Jump to content

Kërcelli

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kërcelli është pjesa kryesore e lules, në trajtë boshti, që del mbi rrënjë dhe mban degët, gjethet, lulet e frytet. Kërcelli është organ vegjetativ cili mundëson lëvizjen e materieve ushqyese nga rrënja deri tek gjethja.

Tek bimët dallohet :gjethja, lulet

  • Këcelli primar,
  • Kërcelli sekondar dhe
  • Kërcelli terciar.

Ndertimi i Kercellit Kercelli i bimeve me farë formohet ne embrion dhe ka nje syth . Ne maje te sythit gjendet indi krijues(meristimae majës)i cili ben rritjen e kercellit

bimet tokesore, bazuar ne qendrueshmerine e kercejve te tyre, mund te ndahen ne dy grupe te medha: bime barishtore dhe bime drunore. bimet barishtore kane kercej te bute dhe te gjelber. ndersa bimet drunore kane kercej te trashe dhe te forte, si: druret dhe shkurret. bima ka edhe sythet gjethore dhe sythet lulore kercelli Bimet janë gjallesa fotosintetike shumë qelizore, te pershtatura për te jetuar kryesisht ne mjedisin tokesor. Siç dihet bimet gjatë veprimtarise se tyre, thithin nga toka kripera minerale dhe ujë dhe me pas i percjellin ato ne pjeset fotosintetike mbitokesore. Funksione te tjera janë aftësia pr rritje, kryerja e fotosintezez, depozitimi i lendeve rezerve, sigurimi i funksionit mbështetës etj.

Për te kryer gjithë këto procese, te bimet ndodhen dgrupe qilizash te veçanta ne formë, funksion e ndertim. Këto grupe qelizash ne biologji quhen inde.

Indet bimore ndahen ne dy grupe:

1 - Indet e perkohshme , meristematike ose embrionale , qe ruajnë aftësinë qe te ndahen gjatë gjithë jetës se bimes.

Sipas vendit ku ndodhen dhe sigurojne rritjen këto ndahen ne: - meristemat e majave, qe rritin ne gjatesi kercellin, deget anesore dhe rrenjen. - meristemat anesore ose te rritjes ne trashesi(te perfaqsuara nga kambiumi, felogjeni dhe perycikli).

2 - Indet e perhershme, qelizat e te cilave kryejne funksione te caktuara por humbasin aftësinë për tu ndare. Këto ine rrjedhin nga indet meristematike dhe sipas funksionit qe kryejne ndahen ne: - indet e mbulimit ose te mbrojtjes - struktura me e perhapur e këtij indi është epiderma qe mbulon gjethet dhe kercejte e gjelbert. Ne pjesë te veçanta te epidermes ndodhen gojezat nëpërmjet te cilave bëhet kembimi i gazeve me mjedisin. Shpesh formohen qime epidermike.

indet e percimit 

Sigurojne qarkullim e dy limfave kryesore. Limfes se paperpunuar (uji dhe kriperat minerale) dhe limfa e perpunuar (lendet qe rrjedhin nga fotosinteza) Për këto dy limfa ka dy lloj enesh percuese.Për limfen e paperpunuar sherbejne gypat e drurit ose ksilema. Për limfen e perpunuar sherbejne gypat e liberit ose floema. - indet e mbeshtetjes ose mekanike - sigurojne fortesi e qendrese. Kolenkima siguron qendrese ne kercej e gjethe të reja. Sklerenkima, e perbere nga qeliza te vdekura qe formojne fibrat ose fijezat. Sklereidet, ndeshen kryesisht ne tulin e frytit te dardhes, ftoit etj - indet parenkimore - Janë qelizat qe perbejne tulin e gjetheve, fryteve e farave si dhe levoren dhe palcen. Spas funksionit ndahen. parenkima pervetesuse ku zhvillohet fotosinteza parenkimat rezerve ku grumbullohet amidoni, proteina sheqernat etj parenkimat ujembajtese, ne bimet e vendeve te thata. parenkimat ajermbajtese, ne bimet e zhytura ne ujë - indet te sekretimit Quhen ndryshe tahitese dhe perbehen nga qeliza te cilat grumbullojne brenda tyre ose derdhin lende te tilla si qumështi bimor, rreshire, tanine etj

Ndertimi i gjethes Gjethja tipike perbehet nga llapa. nervurat dhe bishti. Nervurat qe pershojne gjethen vendosen ne mënyra të ndryshme. p.sh ne gjethen e gjershise nga nervura kryesore dalin nervura te tjera anesore. te tilla nervura quhen nervura pendore. Nervura te tjera janë nervurat pellembore (gjethja e rrapit). Nervura paralele kanë gruri.misri etj. . Gjethja qe ka vetëm një llape quhet e thjeshtë. Kur është e ndare ne gjetheza quhet e perbere.

Parenkina pervetesuese e gjethes qe është e perbere nga qeliza fotosintetike, është e ndertuar nga parenkima gardhore, ku zhvillohet pjesa me e madhe e fotosintezes, dhe parenkima sfungjerore me qeliza te crregullta e me hapësira te mëdha nderqelizore. Këto hapësira janë te mbushura me gaze, avuj uji oksigjen, dioksid karboni. Të dy parenkimat formojne mezofilin. Mezofili është i rrethuar nga një shtrese qelizash epidermike te ngjeshura mirë njera - tjetrën. Këto qeliza formojne një shtrese te holle kutikule ose dylli mbi qelizat e epidermes. Qelizat e epidermes dhe kutikules janë te tejdukshme

Lendet hyjne e dalin ne gjethe përmes dy rrugëve, nga tufa enezore dhe nga gojezat Neper tufat enezore uji dhe kriperat minerale qe vijnë nga rrenjet e kercelli hyjne ne gjethe. Të gjethet këto tufa enezore janë nervurat.. ne perberje te çdo nervure marin pjesë ksilema qe transportojne ujin e kriperat minerale dhe floema qe transportojne lenden organike..

Shnerrimet e gjethes. Sipas kushteve te mjedisit rrethues, trajta dhe ndërtimi i gjethes te disa bime ka pësuar shnderrime (metamorfaza), te cilat janë te tilla sa është vështirë të besosh se gjethet e kaktusit, lozet e bizeleve, luspat e qepes janë forma te shnerruara te gjethes, pra metamorfaza e saj Bimet me gjethe mishtore quhen sekulente.

Kercelli EShte një organ i rëndësishëm i bimes qe mban gjethet, lulet, frytet dhe sythat.. Kercelli kryen transportimin e lendeve nga rrenja ne gjethe dhe anasjelltas. Kercelli kryen dhe funksion mbështetës për bimen. Kercelli mund te jetë barishtor ose drunor.

Kercelli barishtor përmban pak ose fare druine. Pozicioni i drejtë i kercejve barishtore sigurohet nga turgori i qelizave, pra nga trysnia e lengut qelizor brenda mureve te qelizes. Kercelli drunor perbehet kryesisht nga qeliza te vdekura por te forta.

Ndertimi i kercellit. Indet kryesore qe perbejne kercellin janë indet percuese dhe indet mekanike. Kercelli i bimeve barishtore ka ndertim te ndryshëm nga kercelli i bimeve drunore.

Ndertimi anatomik e kercellit te bimet drunore.

1. Shtresa e jashtme e levores, e perbere nga indi i tapes.

2. Pjesa e brendshme e levores,e perbere nga gypat me shoshe te floemes

3. Shtresa e lenget, e perbere nga qeliza te gjalla te kambiumit. qeliza me veti embrionale ose siç quhen ndryshe meristematike.

4. Druina, e perbere nga rrathet vjetore.

5. Palca, qe ndodhet ne qendër te brendesis se kercellit..

Indi mbulues qe quhet epiderma, mbulon gjethet dhe kercejte e rinj.. Shpesh qelizat e epidermes vdesin nga te ftohtet, prandaj nën teformohet një ind tjetër mbulues, tapa. Qelizat e kësaj shtrese i kanë muret te tapezuara, pra te papershkueshme nga ajri, uji dhe ngrohtesia.. Ne disa vende shtreza e tapezuar nderpritet nga një grup qelizash te patapezuara e me hapësira nderqelizore, qe ne kercell krijone disa te ngritura ne trajte thjerrezash ose lenticele. Këto struktura i sigurojne kercellit kembimin e gazeve me amjentin rrethues. Veç gypave me shoshe ne floeme ka dhe fibra Kambiumi, si ind formues ndahet, dhe nga jashtë jep qeliza te floemes, kurse nga brenda jep qeliza te ksilemes ne sasi me te mëdha, duke siguruar kështu dhe trashjen e kercellit. Ne zonen e drurit ka qeliza te gjalla me mure te holla, qe permbajne lende rezerve si dhe edhe ( trake) e fibra druri. Ne kercejte e farezhveshurve, elementet kryesore te ksilemes nuk janë trakete por elemente me primitive trakeide. Ne floemen e tyre mungojnë qelizat shoqeruese

Ndertimi i kercellit barishtor. Kercelli i bimeve njethelbore ka ndryshim nga kercelli i bimeve dythelbore. Të bimet barishtore dythelbore ka tufa percuese te vendosura ne formë rrethi. Midis floemes e ksilemes ka kambium i cili duke prodhuar floem e ksilem largon (hap) floemen e pare nga ksilema e pare.. Për këtë arsye këto lloj tufash quhen dhe tufa te hapura. te bimet dythelbore gjatë gjithë jetës kercelli peson ndryshime nga te cilat pernmendet, shfaqja e kambiumit nga qelizat parenkimatike qe ndodhet ne zonen midis dy tufave fqinje. Ne një kohe te dytë ky kambium ndertufezor bashkohet me kambiumin e tufave dhe formon një unaze te plotë. Nga veprimtaria e dy kambiumeve formohet floeme dhe ksileme e re, pra formohen tufa të reja percuese qe formojne e trashin kercellin.

Kercelli i bimeve njethelbore (p.sh. misri) ka një numer tufash percuese te shperndara pa rregull ne gjithë zonen e kercellit. Ato nuk permbajne kambium prandaj quhen tufa te mbyllura dhe rrethohen nga një shtrese e indit mekanik (qelizat e sklerenkimes), te cilat rrethoje si një kellef te gjithë pjesen e kercellit.

Rrenja Rrenjet janë shfaqur gjatë procesit historik te kalimit te bimeve nga mënyra e jetese ne toke. Të bimet me lule rrenja shfaret qe ne embrionin e fares. Prej saj zhvillohet rrenja kryesore dhe rrenjet anesore. Të gjethe shjqiponja apo tek urthi (Hedera helix), vihen re edhe disa rrenje ajrore qe nuk kanë lidhje me rrenjet e vërteta . Këto rrenje qe lindin nga kercelli ose hjethet quhen rrenje mitake. Të gjithë rrenjet e një bime formijne sistemin rrenjor te saj. Kur rrenja kryesore është me e zhvilluar se rrenjet anesore, atëherë sistemi rrenjor quhet boshtor.. Kur rrenja kryesore zhvillohet njelloj me rrenjet anesore , atëherë siastemi rrenjor quhet xhufkor

Ne prerjen gjatesore te një rrenje vihen re katër zona. 1 - maja e rrenjes me qeliza meristematike 2 - zona e rritjes qe ndodhet mbi majen e rrenjes. 3 - zona e qimeve thithese 4 - zona percjellese.

Të bimet dythelbore dhe te shumë bime njethelbore, indet perberese te rrenjes vendosen ne tre shtresa bashkeqendrore(koncentretike), ne epiderme, ne levore, edhe ne cilindrin qendror ku ndodhen enet percuese.

Epiderma qe ndodhet ne siperfaqen e rrenjeve të reja thith ujin dhe kriperat minerale nga toke dhe i percjell ne indet e brendshme. Shpesh kutikula mungon ose është shumë e holle.. Ne një zone te caktuar te renjes nga qelizat epidermike dalin disa zgjatime te holla qe quhen qime rrenjore. Funksioni i tyre është te thithin pjesen me te madhe te ujin dhe kriperave minerale qe merr bima nga rrenjet. Levorja perbehet nga disa rradhë qelizash parenkimatike, te vendosura nën epiderme. Ne këto qeliza mungojner kloroplastet. si lende rezerve permbajne amidon dhe lende te tjera organike. përmes hapesirave nderqelizore te levores, ne brendesi te rrenjes qarkullon lirisht oksigjeni, i nevojshem për frymarrjen. Ne dallim nga qelizat e tjera te levores, qelizat e shtreses me ne brendesi janë kompakte dhe nuk kanë hapësira ndrqelizore. Kjo shtrese qelizore formon endodermen. Hapiesira midis mureve te endodermes bëhet e papershkueshme sepse çdo qelize e endodermes qarkohet nga një shirit ose brez i dyllte qe quhet brezi i Kasparit., i cili është i papershkueshem nga uji.. Kështu qe uji dhe lendet tretura ne te, qe livizin lirisht rreth dhe brenda qelizave te tjera te llevores, duhet te kalojne domosdoshmerisht nëpërmjet cipes se qelizave endodermike. Ne ke mënyrë, cipat e qelizave endodermike lejojne jje hyrje te kontrolluar te lendeve ne indet percuese te rrenjes. Cilindri qendror i rrenjes perbehet kryesisht nga inde percuese ( floeme dhe ksileme). Ai qarkohet nga një ose disa shtresa qeliza qe formojne periciklin. Nga qelizat e periciklit kanë prejardhjen rrenjet dytesore te bimes Bimet Qeliza bimore

Struktura e qelizës bimore Qeliza eukariote te këto qeliza bërthma rrethohet me dy membrana, po ashtu shume organele te qelizes rrethohen me membrana.Muri qelizor - shumica e qelizave bimore dhe kerpudhave jane te rrethuara nga muri qelizor, gje qe i dallon nga qelizat shtazore.Protoplasti eshte pjesa relativisht e gjalle e qelizes eukariote, perbehet nga membrana qelizore, e cila rrethon citoplazmen. Citoplazma eshte mjedis ujor ku ndodhen : • rrjeti endoplazmatik, aparati i golgjit, mikrotrupthat, sferozomet(oleozomet), citoskeleti, ribozomet, mitokondritë, plastidet; • bërthama; dhe • vakuola. Qeliza prokariote është karakterisike për bakteret dhe cianobakteret, gjallesa këto me moshë evolutive 3 miliard vjet. Matreialin gjenetik e kanë të vendosur në qender të qelizës që quhet nukleoid, dhe nuk është i rrethuar nga membrana. Qelizat prokariote rrethohen nga muri qelizor që nuk përmban celulozë. [redakto] Fara dhe bima [redakto] Fara Pjesa më e madhe e bimëve që jetojnë aktualisht në tokë zhvillohen duke u nisur nga një strukturë e veçantë që quhet farë. Ajo lind nga një vezore ku ndodhet qeliza vezë e cila pasi fekondohet i jep jetë zigotes. Nga kjo zhvillohet embrioni i cili shoqërohet nga shumë lëndë rezervë. Embrioni nuk jep menjëherë një bimë të rritur, por kur arrin një moment të caktuar pjekurie e ndalon zhvillimin së bashku me lëndët rezervë, dehidratohet pothuajse plotësiht dhe bie në një gjendje qetësie. Kjo gjendje mund të zgjasë një ose dy stinë, derisa kushtet e mjedisit të jenë të përshtatshme që embrioni të rritet dhe të formojë një bimë të rritur. Që kjo të ndodhë embrioni ka nevojë për lëndë organike të cilën nuk e prodhon dot vetë sepse nuk kryen fotosintezë : është bima nënë, autotrofe, që e furnizon me ushqime të cilat mblidhen në farë dhe shërbejnë për zhvillimin e embrionit derisa të kthehet në bimë që kryen fotosintezë. Pra fara është një embrion me një sasi të madhe lëndësh rezervë, që vendosen në një ind parenkimatik që merr emrin endospermë dytësore ose albumine, e mledhur kjo me një mbulesë mbrojtese. Në shumë raste rezervat transferohen tek kotiledonet, gjethëzat embrionale, të cilat marrin një formë të fryrë. Avantazhi i bimëve me farë ndaj atyre pa farë është që zigota pasi formohet nuk jep menjëherë një bimë të rritur, por embrioni mund të presë kushtet e përshtatshme për të zhvilluar një bimë të re. Meqë bimët durojnë në menyrë pasive të gjithe kushtet e mjedisit, me të vetmen mundesi mbrojtëse aktivitetin e tyre metabolik, fara përfaqëson një hap të madh evolutiv. Në fakt ajo ka një funksion të dyfishtë: të përhapë specien dhe ta bëjë atë të mbijetojë. [redakto] Lëndët rezervë të farës Ekzistojne bimë që prodhojnë një numër të madh farash të vogla, me pak lëndë rezervë, të tjera prodhojne pak fara shumë te medha me shumë lëndë rezervë. Këto janë strategji të përshtatura nga bima; në rastin e parë shumë fara sjellin mundësine e krijimit te shume bimëzave, por varfëria në lëndë rezervë i jep pak autonomi embrionit prandaj bimëza duhet të bëhet autonome në një kohë të shkurtër. Në rastin e dytë bimëzat e formuara janë të pakta, por lënda e bollshme rezervë i lejon atyre të arrijnë një zhvillim të caktuar përpara se të bëhen autonome. Lëndët rezervë të bimës janë kryesisht glucide, lipide dhe proteina. përveç këtyre embrioni ka nevojë edhe për një sasi të vogël jonesh organike të cilat nuk mund ti thithë nga terreni sepse nuk ka aparat përthithës. Në farë pra gjenden molekula organike që përmbajnë fosfor, squfur etj, të nevojshme për rritjen. [redakto] Mbirja e farës Kur kushtet bëhen të përshtatshme fara mbin dhe formon bimëzën. Këto kushte janë kryesisht: sasi e tepërt uji, temperaturë e përshtatshme dhe sasi e mjaftueshme oksigjeni. Kur këto kushte plotësohen, fara mbin. Në një kohë të shkurtër vihen re disa ndodhi. E para është përthithja e ujit që manifestohet me një rritje të dukshme të vëllimit të farës. Ky fenomen është thjesht fizik dhe përbën një çlirim të madh energjie dhe është i pakthyeshëm. Ky çlirim energjie i lejon farat të çajnë çimentot e rrugëve, ose enët ku ndodhen kur ato nuk mbajnë dot vëllimin e tyre pas thithjes së ujit. Thithja e ujit çon dhe në aktivizimin e disa enzimeve të pranishme në embrion. Keto enzime shpërbëjnë rezervat për tëë përfituar molekula të vogla të përshtatshme për tu transportuar nëpër embrion. Fazat e tjera varjojne nga lloji i bimës. [redakto] Zhvillimi i embrionit dhe formimi i bimes Kur në vezore ndodh fekondimi i vezës dhe formohet zigoti, ajo ndahet menjëherë në dy qeliza, njëra më e madhe e tjetra më e vogël. Më e madhja formon furnizuesin me ushqim të embrionit, e vogla formon embrionin. Ndarjet e para të kësaj të fundit ndodhin në të gjitha drejtimet derisa formohet një embrion me 16 qeliza. Në këtë pikë embrioni merr një formë zemre, pra polaritet, me një anë të thepisur që përfaqëson fillimin e rrënjëzës dhe anën tjetër të zgjeruar që perfaqëson formimin e boshtit embrional dhe kotiledoneve. [redakto] Morfologjia e Dikotiledoneve [redakto] Kërcelli Duke parë një bimë dythelbore vihet re menjëherë që kërcelli është i ndarë në nyje, zona ku futen gjethet, dhe ndërnyje, zona të lëmuara pa gjethe. Ne majë gjendet bula e majës e ndërtuar nga ind meristematik, i mbeshtjellë nga grupe gjethesh që ai vetë i ka formuar. Kur bima hynë në fazë riprodhuese bula e majës shëndrrohet në gonxhe që mund të formojë një ose më shumë lule. Nën bulen e majës gjendet zona e zgjatjes; ndërnyjet janë të dukshme por gjethet janë më afër se ato që ndodhen më poshtë sepse shtrirja e tyre nuk ka përfunduar. Duke vazhduar më poshtë gjendet struktura parësore. Kërcelli zakonisht është cilindrik, duket i gjelbër sepse nëpërmjet epidermës duket ngjyra e kloroplastev te parenkimës klorofiliane. Duke vazhduar më poshtë formohet një strukturë dytësore që është pak a shumë e zhvilluar. [redakto] Gjethet Gjethet futen tek kërcelli nëpër nyje në mënyrë të rregullt: të alternuara, te kundërta, qerthullake, të perqafuara. Mes bazës së gjethes dhe kërcellit dallohet sqetulla gjethore ku ndodhet dhe ku gjendet një mbetje e meristemës së majës që merr emrin bule sqetullore, e cila mund të formojë një degë ose një lule. Zakonisht vetëm një pjesë e vogël e këtyre bulave zhvillohet. Gjethet përbëhen nga baza e gjethes, bishti dhe fletëza. [redakto] Rrënja Rrënja rrjedh nga rrënjëza embrionale dhe ruhet përgjithësisht gjatë gjithë jetës së bimës; tipi më i përhapur është ai me një rrënjë kryesire nga e cila përhapen disa rrënjë anësore që nuk e kalojnë gjatësinë e kryesores. Rrënja ka një zonë meristematike, një zonë shtrirje dhe një zonë strukture parësore e cila është e dallueshme për shkak të qimeve rrënjësore. Në disa raste mund të formohen edhe rrënjë me origjinë nga kërcelli, nga gjethet dhe nga pjesët e vjetra të rrënjës. Këto mund të zhvillohen si pasojë e plagosjeve, traumave ose në organe që ndodhen larg bimës nënë. Një tjetër lloj morfologjie që vihet re tek dikotiledonet barishtore, tek bimet trëndafilthe: gjethet janë të mbledhura në majë duke formuar një figurë si gonxhe trëndafili; duket sikur kërcelli mungon. Kjo morfologji ka si shkak qe kërcelli i ka nyjet shumë afër më njëra tjetrën sepse ndërnyjet janë të pazhvilluara mirë, dhe gjethet mbeten të shtypura njëra mbi tjetrën.

[redakto] Morfologjia e pemëve, shkurreve dhe bimëve kacavjerrëse • Pemët i përkasin që të gjitha Gimneospermeve ose Dythelboreve. Ekzistojnë raste të rralla që pemët i përkasin grupeve të tjera sistematike, si për shembull palmat. Karakteristika kryesore e një peme është masa e bollshme e indit drunor. Kjo do të thotë që pothuajse e gjithë bima përbëhet nga struktura dytësore që në bimët barishtore është e reduktuar ose mungon. Struktura e rrënjëve dhe e gjetheve gjendet dhe tek pemët, madje është thelbësore sepse përcakton rritjen në gjatësi. Dy indet kryesore të strukturës dytësore janë: barma dhe fellogjeni. Përveç masës drunore pema karakterizohet nga lloji i degëzimit. Në shumë pemë degët ndahen në makroblaste dhe brakiblaste. Pemët duke qënë bimë që jetojnë për vite të tëra kanë sythe të mirë organizuar për të kaluar stinët pa u dëmtuar. Kur afrohet dimri sythet flenë, që do të thotë që gjethëzat në ekstremet e majva shndërrohen në përule, marrin një pamje të lëkurezuar, vishen nga shtresë e trashë qimesh dhe lyejnë sipërfaqet e tyre me rrëshirë. Në pranverë përulet bien dhe sythi fillon aktivitetin e tij normal. Aparati i rrënjëve mund të jetë pak a shumë i gjërë, varet nga bima dhe ambienti ku ajo jeton. Gjithësesi është gjithmonë goxha i shtrirë duke marrë parasysh pafundësinë e rrënjëve të holla që nuk duken sepse ngelen në tokë kur bima çrrënjoset. Jetëgjatësia e gjetheve varjon; ekzistojnë bimët gjethërënëse, gjethet e të cilave jetojnë vetëm një stinë bimore. Bimë të tjera, të quajtura me gjelberim të përhershëm, i ruajnë gjethet gjatë gjithë vitit. Këto zakonisht jetojnë më shumë se një stinë bimore, po edhe ato vdesin dhe zëvendësohen, vetëm kur gjethet e reja janë formuar plotësisht, prandaj pema nuk duket kurrë e zhveshur. • Edhe shkurret dhe bimet kacavjerrëse janë Gimneosperme dhe Dythelbore me sasi të madhe indi drunor por me përmasa më të vogla se pemët. [redakto] Morfologjia e monokotiledoneve Monokotiledonet janë pothuajse të gjitha barishtore, me perjashtim të Palmave. Gjethet qëndrojnë pingul me tokën prandaj nuk ka ndryshime mes faqeve të brendëshme e të jashtme të tyre, nuk kane bisht, janë të zgjatuara dhe të thepisura, me forme lineare. Shirita të shumtë hyjnë nga kërcelli në gjethe, duke ndërtuar nervaturat që ecin paralelisht dhe janë të ndërlidhura nga breza të vegjël të ndërvendosur. Shpesh baza e gjethes përqafon kërcellin gjatë një pjese të tij prandaj gjethet janë me këllëf. Në disa raste në pikën e futjes së fletëzës në këllëf, gjethet shfaqin një fletëz transparente që quhet gjuhëz. Struktura e kërcellit: majë meristematike, zonë shtrirje, strukturë parësore. Kërcenjtë janë zakonisht më të mëdhenj se të Dythelboreve barishtore dhe shpesh të forcuar nga sklerenkime ose parenkime e drurezuar. Shpesh organizimi i bimës është me gjethet të mbledhura në truall, vetëm në periudhën e riprodhimit formohen lulet. Këto bimë duke qënë barishtore, shpesh janë të pajisura me organe nëntokësore si rizoma,zhardhoke etj. që i bëjnë të mundur specjes mbijetesën. Aparati rrënjor zakonisht përbëhet nga rrënje provizore që formohen në bazën e kërcellit, sepse rrënja kryesore atrofizohet dhe vdes shumë herët. [redakto] Ciklet jetësore Me këtë term përcaktohet historia e jetës së një organizmi, që nga lindja, që vjen nga një akt riprodhues, deri në vdekje. Në bazë të jetëgjatësisë së një bime dallohen: bimët njëvjeçare, bimët dyvjeçare dhe bimët shumëvjeçare. [redakto] Pershtatjet Rrenjet, kercenjte dhe gjethet mund te pesojne ndryshime aq te medha sa te behen te padallueshme. Nje shembull mund te jete ai i rrushkullit qe mban mbi vete nje kercell me disa shtrirje fletezore qe duken si gjethe, por qe ne te vertete jane kercenj te shtypur qe kane funksionin e gjetheve. Kercelli mund te transformohet ne gjemba me funksion mbrojtes, ose ne loze qe sherbejne per tu kacavjerre. Te gjitha keto organe te siperpermendura jaen organe homologe, sepse megjithese kaen pamje te ndryshme, jane modifikime te te njejtit organ. Pershtatje te tilla mund te ndodhin edhe tek gjethet dhe rrenjet, te cilat mund te behen gjemba e loze. Ne kete rast flasim per organe analoge sepse megjithese kaen morfologji te ngjashme kane origjina te ndryshme, duke u formuar disa nga kercenjte e disa nga gjethet. Ndonjehere ne ekzemplare qe i perkasin specieve te ndryshme, nga ana sistematike larg njera tjetres, ndodhin pershtatje te te njejtit lloj, qe percaktohen nga rrethana ekologjike te ngjashme. [redakto] Zhardhoket Nje shembull modifikimi eshte zhardhoku, i cili eshte modifikimi me qellim rezerimin e nje organi e si rrjedhoje formimin e nje sasie te madhe parenkime rezerve. Zhardhoku per antonomazi eshte patatja ku ky modifikim prek disa nyje dhe ndernyje te kercellit nentokesor. Tek nyjet jane te pranishme disa katafile, gjethe rudimentare qe bien heret dhe qe i lene te zbuluar sythet sqetullore, te quajtur sy. [redakto] Rizomat Jane kercenj teresisht nentokesore te zhardhokuar qe zhvillohen horizontalisht ne territor duke ndenjur gjithnje goxha thelle nentoke. Gjethet jane te shnderruar ne katafila te vogla te futura tek nyjet. Ne sqetullat e tyre ndodhen sythet, nga te cillat mund te zhvillohen filizat. Po tek nyjet por ne anen e poshtme gjenden rrenjet. Zakonisht ne fillim te sezonit bimor, sythi i majes zhvillon nje fidan te drejte qe del nga toka dhe formon gjethe e lule, duke mos u rritur me. Rizoma vazhdon te rritet nentoke nepermjet sythit sqetullor. Me rralle sythi i majes nuk del nga toka, por dalin disa sythe sqetullore qe celin gjethe e lule. [redakto] Bulbet Modofikim ku ndodh nje zhardhokim i gjetheve dhe kercellit. Kjo strukture tipike per Monokotiledonet perbehet nga nje kercell i shkurtuar, per shkak te mungeses se zhvillimit te ndernyjeve, quhet zemer, con lart sythin e majes dhe ne baze disa rrenje. Tek nyjet futen katafilat. [redakto] Gjembat Gjethet dhe kercenjte mund te transformohen ne gjemba si pasoje e klimes se ashper dhe thatesise. Gjembezimi i rrenjes eshte i vecante dhe vihen re ne disa palma. [redakto] Lozet Lozet jane tipike per ato bime kercelli i te cilave nuk eshte aq i fuqishem sa te mund ti mbaje ne kembe, duke qene se zhvillohet shume ne gjatesi e pak ne diameter. Ne disa bime transformohet ne loze pjesa fundore e kercellit, ne disa te tjera i gjithe kercelli. Lozet rrenjore sherbjene per te fiksuar bimen shume fort pas mbeshtetjes. Edhe gjethet dhe bishti i tyre mund te transformohen ne loze. [redakto] Heteromorfizmi Shfaqet kur kercelli dhe gjethet kane forma te ndryshme ne te njejtin individ. Nje rast heteromorfizmi jane stolonet: kercell i shkurtuar nga ku nisin disa kercenj te gjate e te holle. Kane si funksion perhapjen e specjes. Heteromorfizmi i gjethes quhet heterofili. Heteromorfizmi i rrenjes quhet heterorizi. [redakto] Struktura anatomike e bimes [redakto] Kercelli Të gjitha bimët e larta kanë kërcell , ai është ndër organet e rëndësishme vegjative të atyre. [redakto] Gjethja [redakto] Rrënja [redakto] Indet bimore [redakto] Indet meristematike Nje menyre per te klasifikuar keto inde eshte grupimi i tyre ne baze te vendndodhjes se tyre ne bime; keshtu dallojme meristemat e majes qe ndodhen ne maje te kercellit dhe rrenjes,meristemat anesore qe ndodhen paralel me siperfaqen e organeve ku gjenden dhe meristemat e ndermjetme. Por ekziston dhe nje klasifikim qe i ndan ne meristema paresore, ato qe e kane prejardhjen te drejtperdrejte nga qelizat meristematike te embrionit, dhe ne meristema dytesore, ato qe vijne nga qelizat tashme te rritura por qe pervetesojne veti meristematike. [redakto] Indet e rritura E kane prejardhjen nga diferencimi i indeve meristematike, kane qeliza goxha me te medha se ato te indeve meristematike. Kjo sjell qe citoplazme perqendrohet afer murit si nje shtrese e holle. Muri, pak a shume i shpeshte, varet nga indi ne ind, shfaq gjithmone pervec murit paresor edhe nje dytesor. Ne disa inde si tek tapa apo tek druri ne fazen e rrijes citoplazma perthithet krejtesisht prandaj qelizat kane vetem mur. Qelizat qe kane vetem mur quhen qeliza te vdekura. [redakto] Sistemi thelbesor [redakto] Indet parenkimatike Eshte indi me i perhapur ne bime dhe nga ana morfologjike ma pak i diferencuari. Ky ind kryen te gjitha aktivitetet metabolike: qe nga fotosinteza, deri tek rezervimi, frymemarrja, sinteza e proteinave dhe e gjithe molekulave te tjera te nevojshme per jeten e bimes. Gjithashtu me zgjerimin e qelizes, ushtron funksion mbaeshtetes per kercej apo gjethe te permasave te vogla apo organeve te reja. Hapesirat qelizore te ketij indi lejojne ajrosjen, pra shkembimet e gazrave ne bime. Gjethet jane te ndertuara kryesisht nga parenkima; organet e rezervimit, endosperma e farave, rrenjet etj perbehen kryeshit nga indi parenkimatik. Indi parenkimatik mund ta kete prejardhjen si nga meristemat e majes ashtu nga ato anesore. Qelizat parenkimatike kane mur celulozo-pektik zakonisht jo shume te shpeshte, nje vakuol te madh qendror qe ze rreth 90% te vellimit qelizor dhe ne citoplazem gjenden organe pergjegjese per aktivitetin metabolik te qelizes. Shpesh jane te pranishme hapesira qelizore shume te zhvilluara aq sa mund te formojne boshlleqe, sic vihet re ne disa lloje gjethesh. Ne baze te aktivitetit fiziologjik qe kryejne, dallohen disa tipe parenkime. [redakto] Sistemi mekanik Sistemit thelbesor i bashkangjiten elemente mekanike qe kane funksion mbeshtetes si kolenkima e cila eshte parenkime me mure te trashura dhe sklerenkima e cila ka nje funksion mbeshtetes me te spikatur me mura shume te shpeshta e te drurezuar. Funksioni i tyre eshte ti bejne te mundur bimes qendrimin ne kembe dhe pasjen e nje forme te caktuar. Ne bimet tokesore, ku rritja e qelizes nuk eshte e jaftueshme, pranija e ketyre indeve siguron aktivitetin normal jetesor te bimes. Ato shmangin qe humbjet e e teperta te ujit, sic ndodh shpesh gjate veres, te vyshkin organet. [redakto] Sistemi percjelles Perbehet nga inde qe kane si detyre te transportojne ujin, jonet dhe molekulat organike ne pjese te ndryshme te bimes. Transportimi i ujit dhe joneve organike fillon nga rrenja ku perthithen, vazhdon ne pjeset ajrore te bimes, ndersa substancat organike qe perpunohen ne gjethe shperndahen neper te gjithe bimen. Pergjithesisht uji dhe kriperat sillen nga indi drunor ose ksilema, nga rrenja drejt gjetheve, ndersa lendet e perpunuara, te transportuara nga indi shoshor ose floema, nga gjethet ne pjeset e tjera te bimes, ku perdoren ose magazinohen. Si druri dhe shosha jane inde qe perbehen nga shume qeliza. [redakto] Sistemi tegumental Jane inde mbrojtes qe veshin gjithe siperfaqen e jashtme te bimes dhe qe rregullojne shkembimet e gazrave mes ambjenteve te brendshem e te jashtem. Keto inde mbrojne bimen nga tharja, nga veprimi i agjenteve atmosferike dhe nga sulmet e paraziteve. Ne sistemin tegumnetal bejne pjese indet qe veshen pjesen ajrore te bimes (epiderma dhe tapa) dhe indet e rrenjes (rizoderma, ekzoderma dhe endoderma). [redakto] Strukturat sekretuese Ne te kaluaren eshte debatuarmbi rendesine e ketyre substancave q equhen metabolite dytesore; neso keto ishin jashteqitje te bimes apo sekrecione. Momentalisht mendohet qe jane sekrecioneqe prodhohen enkas nga bima per te terhequr insketet per poelnizimin ose per tu mbrojtur nga kashet barngrenese, ose si reagim ndaj nje sulmi parazitar. Keto lende sekretohen nga citoplazma dhe zakonisht mblidhen ne vakuole, sic ndodh per shume alkaloide etj. Por ne shume raste metabolitet dytesore prodhohen, vecohen dhe mblidhen ne disa struktura te vecanta qe quhen struktura sekretuese. Duhet nenvizuar qe zakonisht sekretimi nuk ndertohet vetem nga nje perberje, por nga disa, madje me natyra te ndryshme midis tyre. Sekretimi mund te perbehet nga metabolite dytesore por dhe nga produkte te metabolizmit paresor ose nga lende te cilat bima i ka me teprice. Si pershembull nektaret qe clirojne polisakaride. Nga ana citologjike qelizat sekretuese paraqesin invaginime te shumta te membranes qelizore per te rritur siperfaqen e saj te jashtme dhe lehtesoje sekretimin.