Idriz Seferi
Idriz Seferi | |
---|---|
Pseudonimi/et | "Idriz Beu" |
Lindur më | 14 Mars 1847 Sefer, rajoni i Preshevës, në Malet e Karadakut, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane |
Vdekur më | 25 Mars 1927 Zhegër, Mbretëria Jugosllave, (sot Kosova) |
Në aleancë me | |
Shërbimi/ | Lëvizja Kaçake |
Vite shërbimi | 1878 – 1918 |
Grada | Komandant |
Në komandë | Karatonlu nahija Ferizovik (1912) Shkup (1912) |
Betejat/luftrat | |
Çmimet |
|
Idriz Seferi (Sefer, 14 mars 1847 – Zhegër, 25 mars 1927), ka qenë një figurë atdhetare shqiptare dhe udhëheqës luftarak shqiptar. Gjatë karrierës së tij ushtarake 56 vjeçare, ai luftoi në 35 beteja. Anëtar i Lidhjes së Prizrenit dhe Lidhjes së Pejës, ishte krahu i djathtë i Isa Boletinit, me të cilin organizoi Kryengritjen e vitit 1910 kundër Perandorisë Osmane në Vilajetin e Kosovës. Pas shtypjes së kryengritjes, Idriz Seferi vazhdoi luftën, në Kryengritjen e vitit 1912. Në Luftën e Parë Ballkanike, Isa Boletini dhe Idriz Seferi u ngritën kundër Serbisë, me të cilën kishin qenë më parë aleatë gjatë Kryengritjeve të viteve 1910 dhe 1912, dhe vazhduan të sulmonin postet serbe në pushtimin pasues dhe fazën fillestare të Luftës së Parë Botërore (1913–1915). Në fazën e dytë të luftës (1916–1918), ai drejtoi trupat e tij kundër forcave bullgare.
Vijoi të luftonte kundër serbëve pjesën e parë 1914–1916 të Luftës së Parë Botërore, ndërsa në gjysmën e dytë të luftës zhvilloi beteja kundër bullgarëve.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I biri i Isuf Selman Seferit,[1] u lind në fshatin Sefer (Presheva e ditëve të sotme), në veri të Karadakut të Shkupit, në atë kohë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane.[2] Në moshën 13 vjeçare i vdiq babai i tij, Isufi, ndërsa kur u bë 16 vjeç u zgjodh në grupin e pleqnarëve të fshatit dhe pajtoi njerëz në mbarë kazanë e Gjilanit, Kaçanik, Preshevë dhe vende të tjera.[1] Iu bashkua lëvizjes së Lidhjeve të Prizrenit dhe Pejës.[2]
Kryengritjet e 1910
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ishte ndër konspiruesit dhe organizatorët e kryengritjes së 1910 me Hoxhë Said efendiun, Nexhip bej Dragën, Hasan Prishtinën, Mehmet pashë Derallën, Rexhep Mitrovicën, Bedri Pejanin, Salih Gjukën dhe Isa Boletinin.[3] Në prillin e 1910 dymbëdhjetë fise të Vilajetit të Kosovës të drejtuar nga Isa Boletini dhe Idriz Seferi bënë kryengritje ndaj autoriteteve osmane. Rreth 5,000 kryengritës me në krye Idriz Seferin zunë hekurudhën Prizren-Shkup në Kaçanik,[4] ku ia dolën të mbanin njësitë qeveritare në grykën e Kaçanikut.[2][5] Trimat e Seferit ndalën një tren të mbushur me ushtarë dhe nozullime drejtuar për në Prishtinë, i çarmatosën ushtarët dhe morën nozullimet.[2][6] Seferi i shkaktoi humbje të mëdha ushtrisë osmane pavarësisht faktit se nuk kishte artileri dhe e mbajti grykën për dy ditë. Kryengritësit dolën vendit vetëm pas një beteje trembëdhjetë orëshe, sepse ishin më pak në numër. Kryengritja u fashit nga 16,000 trupat osmane të udhëhequra nga Shefqet Turgut Pasha, por jo pa vështirësi. Nën drejtimin e Seferit, gati 2,000 trupa osmane përreth Gjilanit u vranë.[7] Nga gushti trupat qeveritare e bënë zap vilajetin, dhe për të mbajtur rregullin: meshkujt në moshat 16-60 u regjistruan për t'u thirrur në ushtri, burrat u çarmatosën.[4] Isa Boletini u dorëzua vetëm pasi ai dhe qeveritari i Vushtrrisë shkuan te valiu i Kosovës, Seferi ndoqi shembullin e tij më pas.[8]
Kryengritja e 1912
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në prillin e 1912 kryengritësit e Hasan Prishtinës u ngritën në Malësinë e Gjakovës dhe rebelimi u përhap në mbarë vilajetin. Më 20 maj krerët shqiptarë Bajram Curri, Riza bej Gjakova-Kryeziu, Seferi, Hasan Prishtina, Nexhip bej Draga dhe të tjerë, vendosën për të një kryengritje në shkallë vilajeti. Seferi organizoi kryengritësit në zonën e Ferizajt, ku u bënë beteja të ashpra.[9] [2]Me 1913 Idriz Seferi u prin edhe një herë kryengritsvë shqiptarë në Grykë të Kaçanikut kësaj here kundër pushtuesit serb. Në gusht në krye të të vetëve u bë pjesë e trupave kosovare të drejtuara nga krerët për të zënë Shkupin, ku nuk hasën në rezistencë dhe e morën nën zotërim.[9][10] Prishtina arriti t'i bindte krerët konservatorë mes të cilëve ishte edhe Seferi, që të pranonin marrëveshjen me autoritetet për të drejtat kombëtare sociopolitike dhe kulturore.[11][12] Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike, ushtria osmane në bashkërendim me qendresën shqiptare u thyen në Betejën e Kumanovës më 24 tetor, Seferi me krerët shqiptarë u kapën dhe arrestuan nga ushtria serbe.[13]
Ndërroi jetë më 25 mars 1927.[1]
Trashëgimia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Betejave të zhvilluara ndër kryengritjet antixhonturke iu kushtua kënga N'Kaçanik deri n'Buletin dhe Gryka e Kaçanikut.[1] Eqrem bej Vlora në librin Kujtime e përshkruan gjallërisht:[14]
Më 10, 12, 14 maj 1910 u zhvilluan përsëri luftime të përgjakshme. Qindra shqiptarë ranë në këto luftime, e midis tyre edhe dy prijës shumë të dashur nga Karadaku - Rexho Fetahu dhe Idriz Seferi. Ky i fundit ishte bajraktari më i rëndësishëm i trevës së Karadakut dhe njëra ndër figurat më interesante dhe më popullore të lëvizjes së shqiptarëve për pavarësi dhe të luftërave që u bënë në këto kohë të ashpra. Një burrë i çiltër, trim, hokatar i fortë, mikpritës, fisnik, plot besnikëri të pashoqe. Ai mishëronte në mënyrë të përkryer jo vetëm krenarinë e trashëguar të prijësit të fisit, bajraktarit, por edhe të gjitha virtytet tradicionale të njeriut të popullit.
Kam qenë mysafir i tij në vitin 1909 dhe e kam parë se sa ndershmërisht përpiqej ai ta përshtaste botëkuptimin e vet me kërkesat e Perandorisë dhe domosdoshmëritë e kohës, edhe pse vetë ai ishte ithtar besnik i Sulltanit të rrëzuar. Pa asnjë arsim, por atdhetar shqiptar i flaktë ai donte që vendi i tij i vogël të kishte të drejtën e pakushtëzuar të jetonte siç kishin jetuar të parët e vet dhe luftonte kundër synimeve centralizuese të Turqve të Rinj. Ai ishte një hallkë lidhëse midis kohëve të vjetra, kalorësiake të Shqipërisë dhe të sotmes, në të cilën ai donte të ruante nga e kaluara gjithë ato që atij i dukeshin të domosdoshme për nderin e shtëpisë dhe të fisit të tij.
Me rastin e 90 vjetorit të vdekjes së tij dhe në vigjiljen e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë iu vendos shtatorja në Gjilan[15]. Pas vdekjes u dekorua me urdhrin Hero i Kosovës - nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.[16]
Ne letërsi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ibrahim Kadriu i kushtoi romanin Kalorësi i Karadakut.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d Keçmezi-Basha, Sabile (3 dhjetor 2018). "Idriz Seferi, ushtari і përhershëm і lirisë". epokaere.com. Epoka e Re.
- ^ a b c d e Elsie, Robert (2012). A Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). London: I.B.Tauris & Co. Ltd. fq. 403. ISBN 978-1-78076-431-3. Marrë më 7 dhjetor 2018.
- ^ Kansu, Aykut (2000). Politics in Post-revolutionary Turkey, 1908-1913 (PDF) (në anglisht). Brill. fq. 381. ISBN 9789004115873.
- ^ a b Kedourie 2013, p. 26–
- ^ Gawrych 2006, p. 177.
- ^ Pearsons 2004, p. 11
- ^ Ljubodrag Dimić; Đorđe Borozan (1998). Југословенска држава и Албанци (në serbisht). Službeni list SRJ. fq. 317.
Идрис Сефери који је воЬа у Карадагу, а ратовао је и противу Турака и убио више од 2000 турских војника око Гнл>ана у 1909-10 год
- ^ Bogdan Popović; Jovan Skerlić (1911). Srpski književni glasnik (në serbisht). fq. 219.
- ^ a b Pearson 2004, p. 24
- ^ Skendi 1967, p. 436.
- ^ Skendi, Stavro (1967). The Albanian national awakening (në anglisht). Princeton: Princeton University Press. fq. 437. ISBN 9781400847761.
- ^ Gawrych, George (2006). The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913 (në anglisht). London: IB Tauris. fq. 195. ISBN 9781845112875.
- ^ Avdiu, Reshat (5 nëntor 2012). "Beteja e Kumanovës e 1912". albaniapress.com. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2019. Marrë më 7 dhjetor 2018.
- ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925 (në gjermanisht). Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 242–243. ISBN 99927-780-6-7.
- ^ "Lapidari".
- ^ "Nijazi Ramadani: Idriz Seferi, strategu i pavarësisë shqiptare".
Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bajraktari, Jusuf (2003). Jeta dhe vepra e Idriz Seferit. Tiranë: Instituti i Historisë. ISBN 9951-409-02-4.
- Braha, Shaban (1981). Idriz Seferi në Lëvizjet Kombëtare Shqiptare. Tiranë: 8 nëntori. OCLC 18020591.
- Hysa, Mahmud (2010). Portreti i Idriz Seferit sipas poezisë popullore. Vëll. 39. Prishtinë: Gjurmime albanologjike: folklor dhe etnologji. fq. 137–144.
- Pearson, Owen (2004). Albania in the Twentieth Century: A History, Volume 1 (në anglisht). Londër: I.B.Tauris & Co. Ltd. fq. 11, 24. ISBN 1-84511-013-7. Marrë më 8 korrik 2013.
- Ratkoceri, Gani (2000). Idriz Seferi dhe Lëvizja Kombëtare në Kosovën Juglindore (në anglisht). Tiranë: Verlag nicht ermittelbar. OCLC 163386324.
- Sylvia Kedourie (13 shtator 2013). Seventy-five Years of the Turkish Republic (në anglisht). Routledge. fq. 26–. ISBN 978-1-135-26698-1.