Jump to content

Kastriza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kastrizë
Καστρί
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej760
Emri i banorëveKastrizjot ose Kastriot

Kastrizë (greqisht: Καστρί/Kastrí) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Fshati është njohur edhe si Kastri Dagi në dokumentet administrative gjatë kohës osmane[1] për të dalluar atë prej fshatin tjetër Kastri (i Frarit) me të njëjtin emër administrative. Edhe në burimet greke Kastriza ka qenë e njohur si Καστρί Ντάγι/Kastrí Dági.[2] Fjala Dagi në burimet osmane dhe greke është në referim për krahinën Dangu që fshati ndodhet. Vetëm në gjuhën shqipe është fshati i njohur si Kastriza, emri që bën të dallueshme nga Kastri (i Frarit).

Nga jugu Kastriza kufizohet me Gravën, nga lindja me Shulashin dhe nga veriu e perëndimi me lumin Kalama.

Toponimet të fshatit Kastrizë:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[3]

  • Anakoli - vend i vithisur ku thonë se është mbytur një prift me të bijën, në P.
  • Ar’ e Koçit – arë.
  • Ar’ e Xha Ninos - arë.
  • Bir’ e Vllahut
  • Bokrrimza
  • Bregu
  • Bualli
  • Dushkaréja
  • Grav’ e Kopaçit - shpellë, në qendër.
  • Grop e Madhe
  • Gura
  • Gur i Baçit
  • Gur’ i Glatë
  • Guri me Birë – shkëmb, në P.
  • Gurrë/a – gurrë, në P.
  • Kallogjeri
  • Katastasi - kullotë, në J.
  • Kënet’ e Kastrizës – fushë, në JP.
  • Kënet e Pashait - ara e kullota në fushë, në J.
  • Klisha e Shëngjergjit - kishë, në qendër.
  • Koçekët e Beut - bregore ku kanë qenë koçekët e dinenje të Paramithisë në të cilën grumbullohej prodhimi që merrej nga fusha, në JP.
  • Kopreza e Spitharit
  • Kòreza - rrugë që ndan Kastrizën me Shulashin.
  • Kroi (i) Bregut – krua, në J.
  • Kroi (i) Drivathit - krua, në qendër.
  • Kroi (i) Mesëm - krua, në P.
  • Kroi (i) Sollos - krua.
  • Kroi (i) Shurezës - krua.
  • Kroi i Xarravelit – kullotë, në L.
  • Kroi Zonjës – krua, në P.
  • Kul’ e Nisaqit – kullë, në P.
  • Kumbulla — arë, në J.
  • Lisi (i) Lorit
  • Lundra e Çeflikut - va lumi në Kalama, në V.
  • Manastir i Rait — manastir, në P.
  • Palovështi
  • Palovreshtat
  • Pilli i Konjakut
  • Prroi Priftit - përrua
  • Prroi Thellë - përrua
  • Pusi Dhrapanit
  • Rai – fushë, në L.
  • Spartile/a
  • Spirobarku
  • Shéqeza – ara, në L.
  • Shesh i Madh – ara, në L.
  • Shkall’ e Manolos
  • Shidhonati – kullotë, në J.
  • Ulliri Shegunit
  • Valltua e Beut - fushë e madhe në bregun e majtë të Kalamajt, ish çiflik i Dinenjve të Paramithisë.

Familjet në fshatin Kastrizë:[4]

Beçanj, Bilushi, Boço, Çapi, Çuçi, Çuli, Dashi, Dhima, Gjergji, Gjoka (Shulash), Ikonomidhi, Kocaqi, Konomi, Ligori, Mihalidhi, Nano, Papafili, Papafilipi, Papanika, Pilidhi, Prifti, Puro, Qesku, Qirici, Sotirko, Sharra, Tasi, Xhima etj.

  • Jani Sharra [Γιάννης Σάρρας] (1918 - 2010) - Zervist, historian amator, gazetar dhe poet grek.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Michalis Kokolakis (2004). Η Τουρκική Στατιστική της Ηπείρου στο Σαλναμε του 1895. Institute of Modern Greek Studies. f. 310.
  2. ^ Lambros Baltsiotis (2011). The Muslim Chams of Northwestern Greece: The grounds for the expulsion of a “non-existent” minority community. European Journal of Turkish Studies. "According to a 1931 document, these villages included..... Kastri (Dagh)".
  3. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 169-170. Shënim: Gjatë viteve 1990-ve, Fatos Mero Rrapaj shkoi në Kastrizë, por nuk qëndroj kohë të gjatë për të mbledhur toponimeve të mjaftueshme.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 169.