Mali Baba
Appearance
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. Ndihmoni që faqet e tjera me temë të ngjashme të lidhen me të. (Data: shtator 2012) |
Mali Baba është mal në Maqedoni mbi qytetin Manastir. Maja më e lartë është Pelisteri (2601 m). Mali Baba është mali i tretë për nga lartësia në Maqedoni pas maleve Korab dhe Sharrit. Pran majës së Pelisterit gjenden edhe majat Dva Groba (Dy varre) (2514 m), Veternica (2420 m), Muza (2359), Rzana (2334 m), Shiroka (2218 m), Kozji Kamen (Guri i Dhisë) (2199 m), Griva (2198), Golema Çuka (2188), Skrkovo (2140) etj. Mali Baba është ujëndarës i lumenjve të cilët derdhen në detin Adriatik dhe në anën tjetër në detin Egje.
Në kuadër të Malit Baba gjendet Parku Nacional Pelister.