Jump to content

Magrebi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Magrib)
Magrebi

Magrebi është pjesë në perëndim të Afrikës veriore. Përfshin shtetët Marokun, Tunizinë, Algjerinë, Mauritaninë dhe Libinë. Përfshin kryesisht shtetet e Afrikës së Veriut dhe ato të shkretëtirës së Saharasë, të cilat kanë lidhje gjeografike e kulturore me vendet e Magrebit dhe rajonin në përgjithësi. Pjesa veriore dhe perëndimore lagen nga deti mesdhe dhe oqeani atlantik. Pjesa jugore është pjesë e shkretëtirës të Saharasë. Klima e kësaj zone në pjesën veriore është mesdhetare dhe oqeanike, ndërsa në pjesën jugore klima është shkretëtinore. Në pjesën mesdhetare jetojnë mbi 160 milione banorë, ç'ka përbën 1/5 e popullsisë. Dendësinë më të madhe e kanë hapësirat bregdetare, zonat kodrinore pranë maleve atlas.[Frenc Doko] Termi Magreb vjen nga arabishtja 'ishulli perëndimor' duke u menduar në fillim nga arabet i rrethur nga deti, i cili ndodhej në perëndim të tyre. Territori në veri zotërohet nga malet Atlas që në pika të veçanta i kalojnë te 4000m. Shkretëtira e Saharasë tipizon gjithë Afrikën veriore si më e madhja në botë ku tiparet natyrore kanë kushtëzuar kulturat (berberoarabe) dhe vendosjet e popullsisë. Ajo nuk është plotësisht e rrafshët por vende vende ngrihet në formen e maleve të quajtura erg me lartësi që i kalojnë 2000m dhe rrafshinave si gropa e oaze të veçanta. (Fjala Sah-ar vjen po nga arabishtja që do të thotë "e privuar nga bimesia"). Vetëm në oaze është përqendruar një fare popullsie.