Jump to content

Laguna e Vilunit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Laguna e Viliunit)
Pamje nga Aeroplani

Laguna e Vilunit ndodhet 2 km në lindje të plazhit të Velipojës,[1] rreth 300 ha sipërfaqe, deri në 1 m e thellë dhe vetëm në sektorë të vegjël deri në 2-3 m. Rrethohet nga ligatina, komunikon me detin nërmjet një kanali natyror, në të cilin, për shkak të baticës dhe zbaticës, uji ndryshon drejtim çdo 6 orë. Ka ujë të kripur me temperaturë mesatare të korrikut 20 - 22 ºC, ndërsa e shkurtit 5-7 ºC. Ajo është e pasur me peshq të llojeve të ndryshëm dhe mjaft të shijshëm. Gjithashtu aty ka shumë shpendë të shumtë (183 lloje speciesh) migratore dhe të përhershëm, zvarranikë dhe përreth edhe gjitarë : lepur, dhelpër, ujk, der të egër, etj.

  1. ^ Fjalor enciklopedik shqiptar: N-Zh dhe një shtojcë. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. 2009. fq. 2541. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)