Kritika ndaj fesë islame
Kritikë ndaj fesë islame mbi baza patur që prej shkallëve të para të zhvillimit të saj. Kritikat e hershme janë shkruar nga të krishterë disa dekada pas daljes në skenë të Muhamedit, ndër të cilët, shumë e vlerësonin fenë islame si herezi kristiane.[1] Më vonë dolën edhe kritika nga vetë bota myslymane, nga autorë çifutë dhe nga përfaqësues të konfesioneve të ndryshme [2][3][4] Në kritikën aktuale konstatohet një larmi në prejardhje si dhe në tema.
Objekte të kritikës përfshijnë reagimet nga ana islame ndaj kritikës, qëndrimi kundrejt herezisë ose dyshimit për herezi si edhe trajtimi i apostatëve nga ligjet islame.[5] Gjithashtu kritikohet edhe jeta publike dhe mënyra e jetesës private të Muhamedit, të themeluesit të fesë islame[4] si edhe autenticiteti (origjinaliteti) dhe moralizmi i kuranit, të librit të shenjtë të fesë islame.[6][7] Kritika të tjera problematizojnë çështjen e të drejtave të njeriut në vendet islame të kohës moderne, pozicionin e gruas në ligjin islam dhe në praktikën juridike (shih edhe feminizmin islam).[8][9] Kohët e fundit është bërë objekt analizash kritike veçanërisht roli i fesë islame në integrimin e migrantëve (të mërguarve) myslimanë në shoqëritë perëndimore.[10]
Kritika kristiane ndaj fesë islame
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një nga shkrimet kritike më të hershme të ruajtura deri sot është psh. ai i Ioannes Damascenus († 749), i cili, në kapitullin e dytë të librit të tij Burimi i urtësisë të titulluar Mbi herezitë, ngre tezën se Muhamedi ka qenë ndikuar nga një murg nestorjan. Për sa i përket përmbajtjes së fesë, ai i referohet asaj që, me përjashtim të Muhamedit vetë, nuk ka patur askënd që mund të dëshmonte për dërgimin hyjnor të kuranit.[11]
Tek kritikët më të njohur evropianë të mesjetës së vonë bën pjesë ndër të tjerë Perandori bizantin Manueli II Palaiologos (1350-1425), perandoria e të cilit ishte rregjur shumë nën dyndjet e osmanëve duke u ndodhur pak para rënies së plotë.
Profecia biblike ndaj Hagar-ës (bibla, zanafilla, 16,12 dhe 21,13), të cilës i parathuhen pasardhës të shumtë por të egër dhe luftarakë, është përdorur që prej Izidorit të Seviljes dhe Beda Venerabilis në polemikën e tyre kundra Muhamedit për një paraqitje negative të arabëve dhe saraçenëve: si pasardhës i një populli primitiv, barbar, që nuk njeh as ligj as shtet dhe përveç kësaj, që praktikon një politeizëm të shfrenuar, nuk mund të jetë caktuar kurrësesi si profet. Analfabetizmi i tij, që në traditën islame është sjellë si argument për origjinën hyjnore të zbulesës kuranike, i shërbente në perëndim, (ku ai njihej afërsisht që prej 1100-ës), argumentit të kundërt: si person me prejardhje familjare të thjeshtë, i rrethuar nga idhujtarë dhe madje analfabet, Muhamedi duhet të ketë qenë pre e lehtë për mashtrime. Duke plotësuar këtë, ishin edhe versionet e rrëfimeve të ndryshme mbi marrëdhëniet e tij me persona të pasionuar fetarë, të cilët për shkak të naivitetit të tij si i paditur, i kanë shitur atij ide heretike kristiane dhe hebree, për fe të vërtetë, një motiv ky që ishte përçuar në perëndim që prej Ioannes Damascenus-it. Teoria, sipas të cilës "Muhamedi duhet të jetë gënjyer nga persona të dyshimtë", ka qenë mbizotëruese në qarqet intelektuale të mesjetës evropiane duke e parë kështu fenë islame si një herezi kristiane, ndërsa paraqitja e Muhamedit si pjesë e një panteoni politeist islam, ka qenë një temë që dilte vazhdimisht në përfytyrimin "popullor" mesjetar të Muhamedit në Evropë. Në lidhje me këtë ngrihej edhe teza absurde se Muhamedi ka qenë në të vërtetë një prift i krishterë ose madje kardinal që për arsye ambicjeje ka braktisur kristianizmin dhe duke krijuar një sekt të ri, ka realizuar qëllimet e tij.[12]
Bujë në botë dhe pjesërisht protesta militante nga myslimanë shkaktoi citati i papës në Regensburg të Gjermanisë, ku papa Benedikti XVI. më 12 shtator 2006 gjatë një leksioni në universitetin e Regensburg-ut citoi kritikën fundamentale të mëposhtëme të perandorit të lartpërmendur, Manuelit II.: „tregomë çfarë të reje ka prurë Muhamedi dhe do të gjesh në të vetëm gjëra të këqia dhe inhumane si psh. atë që ai e ka caktuar me ligj, fenë që ka predikuar vetë, për ta përhapur me anë të shpatës.“ [13]
Nga ana e apologjetikës kristiane krtitikohen dogmat e besimit islam, psh. teoria e mëkateve dhe pozicioni i Jezu Krishtit si profet, gjithashtu edhe polemikat islame kundër kristianizmit.
Kritikat më të hershme të shkruara mbijetuara e Islamit mund të gjenden në shkrimet e të krishterëve, të cilët erdhën nën sundimin e hershme të Hilafetit Islamik. Një i krishterë i tillë ishte Gjoni i Damaskut (e.s. 676-749), i cili ishte i ditur me Islamin dhe arabishten. Kapitulli i dytë i librit të tij, "Gurra e Urtësisë", të titulluar "Lidhur me Herezitë", paraqet një seri të diskutimeve midis të krishterëve dhe myslimanëve. Gjoni pohoi se një murg arian (Bahira) ka ndikuar Muhamedin dhe ai konsideronte doktrinat islame si asgjë më tepër se një mishmash i përzgjedhur nga Bibla.[14][15]. Duke shkruar në lidhje me kërkesën e Islamit për prejardhjen abrahamike, Gjoni shpjegoi se arabët quheshin "Saraçenët" (greqisht Σαρακενοί, Sarakenoi), se ishin "bosh" (κενός, kenos, në greqisht). Ata quheshin "Hagarenes", sepse ata ishin "pasardhësit e robëreshës Agari".[15][16]
Kritikat islame
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që prej lindjes së fesë islame e deri në fund të kohës së kalifatit abbasid (rreth 750-1258) ka patur herë pas here teologë dhe rryma teologjike islame, të cilat, shpesh duke u ndeshur me filozofinë klasike greke, në frymën e një „iluminizmi“ të brendshëm islam, kanë ushtruar kritikë ndaj kuranit ose traditës islame dhe ekzegjezës së kuranit. Ndër ta janë:
- persiani Ibn al-Muqaffa' (729-756), i cili gjykonte se drejtësia duhet hequr nga sfera fetare dhe duhet vënë nën kontrollin e politikës
- rryma racionale e mu'tazila-ve në Bagdat (afërsisht deri në fund të shek. të 9.) propagandonte teorinë e „krijimin të kuranit“ duke e parë kështu këtë dhe tekstet burimore fetare islame me sy kritik. Në vend të imitimit ata i jepnin prioritet konklusionit llogjik.
- al-Varrak († 861), i cili kritikonte nën dritën e arsyes, kontradiktat dhe pasaktësitë në kuran.[17]
Këtyre „iluministëve“ (ndër ta psh. Averroes-i (= Ibn Rushd-i), Al-Ma'mun-i dhe Aviçenna) u referohen sot „myslimanët reformatorë“, psh. feministja kanadeze Irshad ManxhiGabim referencash: Duke mbyllur </ref>
mungon për etiketën <ref>
[18], grupi xhihadist Hizb ut-Tahrir e quan demokracinë si "nizam-u-kufr", një sistem blasfemie. Sipas tyre, për myslimanët është "haram" që të bëjnë thirrje për demokraci ose të marrin pjesë në të.[19][20] Sistemet demokratike shihen si jo-islame pasi liritë publike do të çonin në vepra të ndaluara në fenë islame, psh. në sjellje të papranueshme morale, si psh. prostitucioni.[19][20]
Në kundërshtim me këtë ekziston një tendencë që përkrahet ndër të tjera nga partia En-Nahda (e ndaluar në Tunizi) e kryesuar nga Rachid al-Ghannouchi, Ḥasan at-Turābī, nga pjesë të Besëlidhjes së vëllezërve myslimanë egjiptiane dhe jordaneze dhe nga shumë intelektualë myslimanë. Këta e shohin demokracinë si strukturë të afërt me islamin për të kontrolluar në këtë mënyrë qeverinë. Al-Ghannouchi dhe të tjerë bazohen për këtë interpretim tek idea islame e shūrā-as, një mekanizëm politik me anë të të cilit sundimtari bie në ujdi me popullin e tij ose me klerin. Ghanouchi e konsideron demokracinë, (megjithëse jo në formën e saj shekullare (laike)), si mekanizëm të aftë për të ndaluar despotizmin dhe për të garantuar zbatimin e vërtetë të sharias, të kodit ligjor islam. Parimi i sovranitetit të zotit kuptohet si parim themelor, i cili e detyron sundimtarin që të mos qeverisë në mënyrë despote dhe arbitrare, pasi pushteti ligjor i vërtetë ndodhet në dorën e zotit.[19][21] tër nga teokratët. I nxitur nga ngritja politike e një feje islame mizore, Ibn Rushd-i argumentonte se „filozofët janë ata që janë më në gjendje për të kuptuar siç duhet pasazhet alegorike në kuran ... Nuk ka asnjë argument fetar për atë që pasazhet alegorike të kuranit të merren flajë për fjalë.“ Për këtë mund të them vetëm amen".</ref> ose teologu turk Yaşar Nuri Öztürk.
Objektet e kritikës ndaj fesë islame
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Feja islame dhe të drejtat e njeriut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një rradhë ligjesh të sharias, si psh. ai i vrasjes me gurë i parashikuar për shkelësit e kurorës, si edhe pretendimi për absolutësi, për të cilën ajo akuzohet, janë sipas kritikëve në kundërshtim me Deklaratën e Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut.
Liria e besimit në fenë islame
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kritikët akuzojnë fenë islame për intolerancë ndaj heterodoksëve (besimitarëve të feve të tjera). Për këtë ata vënë në dukje statusin e ulët të jo-myslimanëve të përcaktuar në të drejtën klasike islamike si dhe dënimi me vdekje i praktikuar aktualisht në pjesë të botës islamike për braktisësit e fesë islame. (shih: Apostazia në fenë islame)
Shih edhe: Liria e besimit në fenë islame
Antisemitizmi (antijudaizmi)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disa kritikë të fesë islame e shohin atë si armiqsore ndaj çifutëve; për të mbështetur këtë tezë, ata venë në dukje ndër të tjera konfliktin e Muhamedit me fiset çifute më me rëndësi të Jatribit të atëhershëm: Banu Kainuka, Banu Nadir dhe Banu Kuraiza.
Potenciali i dhunës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kritikët e fesë islame e shohin atë si fe të dhunëshme duke vënë në dukje për këtë konceptin islamik të xhihadit, formulimi klasik i të cilit në kodin ligjor islamik parashikon luftën kundra botës jo-islamike, dar al-harb-in, deri në konvertimin (ndërrimin e fesë) e popullsisë përkatëse ose pranimin e statusit të dhimma-s. Si provë tjetër për akuzën e potencialit islamik të dhunës, kritikët vënë në dukje shpesh fraksionet islamike, që përmenden shpesh në lidhje me luftën kundra terrorit, si dhe gjithashtu edhe aktivitetet ushtarake të Muhamedit, që kanë çuar në islamizimin e gadishullit arabik.
Historiografia islame
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Autorë kritikë si psh. Tilman Nagel ose Hans-Peter Raddatz shohin në historiografinë islame një shtrëmbërim dhe glorifikim (thurje lavdesh) të historisë islamike dhe e akuzojnë atë për njëanëshmëri. Këtu ata llogarisin psh. pretendimin se feja islame nuk është përhapur me forcën e dhunës dhe se ajo nuk ka patur karakter të dhunëshëm ndaj popujve nën sundimin islamik. I gabuar është gjithashtu mohimi i xhihadit si "luftë e shenjtë" ose idea se demokracia dhe të drejtat e njeriut janë shpikje arabe ose islamike.
Euro-islami dhe përpjekjet reformatore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prej politologut të njohur mysliman Prof. Bassam Tibi-t rrjedh termi "Leitkultur" (gjermanisht lajtkuturë=kulturë prirëse), të cilin ai e përkufizon si konsens vlerash (etike, morale, sociale), për të cilin duhet të bien në ujdi shoqëritë evropiane dhe migrantët. Për këtë Tibi i referohet pikërisht edhe pesë shtyllave të fesë islame që sipas tij përfaqësojnë ato vlera të cilat janë pa problem të pajtueshme me vlerat "perëndimore". Tibi hedh poshtë konceptin e sharias ortodokse islame dhe angazhohet për zhvillimin e një „euro-islami“ pluralist:[22]
Vetëm një fe islame që pajtohet me përmbajtjet themelore të të sotmes kulturore (demokracinë, të drejtat individuale të njeriut, shoqërinë civile, pluralizmin) dhe pranon orientimin për nga vlerat e pluralizmit, e meriton të cilësohet si euro-islam.
Ky koncept synon të mbartë në fenë islame idenë e ndarjes së fesë nga shteti.
Reagime mbi kritikën ndaj fesë islame
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kundërshtime dhe kritikë nga ana myslimane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Turqinë shekullare (laike), gazetari dhe shkrimtari Mustafa Akyol ka mbajtur më 16 shtator 2006 në të përditëshmen Referans, pas fjalës së papës Benediktit XVI. në Regensburg, anën e tij duke mbrojtur mendimin se në botën islame askush nuk dëshiron të ballafaqohet me realitetin negativ të xhihadit dhe gatishmërinë për dhunë të shumë myslimanëve.[23]
Islamologia Lamya Kaddor nuk e duron dot kritikën e Henryk Broder, Necla Kelek und Seyran Ateş. Ajo thotë se shumë nga kritikuesit e fesë islame vetëm sa "i vënë drurin" asaj dhe kanë pjesërisht edhe trauma (tronditje shpirtërore) vetjake dhe se ata nuk kanë të drejtë të nxjerrin përfundime mbi fenë islame nga përvoja personale. Kjo është e padrejtë dhe jo-objektive; aty nuk trajtohen tema vetë, por biografitë e tyre personale. Të tjerë, si psh. Thomas Steinfeld, kanë kontribuar për konkretizimin e çështjes.[24]
Kundërshtime dhe kritikë nga ana e perëndimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjerësia e këtij debati politik dhe shoqëror ka patur për pasojë që përmbajtja dhe terminologjia e kritikës ndaj fesë islame janë bërë objekt polemikash të ashpra politike.
Kryesisht nga ana e të majtëve në perëndim, bëhet kritikë ndaj ideologjizimit dhe përvetësimit të kritikës ndaj fesë islame nëpërmjet konservativëve të djathtë, ekstremistëve të djathtë dhe të djathtës së re si edhe abuzimi me përdorimin e kësaj kritike për terme propagandistike. Kështu, kritika me vlerë dhe e drejtë ndaj fesë islame përzihet me propagandë raciste duke i shërbyer kështu mbartjes së ideve ekstremiste të djathta si dhe difamimit (përgojimit) të myslimanëve në përgjithësi:
Po ashtu si prapa formulimeve: „njëherë duhet të jetë e lejueshme të kritikosh Izraelin“, fshihen kryesisht motive krejt të tjera, edhe kritika ndaj fesë islame nuk bëhet gjithmonë në atë kontekst, që ka të bëjë me debatin në lidhje me fenë [..]
Aty jo vetëm që zbukurohet difamimi [përgojimi] i myslimanëve si "qirës dhish"[25] si veti artistike, por gjithashtu edhe teoritë komplotiste dhe argumentet e kërcënimeve, tipike të popullistëve të djathtë, interpretohen si luftë për demokraci dhe liri mendimi.[26]
Ralph Giordano mbrohet nga përvetësimi i rezistencës kundra ngritjes së xhamisë në Këln (Gjermani), nëpërmjet lëvizjes civile pro Këln, të cilën ai e ka cilësuar si „variant bashkëkohor lokal të nacionalsocializmit“ [27]:
Gjithashtu, kritika e tij ndaj ngritjes së xhamisë ndryshon qartë nga ajo e lëvizjes Pro Këln, e cila është kundra kësaj prej motivesh "naziste, ekstremiste të djathta, ksenofobe [urrejtje ndaj të huajve]". Ai thotë se nuk i vendos myslimanët në dyshim të përgjithshëm, por as nuk do t'u lëshoj çek të bardhë. "Unë s'jam "tmerr i turqve, as nuk kam bërë thirrje për luftë civile", thotë Giordano. [..] Këtë do ta përsëris dhe theksoj gjithmonë, por veç krejtësisht të pavarur nga Pro Këln-i. "Nuk do t'i lë ata të ma marrë regjinë", thotë Giordano.
Arzu Toker und Mina Ahadi të Zentralrat der Ex-Muslime (Këshillit qëndror të ish-myslimanëve) janë distancuar në një intervistë me "Humanistischer Pressedienst" (shërbimin humanist të shtypit):
Kjo nuk pajtohet absolutisht me drejtimin dhe synimet tona dhe ne distancohemi shumë larg prej saj! Të kritikosh fenë islame, vetëm për të fuqizuar në këtë mënyrë variantet fundamentaliste të asaj kristiane, do të thotë të ndërrosh murtajën me kolerën! Për këtë s'na kanë ne kurrë! Ne ndërhyjmë për vlerat shekullare (laike) të humanizmit dhe iluminizmit. Këto vlera e kanë çuar njerëzimin përpara. Fetë e ç'humanizojnë njeriun, i marrin atij mendjen, arsyen.
Mungesa e bërjes së dallimit ndërmjet fesë islame dhe formës ekstreme të saj, të ashtuquajturit islamizmit, thonë kritikuesit, çon në ngatërrimin e kritikës serioze me antiislamizmin. Në këtë mënyrë bëhet pa përjashtim lidhja e myslimanëve në përgjithësi me ekstremizmin dhe terrorizmin duke i stilizuar kështu ata me imazhin e armiqve.
[...] në shumicën e diskutimeve, islamizmi politik shërben vetëm si argument për antiislamizmin racist. Kështu psh., edhe debati aktual për shaminë e kokës bëhet kryesisht brenda kategorisë së luftës së kulturave (feja islame e prapambetur dhe shtypëse e gruas, kundra iluminizmit modern evropian) dhe jo psh. në lidhje me tensionin ndërmjet lirisë së fesë për arsimtaret dhe neutralitetit ideologjik të shkollës si institucion shtetëror. Ndër të tjera, legjitimohen politikisht kufizimet e të drejtave themeltare me anë të mërive antiislame, si në rastin e hetimit policor sistematik pas 11 shtatorit. Marrëdhënia kontradiktore ndërmjet debateve aktuale antiislame dhe antisemite, pjesëtarët e të cilave janë shpesh të njëjtë, duket më qartë në pikën e saj kulminuese, në skenën neonaziste.[30]
Duke u nisur nga motive të gjashme, thuhet nga ana e tyre, shpesh ritet dhe zakonet arkaike të kohës paraislame, psh. prerja e organeve gjenitale femërore ose vrasja e pjesëtarëve të familjes për shkaqe prekjesh (fyerjesh) narcisiste ose gjoja cënim nderi (vrasje për arsye nderi), përmblidhen nën titullin "kritikë ndaj fesë islame", megjithëse konteksti shkakësor mungon ose çështja nuk është fenomen autentik islam.
Akuza që haset shpesh, e „islamizimit tinëz“, krahasohet me teorinë e komplotit si psh. me të ashtuquajturin komplotin botëror çifut ose infiltrimin (depërtimin) komunist, të cilat mund të hyjnë pa u ndryshuar në konceptin politik të propaguar nga ekstremistët e djathtë, mbizotërimin e të huajve.
Hannes Schwenger-it[31] i kujtojnë ato madje „Protokollet e të urtëve të Cionit“ duke shkruar në gazetën Tagesspiegel:
[Ulfkotte] e sheh qartë që po afrohet rrënimi i Perëndimit: demografikisht, kur deri në vitin 2065 gjysma e shtetasve do të jenë myslimanë, dhe politikisht, kur deri atëherë islamizmi do të jetë përhapur në gjithë Evropën. Libri i tij merret me besëlidhjen qëndrore të fshehtë që synon me një urrejtje të pamasë dhe strategji afatgjatë të shkatërrojë kulturën evropiane: besëlidhja e vëllezërve myslimanë. Si provë shërben një „Master plan“ i hartuar më 1982 dhe i zbuluar më 2001 në Svicër gjatë një kontrolli shtëpie, i cili është pjesë i një „plani 100 vjeçar“, „për të përhapur ideologjinë e kësaj besëlidhje në mbarë botën“. Që në 2020 thuhet se „bota do të jetë mposhtur nga një miliard e gjysëm myslimanë“. Kjo tingëllon e dyshimtë si „protokollet ogurzeza të të urtëve të Cionit“, me të cilat nazistët dhe antisemitë të tjerë donin të provonin planet çifute për të sunduar botën (dhe që kanë dalë prej kohësh si të fallsifikuara). Mirëpo Ulfkotte është i sigurtë: „besëlidhja e vëllezërve myslimanë ka plane të fshehta për infiltrimin e vendeve jo-myslimane.“[32]
Kritika ndaj praktikës së therrjes rituale prek judaizmin po aq sa edhe fenë islame dhe del në dritë shpesh si zgjerimi ose thjesht adaptimi (përshtatja) e agjitacionit antisemit. Profesori i sociologjisë dhe publicisti nga Toronto Y. Michal Bodemann është i këtij mendimi në lidhje me këtë çështje:
Intensiteti i këtij ndërsimi të ri racist në Evropë, pa dyshim nuk mund të mendohet pa 11 shtatorin. Dhe tani ziejnë urrejtjet e ndërsjellta mes vendasve dhe migrantëve. Shpesh nuk vihet re se kemi të bëjmë me antisemitizma të riformuluara për migrantët: duke filluar nga „shoqëria paralele“ (parallel society) (çifutët, që ndihmojnë vetëm njëri-tjetrin) mbi „të errëtit“ (çifutë që punojnë në të fshehtë, komplotistë) deri tek patriarkati çifut dhe turk.[33]
Në një letër të hapur të „Jüdischen Kulturvereins Berlin e.V.“ (shoqata kulturore çifute Berlin) thuhet:
Gjithnjë e më tepër duken antisemitizmi dhe islamofobia [urrejtja ndaj fesë islame] si dy anët e një medalje, ku veprimet stereotipe dhe injoranca e re janë gdhendur me shkronja të mëdha.[34]
Pa marrë parasysh çështjen përmbajtëse konkrete, shërben aftësia kritikuese e kritikuesit si kriter formal për dallimin ndërmjet kritikës me baza, me argumente racionalë dhe të gatshme për dialog, dhe demagogjisë dashakeqe, të karakterizuar nga paragjykime dhe sterotipe si dhe për dallimin ndërmjet kritikës ndaj fesë islame dhe popullizmit shovinist kulturor e ksenofob.
Një pjesë e madhe e të majtës politike e hedh poshtë kritikën ndaj fesë islame dhe myslimanëve si popullizëm të djathtë dhe (neo)racizëm. Një pjesë e tyre megjithatë ushtron kritikë ndaj fesë në përgjithësi duke u nisur nga pikëpamje ateiste ose agnosticiste duke iu referuar, në mënyrë të ngjashme si psh. 'Zentralrat der Ex-Muslime' (këshilli qëndror i ish-myslimanëve), vlerave shekullare und laike-humaniste dhe duke i parë myslimanët liberalë dhe shekullarë si partnerë aleatë por duke bërë dallim ndërmjet myslimanëve radikalë, konservativë dhe moderatë. Në të kundërt, ka edhe organizata të majta që bashkëpunojnë ngushtë me ato islamiste të hapura. Psh. kishin Partij van de Arbeid van België (Partia e punës e Belgjikës) marksiste-leniniste dhe Arabisch-Europese Liga (Lidhja arabo-europiane) panarabike një listë të përbashkët (të quajtur RESIST) gjatë zgjedhjeve për parlamentin belg më 2003 ku ata kërkonin edhe ngritjen e disa shkollave islame, të cilat duhej t'i finanzonte shteti belg.
Përjashtim bën e majta antikombëtare, që kritikon heshtjen e të majtëve në lidhje me fenë islame duke iu afruar kështu shumë pozicioneve neokonservative. Disa përfaqësues të saj, ndër të tjerë Matthias Küntzel, pretendojnë të dallojnë një konsonancë antiizraelite ose antisemite ndërmjet ilamit politik dhe pjesëve të të majtëve.
Dijetari gjerman, Salomon Reinach, ka shkruar: "Nga pikëvështrimi letrar, Kurani ka pak meritën. Recitim, përsëritja, çilimillëk, mungesa e logjikës dhe koherencës grevë lexues të papërgatitur, në çdo hap. Është poshtëruese për intelektit njerëzor të mendoj se kjo letërsi mediokre ka qenë subjekt i komenteve të panumërta, dhe që miliona njerëz janë ende të humbur kohë për të pervetesoj atë. për të përvetësojë atë.[35]
Kritikë të njohur
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Eksponentë të kritikës ndaj fesë islame nga qarqet akademike perëndimore janë ndër të tjerë orientalisti gjerman dhe und titullari i katedrës për arabistikën në universitetin e Göttingen-it në Gjermani Tilman Nagel, orientalisti Hans-Peter Raddatz, historiania Bat Ye'or (Gisèle Littman), politologu gjermano-sirian Bassam Tibi, publicisti angloamerikan Christopher Hitchens, filozofi francez Robert Redeker, gazetarja italiane Oriana Fallaci dhe historiani i hershëm Egon Flaig. Politologu gjerman Matthias Küntzel hulumton ndër të tjera për historinë e antisemitizmit në vendet islame. Kritikë imanente (të brendëshme) ushtrojnë autorja myslimane Irshad Manji, e cila në këtë kohë bën kërkime shkencore në unversitetin e Yale-it (SHBA), dhe Ibn Warraq me origjinë indiane që publikon me pseudonim.
Christopher Hitchens drejtohet jo vetëm kundra fesë islame por e shikon atë në përgjithësi në mënyrë tepër kritike. Kështu ai thotë se për të nuk bëhet fjalë për një fe "të një kallëpi" pasi historia e trashëgimit të kuranit është po aq copa copa sa edhe ajo e haditheve, e gojëdhënave të trashëguara të shprehjeve dhe veprave të Muhamedit. Hitchens është madje i mendimit se, feja islame është „jo shumë më tepër se një grumbull i dukshëm plagjiatësh (kopjimesh] i strukturuar keq, që ka kullotur nëpër vepra dhe tradita fetare të mëparshme, ashtu si ta kërkonte situata aktuale e kohës“. Feja islame është sipas tij, në origjinën e saj, po aq difuze (e ngatërruar, e zgjatur shumë) dhe e pasaktë sa edhe burimet nga të cilat ajo ka marrë material. Ajo pretendon shumë për veten e vet dhe kërkon prej ndjekësve të saj si parim, përulësi vetëmohuese dhe „nënshtrim“ pa asnjë rezervë, ndërsa nga ana e të pafeve respekt dhe nderim. Doktrina e saj veç, sipas mendimit të Hitchens, nuk përmban asgjë që mund ta përligjte këtë.[36]
Përkrah Hitchens janë hedhur edhe përfaqësues të të ashtuquajturve „ateistëve të rinj“ në sulme të ashpra kundra fesë islame. Filozofi francez Michel Onfray, i cili njihet për kritikën e tij polemike ndaj feve, flet për zhvillimin e një „fashizmi mysliman“ pas revolucionit islam në Iran dhe i ateston fesë islame se është „arkaike në strukturë“.[37] Autori dhe nevrologu gjithashtu i njohur kritik Sam Harris ushtron kritikë edhe më të ashpër ndaj fesë islame, i cili sipas mendimit të tij, mëson gjërat „e të njëjtës kategori si dhe Batman“. Harris i bashkohet tezave të Samuel P. Huntington-it duke konstatuar: „Ne jemi në luftë me fenë islame.“[38]
Në Turqi, filozofi dhe teologu i doktoruar Yasar Nuri Öztürk argumenton prej shumë vjetësh kundra „interpretimeve të shtrembëruara“ të kuranit. Öztürk, i cili cilësohet prej disave si „Luther-i turk“, e konsideron veten mysliman ortodoks që kërkon të rekonstruojë fenë islame në formën e saj të pastër, origjinale. Ai bën dallim ndërmjet „fesë islame të traditës“ dhe „fesë islame të vërtetë“, e cila mund të fiksohet në trashëgiminë e kuranit. Öztürk përkrah shprehimisht kritikën e arsyshme. Zhvillimet aktuale në botën islame ai i kritikon si „fenomene degjenerimi të fesë islame“. Ai është kundra ndarjes sipas seksit, kundra dënimit me vdekje për apostatët dhe kundra myslimanëve fanatikë, „që e kujtojnë veten të dashur nga zoti, pasi s'hanë mish derri dhe s'pijnë alkool, ndërsa gratë e veta i skllavërojnë pa të keq“. Teologu disputant është në vendin e tij star i medieve që prezantohet vazhdimisht në televizion dhe në artikuj gazetash.[39]
Përpara revolucionit islam patën shkruar dhe botuar në Iran Ahmad Kasravi dhe Ali Dashti artikuj kritikë të shumtë dhe libra veçanërisht kundra fesë islame të tipit shiit. Ahmad Kasravi u vra në vitin 1946 nga një anëtar i grupit fedajin-e islam. Ali Dashti u burgos në vitin 1979 dhe vdiq më 1981 si pasojë e plagosjeve të pësuara në burg.
Geert Wilders ka vënë në filmin e tij Fitna („përçarja“) (2008) fenë islame në të njëjtën shkallë me rrezikun nga fashizmi dhe komunizmi duke kërkuar ndalimin e kuranit. Ai i referohej në një fjalimin e tij kritikes italiane Oriana Fallaci, e cila mohon ekzistencën e një „feje islame moderate“ duke mbrojtur tezën, se dhuna islamiste nuk është pasojë e shpërdorimit të kësaj feje por ajo rrjedh drejtpërdrejt nga kurani vetë. Ehsan Jami, një politikan hollandez me origjinë iraniane, ka botuar së bashku me Geert Wilders një artikull gazete ku profeti Muhamed krahasohej me Adolf Hitlerin. Më 9 dhjetor u shfaq për herë të parë filmi i tij kritik Një intervistë me Muhamedin në internet. Ehsam Jami mbështetet në përpjekjet e tij për kritikë ndaj fesë islame nga Afshin Ellian, një profesori hollandez për shkencat juridike, i cili cilësohet si një zë me influencë kundra fesë islame. Ellian ka ardhur në Hollandë më 1989 nga Irani si emigrant politik.
Literaturë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bat Ye'or: Eurabia: The Euro-Arab Axis (Eurabia: boshti euro-arab), B&T, Mars 2005, ISBN 0-8386-4077-X, anglisht dhe frëngjisht
- Ibn Warraq, Taslima Nasreen: Warum ich kein Muslim bin (Pse nuk jam mysliman), Matthes & Seitz Berlin, Berlin 2004, ISBN 3-88221-838-X
- Raddatz, H.-P.: Von Allah zum Terror? Der Djihad und die Deformierung des Westens (Nga allahu tek terrori), Herbig-Verlag, München, 2002, ISBN 3-7766-2289-X
- Dashti, Ali: 23 Jahre - Die Karriere des Propheten Muhammad (23 vjet: Karriera e profetit Muhamed), Alibri Verlag, Aschaffenburg, 2003, ISBN 3-932710-80-0
- Ayaan Hirsi Ali: Ich klage an. Befreiung der muslimischen Frauen (Unë akuzoj. Fjalë mbrojtjeje për çlirimin e grave myslimane), Piper, München 2005, ISBN 3-492-04793-9 (përmbledhje artikujsh)
- Barreau, Jean-Claude: Die unerbittlichen Erlöser. Vom Kampf des Islam gegen die moderne Welt (Shpëtimtarët e patundshëm. Mbi luftën e fesë islame kundra botës moderne), Rowohlt, Reinbek bei Hamburg 1992, ISBN 3-498-00567-7
- Günther Lachmann: Tödliche Toleranz. Die Muslime und unsere offene Gesellschaft (Toleranca vdekjeprurëse. Myslimanët dhe shoqëria jonë e lirë), Piper, München 2005, ISBN 3-492-04699-1 (me shkrimin „Femra myslimane, kërkoni të drejtat e juaja!“)
- Gopal, Jaya: Gabriels Einflüsterungen - Eine historisch-kritische Bestandsaufnahme des Islam (Pëshpëritjet e Gabrielit në vesh - Një inventar historio-kritik i fesë islame), Freiburg, AHRIMAN-Verlag, 2006. ISBN 3-89484-601-1
- Diner, Dan: Versiegelte Zeit: Über den Stillstand in der islamischen Welt (Koha e vulosur: mbi stanjacionin në botën islame), Propyläen-Verlag. ISBN 3-549-07244-9
- Gabriel, Mark A.: Islam und Terrorismus (Feja islame dhe terrorizmi), Lake Mary/Florida, Resch, 2004. ISBN 3-935197-39-X
- Küntzel, Matthias: Djihad und Judenhaß. Über den neuen antijüdischen Krieg (Xhihadi dhe urrejtja për çifutët. Mbi luftën e re antiçifute), ça-ira-Verlag: Freiburg 2002. ISBN 3-924627-07-X
- Nagel, Tilman: Machtausübung und Private Gewalt im Islam (Ushtrimi i pushtetit dhe dhuna individuale në fenë islame. Përkthim shqip), në: Die Neue Ordnung (Rendi i ri), Ausgabe (botimi) 2/07, viti 61 i botimit, www.die-neue-ordnung.de
- Nagel, Tilman: Gewalt gegen Andersgläubige – Über die Dynamik des Radikalismus im Islam; në: Neue Zürcher Zeitung, 17. März 2005 (Dhuna kundra heterodoksëve (ndjekësve të feve të tjera). Rreth dinamikës së radikalizmit në fenë islame.[lidhje e vdekur] Përkthim shqip)
- Nagel, Tilman: Kämpfen bis zum endgültigen Triumph – Über Gewalt im Islam; në: Neue Zürcher Zeitung, 25 nëntor 2006 (Luftë deri në triumfin përfundimtar. Mbi dhunën në fenë islame. Përkthim shqip)
- Tibi, Bassam: Der neue Totalitarismus. „Heiliger Krieg“ und westliche Sicherheit(Totalitarizmi i ri. „Lufta e shenjtë“ dhe sigurimi i perëndimit), Primus, Darmstadt 2004, ISBN 3-89678-494-3
- Kasravi, Ahmad: Shi'igari ( شيعيگرى). I disponueshëm në përkthimin anglisht nga M. R. Ghanoonparvar: On Islam and Shi'Ism (Mbi fenë islame dhe shiizmin), Mazda Pub, 1990. ISBN 0-939214-39-3.
- Oriana Fallaci: Die Kraft der Vernunft (Forca e arsyes), 2004, ISBN 3-471-77564-1.
Kritika mbi kritikën ndaj fesë islame
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Birgit Rommelspacher: "Ungebrochene Selbstidealisierung" (Vetëidealizim i pandërprerë) në die tageszeitung, 18 janar 2010 online
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ De Haeresibus by John of Damascus. See Migne. Patrologia Graeca, vol. 94, 1864, cols 763-73. An English translation by the Reverend John W Voorhis appeared in THE MOSLEM WORLD for October 1954, pp. 392-398.
- ^ Ibn Kammuna, Examination of the Three Faiths, trans. Moshe Perlmann (Berkeley and Los Angeles, 1971), pp. 148–49
- ^ The Mind of Maimonides, by David Novak, retrieved April 29, 2006
- ^ a b Mohammed and Mohammedanism, by Gabriel Oussani, Catholic Encyclopedia, retrieved April 16, 2006
- ^ Bostom, Andrew. „Islamic Apostates' Tales - A Review of Leaving Islam by Ibn Warraq“, FrontPageMag, July 21, 2003.
- ^ Bible in Mohammedian Literature., by Kaufmann Kohler Duncan B. McDonald, Jewish Encyclopedia, retrieved April 22, 2006
- ^ Robert Spencer, „Islam Unveiled“, pp. 22, 63, 2003, Encounter Books, ISBN 1-893554-77-5
- ^ Country Report Arkivuar 9 nëntor 2011 tek Wayback Machine. See also Timothy Garton Ash. „Islam in Evrope“, The New York Review of Books, 10-05-2006.
- ^ Timothy Garton Ash. „Islam in Europe“, The New York Review of Books, 10-05-2006.
- ^ Tariq Modood (April 6, 2006). Multiculturalism, Muslims and Citizenship: A European Approach, 1st, Routledge, 29. ISBN 978-0-415-35515-5.
- ^ St. John of Damascuss Critique of Islam
- ^ përkthyer nga: Encyclopaedia of Islam, vol. VIII, f. 379-381
- ^ Glaube, Vernunft und Universität. Erinnerungen und Reflexionen (Besimi, arsyeja dhe universiteti. Kujtime dhe reflektime), Ansprache von Benedikt XVI., Aula Magna der Universität Regensburg am 12. September 2006. (Fjala e Benediktit XVI. në auditorin Aula Magna të universitetit të Regensburg-ut më 12 shtator 2006)
- ^ Critique of Islam St. John of Damascus
- ^ a b John McManners, The Oxford History of Christianity, Oxford University Press, p. 185
- ^ John Victor Tolan, Saracens: Islam in the Medieval European Imagination, Columbia University Press, p. 139: "Like earlier hostile biographies of Muhammad (John of Damascus, the Risâlat al-Kindî., Theophanes, or the Historia de Mahometh pseudopropheta) the four twelfth-century texts are based on deliberate distortions of Muslim traditions."
- ^ shih: Abdelvahab Meddeb: „Islam und Aufklärung. Theologen und Philosophen im Widerstreit um Tradition und Moderne“, (Feja islame dhe iluminizmi. Teologët dhe filozofët në antagonizëm me traditën dhe të sotmen); lettre 73, 2006 [1] Arkivuar 20 dhjetor 2009 tek Wayback Machine
- ^ Joyce M. Davis: Interview with Rachid al-Ghannouchi. në Between Jihad and Salaam: Profiles in Islam. ("Intervistë me Rachid al-Ghannouchi". Në: "Ndërmjet xhihad-it dhe salaam-it: profili i islamit). Palgrave MacMillan, 1997, ISBN 0-312-21781-1, f. 182
- ^ a b c Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaTamimi
- ^ a b Joyce M. Davis: Interview with Rachid al-Ghannouchi. në Between Jihad and Salaam: Profiles in Islam. ("Intervistë me Rachid al-Ghannouchi". Në: "Ndërmjet xhihad-it dhe salaam-it: profili i islamit). Palgrave MacMillan, 1997, ISBN 0-312-21781-1, f. 183
- ^ Joyce M. Davis: Interview with Rachid al-Ghannouchi. në Between Jihad and Salaam: Profiles in Islam. ("Intervistë me Rachid al-Ghannouchi". Në: "Ndërmjet xhihad-it dhe salaam-it: profili i islamit). Palgrave MacMillan, 1997, ISBN 0-312-21781-1, f. 183-199
- ^ Bassam Tibi: [Der Euro-Islam als Brücke zwischen Islam und Europa (Euro-islami si urë mes fesë islame dhe Evropës) http://print.perlentaucher.de/artikel/3764.html]
- ^ mustafaakyol.org: Artikull nga Mustafa Akyol në gazetën turke Refarans mbi kritikën e papës Arkivuar 15 mars 2008 tek Wayback Machine (turqisht)
- ^ Lamya Kaddor shprehet në lidhje me kritikën ndaj fesë islame nga ana e Henryk Broder dhe Necla Kelek Arkivuar 5 prill 2010 tek Wayback Machine, Forum am Freitag më 29 janar 2010 në ZDF Mediathek
- ^ (sharje e përdorur nga ish-regjizori hollandez Theo van Gogh, i cili u vra më 2004 nga një fundamentalist islamist)
- ^ Was "Israelkritik" und "Islamkritik" gemeinsam haben" ("E përbashkëta mes "kritikës ndaj Izraelit" dhe "kritikës ndaj fesë islame") Susanne Bressan në Hagalil.com
- ^ "Politiker blenden Zorn über Probleme aus" ("politikanët davaritin zemërimin e njerëzve ndaj problemeve") Arkivuar 22 maj 2011 tek Wayback Machine, Ralph Giordano në gazetën Kölner Stadtanzeiger 22 maj 2007
- ^ "Ich bin doch kein Türkenschreck" ("Unë s'jam "tmerr i turqve") Ralph Giordano në "SPIEGEL ONLINE"
- ^ Beginn einer weltweiten Aufklärungsbewegung (Fillimi i një lëvizje iluministe mbarëbotërore) Arkivuar 8 dhjetor 2007 tek Wayback Machine Arzu Toker dhe Mina Ahadi në bisedë me Dr. Michael Schmidt-Salomon 10 prill 2007
- ^ Sabine Diederich, Bernd Fechler und Holger Oppenhäuser: Große Politik im Klassenzimmer. Zur pädagogischen Auseinandersetzung mit Antisemitismus unter Jugendlichen in multikulturellen Lerngruppen. (Politika në klasat e shkollës. Mbi trajtimin pedagogjikisht të antisemitizmit me të rinjtë në grupet shumë-kulturëshe), f. 99
- ^ studiues i letërsisë, publicist dhe shkrimtar gjerman
- ^ Welchen Islam hätten's denn gern? (cilin islam dëshironi?) Hannes Schwenger mbi librin e Ulfkotte-s Heiliger Krieg in Europa "(Lufta e shenjtë në Evropë)"
- ^ Unter Verdacht – Parallelgesellschaften und Anti-Islamismus Arkivuar 12 qershor 2008 tek Wayback Machine (Në dyshim: shoqëritë paralele dhe antiislamizmi) Prof. Y. Michal Bodemann në gazetën Süddeutsche Zeitung, 19 nëntor 2004
- ^ Wider die Islamophobie – Terror hat keine Religion Offener Brief des Jüdischen Kulturvereins Berlin e.V. (Kundra islamofobisë – terrori nuk ka fe. Letër e hapur e shoqatës kulturore hebree Berlin)
- ^ (Reinach 1932:176)
- ^ Wie eigenständig ist der Islam als Religion? Arkivuar 2 janar 2009 tek Wayback Machine (Sa e pavarur është feja islame si fe? Arkivuar 7 mars 2016 tek Wayback Machine Përkthim shqip) Christopher Hitchens në „WELT ONLINE“ 23 maj 2007
- ^ shih: Michel Onfray: Atheist manifesto. The case against Christianity, Judaism and Islam. (Manifesti ateist. Argumente kundra kristianizmit, judaizmit dhe fesë islame). Carlton, Vic. 2007, f. 199-213.
- ^ shih: Sam Harris: The End of Faith. Religion, Terror, and the Future of Reason (Fundi i besimeve, feve, terrorit dhe e ardhmja e arsyes). f. 108-152.
- ^ Beitrag von Abdul-Ahmad Raschid (Emision në radion gjermane nga Abdul-Ahmad Raschid)