Jump to content

Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kuvendi i Kosovës)
Kuvendi i Republikës së Kosovës
Скупштина Републике Косово
Skupština Republike Kosovo
Legjislatura VIII
Coat of arms or logo
Udhëheqës
Zëvendëskryetaret e Kuvendit
Lideret e grupëve të partivë politike në kuvend
Ndërtimi
Vende120
Grupet politike
Qeveria (67)
  •   LVV (58)
  •   Grupi multietnik (9)

Opozita (53)

Vendi i takimit
Kuvendi i Kosovës, Prishtina, Kosova
Web faqja
http://www.kuvendikosoves.org/?cid=2,1

Kuvendi i Republikës së Kosovës (serbisht: Скупштина Републике Косово Skupština Republike Kosovo), sistemuar nga Kushtetuta e Kosovës, është organi ligjvënës i Republikës së Kosovës dhe përbëhet nga një dhomë 120-anëtarëshe; 100 votohen direkt në Kuvend ndërsa 20 janë të reservuara si në vazhdim:

Artikulli kryesor : Historia e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës u vendos së pari në funksion nga Misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë në vitin 2001[1] për të ja japur vetëqeverisjes demokratike.

Me daten 17 Shkurt 2008 përfaqësuesit e njerzve të Kosovës deklaruan se Kosova dhe Metohia është shtet i pavarur nga Serbia e pastaj adoptoj kushtetuten e cila erdhi në efekt në 15 qershor 2008.

Pozita dhe roli i Kuvendit të Kosovës gjatë kohës së pas luftës, ishte i përcaktuar me Kreun 9 të Kornizës Kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme në Kosovë. Sipas dispozitave kushtetuese, Kuvendi i Kosovës ishte institucioni më i lartë përfaqësues dhe ligjëvenës i vetëqeverisjes së përkohshme të Kosovës. Si i tillë, Kuvendi kishte disa përgjegjësi të caktuara nga UNMIK-u të cilat në shumicën e rasteve binin në pajtim me kuvendet lokale të Kosovës.

Nga dita e shpalljes së Repulikës së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, Kuvendi i Kosovës ngrihet në nivel ndërkombëtar dhe merr të gjitha përgjegjësitë legjislative në territorin e Kosovës.

Struktura e Kuvendit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kuvendi i Republikës së Kosovës është kuvend shumëpartiak. Në të kuvendojnë përfaqsues të propozuar nga partit politike e të zgjedhur në Zgjedhjet Elektorale Parlamentare të Kosovës. Me qëllim të kuvendimeve më cilësore, në gjirin e vetë ka një struktur të kordimimit dhe të organizimit të kuvendimeve. Për këtë delegatët, përfaqsues të zgjedhur në Zgjedhjet Elektorale Parlamentare, të organizuar në të ashtuquajtura grupe parlamentare zgjedhin kryesin e Kuvendit, më në krye kryesuesin e Kuvendit. Pas zgjedhjes së kryesis vije deri tek zgjedhja e Kryetarit të Republikës i cili e autorizon një deputet apo grup parlamentar për krijimin e një qeverie të Republikës. Për çështje të ngritura në kuvend, delegatët organizohen në komisione. Si komisione të "përhershme" që nga themelimi i Kuvendi e deri më tani janë paraqitur:

Komisionet e përhershme
  • Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës
  • Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione
  • Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike
  • Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Komisionet funksionale
  • Komisioni për Buxhet dhe Financa
  • Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim
  • Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit
  • Komisioni për Integrime Evropiane
  • Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike
  • Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi
  • Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal
  • Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor
  • Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
  • Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

Komisionett e Kuvendit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komisionet janë trupa punues të Kuvendit të cilat përbëhen nga deputetë që përfaqësojnë grupet parlamentare në Kuvend. Komisionet themelohen nga Kuvendi, si mënyrë praktike e ndarjes dhe menaxhimit efikas të punës. Komisionet parlamentare janë forma më e përshtatshme ku mundësohet krijimi i një ambienti për punë, gjë që nuk mund të ofrohet gjatë seancave plenare.

Përmes punës në komisione, Kuvendi ka mundësi që njëkohësisht të shqyrtojë çështjet e shumta në agjendën e tij. Komisionet shqyrtojnë të gjitha çështjet të cilat iu referohen nga Kuvendi dhe pas analizës në detaje, përgatisin dhe i parashtrojnë rekomandimet dhe opinionet e tyre.

Në bazë të Kushtetutës dhe Rregullores, Kuvendi themelon komisione të përhershme, komisione funksionale dhe komisione të përkohshme. Kuvendi në Legjislaturën VI ka themeluar 14 komisione, nga të cilat katër (4) janë të përhershme dhe 10 funksionale[2].

Zgjedhjet parlamentare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Partia Votat % Ulëset Ideologjia
Koalicioni PANA 245,646 33.74
41 / 120
Liberalizmi ekonomik, Nacionalizmi shqiptarë
Vetëvendosje! 200,138 27.49
32 / 120
Demokraci sociale, Nacionalizmi shqiptarë, Nationalizmi civil,
Demokracia direkte, Barazia, Bashkimi Kosovë-Shqipëri
Koalicioni LA: 185,892 25.53
27 / 120
Konservatizmi social, Liberalizmi ekonomik, Nacionalizmi shqiptarë
Lista Serbe 44,578 6.12
9 / 120
Nacionalizmi Serb, Politika të minoritetetit
Minoritetet 31,666 4.36
11 / 120
Politika të minoritetetit
Source: KQZ, KQZ, KQZ

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Kryeministria" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 shtator 2018. Marrë më 24 tetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Komisionet kuvendi i Kosovës". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)




Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Zgjedhjet elektorale: KQZ - lokale - parlamentare