Jump to content

Lumi i Kalamait

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kalama,(greqisht: ish: Καλαμάς/Kallamas, sot: Θύαμις/Thíamis), është një lumë në rajonin e Epirit të Greqisë. Ai derdhet në Detin Jon. Emrat e rajonit Çamëria (ose Τσαμουριά/Tsamouriá në greqisht), si dhe ish pakicës çame, rrjedhin nga emri i vjetër Thiami/Çami të lumit. Emri Kallama rrjedh nga fjala kallam që riten nëpër lumit. Nën administrate greke, lumi u riemëruar si Thíamis sot. Kurse populli greqishtfolës dhe shqipofolës vendore edhe e quhen lumin Kalama.

Lumi Kalama është një më i gjatë në Çamëri dhe rajoni Epir të Greqisë. Lumi i gatë prej 100km buronë në verilindje të Janinës dhe pjesa e sipërme e tije përshkon një teren të thyer malor, kurse e poshtmja përshkon fusha pjellore. Burimi i lumit është afër fshatit Galbaq i krahinës Pogonit, në pjesën veriperëndimore e qarkut Janinë. Ajo rrjedh në jug në të parë, dhe të kthehet në jugperëndim pranë fshatit Sulopulo. Ajo bashkohet me lumin Tiri, që është degë lumore e saj pranë Vrosinës, dhe kthehet në perëndim pranë fshatit Manxharit. Ajo boshatis në Detin Jon pranë fshatit Skupicës, midis Gumenicës dhe Sajadhës, në afërsi të kufirit shqiptar.

Vende përgjatë lumit që përfshijnë nga burimi gjer në det: Mazrek, Sulopulo, Vrosinë, Revan, Uzdinë, Manxhar, Varfanj dhe Skupicë.