Jump to content

Mbretëria e Ndaluar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mbretëria e Ndaluar
Regjia ngaRob Minkoff
Shkruar ngaJohn Fusco
Bazuar nëUdhëtimi në Perëndim
ProdhuesiCasey Silver
LuajnëJet Li
Jackie Chan
Michael Angarano
Liu Yifei
Collin Chou
Li Bingbing
KinematografiaPeter Pau
MontazhiEric Strand
MuzikaDavid Buckley

Kompanitë prodhuese
Shpërndarë ngaLionsgate
The Winstein Company
Data e publikimit
18 prill 2008 (Shtetet e Bashkuara)
24 prill 2008 (Hong Kong)
Kohëzgjatja
104 min.[1]
ShtetetShtetet e Bashkuara
Kinë[2][3]
GjuhëtAnglisht
Mandarin
Buxheti55 milion dollarë[4]
Fitimi128 milion dollarë

Mbretëria e Ndaluar (Anglisht: The Forbidden Kingdom; Kinezisht: 功夫之王: Gong Fu Zhi Wang) është një film kinezo-amerikan i vitit 2008 i zhanrit aksion me regji të Rob Minkoff.

Përmbledhja e filmit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një djalë nga Bostoni Jugor me emrin Jason është fans i filmave me arte marciale. Pas një përleshje me një djalë, Jason me një shkop rrëzohet nga banesa në tokë. Ku Jason zgjohet, ai e gjen veten në një vend të lashtë dhe i sheh disa ushtarë që e kërkojnë shkopin që e ka Jason. Jason vrapon prej ushtarëve, por ushtarët e rrethojnë Jason. Por një pijanec i cili supozohet se është "i pavdekshëm" e shpëton Jason. Pijaneci dhe Jason shkojnë në një vend, ku pijaneci i tregon një histori mes mbretit të majmunëve dhe luftëtarit Jade. Ushtarët vijnë tek ata dhe i thotë Jason që t'ia jep atyreve shkopin ose përndryshe ai do të vdesë. Pijaneci përleshet me ushtarët e Jades, ndërsa një vajzë me emrin Harabeli i shpëton ata. Harabeli i tregon pijanecit dhe Jason se Jade i ka vrarë prindërit e saj.

Kur luftëtari Jade e merr vesh se kush e ka shkopin, ai e dërgon shtrigën me flokë të bardha që ta merr shkopin. Jason, Lu Yan (pijaneci) dhe Harabeli e takojnë një njeri me veshje të bardha i cili i'a merr shkopin atyreve. Lu Yan dhe njeriu luftojnë njërin me tjetrin dhe pas luftës njeriu bashkohet me ta për ta çliruar mbretin e majmunëve. Njeriu me veshje të bardha dhe Lu Yan e mësojnë Jason se si të luftojë. Më vonë ata e takojnë shtrigën dhe përleshen me njërin tjetrin dhe pastaj shtriga e gjuan një shigjetë drejtë Lu Yan.

Jason shkon në mbretërin për ta kthyer shkopin me kusht që ta merr pijen e pavdekshme, por Jade kërkon Jason të luftojë me shtrigën. Ni Chang (shtriga) e mposhtë Jason dhe Jade e urdhëron ushtarët e tij t'a ekzekutojnë Jason. Prifti dhe njerëzit e tjerë e shpëtojnë Jason dhe luftojnë kundër Jade dhe njerëzve të tij. Lu Yan e pinë pijen e pavdekshme, kurse prifti lëndohet nga Jade, por prifti i'a jep shkopin Jason dhe Jason e çliron mbretin e majmunëve. Mbreti i majmunëve lufton kundër perandorit Jade. Harabeli tenton ta vrasë Jade, por Jade e vret Harabelin. Lu Yan lufton kundër Ni Chang dhe Lu Yan e gjuan shtrigën nga pallati në tokë. Pas një beteje të gjatë, Jade goditet me thikë nga Jason.

Pas betejës, Jason kërkon të kthehet në shtëpi. Kërkesa e tij plotësohet dhe ai zgjohet në vendin ku u rrëzua. Ai e mposhtë Luponin, djalin i cili u përleshë më parë. Filmi përfundon ku Jason ushtrohet kung fu me një shkop.

  1. ^ "The Forbidden Kingdom (12A)". British Board of Film Classification. 23 prill 2008. Marrë më 21 shtator 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "The Forbidden Kingdom". American Film Institute. Marrë më 28 maj 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "The Forbidden Kingdom". British Film Institute. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2016. Marrë më 28 maj 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Frater, Patrick (11 prill 2008). "'Forbidden Kingdom' a global affair". Variety. Reed Business Information. Marrë më 8 tetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)