Kokaj
42°23′26″N 21°34′48″E / 42.39056°N 21.58000°E
Kokaj | |
---|---|
Fshat | |
Kokaj është një fshat në Malet e Karadakut (Malet e Zeza), Gjilan, Kosovë. Vendbanimi Kokaj shtrihet në juglindje të territorit të Komunës së Gjilanit, gjegjësisht në skajin juglindor të territorit të Kosovës. Ky vendbanim i vendosur thellë në Malet e Karadakut është 18 km larg Gjilanit (12,2 km vija ajrore nga qendra e Gjilanit dhe 10,20 km nga qendra e Preshevës dhe 17 km nga Bujanoci). Fshat kodrinor-malor i tipit të shpërndarë, i vendosur në shpatijet e Maleve të Karadakut, në gjerësinë gjeografike veriore prej 42° 23' 26" dhe 21° 34' 46" të gjatësisë gjeografike lindore. Vendbanimin Kokaj e përbëjnë tri lagje : Lagjja e Poshtme, Lagjja e Epërme dhe në mes të tyre Lagja e Gurinës. Për nga lartësia mbidetare dallojnë lagjet njëra prej tjetrës. Nga 650 m lagjja e Poshtme, 700 m e Gurinës dhe 750-800 ajo e Epërmja. maja më e lartë arrin 860 m lartësi mbidetare.
Territori i fshatit Kokaj kufizohet me atë të Llocës në veri, të Sllubicës në lindje, në jug me Magjeren dhe Ranatocin (që i takojnë komunë së Preshevës) e në perëndim me territorin e Myqëbabës dhe Buricës. Ndryshe territori i fshatit Kokaj shtrihet nga Lumi i Sllubicës në lindje, deri te Lumi Llapusha (Lapushnica) në perëndim dhe nga Kodra e Lestes (Llocë) në veri deri te vendi i ashtuquajtur Zalltare(arë-ranisht) në jug (Ranatoci). Sipërfaqja e përgjithshme e territorit të fshatit Kokaj është 402,52 ha.
Fshati Kokaj i takon Bashkësisë Lokale të Pogragjës. E tërë Bashkësia Lokale e Pogragjës ka një sipërfaqe prej 50 km² ose 9,7 % të territorit të komunës, në vitin 1981 përbënte 4,3 % të tërë numrit të banorëve të komunës, ndërsa pas luftës edhe pjesëmarrja e popullsisë është edhe më e vogël. Komuna e Gjilanit ka territor prej 253 km² dhe rreth 130.000 banor (vlerësim viti 2003).
Si vendbanim është krijuar para dy shekujve kur banorët e parë erdhën nga vendbanimi i Sanxhakut të Nishit, Klaiq. Fshati Kokaj përbëhet prej tri lagjeve të ndara njëra nga tjetra, e ato janë : Mëhalla e Poshtme, Mëhalla e Epërme dhe në mes tyre shtrihet Gurina, ku edhe është shkolla e fshatit e ndërtuar në vitin 1967, me iniciativën e plakut Nezir Haliti.[1]
Relievi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shikim, të parë të relievit të kësaj treve qartë dallohen: pjesa e ulët e Luginës së Moravës së Biçës në qendër të kësaj treve që shtrihet prej anës perëndimore e deri në verilindje. Duke shkuar kah ana jugore dallohet Lugina e lumit Sllubica . Në anën perëndimore lumi i Llapushës ka thelluar shtratin e vet e që dallohet me këtë veçori nga të gjithë lumenjtë e Anamoravës, gjegjësisht nga degët e Moravës së Binçës. Në mes lumit Llapushë, dhe lumit Sllubica shtrihen kodrat si fillim i Malave të Karadakut të cilat arrijnë lartësinë deri në 850m (Kodërgati). Në anën lindore të kësaj treve prej lumit Sllubica dhe Moravës së Binçës ngritët kodra e Garës dhe ajo e Dupillës, gjithashtu vazhdim i Maleve të Karadakut me lartësi deri 937 m. Kurse në anën veriore ngritët kodra me majën Shpati i Keq me 815 m lartësi mbidetare.
Klima e vendbanimit Kokaj dhe rrethinës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klima e Anamoravës është e mesme kontinentale , ngase ka një lartësi relative mbidetare prej 110 m. Nuk ka erëra të forta në këtë fushë. Rëndom frynë veriu i cili vjen nga verilindja. Kjo erë është e thatë, e ndonjëherë kur vjen me të shiu është i imët dhe i shkurtër. Kjo erë është e ftohtë, gjatë dimrit shpesh sjell borë të imtë. Era perëndimore e cila vjen nga drejtimi i Prishtinës , nëpër Bresalc e Pasjak në Anamoravë sjell shi e herë, herë është shumë e fortë. Në popull njihet si “ Era e Kosovës”, dhë për këtë erë thonë se “ edhe lagë edhe thanë”. Nga jugu, kah Malet e Karadakut fryn era e cila dimrit sjell mot të butë, për këtë erë në Karadak thonë se “ e shkrinë borën”. Anamorava dhe vendbanimet për rreth kanë dimra të butë. Përgjatë fushë së Anamoravës si në at të Epërmen dhe në at të Poshtmen janë prezent rrymat e erërave. Pjesa më e nxehtë është Anamorava e Poshtme kurse pjesët më të larta janë më të ftohta. Luginat mund të konstatojmë se janë më të mbrojtura nga erërat se sa kodrat për rreth. Dominojnë erërat veriore dhe perëndimore të cilat sjellin të reshura.
Mesatarja e temperaturave vjetore për Anamoravën është 10.6 gradë celsius. Të reshurat vjetore janë të mëdha , mesatarisht 550 mm. Në Anamoravë janë më të vogla se sa në viset më të larta në shpatijet e Maleve të Karadakut.
Hidografia e vendbanimit Kokaj me rrethinë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Diferencat hipsometrike të luginave dhe maleve shkaktojnë ndryshimin e temperaturave , erërave e gjithashtu ndikojnë në rrjedhat ujore, në truall, në botën bimore e shtazor edhe në vet aktivitetin e njeriut. Prej rrjedhave ujore dominojnë Morava e Binçës, por rëndësi të madhe ka edhe lumi Sllubica dhe Llapusha. Në të kaluarën këta dy lumenj më së shumti shfrytëzoheshin për t’i vu në lëvizje shumë mullinj për bluarjen e drithërave.
Luginat e këtyre lumenjve janë me sipërfaqe të punuara, kurse kodrinat me livadhe e kullosa. Në përgjithësi dominojnë pyjet dhe kullosat. Puna e njeriut ka kontribuar shumë duke ia ndryshuar fizionominë natyrës së kësaj treve. Druri dikur ka qenë pasuria më e madhe kurse sot vërehet se rëndësia e tij po bie, për shkak se është duke u shkatërruar dhe po shkatërrohet nga dora e njeriut, ndërsa sipërfaqet e punuara gjithnjë e më tepër po shndërrohen në djerrina.
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati është e njohur si Kokaj. Emri Kokaj është marrë prej nga mikrotoponimet te fshatit dhe ajo forma rrjedhën nga familja e dikurshme feudale që kishte përjetuar lulëzimin më të lartë në periudhën e formimit të shtetit të Arbërit, si dhe gjatë perudhës së shtetit të Skenderbeut. Familja Kokaj ka qenë e vendosur në gjithandej etnisë shqiptare. Sipas diplomatit dhe historianit të mr. Vrion Koka pas rënies së shtetit të Skenderbeut janë deportuar banorët e kësaj familje, shumica për Itali e vende tjera. Një vendbanimi me emrin Kokaj është në Fushën e Mbishkodrës në Shqipërinë veriore, në Veri të Koplikut[2] prej kah mendohet në disa të dhënë se kanë prejardhjen familja Kokaj. Me të njejtin emer njihet edhe një përrua në qytetin Bajram Curr.Kokajt janë nga Oroshi i Mirëditës, flasin të dhënat e dokumentuara( Liber monografik[lidhje e vdekur] , Mirëditë, Pukë[3], Prizren, Pejë, Kaçanik, Gjakovë, Anamalit, Preshevë, Klaiq(Lebana), si edhe në Maqedoni me "a". Sipas këtyre të dhënave familja Kokaj në veri janë me prapashtesën e vjeter të shqipeme /"AJ", kurse ata në Shqipëri të mesme Tiranë, Durrës, Vlorë, Delvinë, etj, e janë me- *shkronjën "Ë-AJ". Dardha në dokumentet osmane -Dardhë(Pukë) pasqyrohet për here të pare në dokumentet osmane, ku del në trajtën Darda. Më 1529 – 1536 shënohet me 13 zjarre (shtëpi). Me 1571 dhe 1591 shënohet me 10 shpi. Siç shihet për 60 vjet nuk ka rritje, përkundrazi pakësim shtëpish. Edhe pas afro nje shekull e gjysmë, më 1671 Don Stefano Gaspari rregjistron vetëm 12 shtëpi me 130 frymë. Nga këto të dhëna shihet se Dardha, si dhe fshatra të tjera të Pukës, kanë pësuar dëme të mëdha e shkatërrime gjatë shek. XV – XVII. Në fundshekullin e XIX katundi i Dardhë është njohur me 80 shtëpi. Në vitet “80 të shekullit XX Dardha arrinte në 300 shtëpi. Dardha ka qenë e banuar që në lashtësi. Edhe emri është me origjinë ilire. Dardha ka dy vllazni me nga tre mëhallë secila. Vllaznitë janë: Koka(Kokaj) e Bibaj. Nga Kokajt janë vllaznitë: Çela (Çelakaj), Selmani (Selman), Margjeçi (Margjeç). Kokajt me prejardhje vendas (autokton), me emër në vendbanim Rrjolli ndodhet në juglindje të Velipoja (që në mesjetë, ku thuhet se kjo vëllazëri ka 5 shtëpi, madje nga kjo vëllazëri ka edhe në Orosh (Mirditë).Në një dokument Osman thuhet se: “Bajraktar ka qenë nga fisi shqiptare i Kokajve, por duke qenë aleat me kryengritësit Dervishajt e Shkodrës kundër Vezirit, u zëvendësua me një musliman nga Kurtajt.[4]
Kokajt e fshatit jane te ardhur nga Klaiqi është vendbanim në Dardaninë veri-lindore
Klaiqi është vendbanim në Dardaninë veri-lindore (sot Serbia jugore) prej nga ishin ardhur banorët e fshati Kokaj. Nga ky vendbanim pra e kan prejardhjen banorët e fshatit Kokaj të Karadakut. Klaiqi kishte më shumë se 80 shtëpi, kanë qenë të pasur dhe ekonomikisht të zhvilluar për shkak të tokës pjellore, ekonomike zejtare dhe familjare. Më 1837 prej Klaiqit janë shpërngulur disa familje, si Kokajt, që kishin mundësi materiale dhe më të pasura për t'i ikur ekspeditave të komitave serb, pasiqë kishin qenë tagrambledhës (spahi), dhe shtypja ndaj tyre ishte më e theksuar jo vetëm në Klaiq, por edhe në fshatra të tjera, që kufizohej me lagjet dhe vendbanimet e dikurshme shqiptare si: Gërgurovci, Bajra, Poroshtica, Llapashtica, Bucë, Drvodel, etj. Ata duke mbledhur taksa (të dhjetat) kanë rënë ndër ta edhe në hasmëri. Pasi Kokajt kishin marrë vendim të shpërngulen detyrimisht pasi që ishte sjell vendimi i një kuvendi që spahinjtë t’i shitnin tokat e tyre në Klaiq dhe të vendoseshin diku tjetër.Të shpërngulurit nga Klaiqiu vendosën në jug të Mirëshit (ish-Dobërçanit)dhe pastaj në Pogragjë, kur edhe është një rrugë e fshatit me emrin sokaku i Kokajve.Disa shtëpi, po në atë kohë janë vendosur në Gjilan. Shumica syresh jetojnë edhe sot në këto dy vendbanime. Mandej banorët e lagjes Klaiq të qytetit të Gjilanit,( të cilit ende i kan pronat e tyre në Klaiq të nacionalizuara pas Luftës së Dytë Botrore) muhaxhirët e fshatit Kokaj gjegjësisht një lagje të Ranatocit i cili ndodhet në Malet e Karadakut komuna e Preshevës. Më 1860 nga fshati janë shpërngulur disa familje, si Kokajt, të vendosur në Malësi të Karadakut. Familjet kishin qenë të pasura pasi që kishin qenë tagrambledhës (spahi), jo vetëm në Klaiq, por edhe në fshatra të tjera, si në Bajre, Bucë, Drvodel, etj. Duke mbledhur taksa (të dhjetat) kanë rënë në hasmëri. Pasi Kokajt kanë vrarë dikë, kuvendi kohës i mbledhur nga fiset, kishte marrë vendim që spahinjtë t’i shitnin trojet në Klaiq dhe të vendoseshin diku tjetër. Të shpërngulurit u vendosën në jug të Mireshit (ish-Dobërçanit), kur edhe është formuar fshat Kokaj . Disa shtëpi, po në atë kohë janë vendosur në Gjilan. Shumica syresh jetojnë edhe sot në këto dy vendbanime.
Vendbanimi Kokaj në mes të Gjilanit dhe Preshevës, vendbanim ky që pas vendosjes së pushtimit të Mbretëris SKS njihet me emrin, Inatovce. Mirëpo, banorët e fshatit Kokaj dhe rrethina kurr nuk e kan njohur me këtë emër, sepse është emër i imponuar me pushtimin e këtyre trojeve nga ushtria serbe në vitin 1912. Sëpari u vendosen në Pogragjë, ku edhe kanë jetur 3 vite. Pastaj tokën e blejtën nga Isa Beu i Shkupit, ndërsa kontratën e kanë bërë në Vranjë. Në kontratë shkruante se është paguar toka nga "Kisha e Epërme" në veri, e në jug deri në " Zllatare ",ndërsa në lindje nga Lumi Sllubica e në perëndim deri te Lumi Llapushnicë. Klaiqi është fshat në komunën Lebana të Jabllanice (sot Serbia jugore), dikur i banuar me shqiptarë të cilët u dëbuan me dhunë nga pushtuesit serb. Rreth 50 vjet më vonë në vitin 1878, pas pushtimit nga ushtria e tretë serbe nga banorët e mbetur në Klaiq të Lebanës fshatit Kokaj dëbuan pas uzurpimit të shtëpive dhe ekonomisë disa familjarëve të Ali Bylykbashi dhe Demir Klaiqit, të cilat vendosën në vendbanimin te Muhaxhirët e sotshëm të Kokajve, sikur edhe tri familje tjera që janë vendosur në mes të Kaçanikut dhe Ferizajit dhe mbajnë mbiemrin Koka, dhe shumë familje tjera në Gjilan, Preshevë, Prishtinë, Shkup, Kumanovë, e tjera.
Antropogjeografi dhe etnografi serb A. Urosheviq duke u munduar të argumentoj për imigrimin e popullsisë së Kosovës nga Shqipëria, askund nuk përmend se banorët e vendosur në Kokaj janë të shpërngulur nga viset e Serbisë së sotme jugore. Vendbanimin e kanë krijuar vëllezërit, Halili dhe Fejaza, nga të cilët janë krijuar dy mëhallë: Mëhalla e Epërme dhe Mëhallë e Poshtme. Familjet Koka (10 shtëpi) dhe ajo Halilaj (11 shtëpi) kanë imigruar në këtë vend nga Malësia si katolik,çka nuk ka të dhëna që ka të bëjë me të vërtetën.
Toponim dhe patronim shqiptarë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendbanimi Kokaj është i shpjegueshëm më së miri dhe më së drejti vetëm nga rrënja me prejardhje shqipe kokë-a dhe prapashtesa e shqipes së vjetër -aj.Se kjo topoleksemë ka një shtrirje të gjerë dëshmojnë edhe emërvendet: Kokre – fshat në juglindje të Prilepit, afër Reshtanit; Kokora – emër lagjeje te Velesi; Kokran (1431) – emër katundi në Gjirokastër; Kokpapaj – fshat i rrethit të Shkodrës etj. Me sa duket është një variacion i emrit personal shqiptar Kok(ë)a, që e ndeshim te shqiptarët e mesjetës edhe në funksion patronimi: “sh.: Proino Kokkas, Andrea dhe Gjini Koka (1467), Koka – mbiemër familjar në rrethin e Gjakovës etj.[5]
Koka (Tr., Dr., Di., VI., Br., Gj., El.,) nga fjalë e shqipës KOK/Ë-A, shqip:"krye", që as me burim tjeter të lat."COCCUM","Bërthamë", dhe Kokërr dhe as prej greq. "KOKKTUS", (nuk i përgjigjet sikur në shqip), prej njërës as tjetrës vështirë të thuhet në fjalën a kulturën greko-latine si në burim të shqipës KOKAJ (Ta.,Vl., KU., Gj., Sh.,) pra patronim prej një nofke. I renditur në vendin e 86-të (Shqip) për nga denduria e përdorimit[6].
Në këtë areal (Anamorava), ku shtrihen mbi 103 vendbanime shqiptare, 37 vendbanime serbe dhe gjeografia edhe shumë toponime e patronime të vjetra shqipe si: Kokaj i Gjilanit. Në vitin (1467), përmendet, një patronim Koka – mbiemër familjar në rrethin e Gjakovës etj.
Vendbanimi me toponim Kokaj, Kokajt gravitojnë kah qyteti i Gjilani, si qendër kazaje në sanxhakun e Prishtinës të vilajetit të Kosovës, pra Kokajt janë themelues të fshatit (si të dëbuar nga rrethi i Toplicës vendbanimi Klaiq, komuna Lebana) [7] në mes dy lumenjëve Sllubica dhe Llapusnica lumit që derdhet në Moravë [8]
Nga toponimet më të rëndësishme janë: Harrnicat, Ara e Kishës, Ara e Magjethatës, Dushkaja, Gurina, Rrahi, Kacekaba, Gumnishta, Dardhishta, Roga e Vogël, Roga Madhe, Firaja, Kacurreta Hajdarit, Roga Rrushit, Roga Fletave,(Zll)Arëtare, Gurët e Kuq, Humëza, Rrezet, Gumnishta, Plepishta, Pehari, Qarret, Lekeni, Zabeli, Livadhi Veselit, Kroni i Dafinit, Hujt e Sahitit, Kroni i Ftonit, Kroni i Haxhi Mustafës, Prroni i Vidhit, Çeshmja e Zahës, Ara Salihit, Kosaqina, Rrashi Sylës, Ara e Havës, Pusi i Dafinit, Pusi i Kallakanxhës, Lugu i Gjan, Ara Rup, Roga e Musteqerrës, Guri Fetahit, Guri Qahës, Shpella e Kaçakëve, Shpella e Arushës, Puhishta, Rameridi, etj.[9][10]
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Spas regjistrimit të popullsisë së fshatrave të Gjilanit në vitin 1901 fshati Kokaj ka pasur 127 banorë.[11] Ndërsa sipas regjistrimit të parë pas Luftës së Dytë Botërore që është bërë në vitin 1948 fshati Kokaj ka pasur 250 banorë, në vitin 1953 ka pasur 289 banorë, në vitin 1961,342, në vitin 1971, 386 ndërsa në vitin 1981, 376 banorë. Nga viti 1981 e këndej ka pasur vazhdimisht zvogëlim të popullsisë si pasojë e emigrimit të banorëve në drejtim të qendrës komunale të Gjilanit. Ramje të numrit të popullsisë ka shkaktuar lufta e fundit kur nga ky fshat u shpërngulën shumica e popullsisë si pasoj e pasigurisë. Në vitin 1999 paramilitarët serb kanë masakruar disa banorë të këtij fshati. Sot në këtë fshat jetojnë vetëm pesë familje me rreth 30 banorë.
Statistikat Kokaj| 1893 | 2007
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1893 | 30 | |
1948 | 250 | |
1953 | 289 | |
1961 | 342 | |
1971 | 386 | |
1981 | 376 | |
1991 | 100 ( vlerësim) | |
2007 | 30 |
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kokaj është fshat tipik agrarë. Nga sipërfaqja e përgjithshme 402 .52 ha, 121.21 sipërfaqe me ara, pemishte me 89 ari, me livadhe 5.00 ha, kullosa 20.00 ha, ndërsa pyje 234.00 ha. Sipërfaqet me toka jo produktive janë 23.00 ha.
Rifreskimi i kujtesës historike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skenarët serbë janë hartuar nga nacionalistët serbë po edhe nga Akademia serbe e Beogradit. Nga 27-28 (e deri më 5-6 prill ) e më vonë erdhën në Kosovë me mijëra paramilitarët serb, të cilët, pa kurfarë shkasi kanë masakruar disa banorë të gjitha fshatrave të Kosovës. Kanë masakruar edhe në katundi Kokaj e fshatra të tjera të kësaj ane të Kardakut, si në Zhegër, LLashticë, Shurdhan, Selishtë, Lladovë e të tjera . Sot në këtë fshat jetojnë vetëm pesë familje me rreth 30 banorë. Kokaj është fshat tipik agrarë. Nga sipërfaqja e përgjithshme 402 .52 ha, 121.21 sipërfaqe me ara, pemishte me 89 ari, me livadhe 5.00 ha, kullosa 20.00 ha, ndërsa pyje 234.00 ha. Sipërfaqet me toka jo produktive janë 23.00 ha. Shumë shtëpi ishin të shkatërruar dhe disa prej tyre dukeshin si të lëna shkret e të braktisura fare, por te Kokajt, thonë se, "janë të shumtë ata që po kthehen për t'i rinovuar apo ndrequr për banim të përkohshëm, ndonëse fare pak janë ndihmuar apo përkrahur pos katër sosh, për ti sanuar dëmet e luftës dhe të tërmetit të 24 prillit 2002, iu premtoi prioritet e Qeverisë shtrurja me zhavor e rruges 5 km, Llovcë-Kokaj për zonën kufitare(por, ende nuk ështe realzuar), sikur edhe ish i pari i komunës së Gjilani, por edhe KFOR-i amerikan për çështje civile. Tani shihet një fshat i vogël, ku nuk kanë mbetur më shumë se trembëdhjetë shtëpi, siç tregojnë shënimet të diktuara nga përfaqësuesi Kokajve, sepse librat amëz i kishin grabitura ata që, u shporrën me 9 qershor 1999. Dikur, në fund të viteve '70, katundi Kokaj konsiderohej katundi më i banuar zonën kufitare me Serbinë dhe Maqedoninë në komunën e Gjilanit, me rreth 500-600 kokë banori dhe numëronte jo më pak se 100 shtëpi. Katundi gjendet jo më larg se 20 kilometra në juglindje të Gjilanit, në një lartësi prej 850 metrash mbi nivelin e detit. E, katundi malor i Kokave figuron prej kohësh në atraksionet turistike të alpeve të Malësisë së Karadaket, edhe pse i harruar për një kohë të gjatë. Deshëm të dimë më tepër dhe u gjendem në këtë lokalitet, Kokaj. E vizituam këtë lokalitet të Karadakut jetik të Idriz Seferit, kreshnikut të kësaj ane. Por, nuk mungojnë njerëzit që shkojnë për ta kërkuar atë stinë ikanakë, atj... Një kampi të vogël e bëjnë të arrdhurit për pushimi për verë, kurse pjesa tjetër, vizitorët më të largët, preferojnë të shkojnë edhe më lart, në zemër të katundit, në objektin gjysmë të rrënuar të shkollës së mbetur katër klasash që frekuentohet nga mësuesi Shefa me disa nxënës, për të dalë pastaj në Rup, ku mundesh për të shijuar gjithçka deri në fund.... Me vështirësi dilet në dimër, sidomos nga ana e pjesës lindore, por edhe në të dalë prej Kalasë së Pogragjës, po më shumë bukuri e dukur në verë, ky katund i kthyer në banorë mërgimtarësh të kthyer për t'i kaluar pushimet vjetore në vendlindje, aty ku lindën. Kësaj here, nga mërgimi ishte ardhur Isë doktori prej Francës. Ndërsa, në muajin korrik-gusht gjallërohet edhe me ndonjë festë damash, gazmendesh tradicionale që organizohen nëpër shtëpi apo siç i quajnë vendasit "Sheshi i Valleve" dhe pret dasmorët në vadën e ndarë për të marrë apo dhënë nuse të re malësore. Festat e motmotit, siç janë Shën Gjergji dhe Shën-Mitër, janë kremtuar si festa pagane dhe kanë mundur të mbijetojnë, edhe pse gjatë pushtimeve të huaj, duke e ruajtur edhe pronën private si të drejtë të patjetërsueshme me burime të ftohta të ujit. Njëri prej tyre, i quajtur "Kroi i katundit", përdoret edhe sot si ujë për kuzhinë dhe bërjen e çajit prej luleve më të pijshëm. Shtëpitë janë të ndërtuara me gurë si në gjithë zonën e Malësisë së Karadaket, në katet përdhese dhe shtëpi Kulla, ndërsa specialiteti me të preferuara është pikërisht lakrori i gatuar me dy petë dhe flija e bërë me mazë tëmbli dhe të fërguara me saç të nxehtë oxhaku. Ka nga ata që e preferojnë të kalojnë pushimet edhe dimrit, por vështirësitë që u sjell bora, shpesh i bëjnë të pakalueshme rrugët për në Kokaj, ndonëse të dhënë dhe janë më të pasionuarit pas gjahut dhe rrëshqitjes me ski në borë, që shpesh deri në Shën-Gjergj nuk shkrihet në majat e malit të Karadakut. Për historinë e katundit Kokë, thuhet se është një vendbanim jo i vjetër sa edhe interesant. Sipas tregimit të një më të moshuari, Haxhi Isë Koka, ky fshat (Kokaj) është themeluar e shtuar vazhdimisht prej të "ikurve të dalë maleve", kaçakëve të Kokave që përndiqeshin nga Serbia (nga vendi Kliq, Toplicë më së shumti për arsyen se nuk donin të konvertonin fenë dhe ta njohin pushtimin dhe pastrimin etnik të tyre. Emri "Koka" vjen nga një e dhënë që thotë se: "kryengritësit që themeluan Kokën (lexo: Kokaj), ishin nga fisi Koka që ndihmoi shumë pas pushtimit otoman si dhe gjatë luftërave ushtrinë e Skënderbeut, ku sipas mr. Vroin Koka, ata pastaj u shpërndanë për Itali e gjetiu, por, kishin mbetur edhe prej tyre që kërkonin strehë rreth një stani në male, kur i pyesnin "kur e bënë Stanin në Kokë, paguan prej një kumarxhiu të shkuar në Shkup për 33 dukat ari". Bëhet fjalë për një vendbanim nga njerëzit e dëbuar prej Livadheve të Klaiqit në Toplicë me 1835, nga fisi Koka që gjendej gjithë andej etnisë, ndërsa dëshmia e akademik Matkovskit me origjinë shqiptare nga fisi i Koka, si dhe mr. Vroin. Koka të dhënat historike flasin për një vendbanim të Arbërisë në Fushë djegur, të shpërndarë nga Koha e Skënderbeut, ndërsa, këtu u hap shkolla e parë turqisht në shekullin e kaluar nga hoxha i Kokajve, nga mulla Smajli, pastaj në pjesën e parë, pos shkrimit cirilik, mësohet privatisht nga dijetarët edhe në alfabetin shqip. Kurse pas Luftës së Dytë Botërore, këtu hapet shkolla shqipe, ndërsa 1969 rifilloi mësimi fillor, kurse në vitet e '70-ta, katundi Kokë numëronte rreth 600 shtëpi, shumë sosh me profesioni blegtorë të parë dhe duket se kanë qenë puna e druvarit. Që nga viti 1835 deri në 1912-ën, në këtë malësi punonin ende sharrat e kokave, jo aq adekuate, por me teknikën më të mirë të saj kohe, me pemë, aq sa mbeti edhe shprehja e njohur. Ndërtimi i shtëpive, odave, hambarëve, të kthyera kah juglindja prej guri e me drunjtë bungu në gjithë katundin, tregon për një maket origjinale të stilit oriental dhe evropian që mund të haset edhe në gjithë vendbanimet e vjetra të tjera në Malësinë te Karadaket prej Gjilanit, e deri në Shkup, për karshi janë majat më të larta, si: Maja e zezë, ajo e Godenit dhe Sukës, si dhe Maja më e lartë e Sharrit që ende në këto ditë vere është e veshur me borë, ndërsa edhe gjatë gjithë verës rrallë ndodh të shkrihen pika me të lartë e saj. Midis burimeve të shumta krojeve, në këtë rrugë që përshkohet për gjithandej është i pasur edhe me uji termal i quajtur "Banja e Uglarit", që shërben si ujë kurativ për shërimin e reumës, sëmundjeve të lëkurës. Shtëpitë dhe konfiguracioni i vendbanimit më karakteristike edhe për turistët, plotësojnë bukurinë e kësaj zone malore kufitare, që frekuentohet nga të katër anët e lidhur me rrugë të asfaltuar deri në tre-katër kilometra, por të shtruar me zhavorr, ndonëse jo ende me një infrastrukturë rekreative dhe sportive pos asaj që ka falë nëna natyrë e virgjëreshë, pa ndotës, po me ambient ekologjik, por, edhe njerëzit janë shumë mikpritës dhe gatuajnë specialitete karakteristike tradicionale dhe evropiane, ndonëse ende nuk ia kanë idenë për ta bërë me një motel, restorant apo bujtinë, duke ia shtuar edhe vend kampingjet për turistë verorë që ia mësyjnë të kalojnë pushimet e vikendit apo ato verore në ambiente malore me trastë në krah me pak bukë e dhallë, për ta kaluar kohën e lirë. Jo, larg në Rup dhe Kacekabë te kokajt e poshtëm ishin varrosur shkrimtar dhe personalitete tjera publike, edhe martirët e vrarë gjatë luftës së fundit (1999), ku pas varrosjes së disa njerëzve publikë, qoftë edhe të vdekurit; dëshmorë, martirë, shkrimtarë dhe, shumë njerëz publikë, aty në varrezat tyre mbesin në kujtesë ato pamje të pashlyeshme. ( http://www.kokajt.com Arkivuar 23 dhjetor 2008 tek Wayback Machine )
Organizimi i jetës në fshat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kur të parët e fshatit Kokaj,ishin vendosur në këto troje, aty nuk kishte tokë të punueshme. Ata fillimisht merreshin me kultivimin e bagëtisë edhe pse nuk kishte kushte të mira. Kishte pak kullosa , kryesisht tereni ishte i mbuluar me pyje jo të kultivuar si duhet. Kështu at u detyruan të çelin toka të reja, kështu , duke i shfrytëzuar drunjtë dhe cunga e rrënjët për nxehje, ndërsa toka shndërrohej ne tokë të punueshme, e cila jepte rendimente të dobëta në prodhimin e drithërave. Përveç grurit e misrit , fshatarët kultivonin edhe tërshërën, thekrën, groshë, kunguj, patate, etj. Gjithashtu kultivonin edhe shumë lloje të pemëve e sidomos perimeve, si domate , qepë, speca tranguj e më vonë edhe shalqirin e pjeprin. Popullate në Kokaj së voni prodhonin edhe bimë industriale , siç është duhani. Ata mbillnin mjaft sipërfaqe me duhan kjo u mundësonte angazhimin e të gjithë anëtarëve të familjes pavarësisht moshën dhe gjininë. Kultivimi i duhanit deri vonë sillte fitime të mira .Duhani kultivohej sidomos pas Luftës së Dytë botërore, deri ka vitet e tetëdhjeta.
Me shtimin e familjeve, edhe krahu i punës, ata vazhdimisht hapnin toka të reja, por gjithnjë burim i jetës në fshat ishte krahas drithërave mbeteshin bagëtia. Në mungesë të kullosave dhe thatësirat që mbretronin kokajt e kishin problem edhe shtimi i fondit dhe kultivimi i bagëtive posaçërisht kopeve me dele dhe të dhive. Nga kafshët më së shumti mbanin lopë (gjedhe), dele, dhi, buallica, kuaj e gomar (për transport) etj.
Meshkujt në fillim më shumë ishin të angazhuar në hapjen e tokave të reja dhe ruajtjen e kafshëve, sigurimin e ushqimit, femrat angazhoheshin në përgatitjen e ushqimit, përpunimin e qumështit dhe disa punë të lehtat fushës. për veshmbathje , më së shumti i bënin nga leshi dhe lëkura e bagëtisë, nga "pastërma" që thernin për sezon të dimrit. Pastaj fshatarë nga lëkura e bagëtive vetë i bënin mbathjet - opinga.
Zejtaria kishte zënë fill me kovaqinën për mprehjen e sopatave dhe veglave të punës që mbante Haliti i Demirit dhe Osmani Isahit. Pos veglave të punës ata bëni edhe armë brezi Kapsolla me barut dhe jatagana, zeje kjo e ushtruar edhe sa ishin në vendbanimin e më hershme në Klaiq të Lebanës, ku shumica edhe prej andej kishin sjell kovaqinwn dhe vekun, kërhana dhe mjete tjerrëse tëleshit. Veglat muzikore fyelli dhe çiftelia bëheshin nga vetë Kokallarët si Azizi i Eminit, i bënte çifteliat prej drurit të arrës, defin apo tupanin prej plancit të kafshëve, si dhe fyellin e kavajt prej drurit të shtogut.
Ahengjet i bëni odave sidomos gjatë dimrit me ditë të tëra, dasmat deri në pesë ditë, prej natës s kanaxhexhit(kallamoqit) të enjteve e deri në ditën e grave të hanë deri me 300 mysafirë. Zijafeti bëhej nga magjetoret me të përmendura dhe hyzmeqaret që shërbenin ditë e natë.
Nga përpunimi i leshit gratë e vyeshme thurnin gjësende të ndryshme për veshmbathje, si xhemperë, çorapë, etj. Si për fëmijë ashtu edhe për të rritur. Gjithashtu kishte edhe shtëpiake të zoja të cilat dini shumë mirë ta përdorin vekun nga ato që përmenden janë familja e Demir Klaqit te Muhaxhiret e Kokajve (paisje prej drurit), të cilat bënin thurjen e qilimave, janave etj.
Meshkujt punonin arat, në këto punë shpesh iu ndihmonin edhe femrat, për të siguruar ushqimin për familje, por edhe për bagëtinë. Bagëtinë gjatë verës i kullotnin nëpër fusha e male, por për dimër veë sanës, kashtës dhe tallës, e cila nuk iu mjaftonte , ata duhej të përgatitnin për kafshët e tyre edhe ushqimin nga dushku.
Kështu ata kërstitnin drunjtë me dushk të mirë dhe ato në një formë i konservonin duke krijuar stoqe prej dushku. Pastaj në dimër dushku i konservuar përdorej si ushqim për kafshë, por në veçanti për dele e dhi.
Drithërat (gruri, elbi, tërshëra, thekra etj.), ruheshin në hambare të ndërtuar prej dërrasave, ndërsa misri nëpër n tavane të shtëpive ku edhe thahej, mandej nëpër kosha të ndërtuar me thupra druri. Bluarja e këtyre drithërave e bënin në mulliri e ndërtuar në lumin Llapush, si Mulliri i Fshatit ( që ishte në pronësi të fshatit), mandej Mulliri i Dalipit ( sipas pronarit), psa elektrifikimit të fshatit në vitet e '70-ta punonin e dhe Mëlini me një guri i Halitit, Latifit, Bislimit, etj.
Kokasit dalloheshin edhe me mjeshtritë e tyre në ndërtimin e objekteve të banimit dhe të mullinjve. Dalloheshin edhe në përpunimin e drurit në ndërtimtari, si i bënin vetë bishtat e mjeteve të punës si: sëpatës, kazmës,krenat e trajt, dërrasat për shtëpi të gdhendura nga druri i bungut dhe i ahut. Punimi i tokave dhe shfrytëzimi i pyjeve bëhej deri në vitet e '70-ta me mjete primitive. Ata vet me mjeshtrin e tyre prodhonin mjete të ndryshme pune si qerre, parmenda, zgjedhua për tërheqje të qeve, samar për kuaj, mandej mjete për shtëpi si kaca, t'pina, lugë, enë të ndryshme prej dheut "botës" kuq, çerep, vorba e etj, ku ende është vendi i quajtur te toka e kuqe në Kokaj.
Në fshat kishte edhe bletarë të vyeshëm. Bletari i dalluar ishte plaku i fshatit haxhi Isai, haxhi Shaipi. Ata me sukses kultivonte numër të madh të shtëpizave (koshere) me bletë të cilat nuk i kultivonte për përfitime , por më shumë për nevojat e njerëzve të këtyre anëve për qëllime shëndetësore.
Fshatarët , atë pak tregti që e bënin, kryesisht realizonin në Preshevë dhe Gjilan. Por vlen të përmendet se kishte edhe të tillë që dinin të bënin tregti, kryesisht me vajguri, krip, sheqer, duhan edhe me qytetet si Kumanova, Shkupi.
Përveç punëve të bujqësisë, ku vitet e 70/80-ta pajisen me traktor dhe mjete tjera agroteknike për kultivimin e bereqetit dhe ngritjen e mini-fermeve. Mbase kjo shtoi edhe nevojën dhe interesimi për tregti, shisnin produktet e veta bujqësore dhe blegtorale, ndërsa blenin sende të nevojshme për shtëpi, vajguri, krip, sheqer dhe kafe, mandej duke udhëtuar në qytete të ndryshme edhe jashtë vendit. Njerëzit filluan të ndiejnë nevojën për riorganizimin e ekonomive familjare dhe shtimin e nevojës për një diapazon më të gjerë të diturisë me ekspertë të fushave të ndryshëm, ekonomistë, juristë, arsimtar të profileve të ndryshëm, mjek, etj. Kështu që filloi interesimi për shkollim. Për këtë lëmi, do të flasim në kapitullin e veçantë.
Shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendbanimi Kokaj, i krijuar para 200 viteve, ka lënë pak gjurmë të kaluarës materiale nga e kaluara. Kasollat e dikurshme të banimit, rrëzë kodrinave pran prronjëve, stanet (pojatat) e bagëtive, shtëpitë e banimit të fillim shekullit të XX, mullinjtë shumë karakteristik në lumin Llapushë, veglat e punës. Në arën e Demir Klaiqit janë gjetur enë, gypa, qypa prej qeramike, këtë e dëshmojnë: enët funerale, pitoset, veglat e punës, peshojat piramidale e konike dhe enët pothuajse nuk ekzistojnë më. Ruajtjes së tyre askush nuk i ka kushtuar kujdes. Në këtë pikëpamje i tërë rajoni është i varfër.
Të parët në këtë hapësirë siç është thënë edhe më parët u vendosën në këtë hapësirë para 200 viteve. Shtëpia e parë e familjes së parë të ardhur nga Klaiqi ishte një kasolle, e ndërtuar me material të dobët: me shtylla druri apo hunj të gjatë , të ngulitur për tokë dhe e thurur me thupra. Ky lloj muri lyhej me baltë. Mbi të disa drunj në formë trajesh, mbi të cilën radhiteshin pallzinat. Mbi to hudhej balta. mandej mbuloheshin me fier apo kashtë.
Ky tip kasollash ndryshohej me kalimin e kohës. Kokasit që në fillim të ardhjes së tyre në këtë rajon dalloheshin nga fshatarët tjerë përreth me talentin e tyre për ndërtimin e shtëpive të banimit, dhe të mjeteve të punës të cilët vet i ndërtonin.
Edhe pse ishin të fundit që erdhën në këto vise ata u dalluan shumë shpejt me mjeshtëritë e tyre. Shumë shpejt ndërtuan mullirin e fshatit, pastaj nuk u kënaqën me këtë por ndërtuan edhe të dytin. Të dytin e ndërtoi familja e Rrustemëve.
Shtëpia e Ilmi Rrustemit gjendet në fshatin Kokaj të komunës së Gjilanit. Sipas të dhënave të familjarëve të kësaj shtëpie, ky objekt u ndërtua rreth vitit 1947, menjëherë pas LDB-së. Shtëpia edhe pse mjaft e dëmtuar, ende e ruan gjendjen fillestare. Ndërtimi i takon tipit shtëpi. Është realizuar me gurë, kryesisht të palatuar, si dhe me hatulla druri, dhe i takon teknikës rustike (fshatarake). Shtëpia i ka dy etazhe: përdhesen dhe katin. Në përdhese nga korridori arrihet në dy dhoma, kurse në anën e majtë është bodrumi. Edhe kati e ka korridorin, si dhe dy dhoma të cilat kanë edhe oxhaqe. Secila dhomë ka nga një dritare nga ana e përparme, ndërsa korridoret kanë nga një dritare më të vogël nga ana e prapme, të gjitha në formë katrore. Janë të punuara prej druri, dhe janë origjinale. Shtëpia nuk ka më dyer, ngase janë dëmtuar tepër. Në murin perimetral, në katin e parë, shtëpia e ka një ballkon të vogël i cili qëndron mbi tre trarë prej druri, të dalë jashtë murit, ndërsa pullazin e ballkonit e mbajnë dy shtylla druri. Kulmi është katërujës, i mbuluar me qeramidhe, dhe e ka strehën e dalë jashtë mureve rreth 60 cm. Shtëpia sot nuk është e banueshme.
Në gjysmën e dytë të shekullit XIX ndërtimi i shtëpive arriti një shkallë më të lartë në zhvillimin e arkitekturës. Fillon ndërtimi i shtëpive në kat dhe me material të fortë me gurë tulla të pjekura dhe haraston(prej rërës e gëlqerës së përzier), dhe muret anësore të trasha 50/70-1.00 m
Në këtë lloj shtëpive dykatshe*katërdhomshe, tridhomshe përdhese, n'G-e, dhe katrorshe(Kulat), prinin familjet ekonomikisht më të forta. Këto shtëpi kishin dimensione 8X10 m. Kati i parë ndërtohej me gurë. Tavanin e kishin me dërrasa të trasha , të cilat viheshin mbi traj të trashë, të cilët ishin të përforcuar me qypri të gjatë tejpërtej shtëpisë. Mbi dërrasa hidhej balta e përzier me kashtë. Pra kjo ishte dyshemeja e katit.
Në kat ngjitej me shkallë prej guri, e rrasash të lëmuara . Shkallët vendoseshin nga ana e jashtme mbi hyrjen përdhese deri në hajat apo siç quhej “divanhane” të katit dhe Hamamxhiku. Nga “divanhaneja” hyhej nëpër dhomat e katit –tri sosh. Dhomat ndaheshin me mure të thurura prej pallzinash nga të dy anët e shtyllave, brenda të cilave viheshin gurë të imët të përzier me baltë. Muret lyheshin me baltë. Më vonë, këto mure ndërtoheshin me gurë apo qerpiç të pa pjekur. Sipri dhomave vëheshin trajt, mbi të cilët radhiteshin dërrasat e gdhendura mirë dhe më të holla se të katit përdhese. Kulmi i shtëpisë kishte formën e një koni me bazën në formë katrore. Pra, ishin kulm me katër ramje të ujit. Kulmet mbuloheshin me qeremide. Dhomat përveç derës, kishin nga një dritare , madhësitë e tyre ishin të ndryshme, të cilat mbylleshin me një letër të trash të ngjitur për druri me brumë buke. Këto më vonë , u zëvendësuan me xhama.
Kati i parë shërbente si dhomë dite, ishte ‘’shpija e zjarrit’’. Aty qëndronin gjatë ditës gratë dhe fëmijët. Aty përgatitej ushqimi. Aty gratë punonin punëdoret e tyre , nga leshi, pambuku etj. Në këtë dhomë ditore hyhej me opinga mbathur. Disa shkama me tri këmbë shërbenin për ulje. Dhoma ditore apo kati përdhes kishte një oxhak bukur të madh, dhe trapazanin. Lartësia e harkut të tij ishte deri 1.5 m, ndërsa gjerësia e tij sa për të zënë saçin, çerepin, tepsinë, kazanët etj. Nga oxhaku lëshohej një zinxhirë i trashë - Verig në të cili vareshin kusia e kazanët me ujë për tu ngrohë. Pran oxhakut, na një skaj, vendosej çerepi i nxehtë me zjarr për t’u pjekur buka. Kjo mbulohej me gaca e hi të nxehtë. Xhyveçat e botës për gjellëra vendoseshin mbi “sanxhak” trekëmbësh.
Në mungese të tij përdoreshin gurët. Mbi të vendosej saç për ta pjekur bukën. Në njeh skaj të dhomës ishte magjja ku ulej brumi dhe gatuhej buka e pitja. Na magje mbahej mielli. Në muret e dhomës vareshin mjetet e kuzhinës, si sita fërterja, lekat për ujë, tas, lugjet e drurit e gjëra tjera.
Deri vonë shumë sosh, në katin përdhes , në gjysmën e dytë të dhomës ishin të vendosura bagëtia e trashë . Pra, në një mënyrë shërbente si ahur të cilat i ngjiteshin shtëpive si aneks. Kjo ishte e ndarë me një mur prej dërrasash. Por kishte raste kur kjo pjesë ndahej me mure prej pallzinash apo edhe qerpiçësh.
Në katin e shtëpisë hyhej nëpërmjet shkallëve të gurit apo drurit, nga ana e jashtme e shtëpisë, deri në hajat apo ballkon. Ky hajat ishte në formë të një paradhome, i hapur, me një thurje prej dërrasash deri 1,5 m lartësi. Kjo hapësirë shërbente për ndeja gjatë ditës dhe vrojtohej rrethina, mëhalla, natyra.... Në disa sosh, një pjesë shtrohej me fier e kashtë , mbi të cilat qitej çerga, hasra etj. Në këtë hajat, në vazhdim në korridor kishte edhe një trapazan, ku vendoseshin teshat e fjetjes së dhomave e gjësende tjera.
Dhoma më e mirë ishte e dhoma e mysafirëve. Ajo dallohej prej të tjerave për derë, dritare, tavan e mure, shtrojë e mbulojë më të mirë. Mysafiri, sipas traditës, duhet të pritet mirë dhe përcillet i lumtur. Këto shtëpi të mëdha kryesisht të familjeve të forta ekonomikisht kishin edhe oborr të madh. Oborri ishte i thurur me thupra, mbi të cilin qiteshin therra si mbulojë. Në hyrje të oborrit ishin dyert prej dërrasave , ndërsa pran tyre një derë e ndarë që quhej kapixhik, që shërbente për hyrje dhe dalje nga oborri. Në oborr ishin renditur objektet përcjellëse të shtëpisë si: oda e mysafirëve, pozllomi (ahuri) për bagëti të trashë, pjata me torishtën përjashta për bagëtinë e imët, pastaj koshi për misër, hambari i drithërave , fllaniku i bulmetit , koteci i pulave etj. Diku në ndonjë kënd ishte i lidhur qeni i shtëpisë.
Pas luftës së dytë Botërore Në Kokaj fillon ndërtimi i një tipi i ri i ndërtimit të shtëpive . Ishin këto ndërtesa dykatëshe, e shpesh edhe me podrum (shih foton.): kati përdhese dhe ai mbi të. Edhe kati përdhese edhe ai mbi të kishin nga dy dhoma. Në katin e sipër shkohej nëpërmjet shkallëve të dërrasave nga bungu ose ahu. Shkallët ishin nga ana e brendshme por kishte raste edhe nga të ishin edhe nga ana e jashtme. Korridori i katit ishte i shtruar me dërrasa. Ky lloj i shtëpive ndërtohej me material të fortë: gurë, qerpiç. Kulmi, mbuloja bëhej me qeremide apo tjegulla.
Madhësia e dhomave të këtyre shtëpive ishte, zakonisht, 4x4 m apo më e madhe. Dyert dhe dritaret ishin funksional. Njëra nga dhomat e katit përdhesë shërbente si kuzhinë, ndërsa tjetra si dhomë ndeje.
Dhoma në kat ishin dhomat e fjetjes për qiftet e rinj të familjes por shërbenin edhe për mysafir. Dhomat në kat ishin mirë të përgatitura me shtrojë. Që nga dera ishin me qilima, janë, hasra dhe me pustuqia. Muret e dhomave ishin të gëlqerosura, ndërsa dritaret , dyert, dollapet etj. Ishin të ngjyrosura.
Më vonë kah fundi i viteve të 60-ta dhe fillimi i viteve të 70-ta filloi ndërtimi i shtëpive të tipit të ashtuquajtur në “G”, sepse kishin formën e shkronjës G. Kryesisht ishin shtëpi njëkatëshe, më të gjëra se ato më të mëparshme.
Me shkallë të jashtme tash nga betoni, hyhej në teracë, apo korridor hyrës.. Brenda ka një korridor të gjerë sa një gjysmë dhome. Nga njëra anë e korridorit është dhoma më e madhe me nishë, që shërben për kuzhinë. Në anën tjetër të korridorit janë dy dhoma për fjetje. Prej korridorit shkohet në dy kthina më të vogla: në banjë dhe VC.
Edhe ky tip i shtëpive ndërtohej me material të fortë: gurë, tulla, hekur, beton, qeremide, tjegulla. Etj. Ky lloj i shtëpive është edhe tani pranishëm.
Në fillim të viteve të tetëdhjeta filluan dhe u ndërtuan një numër i vogël i shtëpive të reja, por shumë shpejt u ndal ndërtimi sepse me të madhe filloi edhe emigrimi i popullatës në drejtim të qendrën komunale.
Shtëpitë e fundit të ndërtuara nuk kanë dallim nga ato të qytetit, i plotësojnë të gjitha nevojat bashkëkohore të familjes. Kanë më shumë dhoma, kuzhinë moderne, dhoma dite e të pritjes, korridore, terca, banjat, shkallët e të tjera. Në këto shtëpi përdorej edhe ujësjellësi me rënie të lirë, e edhe me energji elektrike. Këto shtëpi i ndërtuan punëtorët tanë të punësuar në botën e jashtme për anëtarët e familjeve të tyre.
Në fshat është ndërpre ndërtimi, sidomos pas luftës së fundit, ku popullata ishte e rrezikuar nga okupatori serb. Pas luftës ka mbet një numër i vogël i familjeve që jetojnë në fshat.
Pamja që shfaqin për ndërtimet e reja në katund, shtëpi modeste, ndonëse shumë sosh përdhese, i kanë shtuar hijeshinë fshatit së mund të bëjnë jetën jetë aty, por edhe ato të vjetrat tashmë të rrëzbitura edhe pse ende kishin ruajtur atë që ishte më e bukura me stolisje arkaike prej guri dhe druri të gdhendur e mbuluar me tjegulla të hirta të pjekura në furrë prej ustallarëve të përmendur dhe gurët e drurët e gdhendur të mjeshtërve, udhët me kalldrëme që quhet edhe si udhë e pazarit, dhe këto të rejat të shtruar me rërë,
Kokajt gjer më tash e kanë punuar tokën dhe i ruajtjen bagëtinë, si dhe këto veprimtari bënin vetë ose përmes rrogëtarëve të paguar si stinor në Shën-Gjergj e Shën-mitër. Edhe krojet e shumta që ka shumë sosh që burojnë rrëzë majës kodrës. Konfiguracioni i vendbanimit është karakteristik edhe për turistët, plotësojnë bukurinë e kësaj zone malore kufitare, që frekuentohet nga të katër anët e lidhur me rrugë të asfaltuar deri në tre-katër kilometra, port ë shtruar me zhavorr, ndonëse jo ende me një infrastrukturë shëndetësore- rekreative dhe sportive pos asaj që ka fal nëna natyre e virgjëreshë, pa ndotës, po me ambient ekologjik, por, edhe njerëzit janë shumë mikpritës dhe gatuajnë specialitete karakteristike tradicionale dhe evropiane, ndonëse ende nuk ia kanë idenë për ta bërë me një motel, restorant apo bujtinë, duke ia shtuar edhe vend kampingjet për turistë verorë që ia mësyjnë të kalojnë pushimet e vikendit apo ato verore në ambiente malore me trastë në krah me pak bukë e dhallë, për ta kaluar kohën e lirë.
Bota bimore e shtazore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Relievi i ndryshëm, klima, burimet ujore llojet e tokave si dhe faktori njeri, kanë ndikuar në përhapjet e shumëllojshme të bimëve dhe shtazëve. Në hapësirën e fshatit Kokaj por ehe më gjerë dominojnë bashkësitë bimore të pyjeve, livadheve dhe ato agrare. Kur erdhën të parët e fshatit në këtë vend , sipërfaqja e tokës ishte mbi 90% e mbuluar me pyje dhe pak kullosa , ndërsa ara s’kishte fare.
Në pyje kanë përhapje drunjtë gjetherënës. Në ato të dushkut dominojnë : bungu, qarri, shparthi, bunjëbuta, por edhe lloje tjera. Në pyjet e shkozës dominojnë dy lloje të shkozës, pastaj lajthia, murrizi, thana, frashri, krekëza, bliri, vidhi, panja, dardha e egër etj.
Vidhi dekadave të fundit, gradualisht po zhduket, duke u tharë nga trupi. Nuk dihen arsyet e tharjes. Poashtu edhe ahu gjithnjë e më tepër po rrallohet, ekziston vetëm nëpër disa vende të rralla. Rreth përrenjve, aty kau ka më shumë ujë rritet shelgu, por edhe plepi.
Lënja e tokave të pa punuara dhe rritja e erozionit shkakton shkatërrimin e tokave të punueshme. Prandaj, duhet kushtuar kujdes ripërtëritjes së hapësirave me drunj për ta mbrojtur tokën nga erodimi.
Treve e fshatit Kokaj, po ashtu edhe rrethina e gjerë, është e pasur me bimë mjekësore e aromash të mira.
Po i përmendim disa bimë të tilla, që gjenden në këtë hapësirë: arra, hithi, hurdha, kamomili, karota e egër, kulumbria, lajthia, mëllaga, mështekna, murrizi, fieri, shelgu i bardhë, shtogu, kaça, thana, uthulla, etj. Janë këto vetëm disa nga shumë bimë të tjera që ka kjo trevë. Hulumtimi dhe kultivimi i këtyre bimëve do të mundësonte fitime të mëdha.
Në Kokaj, tradicionalisht popullata është marrë me rritjen dhe ruajtjen e bagëtisë. Nga mishi, leshi, lëkura, qumështi dhe produktet e tij, janë siguruar të ardhura për shumë familje. Këto janë përdorë edhe për nevoja tjera jetësore : kau për të lëvruar dhe tërhequr qerren, kali për kalërim e ngarkim për bartjen e produkteve për në treg dhe anasjelltas. Pa bagëti nuk është mundë as të mendohet jeta në fshat.
Të parët në Kokaj, kur sipërfaqet ishin më shumë me pyje, kryesisht mbanin dhi, pastaj bagëti të trashë, e më vonë pasi arritën me irrito sipërfaqet me toka të punuara mbanin edhe dele. Mbanin kuaj, gomarë, pastaj edhe buallica.
Për shkak të mungesës së kullosave mbajtja e bagëtive ishte mjaft e kufizuar sidomos për Lagjen e Poshtme. Mungesa e hapësirave me kullosa popullata ishte e detyruar që bagëtinë ta qoj edhe në hapësirat e fshatrave fqinje , si në Sllubicë e bile edhe në Magjere.
Nga shtazët e egra , nëpër malet e fshatit dhe rrethinë shihen: dhelpra, lepujt, ujqit, vjedullat derrat e egër etj. Viteve të fundit numri i ujqve dhe derrave të egër është shtuar dukshëm. Ujqit kanë rrezikuar bagëtinë në fusha, ndërsa derrat kanë shkaktojnë dëme të mëdha arave me të mbjellura me misër e po ashtu edhe kopshteve. Kjo është pasojë e mos organizimit të shoqatave të gjuetarëve dhe numri të vogël të tyre që mbajnë armë gjuetie. Kokaj dhe rrethina është e përshtatshme edhe për shpeztari, si ato shtëpiake edhe të egra.
Por numri i disa shtazëve dhe shpezëve është në zvogëlim e zhdukje e sipër, siç është rasti me macen e egër, vjedullën, drerin, hutin, thëllëzën, e sidomos shqiponjën, e cila me dekada rritej në zgafellet e fshatit. kjo bukuroshe nuk jeton ( shihet) më.
Kultura dhe arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banorët gjegjësisht të rinjtë e fshatit Kokaj përveç disa të rinjve që ishin shkolluar në mejtepet e Preshevës e më vonë në Locë, pastaj në xhaminë e përbashkët të ndërtuar në vitin 1930 pran lumit Sllubica,të tjerët nuk patën fat të shkollohen deri pas Luftë së Dytë Botërore. Përjashtim ishte fati i djaloshit Mustafë i cili kur gjatë viteve të fundit të Luftës së Dytë iu bashkua një njësiti të Brigadave shqiptare që po kalonte nëpër Kokaj, si luftëtar 15 vjeçar në nëntor të 1944 dhe, më vonë sa qëndroi në Tiranë, kreu kualifikimin për mësues. Me në fund të vitit 1947 ishte kthyer në Kosovë, ku filloi punën e mësimdhënjes, nevojë kjo që ishte shumë e madhe për malësorët e Karadakut dhe banorët e Anamoravës. Më vonë pas Luftës në vitin 1947 në fshatin Llovcë u hap shkolla fillore ku ishin përfshirë gjeneratat e ndryshme të të rinjve. Deri në vitin 1967 vijuan shkollën fillore të ulët shumë gjenerata, të cilat vazhdonin shkollimin në Pogragjë e tutje. Në vitin 1967 plaku Nezir Haliti (Mixha Nezë)ndërtoi shkollën me vetkontribut dhe në pronën e vet në mes të fshatit në afërsi të lagjes Gurinë. Mësues të parë ishin pikërisht të rinjtë e këtij fshati të cilit ishin shkolluar si Rrustem Rrustemi e Halil Halili. Numri i nxënësve në të katër klasat ishte nga 45 e deri në 55 nxënës. Sot kësaj shkolle i kanoset rreziku i shuarjes për arsye të mungesës së nxënësve. Në këtë vit shkollorë i ndjekin mësimet vetëm katër nxënës me të cilët punon mësuesi veteran Shefki Xheladini. Mësuesi Shefki sot jeton në Gjilan. Ndërsa udhëton për çdo ditë për të mbajtur mësim në Kokaj në shkollën e cila numëron vetëm katër nxënës . Një nxënës në klasën e parë, një nxënës në klasën e tretë dhe një nxënës në klasën e katërt. Vitin 2008/09 regjistrohen edhe dy nxënës në klasën e parë.
Pishtarët e parë të arsimit në fshatin Kokaj
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mustafë Koka (Rushiti)
- Mulla Rifat Haliti
- Zejnullah Halili
- Rrustem Rrustemi
- Halil Halili
- 'Pishtarët e parë të arsimit qe punuan në fshatin Kokaj
Manifestime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E dielja e fundit e korrikut - Ditë e takimit familjar Kokaj
Kokajt nga do ku janë, janë përcaktuar që e diela e fundit e korrikut të jetë Ditë e takimit familjar në vendbanimin Kokaj dhe takimi mëton të jetë tradicional.
Takimi i fundit në diasporë u mbajt më 6 qershor 2008 nga mërgimtarët në Bruk, Argau në Zvicer.
Përsonalitete
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Lista e personaliteteve të fshatit Kokaj
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lista e personaliteteve të fshatit Kokaj
- Malet e Karadakut
- Anamorava
- Klaiqi
- Lloca
- Karadaku
- Gjilani
- Masakrat e Gjilanit 1941-51
Lidhje të Jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Informatë mbi shtrirjen gjeografike
- Informatë mbi shtrirjen gjeografike
- Kokaj i rikthehet gjalleria[lidhje e vdekur]
- Kokajt që nga lashtësia
Burim i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Kokaj. |
Bilinica | Bresalca | Bukoviku | Burinca | Capari | Cërnica | Çeliku | Demiraj | Dunavi | Gadishi | Godeni | Gumnishti | Haxhaj | Kishnapola | Kmetoci | Kokaj | Kravarica | Lipovica | Livoçi i Epërm | Livoçi i Poshtëm | Lladova | Llashtica | Lloca | Malisheva | Mireshi | Muçibaba | Nasala | Përlepnica | Pidiqi | Pogragja | Poneshi | Selishti | Sllakoci i Epërm | Sllakoci i Poshtëm | Sllubica | Stançiqi | Stublina | Shillova | Shurdhani | Terizijaj | Uglara | Velekinca | Vërbica e Kmetocit | Vërbica e Zhegocit | Vrapçiqi | Zhegra | Zhegoci
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
- ^ I. Azizi, Ndryshimet socio-ekonomike të BL të Pogragjës. Punim diplome, FSHMN, Prishtnë 1986
- ^ http://nona.net/features/map/placedetail.868727/Kokaj/
- ^ Studiuesit Xhemal Meçi në librin studimor “Kabashi” tek seria e studimeve “Puka që në Lashtësi - 2”, fq. 356-359, Tiranë 2008. Marrë nga faqja FB “Fshati Dardhe”
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 10 gusht 2013. Marrë më 19 qershor 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ ^NGA TOPONIMIA E ANAMORAVËS BAHTIJAR KRYEZIU,nstitute Alb-Shkenca Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca,fq. 528 faqe 528|NGA TOPONIMIA E ANAMORAVËS Dr.BAHTIJAR KRYEZIU Arkivuar 7 mars 2016 tek Wayback Machine
- ^ Çlirim Bidollari “Hulumtime onomastike”, studim, si dhe "Fjalor i patronimeve(mbiemrave) të shqiptarëve", bot. Qendra e studimeve albanologjike- Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë",fq. 203, Tiranë,
- ^ (^ shtegtime rrugëve të ngrira, Rifat Klaiqi Libri Shtegtime rrugëve të ngrira, R.Klaiqi)
- ^ Informatë mbi shtrirjen gjeografike të sotshme
- ^ I.Azizi, Ndryshimet socio-ekonomike të BL të Pogragjës.Punim diplome, FSHMN, Prishtnë 1986
- ^ Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 6, Gjilani. faqe 104. Libri Shkollor, ISBN 9951-8547-5-3, Prishtinë 2004,faqe 99
- ^ ticles Agron Islami,POPULLSIA E KAZASË SË GJILANIT SIPAS REGJISTRIMEVE OSMANE TË SHEKULLIT XIX-XX / https://www.academia.edu/42744214/Popullsia_e_Kazasë_së_Gjilanit_Sipas_Regjistrimeve_Osmane_të_Shekullit_XIX-XX_The_Population_of_Kaza_of_Gjilan_According_to_the_Ottoman_Registers_of_the_XIX-XX_Century
- ^ http://pop-stat.mashke.org/kosovo-census-ks.htm