Korçë 1 – 2" (në anglisht). Soccerway. 4 maj 2014. Marrë më 11 gusht 2018.
  75. ^ "Memelli përjashtohet nga Partizani, klubi e bëri fajtor për humbjen ndaj Skënderbeut". Sot.com.al. 8 maj 2014. Marrë më 11 gusht 2018.
  76. ^ "Memelli: Ju tregoj se pse më përjashtuan nga Partizani…". Panorama Sport. 9 maj 2014. Marrë më 11 gusht 2018.
  77. ^ "Migen Memelli firmos me Laçin". Shqiptarja.com. 24 gusht 2014. Marrë më 24 korrik 2015.
  78. ^ Llazi Saro (31 gusht 2015). "Skënderbeu, fitore mes vuajtjesh ndaj Laçit. Mirel Josa: Duhej të shënonim më shpejt". Panorama Sport. Marrë më 12 shtator 2014.
  79. ^ "Laçi vs. Kukësi 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 10 shtator 2014. Marrë më 24 korrik 2015.
  80. ^ Vladimir Prenga (24 nëntor 2014). "Laçi shkatërron Teutën, Lika drejt shkarkimit". Panorama Sport. Marrë më 25 korrik 2015.
  81. ^ "Migen Memelli largohet nga Laçi". Panorama Sport. 8 janar 2015. Marrë më 25 korrik 2015.
  82. ^ "Godet Tërbuni, merr Memellin". Panorama Sport. 28 janar 2015. Marrë më 25 korrik 2015.
  83. ^ "Humor te Tërbuni, largohet Memelli". Panorama Sport. 30 janar 2015. Marrë më 25 korrik 2015.
  84. ^ Ndriçim Kruja (2 shtator 2015). "Kastrioti mbyll merkaton me Hysën, dyshe e frikshme në sulm". Panorama Sport. Marrë më 25 korrik 2016.
  85. ^ "Kastrioti Krujë vs. Besëlidhja Lezhë 0 – 0" (në anglisht). Soccerway. 16 shtator 2014. Marrë më 24 korrik 2016.
  86. ^ Liridon Pasha (25 nëntor 2015). "Plori mendon për merkaton". Panorama Sport. Marrë më 25 korrik 2016.
  87. ^ "Oto Bariç, më 2 dhjetor, në Tiranë për zborin me Shpresat". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 27 nëntor 2006. Marrë më 16 gusht 2018.
  88. ^ "Oto Bariç me plot surpriza në listën "B"". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 18 janar 2007. Marrë më 16 gusht 2018.
  89. ^ "Kombëtarja, fitore spektakolare me Antaliaspor". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 23 janar 2007. Marrë më 16 gusht 2018.
  90. ^ "Paqe ne Shqiperi-Fortuna Duseldorf". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 25 janar 2007. Marrë më 16 gusht 2018.
  91. ^ "Bariç, me humor të përgjysmuar. Plaku i "mbush" gjysmen e shishes". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 27 janar 2007. Marrë më 16 gusht 2018.
  92. ^ "Ja kombetarja B e Hanit per ne Antalia". Korrieri. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 10 janar 2008. Marrë më 16 gusht 2018.
  93. ^ "Migen Memelli, dy gola në 60 sekonda". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 19 janar 2008. Marrë më 16 gusht 2018.
  94. ^ "Denmark vs. Albania 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 1 prill 2009. Marrë më 24 korrik 2015.
  95. ^ "Haan quits as Albania boss" (në anglisht). FIFA. 15 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2012. Marrë më 11 maj 2010.
  96. ^ "Haan and Albania go separate ways" (në anglisht). UEFA. 15 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2009. Marrë më 29 prill 2009.
  97. ^ a b "Migen Memelli" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 3 tetor 2022.
  98. ^ "Migen Memelli". fshf.org. Federata Shqiptare e Futbollit. Marrë më 8 gusht 2018.
  99. ^ "Migen Memelli" (në anglisht). Football Database. Marrë më 8 gusht 2018.
  100. ^ "Migen Memelli". EU-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 8 gusht 2018.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]