Jump to content

Manastiri (qytet)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Manastiri (Qyteti))
Manastir
Qytet
Stema zyrtare e Manastir
Popullsia
 • Gjithsej105.644
Emri i banorëveManastirli
TargatBT
Faqja zyrtarehttp://www.bitola.gov.mk/

Manastiri është qyteti i dytë më i madh në Maqedoninë e Veriut i cili ndodhet në pjesën jugore të vendit. Ai është qyteti në të cilin është krijuar alfabeti shqip. Qyteti është një qendër administrative, kulturore, industriale, komerciale, dhe edukative. Ai paraqet është një kryqëzim të rëndësishëm që lidh jugun e detit Adriatik me Detin Egje dhe Europën Qendrore. Manastiri ndryshe njihej edhe me emrin "qyteti i konsujve" që nga periudha osmane, pasi që shumë vende evropiane kanë konsullata në Manastir.

Në Manastir gjendet potenciali më i madh ekonomik pas qytetit të Shkupit. Manastiri është qendër e industrisë së materialit ndërtimor, e industrisë metal-përpunuese, tekstile, të lëkurës, ushqimit, etj.

Gjatë fillim shekullit XIX, Manastiri ka qenë një nga vatrat kryesore të klubeve shqiptare, të cilat orvateshin për përhapjen e arsimit shqip kudo ndër shqiptarët. Pas Revolucionit Xhonturk (1908), duke përfituar nga lëshimet e vogla që bënë fillimisht xhonturqit, Manastiri bëhet çerdhe e vërtetë e klubeve shqiptare, patriotëve shqiptarë dhe shtypshkronjave të librave në gjuhën shqipe. Në këtë qytet shqiptar u mbajt Kongresi i Manastirit (1909) i cili priu për një alfabet të njësuar të gjuhës shqipe.

Mbas Luftërave Ballkanike, Manastiri u pushtua nga hordhi serbe, të cilat bënë mizori të papapara mbi popullsinë shqiptare të Manastirit. Manastiri gjithashtu njihet edhe si një nga qytetet shqiptare që ka mbështetur Kryengritjen e Ilindenit (Ilirdës) (1903) e cila i siguroi Republikës së Krushevës një autonomi të shkurtër. Në këtë qytet janë takuar shpeshherë përfaqësuesit patriotë shqiptarë si Çerçiz Topulli, Bajo Topulli, Mihal Grameno, Ahmet Njazi Bej Resnja me krerët e rezistencës maqedonase.

Manastiri ka qenë kryeqendër gravituese e Vilajetit të Manastirit, i cili përfshinte një sipërfaqe prej 22.000 km katrorë, ku bënin pjesë edhe tokat shqiptare të Iliridës deri në Elbasan.

Manastiri është qytet i hershëm mesjetar i banuar nga popullsia arbërore. Ky qytet është ngërthyer në arteriet më të rëndësishme të Ballkanit mesjetar. Në këtë qytet janë të njohura karvanët tregtarë, të cilët ekspozonin mallrat dhe produktet nga Lindja dhe Perëndimi.

Duke qenë se Manastiri ka paraqitur një pozitë tejet strategjike në Ballkan, pushtuesit osmanë, pas Betejës së Savrës (Lushnjë) kundër Balshës II, iu sulën Manastirit dhe Kosturit si qytete ku do të mund ta përqendronin ushtrinë e tyre për pushtime të mëtejshme.

Manastiri, si një nga qytetet më të rëndësishme të Ballkanit Jugor dhe në veçanti të Shqipërisë, është pushtuar kohë pas kohe nga pushtues të ndryshëm të huaj: Perandoria e Niqesë (Azi e Vogël), Perandoria Bizantine (formacion pasues i Perandorisë Romake), Perandoria Bullgare e mbretit Asen dhe nga Perandoria e Car Dushanit.

Këtu ndodhet godina e alfabetit shqiptar e njohur si Muzeu i Kongresit të Manastirit (Shtëpia e Fehim Zavalanit), ashtu si edhe godina e Bajo Topullit.

partia dominuese: LSDM

Telekomunikacioni Transporti Pushime

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Manastiri – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale