Klaiqi
Klaiq | |
---|---|
Fshat | |
Klaiq (serbisht: Клајић/Klajić) është fshat në komunën e Lebanës, Serbi.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati kufizohet me fshatrat e dikurshme shqiptare si Gërgurovci, Bajra, Poroshtica, Llapashtica etj. Nga ky vendbanim e kan prejardhjen banorët e fshatit Kokaj në Karadak, mandej banorët e lagjes Klaiq të qytetit të Gjilanit ,( të cilit ende i kan pronat e tyre në Klaiq të nacionalizuara pas Luftës së Dytë Botrore) muhaxhirët e fshatit Kokaj gjegjësisht një lagje e fshatit Ranatoc i cili ndodhet në Malet e Karadakut të komunës së Preshevës.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati Klaiq i Komunes se Lebanes përbëhej nga tre familje të cilat përbënin tre lagjet e fshatit deri me 1842, kur Kokajt, njëra prej familjeve të këtij vendbanimi dëbohen nga fshati.Ndërkaq deri më 1878-1881 edhe të tjarat lagje e lëshojnë Klaiqin me rrethinë, sikur edhe gjithë rajonin e trekëndshit të Toplicës të Sanxhaku i Nishit. Ne Rexhistrimin e popullsise te mbajtur ne Serbi me 2011,doli se ka nje popullsi prej 159 banoresh-te gjithe serb,por verehet se ne qdo rexhistrim ka renie te popullsise,per arsye se popullsia serbe ka migruar ne vendbanime urbane,por edhe me shum per arsye te shtimit shum te ulet te popullsise serbe andaj ka nje renie te vazhdueshme te popullsise.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dëbimet e shqiptarëve nga trekëndshi i Toplicës 1878-1881
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klaiqi ishte banuar me shqiptarë të cilët u dëbuan me dhunë nga pushtuesit serb (1878). Kolonat e Shpërnguljeve te shqiptarve nga trojet e veta - dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877-1878
Që nga viti 1833 kur Serbia kishte fituar autonomi kulturore nga Perandoria Otomane, kishte filluar planet jo vetëm për pushtimin e tokave shqiptare, por edhe për zhdukjen e tyre nga faqja e dheut. “Naçertanija” e Ilija Garashanini-t ishte një platformë dhe program për dëbimin e shqiptarëve nga platformë dhe program për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta. Ky program ishte konstruktuar në vitin 1844, ndërkohë që ishte realizuar gjatë dhjetorit 1877 dhe janarit 1878.
Gjatë kësaj kohe, të gjitha faktet historike thonë se janë përzënë nga trojet shekullore afro 700 vendbanime. Trojet shqiptare nuk kishin pësuar tragjedi më të madhe dhe kaq ngushtim të hapësirës gjeografike, askurrë më parë. Shqiptarët në ato vise ishin vendas, që dëshmohet edhe në dokumentet e hershme. Në “Regjistrimin turk të vitit 1455. Pra edhe pse kjo trevë qe nga parahistoria ishte e banuar me fise ilire, autorë të ndryshëm serbë përpiqen që shqiptarët t'i nxjerrin si kolonizues të tokave serbe. Sipas Jovan Cvijiqi-t, Dushan Popoviqit, Luba Stojanoviqit, Vlladimir Stojanoviqit, Anastasije Urosheviqit e shumë të tjerëve, familjet shqiptare si kolonizues kanë depërtuar deri në Toplicë, Leskoc, Vrajë e gjetiu pas “ Dyndjes së madhe serbe” të vitit 1690. Sipas burime arkivore, por edhe sipas një burimi serb deri në mes të shek.XIX vetëm në rrethinë të Leskocit dhe të Prokuples ishin më se 300 fshatra shqiptare, kurse deri në vitin 1877 vetëm në rrethinë të Pustarekës dhe të Jabllanicës ishin 1539 shtëpi shqiptare.
Me depërtimin e ushtrisë serbe, andej fshatit Bucë, pothuajse nuk kishte mbetur asnjë familje shqiptare. Kështu nga Pustareka e Jabllanica pothuajse të gjitha familjet shqiptare u nisën këmbë drejt Gollakut. Se çfarë terrori është bërë mbi shqiptarët, dëshmon e dhëna se pas dëbimit të shqiptarëve, Serbia në krye me Mita Rakiqi kishte dërguar ekipe për ta popullzuar atë pjesë me kolonistë para se të mbahej Kongresi i Berlinit. Ekipet për formimin e komunave dhe regjistruesit, ndër të tjera, shkruanin: "Këtu të gjitha fshatrat kanë qenë shqiptare, tani janë të shkreta, të djegura dhe të rrënuara, prandaj edhe nuk mund të formohen komuna “. Të djegura, të shkreta dhe të rrënuara, regjistruesit i kishin shënuar 53 fshatra.
Se çka kanë përjetuar shqiptarët gjatë dëbimit secila familje është një histori në vete, por vlen të përmendet edhe një fragment i udhëpërshkruesit serb, Sreten Popoviq që, ndër të tjera, shkruante:"Ato net, shumë familje shqiptare duke udhëtuar me fëmijët e tyre, nga acari i madh pësuan humbje të mëdha në njerëz. Shumë fëmijë në qerre ose në shpinë të nënës u ngrinë dhe vdiqën. Kishte raste të shumta kur edhe pleqtë vdisnin nga të ftohtit."
Qystendili i Bullgarisë në janar të vitit 1878 ishte përplot shqiptarë, sikur Bllaca e prillit të vitit 1999. Për fatin e mirë të këtij populli, për dallim nga vitet 1877-1878, këtë herë, këtë katrahurë po e përcillte e tërë bota, kurse shtetet më të fuqishme e më demokratike, në krye me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe u vunë në krah të drejtësisë dhe bashkë edhe me shtete të tjera e ndihmuan këtë popull që të kthehej në tokën e tij shekullore.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- vendndodhja
- http://www.klaiqi.com/
- https://web.archive.org/web/20130604145200/http://kokajt.com/[1][lidhje e vdekur]
Bačevina | Boshnjaca | Buca | Cekovica | Ćenovac | Dërvodeli | Gegla | Golliridi | Gurguroci | Klaiqi | Konjina | Krivaça | Lalinoci | Lebana | Lipovica | Llugari | Nova Topola | Novosella | Pertati | Petroci | Popoci | Poroshtica | Prekoçellnica | Radeci | Radinoci | Rafuna | Sakicolli | Slishani | Svinjarica | Togaçeci | Vojlloci i Madh | Vojlloci i Vogël | Vranoci i Epërm | Vranoci i Poshtëm | Stullca | Sharca | Shillova | Shumana | Zhdellova