Jump to content

Letërnjoftimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Letërnjoftimi (Karta e Identitetit) është dokument zyrtar që lëshon një shtet për të identifikuar qytetarët e tij. Me këtë dokument provohet identiteti, datëlindja, vendlindja, shtetësia dhe vendbanimi i personave. Normalisht autoriteti i përcaktuar me ligj për lëshimin e tij është Zyra e Gjendjes Civile që ndodhet nën varësi të Ministrisë së Brendshme. Letërnjoftimi zakonisht përdoret brenda një shteti por në sajë të marrëveshjeve ndërshtetërore mund të përdoret edhe si dokument udhëtimi i cili vërteton identitetin dhe shtetësinë e personave. Në disa vende paisja me letërnjoftim dhe mbajtja me vete i tij është i detyrueshëm për shtetasit. Në disa vende është fakoltative, kurse në disa të tjerë nuk egziston fare. Megjithatë të gjitha shtetet po shkojnë drejt lëshimit të letërnjoftimit për qytetarët respektiv dhe këtë po e bëjnë duke zgjedhur formatin elektronik biometrik.