Mathura
Mathura
मथुरा | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 441 894 |
{{{postal_code_type}}} | 281001 |
Targat | UP-85 |
Faqja zyrtare | mathura |
Mathura (shqiptimi (help·info)) është një qytet në shtetin verior të Indisë, Uttar Pradesh. Është i vendosur afërsisht 50 km në veri të Agras dhe 145 km në jug-lindje të Delhit; rreth 11 km nga qyteza e Vrindavanit dhe 22 km nga Govardhani. Është qendra administrative e Distriktit të Mathuras. Gjatë kohës së lashtë, Mathura ishte një qendër ekonomike, e vendosur në pikëtakimin e rëndësishëm të itinerareve të karvaneve. Censusi i vitit 2011 tregonte se popullsia e Mathuras ishte 441 894 banorë.
Mathura është vendlindja e perëndisë Krishna, që është e vendosur në qendrën e Braxhit ose Brixh-bumit, të quajtur Shri Krishna Xhanma-Bumi, që do të thotë: 'vendlindja e perëndisë Krishna'.[1] Është një nga shtatë qytetet e konsideruara të shenjta nga hindutë (Sapta Puri). Tempulli Kesava Deo u ndërtua në kohën e lashtë në vendin e lindjes së Krishnas (një burg nëntokësor). Mathura ishte kryeqyteti i Mbretërisë Surasena, të sunduar nga daja i Krishnas, Kansa.
Mathura ka qenë zgjedhur si një nga qytetet e trashëgimisë për skemën HRIDAY (Heritage City Development and Augmentation Yojana) të Qeverisë së Indisë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mathura ka një histori të lashtë dhe është gjithashtu vendlindja dhe atdheu i Krishnas, që ishte pjesëtar i Dinastisë Jadu. Sipas tabelës së Archaeological Survey of India në Muzeun e Mathuras, qyteti është përmendur në eposin më të vjetër indian, Ramajana. Në epos, princi Ikshwaku, Shatrughna vret një demon të quajtur Lavanasura dhe pretendon vendin. Pastaj, vendi u bë i njohur si Madhuvan, pasi ishte i mbushur me pyje të dendur, pastaj Madhupura dhe në fund Mathura.[2]
Në shekullin e VI p.e.s. Mathura u bë kryeqyteti i mahaxhanapadas Surasena.[3] Më vonë qyteti u sundua nga Perandoria Maurya (shekujt e IV deri në të II p.e.s.). Megasthenes-i, duke shkruar në fillim të shekullit të III p.e.s., e përmend Mathuran si një qytet të madh me emrin Μέθορα (Méthora).[4] Duke se nuk qe ndonjëherë nën kontrollin e Dinastisë pasuese Shunga (shekulli II p.e.s.) pasi në Mathura nuk është gjetur as edhe një mbetje arkeologjike e pranisë Shunga.[5] Ajo mund të ketë qenë nën kontrollin e tërthortë të Indo-Grekëve disa kohë midis viteve 180 dhe 100 p.e.s. dhe ka qëndruar e tillë deri në vitin 70 p.e.s. sipas Mbishkrimit Javanaraxhja;[5] që u gjet në Maghera, një qytezë 17 km larg Mathuras,[6] fillimi i tre rreshtave të parë të këtij mbishkrimi janë në shkrimin Brahmi dhe të përkthyer thonë: "Në vitin e 116-të të mbretërve Javana..."[7][8] Megjithatë, ky përputhet me praninë e Dinastisë vendase Mitra në Mathura, në të njëjtën kohë (vitet 150—50 p.e.s.).
Pas një kohe të sundimit vendor, Mathura u pushtua nga Indo-Skithët gjatë shekullit të I p.e.s.. Satrapët Indo-Skithë të Mathuras ndonjëherë janë quajtur "Satrapët Veriorë", në dallim nga "Satrapët Perëndimorë" që sundonin në Guxharat dhe Malwa. Pas Rajuvulas, njihen mjaft sundues pasues si vasalë të Kushanëve, si "Satrapi i Madh" Kharapallana dhe "Satrapi" Vanaspara, që njihen nga një mbishkrim i zbuluar në Sarnath dhe të datuar në vitin e tretë të Kanishkas (rreth vitit 130 të e.s.), në të cilin ata i betoheshin për besnikëri Kushanëve.[9] Arti dhe kultura mathurase arritën kulmin nën Dinastinë Kushane që e kishte Mathuran një nga kryeqytetet e tyre, ndërsa tjetri ishte Purushapura (Peshavari).
Udhëtari kinez Fahsian e përmend qytetin si një qendër të Budizmi rreth vitit 400 të e.s., ndërsa pasuesi i tij Hsuan Zangu, që e vizitoi qytetin në vitin 634 të e.s., e përmend atë si Mot'ulo, duke e përshkruar se përmbante njëzetë manastire budiste dhe pesë tempuj brahmanikë.[10] Më vonë, ai shkoi në lindje në Thanesar dhe Jalandhar në Panxhabin lindor, përpara se të ngjitej për të vizituar manastiret mbizotëruese Theravada në Luginën Kulu dhe të kthehej në jug përsëri në Bairat dhe pastaj në Mathura, përgjatë lumit Yamuna.[11]
Qyteti u plaçkit dhe shumë tempuj u shkatërruan nga Mahmudi i Gaznit në vitin 1018 dhe përsëri nga Sikandar Lodi, që sundonte Sulltanatin e Delhit nga viti 1489 deri në vitin 1517.[12][13] Sikander Lodi fitoi epitetin 'Butt Shikan', 'Shkatërruesi i perëndive hindu'. Perandori mogul Aurangzeb ndërtoi Xhami Masxhidin (Xhamia e të Premtes) e qytetit gjatë sundimit të tij, që besohet se më parë ishte një tempull hindu.[14]
Në vitin 2016, 24 persona duke përfshirë 2 oficerë policie u vranë në Përleshjen Jawahar Bagh, kur policia u përpoq të shpërndante një numër të madh zaptuesish të parkut publik.[15]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mathura është e vendosur në koordinatat 27°17′N 77°25′E / 27.28°N 77.41°E.[16] Ajo ka një ngritje mesatare prej 174 metrash (570 këmbë).
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Censusi indian i vitit 2011 numëroi 441 894 banorë në Mathura, me një rritje prej 22.53 % gjatë dhjetëvjeçarit që nga censusi i vitit 2001. Meshkujt llogariteshin 54% (268 445 persona), ndërsa femrat for 46% (173 449 persona) të popullsisë. Raporti seksual i Mathuras është 858 femra për 1000 meshkuj, nga 840 femra për 1000 meshkuj që ishte në vitin 2001. Megjithatë, raporti seksual kombëtar është 940 femra për 1000 meshkuj. Dendësia e popullsisë në vitin u rrit nga 621 persona për km2 në 2001, në 761 persona për km2 në 2011. Mathura ka një raprot mesatar të alfabetizmit prej 72.65 %, që është rritur nga 61.46 % në 2001, por akoma më i ulët sesa mesatarja kombëtare prej 74.04 %. Nivelet e alfabetizmit mashkullor dhe femëror janë përkatësisht 84.39 % dhe 58.93 %. 15.61 % e popullsisë së Mathuras është nën moshën 6 vjeçare. Kjo shifër në censusin e vitit 2001 ishte 19.56.[17] Mathura ka popullsi të madhe xhate dhe jadave[18] në zonat rurale dhe brahminësh dhe Banijasë në zonat urbane.
Qyteza dhe fshatra të njohur të distriktit të Mathuras janë si vijon: Vrindavani, Baldeo, Nandgaoni, Barsana, Goverdhani, Gokuli, Chaumuhani dhe Kosi Kalani.
Transporti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hekurudhor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mathura është e lidhur mirë me trena me qytetet kryesore të Indisë si New Delhi, Bombeji, Kalkuta, Chennai, Bangalore, Hyderabadi, Indore, Alwari, Jaipuri, Bhopali, Gwaliori, Jabalpuri, Ujjaini, Rewa, Laknau, Kanpuri, Varanasi etj.
Qyteti shërbehet nga katër stacione hekurudhore, Nyja e Mathuras që është më i madhi që le lidh me Indinë Perëndimore, Veriore dhe Jugore. Kantoni i Mathuras e lidh me Uttar Pradeshin lindor. Bhuteshwari shërben për trenat për në Delhi, Delhi NCR, Agra, Bharatpur dhe Alwar. Një tjetër stacion, Krishnaxhanmabumi e lidh me Vrindavanin nëpërmjet autobusëve hekurudhorë.
Një tren i rëndësishëm që niset dhe përfundon në Mathura është 12177/Howrah - Mathura Chambal Express.[19]
Rrugor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mathura është e lidhur mirë me rrugë me pjesën tjetër të Uttar Pradeshit dhe Indisë. Përmes qytetit kalojnë Autostrada Kombëtare 19 (Delhi-Howrah) dhe Autostrada Kombëtare 44 (Srinagar - Kanyakumari). UP SH 33 (Bareilly - Mathura nëpërmjet Badaunit, Ujhanit, Kasganxhit, Soronit, Sikandra Raos dhe Hathras) është një arterie e rëndësishme autostradale. ‘Yamuna Expressway’ lidhet gjithashtu me Mathuran dhe në fakt është mënyra më e shkurtër për të shkuar në Mathura me makinë.
Qyteti shërbehet kompanitë e shërmbimit të autobusëve të Uttar Pradeshit, Raxhastanit, Harjanas, Madja Pradeshit, Delhit, Çandigarit dhe Panxhabit. Pika e grumbullimit të Mathuras, e menaxhuar nga kompania e autobusave të shtetit të Uttar Pradeshit – ofron 120 autobusa. Janë të disponueshëm autobusa të drejtpërdrejtë për në Alwar, Agra, Aligarh, Khair, Indore, Bhopal, Gwalior, Jabalpur, Jaipur, Udaipur, Ajmer, Delhi, Chandigarh, Laknau, Kanpur, Meerut, Haridwar, Rohtak dhe qytete të tjera indiane. Ekziston gjithashtu edhe një shërbim autobusash ndërqytetas i ‘Jawaharlal Nehru National Urban Renewal Mission’ (JNNURM).
Ajror
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deri tani qyteti nuk ka një aeroport, por në vitin 2012 u propozua aeroport ndërkombëtar për Mathuran. Ministri i aviacionit civil Ajit Singh sugjeroi emrin e Mathuras për vendin e aeroportit të ri ndërkombëtar kryeministrit të Uttar Pradeshit Akhilesh Yadav. Emri i Mathuras doli në skenë kur grupi i ministrave përfundoi planifikimin e ndërtimit të ‘Taj International Airport’ në Noidan e Madhe. Terreni është shënuar dhe është në vijim puna për ndërtimin pranë ‘Yamuna Expressway’, që planifikon të hapet së shpejti me fluturime të rregullta për në Delhi, Bombeji, Ujjain dhe Varanasi dhe në të ardhmen, në disa itinerare ndërkombëtare.[20][21][22]
Turizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mathura është një qytet i shenjtë për Hinduizmin, besimi i tretë më i madh në botë. Në Mathura dhe qytezat e saj fqinje ndodhen mjaft vende të rëndësishme historike dhe fetare. Qyteti binjak i Mathuras është Vrindavani. Si vendi i rinisë së Krishnas, qyteza e vogël bujt mjaft tempuj që i përkasin sekteve të ndryshme të Hinduizmit duke e paraqitur Krishnan në forma dhe avatarë të ndryshëm. Disa nga vendet e rëndësishme janë:
- Baldeo (Dauji Mandir)
- Lohwan Mata Mandir
- Shri Ratneshwar Mahadev
- Gopinath Maharaj Mandir
- Tempulli Kesava Deo (Shri Krishna Xhanma Bumi)
- Ghati Vishram (Bregu i Lumit Jamuna)
- Tempulli Shri Jagannath Bhuteshwar Mathura
- Prem Mandir, Vrindavan
- Vrindavan Chandrodaya Mandir, Vrindavan
- Muzeu i Mathuras
- Birla Mandir
- Shri Krishna Xhanmabumi
- Naam yog Sadhna Mandir (Tempulli Baba Jai Gurudev)
- Tempulli Banke Bihari
- Shri Krishna Xhanmabumi
- Tempulli Iskcon.
- Tempulli Bhuteshwar
- Ashrami Udasin Kashni (Ramanrati) pranë Gokulit (Mahaven)
Rëndësia strategjike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mathura është vendi i Korparmatës së I Indiane (Formacion Goditjeje)[23][24] brenda Komandës Qendrore të Ushtrisë Indiane, që bujt qendrën e Korparmatës së I Goditëse në një zonë të madhe të klasifikuar në rrethinat e qytetit, të njohur si Kazermat e Mathuras (vetë Komanda Qendrore e ka qendrën e saj në Laknau). Ajo bujt njësi të këmbësorisë goditëse, njësi të mbrojtjes ajrore, bivizione të blinduara, brigadat e xhenios, njësi të artilierisë dhe njësi të klasifikuara të komandës strategjike bërthamore. Korparmata e I është përgjegjëse më së pari për kufijtë perëndimorë të Indisë. Në vitin 2007 gjatë Stërvitjes Ashwamedha, të gjitha divizionet e blinduara, të artilierisë dhe këmbësorisë kryen një stimulim të një sulmi në një mjedis të përgjithshëm bërthamor, kimik dhe biologjik. Synimi ishte të tregonte aftësinë operacionale në intensitet të lartë, në beteja të shkurtra dhe të 'befasishme'.[25]
Industritë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rafineria e Mathuras e vendosur në qytet është një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Azi me një kapacitet rafinimi prej 8.0 MMTPA (Million Metric Tones per Annum). Ajo është një rafineri nafte e Indian Oil Corporation tepër e përparuar teknologjikisht.[26] Rafineria e Mathuras është e para në Azi dhe e treta në botë që ka marrë certifikatën e lakmuar ISO-14001 për sistemin e menaxhimit të mjedisit në vitin 1996.
Industria tekstile që përfshin si stampimin e sarit ashtu dhe ngjyrosjen dhe manifakturimi i zbukurimeve prej argjendi janë kontribuesit kryesorë induistrialë në rajon.[27]
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014 z. Hema Malini i ‘BJP-së’ u bë anëtar i parlamentit nëpërmjet zonës elektorale të Mathurës. Kryebashkiaku i qytetit është z. Manisha Gupta po i ‘BJP-së’.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mathura ka kontribuar mjaft në kulturën indiane nëpërmjet trashëgimisë së saj të pasur. Etosi i Mathuras dhe në fakt i gjithë Braxh mandali është i përqendruar ndaj Krishnas dhe rrëfenjave të tij. Gjatë festave kryesore kushtaur Krishnas Mathura ka një veprimtari të rritur kulturore.
Kultura Braxh shprehet gjerësisht nëpërmjet praktikash të larmishme. Sanxhhi është arti plotë ngjyra i dekorimit te terreinit me lule.
Rasija është një traditë që pjesë integrale e kulturës së Mathuras. Përshkrimi i dashurisë së çiftit hyjnor të Radhas dhe Krishnaxhit është një traditë e këngëve folklorike. Është pjesë e pandashme e festimeve të Holit dhe festave të tjera në Mathura. Dhulendi – Holi shoqëruar me tamburë (dholak), ngjyra, etj., ka lindur nga rajoni i Braxhit mijëra vjet më parë.
‘’Rasa lila’’ e Mathuras është bërë pjesë integrale e Folklorit Indian. Krshnaxhi ka kërcyer Rasën me gopit në brigjet e lumit Jamuna.
Charkula është një kërcim tradicional folklorik i Braxhit. Në këtë kërcim, një grua mban në ekuilibër një kolonë ‘deepika’ në kokën e saj dhe kërcen e shoqëruar nga këngë folklorike burrash ‘rasija’.
Gjuha e folur në mandalin Braxh është kryesisht hindi që flitet në një dialekt të ndryshëm. Ky dialekt është karakteristik për rajonin Braxh dhe është i njohur si Braxhbasha. Duke qenë afër Harjanas dhe Uttar Pradeshit flitet edhe harjanvi, ndërsa pak persona flasin panxhabi. Përpara hindit dhe deri pak shekuj më parë, Braxhbasha ishte gjuha mbizotëruese letrare.
Mathura është një nga shtatë qytetet më të shenjta për hindutë në Indi, të njohur bashkarisht si ‘’Sapta Puri’’.
Një kshetra është një terren i shenjtë, një fushë e fuqisë aktive, një vend ku arrihet çlirimi përfundimtar moksha. Garuda Purana liston shtatë qytetet si dhënës të mokshas, që janë Ayodhya, Mathura, Haridwari, Kashi, Kanchipurami, Avantika, Puri dhe Dvaravati.[28]
‘All India Radio’ ka një stacion vendor në Mathura, që transmeton programe të ndryshme të interesit të përgjithshëm.
Institucionet arsimore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Mathura gjenden Universiteti GLA, Instituti i Teknologjisë Sachdeva, R.K. Group of Institutions (duke përfshirë Akademinë Rajiv për Teknologjinë dhe Menaxhimin, Akademinë Rajiv për Arsimimin e Mësuesve, për Farmacinë, Kolegjin Dental dhe spitalin K.D. etj.) dhe Universitetin Sanskriti.
Mathura është atdheu i Universitetit Veterinar Uttar Pradesh Pandit Deen Dayal Upadhyaya, i pari i llojit të tillë në shtet dhe i katërti në nivel kombëtar që u bë i pavarur. Kolegji u krijua në vitin 1947 nga Qeveria e Uttar Pradeshit dhe është kolegji i parë veterinar në Azi që jep diploma të veterinarisë. Universiteti është i vendosur në rrugën Mathura-Agra, rreth 5 km nga Nyja e Mathurës. Kampusi kryesor i universitetit është i shtrirë në një sipërfaqe prej 3.1659 km2 në Kazermat e Mathurës dhe rreth 6 km2 në Madhurikund, rreth 20 km nga kampusi kryesor.[29]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dev Prasad: Krishna: A Journey through the Lands & Legends of Krishna; 2015, Jaico Publishing House
- ^ F.E. Pargiter: Ancient Indian Historical Tradition; 1972, fq. 170.
- ^ "Imperial Gazetteer of India. v. 18". Digital South Asia Library. 1908. fq. 63–74.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Megasthenes, fragmenti 23, "Surasenët, një tribu indiane, me dy qytete të mëdhenj, Methora dhe Klisobora; lumi i lundrueshëm Iomanes rrjedh përmes territorit të tyre" cituar te Arriani: Indica 8.5. Gjithashtu te FRAGM. LVI. Plinius: Historia Naturalis VI. 21. 8-23. 11. Arkivuar 10 dhjetor 2008 tek Wayback Machine: "Lumi Jomanes (Yamuna) rrjedh përmes Palibothrit në Gang midis qyteteve të Methoras dhe Carisoboras".
- ^ a b Sonya Rhie Quintanilla: History of Early Stone Sculpture at Mathura: ca. 150 BCE - 100 CE; 2007, fq. 8-10
- ^ Bulletin of the Asia Institute, volumi 16; 2002, fq. 70
- ^ B. N. Mukherjee: Kushāṇa studies: new perspectives; 2004, fq. 13
- ^ O. Bopearachchi &W. Pieper: Ancient Indian coins; 1998, Brepols
- ^ E.J. Rapson: A Catalogue of the Indian Coins in the British Museum, Andhras etc...; 1967, Londër, fq. ciii.
- ^ Hugh Chisholm (red.), 1911. "Mathura" Arkivuar 23 janar 2013 tek Wayback Machine. Encyclopædia Britannica (botimi i 11-të). Cambridge University Press
- ^ Hugh Chisholm (red.), 1911. "Hsuan Tsang" Arkivuar 4 maj 2008 tek Wayback Machine. Encyclopædia Britannica (botimi i 11-të). Cambridge University Press.
- ^ Al-Badauni (historian i shek. të XVI): Sultan Sikandar Lodi Arkivuar 4 mars 2016 tek Wayback Machine The Muntakhabu-'rūkh, Packard Humanities Institute.
- ^ The Imperial Gazetteer of India: Lodi Kings: Chart; 1909, volumi 2, fq. 369.
- ^ Asher, Catherine B. (24 shtator 1992). "Architecture of Mughal India". ISBN 9780521267281.
{{cite journal}}
: Burimi journal ka nevojë për|journal=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Shailaja Neelakantan (3 qershor 2016). "Mathura violence death toll now 24, opposition blames Akhilesh govt". The Times of India.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Maps, Weather, and Airports for Mathura, India". Marrë më 3 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Provisional Population Totals Paper 1 of 2011 : Uttar Pradesh". 2011 Census of India. Ministry of Home Affairs, Government of India. Marrë më 10 shkurt 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Manth bypoll: CM steps in to attract 'indifferent' Jats". Indian Express. 10 qershor 2012. Marrë më 17 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Chambal Express
- ^ "International airport now at Mathura". Marrë më 3 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ http://indiatoday.intoday.in/story/international-airport-in-agra-akhilesh-yadav-mathura-up-government-tourism-sp/1/238720.html
- ^ "Centre invites proposal from UP for airport near Mathura - Times of India". Marrë më 3 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Pike, John. "India - Army Central Command Order of Battle". Marrë më 3 qershor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "http://www.bharat-rakshak.com/LAND-FORCES/Army/Organisation.html". Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2009. Marrë më 3 qershor 2016.
{{cite web}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|title=
|language=
(Ndihmë!) - ^ "http://www.india-defence.com/reports/3115". Marrë më 3 qershor 2016.
{{cite web}}
: Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|title=
|language=
(Ndihmë!) - ^ "IndianOil Corporation | Mathura Refinery". Iocl.com. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2013. Marrë më 17 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mathura Industries". Mapsofindia.com. Marrë më 17 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Stella Kramrisch & Raymond Burnier: The Hindu Temple; volumi 1, 1976, Motilal Banarsidass Publ., kontrolluar më 3 qershor 2016
- ^ "Mathura University". Upvetuniv.edu.in. 25 tetor 2001. Arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2013. Marrë më 17 nëntor 2013.
{{cite web}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Asher, Catherine B. (24 shtator 1992). "Architecture of Mughal India". ISBN 9780521267281.
{{cite journal}}
: Burimi journal ka nevojë për|journal=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Al-Badauni (historian i shek. të XVI): Sultan Sikandar Lodi The Muntakhabu-'rūkh, Packard Humanities Institute
- Osmund Bopearachchi; Wilfried Pieper (1998). Ancient Indian coins. Brepols. ISBN 2-503-50730-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - John Bowker (2002). The Cambridge Illustrated History of Religions. Cambridge University Press. ISBN 9780521810371.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Sten Konow, red. (1969) [1929]. Kharoshthī Inscriptions with Exception of those of Ashoka. Corpus Inscriptionum Indicarum. Vëll. Vol. II, pjesa I. Varanasi: Indological Book House.
{{cite book}}
:|volume=
ka tekst shtesë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Kramrisch, Stella; Burnier, Raymond (1 janar 1976). The Hindu Temple. Vëll. 1. Motilal Banarsidass Publ. ISBN 8120802233, 9788120802230. Marrë më 3 qershor 2016 – nëpërmjet Google Books.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerën e|isbn=
: simbol i palejuar (Ndihmë!) - Megasthenes, fragmenti 23, cituar te Arriani: Indica 8.5. Gjithashtu te FRAGM. LVI. Plinius: Historia Naturalis VI. 21. 8-23. 11.
- B. N. Mukherjee. Kushāṇa studies: new perspectives. Firma KLM. ISBN 81-7102-109-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - B.N. Mukherjee (1981). Mathurā and its Society: The Śaka-Pahlava Phase. Kalkuta: Firma K.L.M.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - F.E. Pargiter (1972) [1922]. Ancient Indian Historical Tradition. Delhi: Motilal Banarsidass. ISBN 8120814878, 9788120814875.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerën e|isbn=
: simbol i palejuar (Ndihmë!) - Dev Prasad (2015). Krishna A Journey through the Lands & Legends of Krishna. Jaico Publishing House. ISBN 8184951701, 9788184951707.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerën e|isbn=
: simbol i palejuar (Ndihmë!); Shiko vlerën e|url=
(Ndihmë!) - Sonya Rhie Quintanilla (2007). History of Early Stone Sculpture at Mathura: ca. 150 BCE - 100 CE. BRILL. ISBN 9004155376, 9789004155374.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerën e|isbn=
: simbol i palejuar (Ndihmë!) - E.J. Rapson (1967). A Catalogue of the Indian Coins in the British Museum, Andhras etc.... Londër.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja) - R.C. Sharma (1976). Mathura Museum and Art (bot. botimi i dytë i zgjeruar). Government Museum, Mathura.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Vincent Arthur Smith (1848–1920). The Jain stûpa and other antiquities of Mathura.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Doris Meth Srinivasan, red. (1989). Mathura-The Cultural Heritage. AIIS/Manohar.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - The Imperial Gazetteer of India: Lodi Kings: Chart; 1909, volumi 2
- Bulletin of the Asia Institute. Vëll. 16. Wayne State University Press. 2002. fq. 70.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Mathura. |
- Pages with non-numeric formatnum arguments
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Gabime CS1: Mungon botimi periodik
- Gabime CS1: Lidhjet e jashtme
- Gabime CS1: Parametra të tepërt
- Pages using infobox settlement with unknown parameters
- Pages using infobox settlement with missing country
- Pages using infobox settlement with no map
- Articles with hAudio microformats
- Gabime CS1: Tekst shtesë: Vëllimi
- Vetitë CS1: Vlerë e madhe vëllimi
- Gabime CS1: ISBN
- Gabime CS1: Adresa
- Commons category link is on Wikidata
- Qytete në Indi