Karboni 14
Karboni 14, 14C, ose radiokarboni (karboni radioaktiv), është një izotop radioaktiv i karbonit i zbuluar më 27 shkurt 1940 nga Martin Kamen dhe Sam Ruben. Bërthama e tij atomike përmban 6 protone dhe 8 neutrone. Prania e tij në lëndët organike në formën e radiokarbonit datues përdoret gjerësisht si baza e mënyrës në datimin arkeologjik, gjeologjik dhe hidrogjeologjik të lëndëve.
Radiokarboni ndeshet në natyrë në një sasi prej 0,0000000001 % (një të trilionë pjesë) të të gjithë karbonit që ndodhet në tokë. Gjysëm perioda (gjysëm jeta) e karbonit 14 është 5730 ± 40 vjet. Pas kësaj kohe ai shndërrohet në azot 14 me anë të beta shkatërrimit.
Karboni 14 krijohet në shtresat e larta të troposferës dhe stratosferës nga neutronet termale ose neutronet e shpejta të thithura nga atomet e azotit.
Në kohën që rrezet kozmike hyjnë në atmosferë, ato pësojnë shndërrime të ndryshme, përfshi prodhimin e neutroneve. Këto neutrone marrin pjesë në reaksionin e mëposhtëm :
n 14N → 14C 1H
Sasia më e madhe e krijimit të karbonit 14 ndodh në lartësi prej 9 deri 15 km dhe në gjerësi të larta gjeomagnetike, karboni 14 përzihet lehte dhe përhapet nëpër atmosferë dhe lidhet me oksigjenin për të formuar dioksidin radioaktiv të karbonit. Ky i fundit tretet në ujë dhe kështu përshkon oqeanet.
Karboni 14 mund të prodhohet edhe në akull nga neutronet e shpejta duke shkaktuar reaksionet shkatërruese të oksigjenit.
Shumica e lëndëve kimike të prodhuara nga njeriu janë të përfituara prej lëgjeve fosile, në të cilat karboni 14 ndodhej përpara shkatërrimit, si p.sh. nafta dhe qymyri. Prania e karbonit 14 në izotopet gjurmuese të lëndëve karbonike tregon prejardhjen "e mundshme" dhe si rrjedhim moshën gjeologjike të lëndës.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]