Jump to content

Lidhja Nacionalsocialiste e Grave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lidhja Nacionalsocialiste e Grave (gjermanisht: Nationalsozialistische Frauenschaft, shkurtuar NS-Frauenschaft) ishte krahu i grave i Partisë Naziste. Ajo u themelua në tetor 1931 si një shkrirje e disa shoqatave nacionaliste dhe naziste të grave, të tilla si Urdhri i Grave Gjermane (gjermanisht: Deutscher Frauenorden, DFO) i cili ishte themeluar në vitin 1926. Që atëherë, gratë ishin në varësi të udhëheqjes së Rajhut NSDAP. Guida Dil ishte folësja e saj e parë (Kulturreferentin).

Frauenschaft ishte në varësi të udhëheqjes kombëtare të partisë (Reichsleitung); vajzat dhe të rejat ishin kompetenca e Lidhjes së Vajzave Gjermane (Bund Deutscher Mädel, BDM). Nga shkurti 1934 deri në fund të Luftës së Dytë Botërore në 1945, NS-Frauenschaft u drejtua nga Udhëheqësja e Grave të Rajhut (Reichsfrauenführerin) Gertrudë Sholc-Klink (1902–1999). Ajo nxori një revistë dyjavore, NS-Frauen-Warte.[1]

Aktivitetet e saj përfshinin udhëzime për përdorimin e produkteve të prodhimit gjerman, si gjalpë dhe pëlhurë prej fijeje artificiale, në vend të atyre të importuara, si pjesë e programit të vetëmjaftueshmërisë, si dhe mësime për nuset dhe nxënëset. Gjatë kohës së luftës, ajo siguronte gjithashtu pije freskuese në stacionet e trenit, mblidhte skrap metali dhe materiale të tjera, drejtonte gatime dhe klasa të tjera dhe ndante shërbëtoret shtëpiake të rekrutuar në lindje për familjet e mëdha.[2] Organizatat propagandistike vareshin nga ajo si përhapësja kryesore e propagandës për gratë.

NS-Frauenschaft arriti një anëtarësi totale prej dy milionë vetash deri në vitin 1938, ekuivalente me 40% të anëtarësimit total të partisë.[3]

  1. ^ "Heidelberg University Library: NS-Frauenwarte: Paper of the National Socialist Women's League". www.ub.uni-heidelberg.de. Marrë më 2 shk 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura Grunberger258
  3. ^ Payne, Stanley G. 1995 A History of Fascism 1914-1945 University of Wisconsin Press, Madison p. 184