Jump to content

Janjeva

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Janjevë
Јањево
Janjevo
Qytezë
Janjevë
Janjevë

Janjevë (serbisht: Јањево Janjevo) është një vendbanim në komunën e Lipjanit, Kosovë. Vendbanimi ka një histori të hershme, i përmendur që më 1303 si famulli katolike. Para luftës së Kosovës shumica e banorëve të qytezës ishin kroatë, të njohur me demonimin Janjevci, por që atëherë kanë ikur në Kroaci.

Sipas dokumente3ve mesjetare, Janjeva zëhet në gojë për herë të parë në një letër të Papës Bendeikti IX. Qyteti në fjalë përmendet si një ndër 7 xehereoret e njohura të argjendit. Në murin e shkollës së vjetër në Janjevë është murosur pllaka e gurit me mbishkrimin latin me shkronja gotike, ku thuhej se krahinari i Janjevës Stjepan Markov ka bërë vepër të mirë, sigurisht si dhuratë e kishës.

Gjatë shekullit të XIII-të dhe XIV-të, në Janjevë, Republika e Raguzës kishte hapur disa miniera. Në këto kushte në shekullin e XVI-të, ajo kishte tërhequr vëmendjen e shumë banorëve të viseve përreth, të cilët të shtrënguar nga nevoja ekonomike. Përmendet se në Serbinë mesjetare kishte saksonë si punëtorë minierash, nuk dihet nëse kishte edhe në Janjevë të tillë, por aludohet nga toponimi Shashkoci (ngaqë saksonët në dokumentet e kohës përshkruheshin me termin Sasi).[1]

Pas disa vjetësh nëpër kodrat e Janjevës filluan të shtoheshin shtëpitë e banimit, kurse fshati i dikurshëm mori pamjen e një qyteti me argjendari, këpucëtari, prodhues veglash të ndryshëm. Nuk vonoi dhe ky qytet ndërtoi edhe një kishë që përmendej për madhësinë e saj. Pas pushtimit të fushës së Kosovës nga osmanët më 1455, Janjeva filloi të zhvillohej në një vendbanim tipik osman.[2]

Kisha e Janjeves

Më 1530-31 Janjeva kishte 6 mëhalla të krishtera dhe 1 myslimane. Më 1569-70 u bë has sulltanor (hass-ı hümayun), asokohe ishin bërë 7 mëhalla. Ipeshkvi i Tivarit Marino Bici, radhiste 120 vatra latine (shtëpi të krishterësh katolikë), 200 skizmatike (të krishterë ortodoksë) dhe 180 turke (muslimane) gjatë udhëtimit të tij më 1610 në atë që e quan Serbia Osmane.

Sipas traditës vendase, popullata është ngulitur aty prej Janjevës së Vjetër, e gjendur mes kodrave të Borelinës and Surnjevicës prej një zullumi shqiptar.

Më 1874) ishte një fshat i varfër i Kosovës, banorët e të cilit mezi e siguronin jetesën. Dikur ajo kishte qenë e përmendur, sepse nga minierat e saj nxirrej ar e argjend. Rreth vitit 1671 ajo kishte edhe shkollën e vet. Relatorët e ndryshëm shkruajnë për pamjen e qytetit të Janjevës dhe rezervat e saj të çmuara në arë e argjend. Kështu në vitin 1610 Janjevën e vizitoi Mati Bici, i cili shkruan :

... në mëngjezë herët arritëm në Janjevë që është e vendosur midis kodrave të zgavërueme prej minierave t'argjendit që aty nxirret me sasi të mëdha..."[3].

Në rrugët, sheshet dhe tregjet e saj fliteshin shumë gjuhë, shqip, serbisht, turqisht.

Pas futjes nën administrimin serb, gjeografët serbë për popullsinë e Janjevës në vitin 1911 thonë se përbëhej nga 515 shtëpi, 400 katolike, 75 shqiptare (duket se është fjala për të ardhur nga pjesa veri-perëndimore e trevave shqiptare), 20 muhaxherë (të ndjekurve nga Serbia e posa formuar), 2 turke dhe 18 magjupëve.

Sipas regjistrimit të vitit 1991, Janjeva kishte 3 banorë serbë, 2906 kroatë, 8 jugosllavë, 323 romë. Kurse banorët shqiptarë e kishin bojkotuar regjistrimin. Në bazë të regjistrimit në vitin 2011 Janjeva kishte afër 2200 banorë.


Xhamia e Janjeves
Pamje nga fshati
Restaurant Anija

Njerëz të shquar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Aleks Buda, Sh.F. Gjeçovi, "Studime Historike", nr 4, 1979, faqe 105-106.
  2. ^ Osmani, Jusuf (2003). Vendbanimet e Kosovës. Prishtinë: Shkrola. fq. 127. ISBN 9951-8547-4-5.
  3. ^ Nxierr nga: Gjeçovi, VEPRA 4- Ndërmarja Botuese RILINDJA, Prishtinë 1985