Kozma Lara
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Kozma Lara u lind më 4 Janar 1930 në Durrës[1]. Është kompozitor i mirënjohur shqiptar, autor i shumë krijimeve muzikore, si kuartete, trio, romanca, rapsodi, etj, dhe i shumë këngëve për fëmijë. Ka qenë President i Shoqatës muzikore "Tonin Harapi", i Festivalit të Romancës Shqiptare, si dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Kompozitorëve të Shqipërisë. U nda nga jeta më 18 janar 2019.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kozma Lara lindi më 4 janar 1930 në Durrësit.
Mësimet e para në piano i merr nga prof. Tonin Guraziu. Në vitet 1946-1949 mbaron shkollën e mesme të përgjithshme "16 Shtatori" në Durrës. Ndjek liceun artistik "Jordan Misja" në Tiranë, ku dhe diplomohet në degën e pianos me prof. Tonin Guraziu në vitin 1954.
Në vitin 1958 studion në konservatorin "Pjotr Iliç Çajkovski", në Moskë (ish-BRSS), në degën e kompozicionit, student i profesorit Sergey Artem'yevich Balasanian.
Përgjatë viteve ka kontribuar në Ansamblin e Ushtrisë Popullore, në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, si koncert-maestër, dhe në shkollën e mesme të muzikës "Mujo Ulqinaku", Durrës.
Gjatë viteve 1964-1972 kontribuon si pedagog i Analizës dhe Kompozicionit, njëkohësisht Shef i Katedrës së Kompozicion-Dirigjimit në Konservatorin Shtetëror të Tiranës.
Gjatë viteve 1972-1978 ka qenë inspektor, specialist për Muzikën në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, Tiranë.
Në vitin 1979 ka qenë mësues i Harmonisë, Analizës dhe Orkestracionit pranë shkollës së mesme të muzikës "Jan Kukuzeli", Durrës.
Nga 1979-a e më pas ka qenë shef i Katedrës së Teori-Kompozicionit në Fakultetin e Muzikës, pedagog i Analizës dhe Kompozicionit.
Nga 1995-a e më pas, edhe pse në pension, kontribuon si pedagog i jashtëm në lëndën e Analizës dhe Kompozicionit në Universitetin e Arteve, Tiranë.
Krijimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vepra instrumentale Simfonike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Simfonia Nr. 1, në Fa Minor
- Tri skica simfonike për orkestër, 1, 2, 3, 2011
- Tri valle për orkestër simfonike, 1972
Suita
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Suitë orkestrale për harqe, në 3 kohë, 2000
- Suitë orkestrale për fëmijë, 1975
- Suitë për flaut dhe piano, I, 1981
- Suitë për flaut dhe piano, II, 1985
- Suitë për flaut dhe piano, III, 1986
- Suitë për piano e orkestër, 1988
Koncerte
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Koncert për piano dhe orkestër, I, 1966
- Koncert për piano dhe orkestër, II, 1970
- Koncert për piano dhe orkestër, III, 1984
- Koncert për piano dhe orkestër, IV, 1986
- Koncert për piano dhe orkestër, V, 1991
- Koncert për violinë dhe orkestër, 1971
- Koncert për oboe dhe orkestër, 1982
Valle
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Valle për flaut dhe orkestër, 1978
- Valle tokatë (piano), 1972
- Valle për kuartet harqesh, 1984
- Valle për fagot dhe piano
- Valle e rëndë, 1993
Rapsodi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dy rapsodi për piano dhe orkestër, 1976, 1983
Vepra Instrumentale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sonata
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sonata për piano I, 1965
- Sonata për piano II, 1974
- Sonata për piano III, 1976
- Sonata për piano IV, 1989
- Sonata për piano V, 1995
- Sonata për piano VI, 1998
- Sonata për piano VII, 2001
- Sonatë për violinë dhe piano
- Meditim mbi një temë për piano, 2002
- Temë me variacione, botim i Institutit të Lartë të Arteve
- Ditë të Gëzuara, album për piano, 1969
- Cikël pianistik, 1996
- Capriccio, botim i Institutit të Lartë të Arteve
- 24 Pjesë pianistike, album me pjesë pianistike, 1998, Shtëpia Botuese Altas
- Balada për piano I, II, III, IV, botuar në Repertor Pedagogjik Pianistik, volumet 1,2,3,4 dhe 5
- Tri pjesë për piano, 1978
- Përjetime Kanadeze, 8 prelude për piano, 2005
- Miniatura pianistike, botim i Institutit të Lartë të Arteve, 1966
- Pastorale
Muzikë Dhome
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kuartet për harqe I, 1989
- Kuartet për harqe II, 1998
- Kuartet për harqe III, In memoriam për poetin L. Poradeci, 2000
- Dy pjesë për kanto dhe kuartet harqesh, Fryma e fundosur, Ruaj frymën e lules tënde, me vargje nga Agim Isaku, 1993
- Trio për flaut, violonçel dhe piano, 1999
- Tre improvizime për flaut dhe piano, 1995, 2012
- Meditim për violonçel dhe piano, 1999
- Meditim mbi një këngë popullore për violonçel dhe piano, 2013
- Dialog nr. 1, nr. 2, për flaut dhe violonçel, 2001
- Skerco për flaut dhe piano, 1966
- Rondo për violonçel dhe piano, 1986
- Pjesë për violonçel dhe piano, I
- Pjesë për violonçel dhe piano, II
- Pjesë për violonçel dhe piano, III
- Pjesë për violonçel dhe piano, IV
- Andante për flaut dhe piano
Vepra Vokale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Cikël me pjesë korale a capella
- Cikël me këngë popullore të përpunuara
- Këngë për fëmijë në festivale
- Romanca vokale (të botuara)
Muzikë Skenike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Opereta për fëmijë Ditë të Gëzuara, 1956
- Opereta për fëmijë Shpendët e Pyllit, 1957
- Baleti Fatosi Partizan, 1967
Nderime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1965 – Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë
- 1985 – I akordohet Urdhri “Naim Frashëri” i Klasit të II
- 1990 – I akordohet titulli Artist i Merituar
- 1995 – I akordohet titulli Profesor nga Akademia e Arteve të Tiranës
- 1998 – I jepet Çmimi i Karrierës i Fondacioni VELIA
- 2010 – I jepet Çmimi Mirënjohje nga |Akademia e Arteve të Tiranës
- 2012 – I akordohet titulli Nderi i Qytetit të Durrësit
Veç këtyre, Kozma Lara ka qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë që nga viti 1965, dhe President i Këshillit Kombëtar të Muzikës gjatë viteve 1992-1994.
Dhjetëra vepra të Kozma Larës janë vlerësuar me çmime ndër vite, në Dekadat e Majit dhe festivale kombëtare
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Analiza e veprave muzikore, për shkollat e mesme të muzikës
- Analiza e veprave muzikore për Universitetin e Arteve
- Artikuj dhe studime për vepra apo veprimtari muzikore ndër vite
- Simfonia Nr.1, në FA MINOR (Partitura), 1981
- Romanca Shqiptare, 1999, (përzgjodhi dhe përgatiti për botim)
- Sonata për piano dhe violinë, 2000
- Muzikë Dhome - Vepra nga kompozitorë shqiptarë, 2001, (përzgjodhi dhe përgatiti për botim)
- Album me pjesë pianistike, 2013
- Romanca Vokale, 2013
- Sonata për piano, 2013
- Album me 20 romanca vokale për soprano, tenor dhe piano, 2013
- Broshura me pjesë muzikore të ndryshme ndër vite, etj.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "Ndahet nga jeta kompozitori Kozma Lara". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2019. Marrë më 22 janar 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)