Jump to content

Kibernetika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kibernetika është degë shkencore e cila merret me krijimin e diagrameve për sistemet e automatizuara. Kibernetika është shkencë mbi qeverisjen dhe komunikimin mes qenieve të gjalla dhe makinave. Fjala Kibernetikë rrjedh nga fjala greke "Kibernete" që do të thotë timonier i anijes duke u nisur nga një analogji midis "timonierit" dhe "qeverisësit" apo "drejtuesit" pra siq shihet nga emri, Kibernetika është shkenca mbi qeverisjen, udhëheqjen dhe rregullimin. Ajo u njoh si shkencë me rastin e botimit të librit të Norbert Winerit me titull "Cybernetics" dhe nëntitullin "Qeverisja dhe komunikimi me organizmat e gjalle dhe makina" libri i cili u botua ne vitin 1948 në Paris.

Derivatet e kibernetikës janë:
  • Teoria e komunikimit
  • Teoria e vendosjes
  • Teoria e programimit
  • Teoria e LSP (lidhjes së sërishme prapavajtëse)
  • Teoria e përgjithshme e sistemeve