Katharina Paulus
Katharina Paulus | |
---|---|
Njohur për | E njohur per krijimin dhe hedhjen e parashutave te para, gruaja e pare akrobate ajrore |
Katharina "Käthe" Paulus (22 dhjetor 1868 - 26 korrik 1935) [1] ishte një hedhese parashutash në ekspozitë gjermane dhe shpikësja e parashutës së parë të palosshme. [2] [3] Në atë kohë, parashuta u quajt, 'aparat shpëtimi për aeronautikë' në 1910. [4] [5] Parashutat e mëparshme nuk ishin në gjendje të pershtateshin në një rast si aparati i veshur në shpinë, [6] kështu shpikja e Paulus u kthye në një rëndësi të madhe për gjermanët në Luftën e Parë Botërore dhe ajo prodhoi rreth 7000 parashuta për forcat gjermane. [7] [8] Gjatë Luftës së Parë Botërore Paulus krijoi afërsisht 125 parashuta në javë. Paulus gjithashtu u shqua për shpikjen e kanalit tërheqës, një sistem shkëputjeje të qëllimshme ku hapet një parashutë e vogël për të nxjerrë parashutën kryesore. [9] [10] [11]
Paulus ishte vetë një aeronaute e zjarrtë dhe regjistroi mbi 510 fluturime me balona dhe mbi 165 hedhje me parashutë gjatë jetës së saj. Ajo ishte gjermania e parë që ishte një pilote ajrore profesioniste [12], dhe gruaja e parë akrobate ajrore gjermane. [13] [14]
Pavarësisht se balonat me ajër të nxehtë aktualisht njihen si një lloj aktiviteti turistik, gjatë dekadave të fundit të shekullit të 19-të, këto balona me ajër të nxehtë ishin në atë kohë teknologjia më e përparuar dhe ishin shumë të famshme para shpikjes së aeroplanit. [15]
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Paulus 'lindi në Zellhausen, sot pjesë e Mainhausen, afër Frankfurt, Gjermani, në një familje të klasës punëtore. Babai i saj ishte punëtor i thjeshtë dhe vdiq kur ajo ishte nëntëmbëdhjetë vjeç. [16] [17] Pas vdekjes së tij, Paulus zuri profesionin e rrobaqepësisë së nënës së saj për të ndihmuar familjen. Në moshën 21 vjeçare, Paulus u martua me Hermann Lattemann, një balonist i njohur dhe filloi të punojë si ndihmëse i tij për të riparuar balonat me aftësitë e saj si rrobaqepëse. Paulus dhe Lattemann filluan të zhvillojnë marrëdhëniet e tyre profesionale dhe personale, derisa Paulus filloi të hidhej me parashutë dhe të dy u martuan. Ata kishin një djalë, Willy Hermann Paulus, i cili më vonë vdiq nga difteria. Në 1895, çifti ishin në një numer akrobacie të përbashkët kur parashuta e Lattlemann nuk arriti të vendosej. Paulus e pa atë duke vdekur. [18]
Teksa mbante zi për vdekjen e burrit të saj, Paulus qëndroi në shtrat për muaj të tërë. Thuhej se, gjatë kësaj kohe mijëra tifozë dërgonin me letra mbështetëse Paulus për të kërkuar që ajo të vazhdonte karrierën e saj si një baloniste. Paulus më pas bleu katër parashuta të reja dhe u nis për një turne në Evropë duke përdorur emrin e artit, Mis Polly. Ajo interpretoi teatralisht, duke përdorur numra akrobatike dhe madje duke hipur në një biçikletë duke u pezulluar nga shporta e një balone me ajër të nxehtë. Paulus u bë një sukses ndërkombëtar. [19] [20]
Paulus përfundoi numrin e saj të fundit me balonë në moshën 63 vjeçare (5 gusht 1931). [21]
Vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Paulus vdiq në moshën 67 vjeçare dhe është varrosur në një varrezë në Reinickendorf.
Nderime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- në 2006, një rrugë në Berlin u emërua pas Paulus, me titull, "Katharina-Paulus-Straße", e cila, më parë titullohej "Stacioni Lehrter". Ndodhet ndërmjet Europaplatz në veri dhe Moabit të Vjetër në jug. [22]
- Paulus ishte gruaja e parë gjermane që parashutoi në një balonë me ajër të nxehtë.
- Në 1917, Paulus mori një Kryq Shërbimi të Meritës pasi trupat gjermane përdorën hedhjen me njëzetë parashuta për siguri. [23]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Love, Parachutes, and Käthchen Paulus". Footnoting History (në anglisht). Marrë më 2018-07-27.
- ^ (www.dw.com), Deutsche Welle. "Germany's Female Inventors | DW | 08.03.2006". DW.COM (në anglisht). Marrë më 2018-07-27.
- ^ "History of the sport » British Parachute Association". www.bpa.org.uk (në anglishte britanike). Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2018. Marrë më 2018-07-27.
- ^ "The Parachute timeline". Timetoast (në anglisht). Marrë më 2018-07-27.
- ^ Hildebrandt, Alfred (1908). Airships Past and Present: Together with Chapters on the Use of Balloons in Connection with Meteorology, Photography and the Carrier Pigeon (në anglisht). D. Van Nostrand Company.
paulus.
- ^ "FYI: Who invented the parachute and who did the first test?". South China Morning Post (në anglisht). Marrë më 2018-07-27.
- ^ "EARLY PARACHUTES - South African Military History Society". samilitaryhistory.org (në anglisht). Marrë më 2018-07-27.
- ^ Sweeting, C. G. (2015-04-03). United States Army Aviators' Equipment, 1917-1945 (në anglisht). McFarland. ISBN 9780786497379.
- ^ Meyer, AEROSOFTWARE Jan. "Historical Review - ParachuteHistory.com". www.parachutehistory.com (në anglisht). Marrë më 2018-07-27.
- ^ Meyer, AEROSOFTWARE Jan. "Katchen Paulus - ParachuteHistory.com". www.parachutehistory.com (në anglisht). Marrë më 2018-07-27.
- ^ "Lady". www.megax.com (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2018. Marrë më 2018-07-27.
- ^ "Five noteworthy inventions created by women | OMEGA®". Omega (në anglishte britanike). Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2018. Marrë më 2018-07-27.
- ^ "Käthe Paulus". Berlin Brandenburg Airport (në gjermanisht). Marrë më 2018-07-27.
- ^ "P - Who's Who of Ballooning". www.ballooninghistory.com (në anglisht). Marrë më 2018-07-27.
- ^ Pike, John. "Parachute - History". www.globalsecurity.org (në anglisht). Marrë më 2018-07-27.
- ^ "Startseite - Frauenpersönlichkeiten in Berlin Mitte". www.kulturring.org (në gjermanisht). Marrë më 2018-07-27.
- ^ "Deutschlands erste Fallschirmspringerin - Wie Käthe Paulus zur internationalen Sensation wurde". Tagesspiegel (në gjermanisht). Marrë më 2018-12-21.
- ^ "EARLY PARACHUTES - South African Military History Society". samilitaryhistory.org (në anglisht). Marrë më 2018-07-27.
- ^ "Käthe Paulus – acrobat of the air in the service of the armament industries". www.uni-stuttgart.de (në anglisht). Marrë më 2018-07-27.
- ^ "Famous Female Skydiver Tiny Broadwick | Long Island Skydiving Center". Long Island Skydiving Center (në anglisht). Marrë më 2018-07-27.
- ^ David, Shayler; Moule, Ian A. (2006-08-29). Women in Space - Following Valentina (në anglisht). Springer Science & Business Media. ISBN 9781846280788.
- ^ "Startseite - Frauenpersönlichkeiten in Berlin Mitte". www.kulturring.org (në gjermanisht). Marrë më 2018-07-27.
- ^ "1903 Early Balloon Postcard Kathe 'Katchen' Paulus". JustCollecting (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2018. Marrë më 2018-07-27.