Marko Livaja
Livaja në vitin 2022 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Marko Livaja[1] | ||
Datëlindja | [2] | 26 gusht 1993||
Vendlindja | Split, Kroaci | ||
Gjatësia | 1.79 m (5 ft 10 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Hajduk Split | ||
Numri | 10 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2005–2008 | Omladinac Vranjic | ||
2008–2010 | Hajduk Split | ||
2010–2011 | Internazionale | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2011–2013 | Internazionale | 6 | (0) |
2011 | → Lugano (huazim) | 11 | (2) |
2011–2012 | → Cesena (huazim) | 3 | (0) |
2013–2014 | Atalanta | 31 | (4) |
2014–2016 | Rubin Kazan | 11 | (0) |
2015–2016 | → Empoli (huazim) | 17 | (1) |
2016–2018 | Las Palmas | 25 | (5) |
2017–2018 | → AEK Athina (huazim) | 27 | (8) |
2018–2021 | AEK Athina | 74 | (19) |
2021– | Hajduk Split | 110 | (64) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2008 | Kroacia U15 | 4 | (4) |
2009 | Kroacia U16 | 7 | (6) |
2008–2010 | Kroacia U17 | 20 | (7) |
2010 | Kroacia U18 | 4 | (1) |
2011–2012 | Kroacia U19 | 7 | (2) |
2012–2013 | Kroacia U20 | 7 | (1) |
2013–2014 | Kroacia U21 | 5 | (3) |
2018–2023 | Kroacia | 21 | (4) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 23:45, 30 janar 2015 (UTC) ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 30 maj 2012 |
Marko Livaja (lindur më 26 gusht 1993) është një futbollist profesionist kroat i cili luan si sulmues për klubin kroat Hajduk Split.
Livaja e nisi karrierën e tij në Itali me Interin, duke debutuar me ekipin e parë në vitin 2012. Para kësaj, ai kishte luajtur te Cesena në huazim. Në verën e vitit 2013, ai u transferua te Atalanta kurse një vit më vonë ai firmosi në Rusi me Rubin Kazan.
Në vitin 2016, Livaja kaloi te Las Palmas. Një vit më pas, ai u huazua te AEK Athina, duke firmosur përfundimisht në vitin 2018. Ai qëndroi atje për katër vite, duke luajtur mbi 100 ndeshje për klubin grek. Në vitin 2020, Livaja u rikthye në Kroaci, duke firmosur me Hajduk Splitin.
Livaja ka luajtur mbi 50 ndeshje me ekipet e moshave të Kroacisë. Ai debutoi me ekipin e parë në vitin 2018 si dhe ishte pjesë e ekipit në FIFA Kupën e Botës 2022.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Livaja filloi karrierën e tij profesioniste me skuadrat e nivelit të ulët kroate GOŠK Kaštel Gomilica dhe NK Omladinac Vranjic, përpara se të thirrej nga akademia e Dinamo Zagreb në verën e 2008, ndërkohë, përpara se të regjistrohej tek Dinamo, ai mori një tjetër thirrje nga rivalët e Dinamos, Hajduk Split,[3] ku Livaja shkoi atje. Në fillim të vitit 2010, ai vendos në skuadrën e parë të Hajduk Split.[4] Më vonë në atë vit, ai u shit tek Interi, kurse në vitin 2011, ai u huazua tek skuadra zvicerane e Luganos.[5]
Cesena
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Livaja u bashkua me Cesenën në verën e 2011 pas një marrëveshjme me Hajduk Splitin për 250.000 € dhe në janar 2012 u rikthye tek Interi (Cesena e shiti Livajën te Interi në formën e bashkpronësisë për 2.25 milion € dhe mori gjysmën e kartonit të Thomas Pedrabissi për 1 milion €). Livaja luajti për Cesenën në skuadrën e parë dhe tek të rinjtë. Ai bëri debutimin e tij në Serie A në tetor 2011 kundër Fiorentinës.
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi u rikthye te Interi në janar 2012, Livaja ishte një anëtar i ekipit Primavera dhe arriti të fitoj NextGen series në sezonin 2011–12. Pasi Andrea Stramaccioni u bë trajner i ekipit së parë, Livaja mori thirrjen e parë për të luajtur në skuadrën e parë në ndeshjen kundër Genoas, por në atë ndeshje nuk luajti asnjë minutë.
Sezoni 2012–13
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në sezonin 2012–13, Livaja luajti në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A kundër Pescarës, ndeshja përfundoi me fitoren e Interit me rezultatin 0–3. Ai luajti ndeshjen e parë si titullar kundër Romës në shtator 2012. Ai koleksionoi gjithsej 6 ndeshje në Serie A gjatë gjysmës së parë të sezonit, por nuk arriti të shënoj asnjë gol. Livaja luajti më shumë minuta gjatë ndeshjeve evropiane të Interit, ai ishte zgjedhja e parë në formacion e trajnerit Stramaccioni për ndeshjet e grupit H në Ligën e Evropës kundër Rubin Kazan, FK Partizan dhe Neftchi Baku PFC. Ai shënoi golin e parë për fanellën e Interit më 20 shtator 2012 në barazimin në San Siro 2–2 kundër Rubin Kazan. Pasi Inter përfundoi i dyti në grupin H mbrapa Rubin Kazan, Livaja ishte golashënuesi më i mirë me katër gola në gjashtë ndeshje. Për shkak të konkurrencës së fortë në sulmin e Interit, ku bënin pjesë Milito, Cassano dhe Palacio, në janar, Livaja kërkoi huazimin për të luajtur më shumë minuta dhe për të shënuar më shumë gola.[6] Më 31 janar 2013, Livaja u huazua zyrtarisht tek Atalanta.[7]
Atalanta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 31 janar 2013, Livaja u huazua te Atalanta si pjesë e marrëveshjes që dërgoi mesfushorin Ezequiel Schelotto në krahun tjetër.[8]
Livaja debutoi zyrtarisht më 10 shkurt në ndeshjen kundër Catanias. Ai shënoi golat e parë me klubin në humbjen 3–2 në shtëpi kundër Romës në javën e 26të të kampionatit.[9] Në prill, ai u pezullua nga trajneri Stefano Colantuono për ndeshjen kundër Sampdorias për arsyje disiplinore.[10]
Livaja u rikthye në ekip për ndeshjen e rradhës në kampionat kundër Interit, ku Atalanta mori një fitore surprizë 4–3; ai kontriboi në ndeshje fillimisht duke asistuar golin e Giacomo Bonaventurës dhe duke fituar një penallti që u shënua nga German Denis.[11] Një maj, ai u pezullua sërisht për thyerje të rregullave të disiplinës, duke pasur një zënkë me shokun e ekipit Ivan Radovanović.[12][13]
Rubin Kazan
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 15 maj 2014, Livaja firmosi me klubin rus Rubin Kazan, me klubin e Premier Leagues Ruse që pagoi për sulmuesin e ri 6 milion €, dhe me Livajën që firmosi një kontratë pesë-vjeçare.[14]
Las Palmas
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 14 qershor 2016, Livaja u transferua te Las Palmas duke firmosur një kontratë katër-vjeçare.[15] Ai luajti ndeshjen e parë me klubin në humbjen 4–2 kundër Valencias në Mestalla, duke shënuar të dy golat e ekipit të tij.[16] Pas kësaj, ai qëndroi pa shënuar për plot 613 minuta, duke u zhbllokuar në barazimin 1–1 kundër Deportivo Alavés më 4 dhjetor.[17] Më 10 janar 2017, Livaja bëri debutimin e tij në Kupën e Mbretit në fitoren 3–2 në transfertë kundër Atlético Madridit, por Las Palmas u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 4–3.[18]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Livaja ka përfaqësuar Kroacinë nga ekipi nën-15 e deri në atë nën-21. Në maj 2008, ai u aktivizua në katër ndeshje me ekipin nën-15, duke shënuar po kaq gola. Pas kësaj, ai kaloi te ekipi nën-16, me të cilën shënoi gjashtë gola në shtatë ndeshje.
Më 10 nëntor 2011, Livaja debutoi me ekipin nën-19 në fitoren 4–2 kundër Finlandës; ai luajti shtatë ndeshje dhe shënoi dy gola në këtë kategori. Debutimi i tij me ekipin nën-21 erdhi më 5 shkurt 2013 në miqësoren kundër Holandës. Më 23 mars, ai shënoi golin e parë në fitoren 3–0 kundër Serbisë.
Më qershor 2013, Livaja u thirr në ekipin nën-20 për të marrë pjesë në Kupën e Botës në Turqi. Pasi debutoi në ndeshjen hapëse kundër Uruguajit,[19] Livaja shënoi në barazimin 1–1 kundër Uzbekistanit në ndeshjen e dytë në grup. Kroacia e fitoi grupin me shtatë pikë por u eliminua nga Kili në raundin e 16-tave.[20]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 11 gusht 2024[21]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Cesena (huazim) | 2011–12 | Serie A | 3 | 0 | 0 | 0 | — | — | 3 | 0 | ||
Internazionale | 2012–13 | Serie A | 6 | 0 | 0 | 0 | 7[a] | 4 | — | 13 | 4 | |
Atalanta | 2012–13 | Serie A | 11 | 2 | 0 | 0 | — | — | 11 | 2 | ||
2013–14 | Serie A | 20 | 2 | 3 | 2 | — | — | 23 | 4 | |||
Gjithsej | 31 | 4 | 3 | 2 | — | — | 34 | 6 | ||||
Rubin Kazan | 2014–15 | Premier Liga Ruse | 11 | 0 | 2 | 1 | — | — | 13 | 1 | ||
Empoli (huazim) | 2015–16 | Serie A | 17 | 1 | 0 | 0 | — | — | 17 | 1 | ||
Las Palmas | 2016–17 | La Liga | 25 | 5 | 1 | 2 | — | — | 26 | 7 | ||
AEK Athina (huazim) | 2017–18 | Super League Greece | 27 | 8 | 5 | 0 | 10[b] | 2 | — | 42 | 10 | |
AEK Athina | 2018–19 | Super League Greece | 25 | 7 | 8 | 4 | 5[c] | 1 | — | 38 | 12 | |
2019–20 | Super League Greece | 32 | 9 | 6 | 3 | 4[a] | 3 | — | 42 | 15 | ||
2020–21 | Super League Greece | 17 | 3 | 1 | 0 | 7[a] | 2 | — | 25 | 5 | ||
Gjithsej | 101 | 27 | 20 | 7 | 26 | 8 | — | 147 | 42 | |||
Hajduk Split | 2020–21 | Prva HNL | 15 | 6 | 2 | 1 | — | — | 17 | 7 | ||
2021–22 | Prva HNL | 34 | 28 | 5 | 4 | 1[d] | 0 | — | 40 | 32 | ||
2022–23 | HNL | 34 | 19 | 4 | 2 | 4[d] | 0 | 1[e] | 0 | 43 | 21 | |
2023–24 | HNL | 25 | 10 | 3 | 2 | 2[d] | 0 | 0 | 0 | 30 | 12 | |
2024–25 | HNL | 2 | 1 | 0 | 0 | 2[d] | 1 | 0 | 0 | 4 | 2 | |
Gjithsej | 110 | 64 | 14 | 9 | 9 | 1 | 1 | 0 | 134 | 74 | ||
Gjithsej karriera | 304 | 101 | 39 | 21 | 42 | 13 | 1 | 0 | 386 | 135 |
- ^ a b c Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Dy ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, tetë ndeshje dhe dy gola në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ a b c d Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Konferencave
- ^ Ndeshje në Superkupën e Kroacisë
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Kroacia | 2018 | 4 | 0 |
2019 | 0 | 0 | |
2020 | 0 | 0 | |
2021 | 7 | 2 | |
2022 | 9 | 2 | |
2023 | 1 | 0 | |
Gjithsej | 21 | 4 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- NextGen series: 2012 (Inter Primavera)
- Campionato Nazionale Primavera: 2012 (Inter Primavera)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "FIFA World Cup Qatar 2022 – Squad list: Croatia (CRO)" (PDF) (në anglisht). FIFA. 15 nëntor 2022. fq. 8. Marrë më 15 nëntor 2022.
- ^ "Marko Livaja - Croatia - European Qualifiers" (në anglisht). UEFA. Marrë më 13 qershor 2023.
- ^ "Zanio se: Ljubio Dinamov dres, a sad igra za Hajduk". 24 Satae (në kroatisht). 28 mars 2010. Marrë më 9 gusht 2012.
- ^ "Reja priključio najboljeg kadeta!". hajduk.hr (në kroatisht). Marrë më 8 prill 2013.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ^ "Succès du Servette FC et du SC Kriens, nul du FC Lugano" (në frëngjisht). Swiss Football League. 8 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2011. Marrë më 9 shkurt 2012.
- ^ "Livaja happy to leave Inter on loan deal". Goal.com (në anglisht). Marrë më 8 prill 2013.
- ^ "Marko Livaja sljedećih godinu i pol na posudbi u Atalanti". hrsport.net (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2016. Marrë më 8 prill 2013.
- ^ "Livaja sljedećih godinu i pol na posudbi u Atalanti". HR Sport (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2016. Marrë më 31 janar 2013.
- ^ "Livaja dvostruki strijelac u porazu Atalante". HR Sport (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2013. Marrë më 24 shkurt 2013.
- ^ "Livaja izbačen iz momčadi, ne konkurira za utakmicu". Večernji list (në kroatisht). Marrë më 8 prill 2013.
- ^ "Atalanta šokirala Inter, Livaja izborio penal i asistirao". Dalmacija News (në kroatisht). Arkivuar nga origjinali më 9 prill 2013. Marrë më 8 prill 2013.
- ^ "COMUNICATO DAL CLUB" (në italisht). Atalanta B.C. Arkivuar nga origjinali më 13 qershor 2013. Marrë më 9 maj 2013.
- ^ "Radovanović: Livaja mi bio kao brat". b92.net (në serbisht). Marrë më 9 maj 2013.
- ^ "Livaja potpisao za Rubin Kazan". dalmacijanews (në kroatisht). Marrë më 15 maj 2014.
- ^ "La UD Las Palmas ficha al delantero croata Marko Livaja" (në spanjisht). UD Las Palmas. 14 korrik 2016. Marrë më 4 shtator 2016.
- ^ "Valencia vs. Las Palmas 2 – 4" (në anglisht). Soccerway. 22 gusht 2016. Marrë më 15 janar 2017.
- ^ "Deportivo Alavés vs. Las Palmas 1 – 1" (në anglisht). Soccerway. 4 dhjetor 2016. Marrë më 15 janar 2016.
- ^ Stephen Creek (10 janar 2017). "Atletico Madrid 2-3 Las Palmas (agg: 4-3): Griezmann & Correa goals ensure hosts progress" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 15 janar 2017.
- ^ "Croatia U20 1–0 Uruguay U20" (në anglisht). ESPN FC. 23 qershor 2013. Marrë më 13 gusht 2024.
- ^ Jack Prescott (3 korrik 2013). "Chile earn late win over Croatia". Sports Mole (në anglisht). Marrë më 13 gusht 2024.
- ^ "Marko Livaja" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 20 shtator 2023.
- ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Marko Livaja" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
- ^ "Marko Livaja". EU-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 22 qershor 2016.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Marko Livaja. |
- Lindje 1993
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë kroatë
- Futbollistë në kombëtaren kroate
- Futbollistë në A.C. Cesena
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në Atalanta B.C.
- Futbollistë në FC Rubin Kazan
- Futbollistë në UD Las Palmas
- Futbollistë në AEK Athina F.C.
- Futbollistë në HNK Hajduk Split
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në La Liga