Lady Albania
Revista Lady Albania - Reviste online per femra
Revista Lady Albania është një revistë online, e cila sjell një ndër platformat më moderne online të informimit dhe këshillimit për gratë shqipfolëse në Shqipëri e jashtë vendit.
E themeluar në vitin 2012, si e para revistë ekskluzivisht online për femrat në Shqipëri, Lady Albania aktualisht rankohet në top revistat shqiptare, duke dhënë një kontribut të vyer në zhvillimin e mediave të reja në Shqipëri.
Lady Albania i ofron audiencës artikuj, këshilla dhe shërbime interesante e aktuale nga fusha të ndryshme, të tilla si: Moda, Bukuria dhe Estetika, Shëndeti dhe Dietat, Lifestyle, Marrëdhënie, Karriera, Kizhina, Showbizz etj.
Revista Lady Albania është vlerësuar me çmimin “Revista inovative dhe kreative e vitit” nga Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë Tiranë në vitin 2014.
Në 2015, Lady Albania është nominuar nga WSA (World Sumit Award) si “Përmbajtja dixhitale më e mirë dhe më kreative e Shqipërisë”.
Faqja e Facebook e Lady Albania përfaqëson Fanpage me numrin më të madh të fansave ndërmjet të gjitha fanpage-ve të revistave Lifestyle në Shqipëri.
Në Kategorinë e Modës gjenden informacione rreth tendencave më të fundit të modës botërore, duke orientuar femrat në zgjedhjet e tyre për veshjet e përshtatshme për raste të veçanta, si dhe si të kujdesen me detaje për aksesorët, çantat dhe këpucët. Moda ofron këshilla për veshjet e dasmës, për shopping- një nga kënaqëesitë e pamohueshme për çdo femër. Moda e Lady Albania sjell edhe koleksionet me të fundit të pasarelave dhe një sërë shërbimesh interesante e të dobishme të lidhura me modën, tendencat dhe stilet bashkëkohore.
Në Kategorinë e Bukurisë informacione çdo femër mund të gjejë artikuj dhe këshilla tepër të dobishme se si të kujdesen për fytyrën, flokët, trupin, mësojnë si të pregatisin produkte natyrale organike në kushtet e shtëpisë, si të bëjnë makiazhin që ju shkon dhe përshtatet për evente të ndryshme. Në faqet e Bukurisë trajtohen problematika të fushës së estetikës, kozmetikës e parfumerisë, duke I ndihmuar femrat të kujdesen për veten, për të qënë sa më të bukura e të reja.
Kategoria Shëndeti sjell artikuj dhe këshilla të dedikuara kujdesit shëndetësor, si: higjenës shëndetësore, ushqyerjes së shëndetshme, shëndetit gjinekologjik, shtatzanisë dhe linjdes, kujdesit për gjirin, kujdesit për fëmijët si dhe këshilla për mirëqënien psikologjiko-shëndetësore. Në këtë kategori trajtohen edhe shumë çështje të tjera që lidhen me shëndetin, si: sporti dhe yoga, seksi, harmonia sociale etj. T Kategoria Dietat sjell një shumëllojshmëri dietash për të mbajtur trupin në formë e për të arrtiur peshën ideale.
Kategoria Lifestyle permbledh artikuj dhe keshilla rreth udhetimeve dhe pushimeve, shtepise dhe arredimit, financave dhe Shoppingut,Karrieres, Sportit e shume informacione te tjera te lidhura me stilin e jeteses.
Kategoria Marrdhënie vjen në një mënyrë tejet inovative duke vendosur në qendër femrën dhe duke trajtuar me detaje çdo gjë rreth saj. Në këto faqe gjenden artikuj interesantë që trajtojnë tema të marrdhienes së femrës me veten, me partnerin, me miqtë, me fëmijët, me kolegët, si dhe çështje të tilla si marrdhëniet me financat, marrdhëniet psiko-sociologjike etj.
Kategoria Showbiz sjell te rejat e fundit nga bota e shoubizit shqiptar dhe atij nderkombetar, si dhe stilin e vip-ave dhe lajme nga bota e spektaklit.
Horoskopi javor, Horoskopi mujor, Horoskopi vjetor, Horoskopi i perputhshmerise se shenjave, Horoskopi Kinez, Horoskopo mania dhe cdo gje rreth parashikimit te yjeve per cdo shenje te Zoodiakut
Ne kategorinë Kulinaria gjenden receta të ndryshme gatimi tradicionale e ndërkombëtare për pregatitjen e pastave, rizotove, sallatave, aperitivëve dhe garniturave, receta interesante për gatimet me mish, pulë dhe prodhimet e detit, si dhe receta pijes, koktejesh e ëmbëlisrash. Nuk mungojnë edhe këshillat e kulinarisë si dhe shërbime të shumta për t’ju ardhur pranë të gjitha femrave të apasionuara pas kulinarisë, artit ët gatimit dhe ushqyerjes së shëndetshme.