Jump to content

Kalibangani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kodrina perëndimore e Kalibanganit, e njohur si akropoli

Kalibangāni është një qytezë e gjendur në të majtë ose në bregun jugor të Ghaggarit (lumi Ghaggar-Hakra), i identifikuar nga disa studiues me lumin Sarasvati[1][2] në Tehsil Pilibangān, midis Suratgarh-it dhe Hanumāngarh-it në distriktin Hanumangarh të RajasthanitIndi 205 km. nga Bikaneri. Është identifikuar gjithashtu si i vendosur në trekëndëshin e tokës në bashkimin e lumenjve Drishadvati dhe Sarasvathi.[3] Karakteri para-historik dhe para-Mauryan i Qyt. Lug. së Indusit u identifikua për herë të parë nga Luigi Pio Tessitori në këtë sit. Raporti i gërmimeve të Kalibanganit u publikua i plotë në vitin 2003 nga Archaeological Survey of India (ASI), 34 vite pas përfundimit të gërmimeve. Raporti konkludonte se Kalibangani ishte një qendër e rëndësishme provinciale e Qyt. Lug. së Indusit. Kalibangani dallohet nga altarët e zjarrit të tij unikë dhe tokës më të hershme të pluguar që njihet.[4]

Harta e sitit te Kalibanganit

Identiteti i Kalibanganit si një sit para-historik u zbulua nga Luigi Pio Tessitori, një indologjist italian (1887–1919). Ai po kryente disa kërkime mbi tekstet e lashta indiane, kur u befasua nga karakteri i rrënojave në këtë zonë dhe kërkoi ndihmën nga Sir John Marshall i Archaeological Survey of India. Në atë kohë ASI kishte kryer disa gërmime në Harapa, por ata nuk e kishin idenë rreth karakterit të rrënojave. Në fakt, Tessitori është personi i parë që njohu se rrënojat janë 'para-historike' dhe para-Mauryane. Luigi Pio Tessitori vërejti gjithashtu natyrën e kulturës, por në atë kohë nuk ishte e mundur të hamendësohej se Q.L.I. qëndronte në rrënojat e Kalibanganit dhe ai vdiq pesë vjet para si kultura harapse të identifikohej mirëfilltasi. Pas pavarësisë së Indisë, qytetet kryesore harapase bashkë me Indusin u bënë pjesë e Pakistanit dhe arkeologët indianë u detyruan të intensifikojnë kërkimet për site harapase në Indi. Amlānand Ghosh (ish drejtori i përgjithshëm i Archaeological Survey of India, ose ASI) ishte personi i parë që njohu këtë sit si harapas dhe e piketoi atë për gërmime.[5] Nën drejtimin e B. B. Lal (atëherë drejtor i përgjithshëm i ASI-t), Balkrishna (B.K.) Thapar, M. D. Khare, K. M. Shrivastava dhe S. P. Jain ndërmorën gërmime për 9 vite (1960-9) në 9 seksione të njëpasnjëshme gërmimesh. Dy kodrina të lashta u gërmuan, të shtrira në gjysëm kilometri. Në krahun perëndimor është një kodrinë më e vogël (KLB1), 9 metra e lartë e njohur edhe si akropoli. Kodrina lindore është më e lartë (12 metra) dhe më e madhe, e njohur edhe si qyteti i poshtëm (KLB2). Gërmimet në mënyrë të papritur sollën në dritë një sekuencë të dyfishtë kulturash, nga të cilat e sipërmja (Kalibangan I) i përketë asaj harapase, duke treguar modelin karakteristik të një metropoli dhe e poshtmja (Kalibangan II) fillimisht u quajt para-harapase por tashmë quhet "Harapase e Hershme ose Pararendëse e Harapases".[6] Site të tjera të afërta që i përkasin Q.L.I. përfshijnë Balu-në, Kunal-in, Banawali-n etj.

Faza Proto-Harapase

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjurmët e kulturës para-harapase janë gjetur vetëm në nivelet më të ulta të kodrinës perëndimore. Sipas dëshmive arkeologjike, kultura e Q.L.I. ekzistonte në sit që nga periudha proto-harapase (3500 p.e.s. - 2500 p.e.s.) deri në periudhën harapase (2500 p.e.s. - 1750 p.e.s.). Kjo fazë e hershme është etiketuar si Kalibangan-I (KLB-I) ose Periudha-I. Ngjashmëria e qeramikës e lidh Kalibangan-I me kulturën Sothi pasi mjaft nga kjo qeramikë u zbulua më vonë në fshatin Sothi në Indinë Veri-Perëndimore.[7]

Fortifikimi dhe shtëpitë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në këtë fazë, vendbanimi ishte i fortifikuar, duke përdorur tulla të thara balte, që nga fillimi i banimit. Kjo fortesë qe ndërtuar dy herë në periudha të ndryshme. Më herët, muri i fortesës kishte një trashësi 1.9 metra, e cila u rrit në 3.7-4.1 metra gjatë rindërtimit në këtë fazë. Madhësia e tullave ishte 20 × 20 × 10 cm në të dy fazat e ndërtimit. Kodrina e akropolit (kodrina më e vogël) është një paralelogram rreth 130 metra në aksin lindje-perëndim dhe 260 metra në atë veri-jug. Planifikimi i qytetit ishte si ai i Mohenjo-daros ose Harapas. Drejtimi i shtëpive dhe përmasat e tullave ishin dukshëm të ndryshme nga ato të përdorura në fazën harapase (KLB-II). Brenda zonës së rrethuar me mure, shtëpitë ishin të ndërtuara me tulla të të njëjtës madhësi të përdorur në murin e fortesës; përdorimi i tullave të pjekura dëshmohet nga një kanal shkarkues brenda shtëpive, mbetje e furrave dhe gropave cilindrike, të veshura me suva gëlqereje. U gjetën gjithashtu edhe disa tulla të pjekura në formë pyke.[8]

Rrënojat e Kalibanganit. Muri me tulla mund të shihet në të çarën në qendër

Toka më e hershme e pluguar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

B. B. Lal, ish dr. i përgjithshëm i ASI-t shkroi: "Kalibangani në Rajasthan ka nxjerr dëshmi të tokës më të hershme bujqësore të pluguar (rreth 2800 p.e.s.)[9] e zbuluar ndonjëherë nga një gërmim".[10] Është zbuluar në jug-lindje të vendbanimit para-harapas, jashtë fortifikimit. "Gërmimet në Kalibangan perëndim të Rajasthanit modern tregon një tokë të pluguar, siti i parë i kësaj natyre në botë. Ai tregon një model rrjete brazdash, të vendosura rreth 30 cm larg në drejtimin lindje-perëndim dhe të tjerat të larguara rreth 190 cm në drejtimin veri-jug".[11] Për tu ruajtur, kjo zonë e gërmuar e tokës së pluguar u rimbush pas gërmimit dhe zona u përcaktua me shtylla betoni.

Shenjat dalluese të kësaj faze të hershme është qeramika, e karakterizuar nga gjashtë modele të etiketuara A, B, C, D, E dhe F, të cilat më vonë u identifikuan edhe në Sothi në Indinë veri-perëndimore. Modelet A, B dhe D mund të grupohen së bashku. Ato janë të ngjyrosura me të kuqe. Modeli-A është realizuar pa kujdes megjithë përdorimin e rrotës së poçarisë. Ai përmban dizajne në të zezë të lehtë, shpesh i dekoruar me linja të bardha. Motivet e parapëlqyera janë linjat, gjysëm-rrathët, rrjetat, insektet, lulet, gjethet, pemët dhe katrorët. Modeli-B tregon përmirësime të dukshme në përpunim, por gjysma e poshtme ishte e qëllimisht e papërpunuar. Lule dhe kafshë pikturoheshin me të zezë në sfond të kuq. Modeli-D përmbante dizajne vijash të pjerrta ose në disa gjysëm-rrethore, ndërsa shumica e enëve ishin të sheshta. Por Qeramika e modelit-C ishte më e trashë dhe më e fortë. Modeli-C dallohej nga nuancat e vjollcë dhe lustra e lëmuar, me dizajne në të zezë; është modeli më i mirë proto-harapas i realizuar. Modeli-E ishte i ngjyrosur me të çelët dhe Modeli-F ishte gri.[12]

Midis gjetjeve të tjera të kësaj periudhe janë: presa të vogla kalcedoni dhe agati, ndonjëherë të dhëmbëzuara ose të mbështetura; rruaza steatiti, guacke, karneliani, terrakote dhe bakri; byzylyk bakri, guacke dhe terrakote; objekte terrakote si një karrocë-lodër, rrota dhe një dem i thyer; quem me bluarës, një majë kocke dhe celte bakri, duke përfshirë një sopatë të pazakontë, etj.[13][14] Karrocat lodër sugjerojnë se karrocat përdoreshin për transport që në fazën e hershme të Kalibanganit.

Tërmetet më të hershme dhe fundi i Fazës-I

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

B. B. Lal, ish dr. i përgj. i ASI-t shkroi:"Kalibangani në Rajasthan ... ka treguar gjithashtu se aty ndodhi një tërmet rreth vitit 2600 p.e.s., që çoi në përfundimin e vendbanimit të hershëm të Q.L.I. në këtë sit".[10] Ky ndoshta është tërmeti më i hershëm i regjistruar nga arkeologjia.[15] Janë identifikuar të paktën tre tërmete para-historike që kanë prekur Qytetërimin e Luginës së Indusit në Dholavira në Khadir gjatë viteve 2900–1800 p.e.s.[15] Faza KLB-I ka lënë 1.6 metra depozitime të vazhdueshme gjatë pesë shtresave të dallueshme strukturore, e fundit nga të cilat u shkatërrua ndoshta nga një tërmet dhe siti u braktis rreth vitit 2600 p.e.s., për tu banuar menjëherë më vonë përsëri nga harapas.

Altarët e zjarrit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Kalibangan, altarët e zjarrit janë zbuluar ashtu si dhe në Lothal, që S.R. Rao mendon se mund të kenë shërbyer për qëllime rituale.[16] Këta altarë sugjerojnë adhurimin e zjarrit ose të Agnit, zotit Hindu të zjarrit. Është siti i vetëm i Q.L.I. ku nuk ka dëshmi për adhurimin e "Perëndeshës Nënë". Brenda kompleksit të fortifikuar, gjysma jugore përmban shumë (pesë ose gjashtë) platforma të ngritura me tulla balte, të ndara nga njëra-tjetra nga korridore. Shkallët ishin të vendosura në këto platforma. Vandalizimi i këtyre platformave nga zhvatësit e tullave e bënë të vështirë të rindërtohet forma zanafilluese mbi to por janë gjetur mbetje të pagabueshme të kuṇḍa-sh drejtëkëndore ose ovale (gropa zjarri tullash të djegura) për altarë vedik, me një yūpa ose vend flijimi (clindrike ose me prerje tërthore drejtëkëndore, herë herë tullat ishin vendosur mbi njëra-tjetrën për të ndërtuar një vend të tillë) në mes të çdo kuṇḍa dhe pjesëve prej terrakote flijuese (piṇḍa) në të gjithë këto gropa zjarri. Shtëpitë në qytetin e poshtëm kishin gjithashtu altare të ngjashme. Në këto gropa-zjarri është gjetur qymyr i djegur. Struktura e këtyre altarëve zjarri është përkujtues i atyre vedikë, por analogjia mund të jetë e rastësishme dhe këta altarë ndoshta janë krijuar për ndonjë qëllim specifik (mbase fatar) nga gjithë komuniteti. Në disa altarë zjarri janë gjetur mbetje kafshësh, gjë që sugjeron një mundësi të flijimit të kafshëve.[17] Ëebsiti zyrtar i ASI raporton se: "Përkrah dy pjesëve kryesore të mësipërme të metropolit kishte gjithashtu një të tretë, një strukturë të moderuar të vendosur mbi 80 m sipër qytetit të poshtëm që përmbante katër deri në pesë altarë zjarri. Kjo strukturë e veçuar mbase mund të ketë qenë përdorur për qëllime ritualesh.[18] "Kështu, altarët e zjarrit janë gjetur në tre grupe: altarë publik në akropol, altarë familjarë në qytetin e poshtëm dhe altarë publikë në një një grup të tretë të veçuar. Një distancë e shkurtër nga altarët e zjarrit, u gjetë një pus dhe mbetjet e një vend-larjeje, duke sugjeruar se banja ceremoniale ishte pjesë e ritualeve.[19] Interpretimi i këtyre strukturave si altarë zjarri është kontrovers, struktura shumë të ngjashme diku tjetër nga gërmimet e fundit janë interpretuar si vatra gatimi ose modele të ndryshme farkash dhe furrash qeramike.

Qyteti i poshtëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qyteti i poshtëm ishte gjithashtu një paralelogram i fortifikuar, megjithëse tashmë mbeten vetëm gjurmë të këtij fortifikimi. Fortifikimi ishte bërë me tulla balte (40 × 20 × 10 cm) dhe janë identifikuar tre ose katër faza strukturore. Ai kishte porta në veri dhe në perëndim. B. B. Lal shkroi:

"Rrugë të mirë-rregulluara orientoheshin përgjatë drejtimeve kardinale, duke formuar kështu një model rrjete. (Në Kalibangan) madje gjerësitë e këtyre rrugëve ishin set raportesh, dmth. nëse korsia më e ngushtë ishte një njësi në gjerësi, rrugët e tjera ishin dy, tre njësi etj. (...) Një planifikim i till i qytetit ishte i panjohur Azinë perëndimore bashkëkohëse".[20]

Qyteti i poshtëm ishte 239 metra nga lindja në perëndim, shtrirja veri-jug nuk mund të përcaktohet. Janë identifikuar 8 rrugë kryesore, 5 veri-jug dhe 3 lindje-perëndim. Pak më shumë rrugë lindje-perëndim pritet të zbulohen në zonat e pagërmuara. Rruga e parë lindje-perëndim shtrihet në një përvijim lakorë për tu takuar me të parën në skajin veri-lindor (drejt lumit), ku një gjendej një portë. Kjo rrugë ishtë një anomale në modelin rrejtë të rrugëve të drejta. Kishte shumë rrugica që lidhnin komplekset e veçanta të banimit. Rrugët dhe rrugicat kishin gjerësi me proporcione të përcaktuara përpikmërisht, si në sitet e tjera harapase, duke variuar nga 7.2 metra për rrugët kryesore deri në 1.8 metra për rrugicat e ngushta. Vende mbrojëse ishin vendosur në kthesat e rrugëve për të shmangur aksidentet. Në nivelin e dytë strukturor, rrugët ishin të vendosura me pllaka balte. Kanalizimet nga shtëpitë shkarkoheshin në gropa poshtë rrugëve. Për të planifikuar dhe rregulluar të gjithë këtë duhet të ketë patur disa autoritete qendrore.[21]

Si planifikimi i qytetit, edhe banesat ndjekin modelin e zakonshëm të qyteteve të tjera harapase. Për shkak të modelit rrjetë të projektimit të të qytetit si një kuti shahu, të gjitha shtëpitë hapeshin të paktën në dy ose tre rrugë apo rrugica. Çdo shtëpi kishte një oborr dhe 6-7 dhoma në tre anë, me një pus në disa prej tyre. Një shtëpi kishte shkallë për tu ngjitur në çati. Shtëpitë ishin ndërtuar me tulla 30 × 15 × 7.5 cm (njëlloj si ato të përdorura në fazën e dytë strukturore të murit fortifikues). Tullat e pjekura përdoreshin në kanalet kullues, puset, platformat larëse dhe pragun e dyerve, përkrahë altarit të zjarrit. Dyshemetë e dhomave ishin ndërtuar me baltë të pastër të ngjeshur, disa herë të vendsosura me tulla ose pjesë terrakote. Një shtëpi kishte dysheme me pllaka të pjekura të dekoruara me vizatime gjeometrike.[22]

Disa qeramika të hershme të Kalibanganit kanë ngjashmëri të madhe me qeramikë e Enëve Hakra në Cholistan, me qeramikat e tjera të hershme harapase nga Q.L.I. dhe me qeramikat e periudhës së Integrimit.[23] Funksionalisht, qeramika mund të klasifikohet në enë shtëpiake, fetare dhe për qëllime mortore. Strukturalisht, kemi tipe të tilla si enë të sheshta dhe të dekoruara. Disa enë kishin mbishkrime harapase (të padeshifruara) në to. Figura më e mirë prej terrakote nga Kalibangani është ajo e një demi të ngarkuar që konsiderohet se nënkupton "artin realist dhe të fuqishëm popullor të Periudhës Harapase".[24] Qyteti është i njohur për byzylykët e shumtë prej terrakote që janë gjetur aty.

Rrugë-kalimi për te varreza

Një numër emblemash që janë gjetur datojnë nga kjo fazë. Vlen të veçohet një emblemë cilindrike, që paraqet një figurë femërore midis dy të tillave mashkullore, duke luftuar ose duke u kërcënuar me shtiza. Gjendet gjithashtu edhe një njeri i përzier me dem duke vëzhguar. Ato janë me forma drejtëkëndore. Gjetje të tjera të rëndësishme janë një shufër cilindrike matëse dhe një top balte me figura njerëzore. Janë gjetur gjithashtu edhe dardhë si dhe qiqra.[25]

Sistemet e varrimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vend-varrim janë dëshmuar tre sisteme varrimi rreth 274 metra në jug-perëndim të akropolit, ku jan gjetur rreth 34 varre:

  1. Varrimi në gropë drejtkëndore ose ovale, me trupin të vendosur shtrirë me kokën drejt veriut të rrethuar nga qeramika. Në një gropë, mes këtyre objekteve u gjet një pasqyrë bakri. Gropat mbuloheshin me baltë pas groposjes. Një varr ishte i rrethuar me një mur me tulla të suvatuara nga brenda. Një fëmijë kishte gjashtë vrima në kafkë. Nga këta varre janë grumbulluar shumë të dhëna paleopatologjike.
  2. Varrimi në vazo (urna) në një gropë rrethore, pa trup. Katër deri në 29 vazo dhe enë vendoseshin rreth vazos kryesore (urnës). Në disa varre janë gjetur rruaza, guacka etj.
  3. Gropa varri drejtkëndore ose ovale, që përmbanin vetëm qeramika dhe objekte të tjera mortore. Si në tipin e parë, shtrirja e këtij tipi varri orientohej përgjatë drejtimit veri-jug.

Dy metodat e fundit nuk ishin të lidhura me ndonjë mbetje skeletore dhe mund të jenë të lidhura me varrimin simbolik, të pagjetur në qytetet e tjera harapase. Tipi i tretë i varreve përmbante objekte si në tipin e dytë, rruaza, guacka etj., por jo trupa. Disa gropa ishin të pambuluara[26][18]

Robert Raikes[27] ka argumentuar se Kalibangani u braktis për shkak të tharjes së lumit. Prof. B. B. Lal (ish dr. i përg. i Archaeological Survey of India) e mbështet këtë pikëpamje duke pohuar: "Datimi me radiokarbon tregon se vendbanimi i Maturisë Harapase në Kalibangan do të braktisej rreth viteve 2000–1900 p.e.s.. Dhe, siç tregojnë të dhënat hidrogjenike, kjo braktisje mori udhë me tharjen e Sarasvati-t (Ghaggar-it). Kjo pjesë e vonë ëshë vendosur siç duhet nga puna e Raikes, një hidrologjisti italian dhe bashkëpunëtorët e tij indianë".[28]

Kalibangani modern

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emri Kalibangan përkthehet "byzylykë të zinj" ("Kālā", në gjuhën punjabi, do të thotë e zezë dhe "bangan" do të thotë byzylyk). Pak milje në drejtim të rrjedhës është stacioni hekurudhor dhe qyteza e quajtur Pilibangā, që do të thotë byzylykë të verdhë. ASI krijoi një muze arkeologjik në Kālibangan në vitin 1983 për të depozituar materialet e zbuluara këtu gjatë viteve 1961-69. Në një galeri, janë paraqitur gjetjet para-harapase, ndërsa gjetjet harapase janë paraqitur në dy galeri të tjera.

  1. ^ Calkins, P.B.; Alam M. "India". Encyclopædia Britannica. Marrë më 31 dhjetor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Brij Basi Lal: Purātattva; kapitulli "The Homeland of Indo-European Languages and Culture: Some Thoughts"; Indian Archaeological Society, 2002, fq. 1–5
  3. ^ Jane R. McIntosh: The Ancient Indus Valley: New Perspectives; 2008, Santa Barbara, Calif.: ABC-CLIO, ISBN 978-1-57607-907-2, fq. 77
  4. ^ Brij Basi Lal: Excavations at Kalibangan, the Early Harappans, 1960-1969; Archaeological Survey of India, 2003, fq. 17, 98
  5. ^ Shri Krishna Ojha: Elements of Indian Archaeology; fq. 115
  6. ^ ky është emërtimi i websitit zyrtar të ASI-t: http://asi.nic.in/asi_exca_imp_rajasthan.asp Arkivuar 21 korrik 2011 tek Wayback Machine
  7. ^ Tejas Garge (2010), Sothi-Siswal Ceramic Assemblage: A Reappraisal. Arkivuar 28 nëntor 2021 tek Wayback Machine Ancient Asia. 2, fq.15–40. doi:10.5334/aa.10203
  8. ^ Shri Krishna Ojha: Elements of Indian Archaeology; fq. 116
  9. ^ Fotografia e saj është e disponueshme në artikullin e B. B. Lal në adresën https://web.archive.org/web/20091018220438/http://geocities.com/ifihhome/articles/bbl002.html
  10. ^ a b B. B. Lal, India 1947–1997: New Light on the Indus Civilization
  11. ^ H. Fahlbusch, Bart Schultz & C.D. Thatte (eds.): The Indus Basin History of Irrigation, Drainage and Flood Management; shkurt 2004, ISBN 81-85068-77-1
  12. ^ Shri Krishna Ojha: Elements of Indian Archaeology (Bharatiya Puratatva, në Hindi); Research Publications in Social Sciences, 2/44 Ansari Riad, Daryaganj, New Delhi-2, fq. 117-118
  13. ^ website zyrtar i ASI: http://asi.nic.in/asi_exca_imp_rajasthan.asp Arkivuar 21 korrik 2011 tek Wayback Machine.
  14. ^ Shri Krishna Ojha: Elements of Indian Archaeology (Bharatiya Puratatva, në Hindi); Research Publications in Social Sciences, 2/44 Ansari Riad, Daryaganj, New Delhi-2, fq. 117. Ky libër jepte të njëjtin informacion të përpiktë, pothuaj me të njëjtat fjalë, që më vonë u përdor në wsitin e ASI, kështu që raportet e papublikuara të gërmimeve ishin burim i të dy këtyre raporteve.
  15. ^ a b Brij Basi Lal: The Earliest Datable Earthquake in India; Science Age, 1984, Bombay: Nehru Centre
  16. ^ Brij Basi Lal: Frontiers of the Indus Civilization; 1984, Books & Books, the University of Michigan, ISBN 0-85672-231-6
  17. ^ Shri Krishna Ojha: Elements of Indian Archaeology (Bharatiya Puratatva, në Hindi); Research Publications in Social Sciences, 2/44 Ansari Riad, Daryaganj, New Delhi-2. fq. 119-120
  18. ^ a b [https://web.archive.org/web/20110721173154/http://asi.nic.in/asi_exca_imp_rajasthan.asp Arkivuar 21 korrik 2011 tek Wayback Machine Excavation Sites in Rajasthan - Archaeological Survey of India
  19. ^ Edwin Bryant: The Quest For The Origins of Vedic Culture: The Indo-Aryan Migration Debate; 2001, Oxford University Press, New York, isbn 9780195137774, kontrolluar më 17 nëntor 2014, fq. 160
  20. ^ Brij Basi Lal: The Earliest Civilization of South Asia: Rise, Maturity, and Decline; New Delhi: Aryan Books International, 1997, ISBN 978-81-7305-107-4, fq. 97
  21. ^ Shri Krishna Ojha: Elements of Indian Archaeology (Bharatiya Puratatva, në Hindi); Research Publications in Social Sciences, 2/44 Ansari Riad, Daryaganj, New Delhi-2. fq. 120-121
  22. ^ Shri Krishna Ojha: Elements of Indian Archaeology (Bharatiya Puratatva, në Hindi); Research Publications in Social Sciences, 2/44 Ansari Riad, Daryaganj, New Delhi-2. fq. 121.
  23. ^ Brij Basi Lal: The Sarasvatī Flows On: The Continuity of Indian Culture; 2002, Aryan Books International, isbn 978-81-7305-202-6
  24. ^ Shri Krishna Ojha: Elements of Indian Archaeology (Bharatiya Puratatva, në Hindi); Research Publications in Social Sciences, 2/44 Ansari Riad, Daryaganj, New Delhi-2. fq. 117
  25. ^ Jane R. McIntosh: The Ancient Indus Valley: New Perspectives; 2008, Santa Barbara, Calif.: ABC-CLIO, ISBN 978-1-57607-907-2, fq. 114
  26. ^ Shri Krishna Ojha: Elements of Indian Archaeology (Bharatiya Puratatva, në Hindi); Research Publications in Social Sciences, 2/44 Ansari Riad, Daryaganj, New Delhi-2. fq. 123
  27. ^ Robert Raikes: Kalibangan: Death from Natural Causes; 1968, Antiquity, XLII, fq. 286-291
  28. ^ Brij Basi Lal: The Homeland of Indo-European Languages and Culture: Some Thoughts; Delhi, 2002
  • Madhu Bala: Some Unique Antiquities and Pottery from Kalibangan, in Facets of Indian Civilization Recent Perspectives; Essays in Honour of Professor B.B. Lal; Jagat Pati Joshi (Ed.), 1997, New Delhi: Aryan Books International.
  • Edwin Bryant: The Quest For The Origins of Vedic Culture: The Indo-Aryan Migration Debate; 2001, Oxford University Press, New York, isbn 9780195137774, kontrolluar më 17 nëntor 2014.
  • H. Fahlbusch, Bart Schultz & C.D. Thatte (eds.): The Indus Basin History of Irrigation, Drainage and Flood Management; shkurt 2004, ISBN 81-85068-77-1.
  • S.P. Gupta: The Origins of the Indus-Sarasvati Civilization, in The Facets of Indian Civilization (J.P. Joshi, Chief Editor), 1997, New Delhi: Aryan Books International.
  • S.P. Gupta: The Late Harappan: A Study in Cultural Dynamics, in Harappan Civilization; Gregory L. Possehl (Ed.), 1982, New Delhi: Oxford-IBH.
  • S.P. Gupta: The Indus-Sarasvati Civilization; 1997, New Hegde, K.T.M., K.K. Bhan dhe V.H. Sonawane, 1984-85.
  • Nayanjot Lahiri: Finding Forgotten Cities: How the Indus Civilization was Discovered; Seagull Books, Aug 2006, 410 faqe, 1-905422-18-0.
  • Brij Basi Lal: The Sarasvatī Flows On: The Continuity of Indian Culture; 2002, Aryan Books International, isbn 978-81-7305-202-6.
  • Brij Basi Lal: The Homeland of Indo-European Languages and Culture: Some Thoughts; kumtesë e paraqitur në një seminar të organizuar nga Indian Council for Historical Research mbi të këtë temë në Delhi më 7–9 janar 2002.
  • Brij Basi Lal: Frontiers of the Indus Civilization; 1984, Books & Books, the University of Michigan, ISBN 0-85672-231-6.
  • Brij Basi Lal: India 1947–1997: New Light on the Indus Civilization; New Delhi: Aryan Books International, 1998.
  • Brij Basi Lal: The Earliest Civilization of South Asia: Rise, Maturity, and Decline; New Delhi: Aryan Books International, 1997, ISBN 978-81-7305-107-4.
  • Brij Basi Lal, Jagat Pati Joshi, B.K. Thapar & Madhu Bala: Excavations at Kalibangan: The Early Harappans (1960–1969); New Delhi, Archaeological Survey of India, 2003, 1st ed., XIV, 340 fq.; [Memoirs of the Archaeological Survey of India, No. 98].
  • Jane R. McIntosh: The Ancient Indus Valley: New Perspectives; 2008, Santa Barbara, Calif.: ABC-CLIO, ISBN 978-1-57607-907-2.
  • V.N. Misra: Indus Civilization and the Rigvedic Sarasvati, in South Asian Archaeology 1991; A. Parpola dhe P. Koskikallio (eds.), 1993, Helsinki: Soumalainen Tiedeakatemia, M.R. Mughal 1981. New Archaeological Evidence from Bahawalpur, in Indus Civilization: New Perspectives (Ahmad Hasan Dani Ed.), Islamabad: Quaid-i-Azam University.
  • M.R. Mughal: Ancient Cholistan; 1997, Lahore: Feroz and Sons.
  • Shri Krishna Ojha: Elements of Indian Archaeology (Bharatiya Puratatva, në Hindi); Research Publications in Social Sciences, 2/44 Ansari Riad, Daryaganj, New Delhi.
  • Robert Raikes: Kalibangan: Death from Natural Causes; 1968, Antiquity, XLII, fq. 286-291.
  • S.R. Rao. The Aryans in Indus Civilization.1993:175
  • A.K. Sharma: Kalibangan Human Skeletal Remains: An Osteo-Archaeological Approach; 1970, Journal of the Oriental Research Institute, V. XIX: fq. 109-113.
  • B.K. Thapar: Kalibangan: A Harappan Metropolis Beyond the Indus Valley; 1975, Expedition XVII(2).
  • B.K. Thapar: New Traits of the Indus Civilization at Kalibangan: An Appraisal; in South Asian Archaeology 1971, Noman Hammond (Ed.), 1972, Park Ridge: Noyes Press.
  • Bhagwan Singh: The Vedic Harappans; 1995, New Delhi: Aditya Prakshan.