Idioti
Idioti është një roman i shkruar nga shkrimtari Rus i shekullit XIX Fjodor Dostojevski. Ky roman ishte publikuar fillimisht në mënyrë episodike në revistën ruse Russkiy Vestnik (Lajmëtari Rus) gjatë viteve 1868–9.
Titulli i librit është një referencë ikonike për personazhin kryesor të librit, Princin Lev Nikollajeviç Mishkin, një djalë i ri të cilit mirësia, zemërgjerësia, dhe çiltërsia e tij e bëjnë atë të duket në sytë e personazheve tjerë si njeri me mungesë intelegjence dhe mprehtesije. Dostojevski i ka vendosur vetës detyrën që nëpërmjet këtij personazhi të përshkruaj "njeriun e bukur me natyrë të mirë[1]." Romani shtjellon pasojat e vendosjes së një individi të tillë unik në qendër të konflikteve, dëshirave, pasioneve, dhe egoizmit të shoqërisë.
Xhozef Frenk e përshkruan Iditotin si "librin më personal të Dostojevskit nder veprat e tij më madhore, libër i cili mishëron bindjet e tij më të dashura, intime, dhe të shenjta[2]." Romani përfshin përshkrime nga telashet më të mëdha të Dostojevskit, si epilepsinë dhe njoftimin për ekzekutim (i cili më vonë doli të jetë i rrejshëm), dhe hulumton tematikat morale, filozofike dhe shpirtërore që rrjedhin nga ato telashe. Motivi i tij parësor për shkrimin e këtij romani ishte nënshtrimi i idealit të tij më të lartësuar, ai i dashurisë së vërtetë Krishtere, në shoqërinë Ruse të asaj kohe.
Metoda e tillë artistike e testimit të ndergjegjshëm të idesë së tij thelbësore nënkuptonte që autori jo gjithmonë mund ta parashikonte se si tematika që ai e shkruante do të zhvillohej. Romani është strukturalisht i vështirë, dhe shumë kritik letrarë kanë komentuar mbi organizimin kaotik të veprës. Sipas Geri Saul Morson, "Iditoti shkel çdo normë mirëpo prap ia del të jetë madhështor."[3] Vetë Dostojevksi ishte i mendimit që eksperimenti i tij nuk ishte plotësisht i sukseshëm, mirëpo romani mbeti nga më të parapëlqyerit nga veprat e tij. Në një letër të derguar filozofit, publicistit dhe kritikut letrar Nikollai Strakov ai kishte shkruar: "Shumë pjesë të romanit ishin shkruar në nguti, shumë pjëse të romanit janë të shpërndara dhe nuk dolën mirë, mirëpo disa pjesë kanë dalur mirë. Nuk qëndroj prapa romanit, por qëndroj prapa idesë së tij."[4]
- Idioti
Analiza e personazheve kryesorë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1. Princi Lev Nikollajevic Mishkin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Heroi, protagonisti, dhe personazhi i “IDIOTIT”, princi Mishkin është një pasardhës i një familje të vjetër fisnikësh, dhe një i afërm i zonjës Epancin. Ai është biond sy blu epileptik rreth të njëzetave, i cili kthehet në Rusi pas 4 vjet qëndrimi në një sanatorium të Zvicrës.
Nga paraqitja princi Mishkin dukët si një i huaj dhe vepron si një i jashtëm në shoqërinë Rusë: vishet si një i huaj dhe vepron sikur të ishte i papërgjegjshëm ndaj normave të aristokracisë Ruse. Madje ai dallon në shume aspekte nga aristokratët e tjerë.
Në radhe të parë Mishkini nuk ndjek rregullat e shoqërisë dhe nuk ka frikë nga sanksionet të cilat i dukë edhe qesharakë. Në pjësën e parë ai shkon të Nastasia Filipovna megjithëse nuk është ftuar. Ai mendonte së të ftuarit mund të qeshnin më të dhe më pas ta nxirrnin jashtë. Disa personazhe të tjerë siç është Ganja, për të cilin një turpërim i tillë do të ishte i tmerrshëm, për Mishkinin nuk ishte asgjë. Ai nuk e ka për gjë nqs përqeshet, madje kur të tjerët qeshin më të ai bashkohet më ta. Kur Mishkini viziton Epancinet vajzat e quajnë atë gomar ai qesh bashkë më to. Për më tepër mishkini është shumë i hapur dhe i sinqertë. Ai tregon në rrethanat e reja historinë e tij personalë (përfshirë edhe kohen kur ai ishte në sanatorium), më një saktësi të madhe. Ai nuk beson në thashethemesh, por preferon të flasë vetëm për gjëra që atij i interesojnë më tepër. P.sh kur Mishkini viziton Epancinet për herë të parë, ai menjëherë flet për ekzekutimin në publik dhe për Marinë.
Të darka e “fejesës” tek Epancinet ai diskuton për gjëra të mëdha si feja dhe e ardhmja e aristokracisë. Sidoqoftë Mishkini është naiv dhe konsiderohet si budalla nga shoqëria. Ai fiton shoqërinë e tyre vetëm nga pafajësia dhe ndjenjat e sinqerta. Mbase pafajësia e tij është arsyeja për afrimitetin që ka ndaj fëmijëve. Sidoqoftë bota e të rriturve për të është shumë sipërfaqësorë dhe e pakuptimtë. Mishkini nuk ofendohet nga askush sado i tmerrshëm të jetë veprimi që bëhet ndaj tij. Sipas Ganjës, Mishkini nuk e goditi prapa apo e sfidoi atë në një duel–një veprim i zakonshëm për atë kohë. Madje Mishkini i thotë Ganjes ti vijë turp nga vetja dhe largohet. Në përgjigje të gënjeshtrës të Burdovskit që ai është i biri i Pavlishevit, Mishkini jo vetëm që nuk inatoset, por ai përsëri kërkon të mbështesë Burdovskun financiarisht. Edhe pasi Keleri shkruajti një artikull gojëlëshuar dhe ofendues për Mishkinin ai përsëri e bën Kelerin nun në martesën e tij. Lebedjevi e gënjen vazhdimisht Mishkinin dhe madje angazhohet për ta çuar në një azil të çmendurish ; kur Mishkini e merr vësh këtë ai thjesht qesh si përgjigje. Agllaja vazhdimisht e tall dhe e ofendon princin, por kjo vetëm sa e mërzit pak atë. Kur Agllaja shpreh ndonjë dëshirë për bashkëpunim Mishkini tregohet shumë i gëzuar. Më pak fjalë princi Mishkin nuk e ka më askënd, madje as më Rrogozhinin që tentoi ta vriste atë. Dukë u nisur nga ky naivitet i princit Mishkin, të gjithë personazhet në roman e quajnë idiot. Princi Mishkin është mbase i Krishteri i fundit i idealit të Njeriut të poshtëruar që nuk është vetëm për vetë. Ai përpiqet për të ndihmuar këdo që takon dhe gjithmonë ve interesat e të tjerëve mbi ato të tijat. Në fund ai është gati për tu martuar më Nastasia Filipovna vetëm e vetëm për ta shpëtuar atë, megjithëse ai është i dashuruar pas Agllajes. Keqardhja e Mishkinit ndaj të tjerëve nuk njeh kufij. Ai është tepër i mirë në një botë të korruptuar nga paratë, epshi, dhe krenaria individualë. Si përfundim ai pa dashur vetshkaterohet.
2. Nastasia Filipovna Barashkov
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]C’nderimi i Nastasias nga Tocki bën që ajo të mbytët nga faji dhe të vërë në lëvizje tendencën e saj për vetshkaterim. Ajo është e aftë të sakrifikoj nga jeta e saj vetëm për ti shkaktuar dhimbje ofenduesit të saj. Në fund të pjesës së parë Pricini tregon shembullin e një japonezeje që u vetëvra para ofenduesit të saj. Madje pikërisht kjo është psikologjia e Nastasia Filipovnes. Ajo është e aftë të shkatërrojë jetën e saj (dukë i kurme Rrogozhinin) për të treguar që ajo është një grua e paturpshme. Në fund ajo shkon më dëshirë drejt vdekjes sepse e di që atje do të gjëjë Rrogozhinin. Nastasia nuk mund ta fshehë mërinë dhe nëpërkëmbjen që i është bërë. Megjithëse princi Mishkin mundohet ta ndihmojë atë, dukë i ofruar dashuri pakufi, ajo e refuzon ndihmën e tij në fund. Ajo jo vetëm që e mendon vetën të padenjë për dashurinë e tij, por edhe vetën nuk e konsideron si një grua që të tjerët mund ti falin dashuri. Me pak fjalë, Nastasia Filipovna përfaqëson bukurinë dhe talentin që është shkatërruar nga bota e korruptuar.
3. Parfyon Semyonovich Rogozhin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rogozhini me flokët dhe sytë e tij të zi përfaqëson gjithë errësirën në botën e romanitn e cila bën kontrast më dritën që sjell Princi Mishkin. Dashuria plot pasion e Rogozhinit për Nastasian e çon atë në fiksime plot xhelozi dhe dhunë. Ai e godet Nastasian dhe në fund e godet më thikë për ta vrarë. Rogozhini rrjedh nga një familje tregtarësh, dhe ka në trashëgimi njëpasuri më të çile kërkon të bindë Nastasian dukë i ofruar para. Lidhja e tij më paratë është një shenjë tjetër e degradimit të tij moral. Nqs princi Mishkin është engjëlli rus, Rogozhini është djalli rus. Madje emri i tij mbaron më “rog” që në rusisht do të thotë “bri”. Dostojevski i ve në kontrast këta të dy, për të nxjerrë në pah pasionin e Rogozhinit për të zhvatur, ndaj dhembshurisë së Mishkinit. Megjithëse mëshira e princit është më e madhe së dashuria e konsumuar e Rogozhinit, ai është i paaftë për ta shpëtuar Nastasian nga vdekja.
Temat, Motivet, Simbolet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1. Ideali I Njerëzimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Te “IDIOTI” Dostojevski kërkon të portretizojr njeriun ideal. Princi Mishkin përfaqëson të gjitha cilësitë të cilat Dostojevski mendon së janë më të mirat në qenien njerëzorë. Në radhe të parë ai është i sinqertë; ndryshe nga njerëzit e tjerë të shoqërisë të lartë si Ganja dhe gjenerali Epancin, Mishkini nuk i fsheh ndjenjat e tij të vërteta prapa një lustër të jashtme të një pseudomiqesie më qëllim që të fitojë diçka ose thjesht të dukët. Princi gjithmonë e thotë atë që e mendon, pavarësisht nëse ajo është e përkryer apo jo sipas normave të shoqërisë. Princi Mishkin është gjithashtu mjaft i duruar. Ndryshe nga personazhet e tjerë (si p.sh. Ganja që e konsideron vetën dhe karrierën gjërat më të rëndësishme në jetë, apo Nastasia Filipovna, e cila murrët më tepër më cndererimin e saj sesa më lumturinë e Mishkinit dhe të Agllajes, apo Hipoliti që nuk e pranon vdekjen pa bërë disa pohime të paharrueshme) Mishkini nuk mendon farë për vetën. Ndryshe nga personazhet e tjerë që kërkojnë të mbrojnë vetvetën, Mishkini është shumë altruist. Ai është jo vetëm i poshtëruar, por edhe keqardhës ndaj të tjerëve. Këto trajtime perfektë të qenies njerëzorë, dukët sikur ndeshen më vrull më botën e korruptuar.
2. Mospërputhja mes së mirës dhe botës realë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çfarë ndodh kur njeriu ideal vjen në botën e vërtetë? Sipas pikëpamjes së Dostojevskit, njeriu ideal nuk sjell mirësi, por edhe mirësia e tij përmbysët dhe manipulohet, çka sjell shkatërrimin e vet njeriut ideal dhe idealit që ai përfaqëson. Bota net e cilën hyn Princi Mishkin është ajo e korrupsionit dhe e moralit të kalbur, ku paraja është gjëja më kryesorë. Në këtë botë paraja jo vetëm që e përmirëson qenien njerëzorë (Ganja p.sh. mendon së ajo shëron mediokritetin), por më të mund të marrësh dhe një nuse të bukur (mjaft njerëz ofrojnë para për Nastasia Filipovnen). Askush nuk e shikon princin Mishkin si një burrë të përshtatshëm për Agllajen, ndërsa të gjithë e konsiderojnë Pticinin (një emblemë e mediokritetit që është pasuruar më fajdetë) kandidatin “la plus respectable” (fr: më të respektueshëm) për martesë. Gratë e bukura dhe të zgjuara si Nastasia Filipovna çnderohen dhe vazhdimisht shkatërrohen. Bota e romanit është plot më të dehur (Lebedjevi, gjenerali Ivollgin, Ferdishenkoja, Rrogozhini dhe banda e tij) dhe më mashtruesa (Lebedjevi, Doktorenkoja, Kelleri, Ferdishenkoja dhe të tjerë). Praktikisht gjithë të tjerët si Ivollgini dhe Pticini janë njerëz të zakonshëm. Shoqëria e lartë është plot më cikërrima sipërfaqësorë (si p.sh. gjenerali Epancin) i cili sillet si servilë që të fitojë një post të lartë. Megjithëse Mishkini është superior në botën ku ai hyn, ndikimi i tij në këtë botë është pothuajse zëro (një përzierje e vlerave pozitive më ato negative). Megjithëse Mishkini mundohet ti ndihmojë njerëzit përreth tij, ai e shkatërron shumicën e tyre si p.sh. gjeneralin Ivollgin Nastasia Filipovnen, apo Agllajen. Dështimi I keqardhjes së Mishkinit për të shpëtuar at atë cilët ai i do më tepër, e çon atë në marrëzi.
3. Bukuria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bukuria del në forma të ndryshme në novelë. Të gjithë mrekullohen pas bukurisë së Nastasia Filipovnes. Agllaja shquhet për bukurinë e saj. Vajzat Epancin e quajnë bukurinë fuqi. Mishkini vërën së bukuria është enigma. Gjatë festës të fejesës të Epancinet prince thekson së së bukuria gjendët të çdo krijesë e zotit. I gjithë romani është një lloj bukurie e cila shfaqët në shpirtin e princit dhe në dashurinë që ai u fal të tjerëve. Madje, kjo bukuri është një enigmë sepse është një ndjenjë dhe si e tillë është e pamundur për tu përkufizuar. Jo pa qëllim, në fund të romanit e gjithë bukuria, përfshirë Nastasian Agllajen dhe Mishkinin shkatërrohet.
4. Paraja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Paraja është një nga tundimet më të mëdha të njeriut ; në botën e korruptuar të romanit të gjithë përveç princit dhe Nastasia Filipovnes jepen pas lakmisë. Ganja është i gatshëm të bëjë gjithçka për pasionin e tij të parave, edhe të martohet më dikë që ai e përbuz dhe që familja e tij nuk e pranon. Gjenerali Ivollgin dëshiron para për të pirë dhe për të shkuar të e dashura e tij, zonja Terentjev. Lebedjevi ve dorën në zjarr vetëm e vetëm për të marrë 100.000 rubla nga Nastasia Filipovna. Asnjë njëri nuk e përfill Mishkinin të Nastasia Filipovna deri në momentin që ai flet për trashëgiminë tij dhe pas kësaj ai rrethohet nga pretendues që dëshirojnë pasurinë e tij. Ata e pëlqejnë Burdovskin dhe bandën e tij vetëm e vetëm që të marrin ndonjë lek nga prince. Në shoqërinë e gjithë romanit paraja jo vetëm sjell fat (psh të Pticini) por i sjell edhe një nuse. Oferta për Nastasia Filipovnen varion nga 75.000 rubla të 100.000 rubla. Paraja është një simbol i qartë i përkeqësimit të vlerave njerëzorë.
Lista e personazheve të tjerë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Agllaja Ivanovna Epancin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është një vajzë e bukur 20-vjeçare dhe bija më e vogël e gjeneralit Epançin dhe Lizaveta Prokofjevnes. Ajo është kryelartë dhe si fëmijë në kapricot e saj, por është edhe romantikë dhe idealistë. Ajo bie në dashuri më princin Mishkin, por është e paftë të pranojë dashurinë e tij plot keqardhje për Nastasia Filipovnen. Agllaja përfundon më një kont polak i cili më pas e braktisë atë.
Gavril Ardaljonovic Ivollgin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është një burrë i ri 28-vjëcar, i hollë, biond dhe i pashëm. Ai është mendjemadh dhe ambicioz. Megjithëse mishërim i mediokritetit, ai lufton për origjinalitet. Ai është i dashuruar më Agllajen, por do të martohet më Nastasian (të cilën ai e përbuz) vetëm për 75.000 rublat.
Ivan Fjodorovic Epanchin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është prej 5-6 vitesh një gjeneral. Ai është i pasur dhe i respektuar nga gjithë shoqëria e Shën-Peterburgut. Në fillim të romanit atë e djeg epshi për Nastasia Filipovnen.
Lizaveta Prokofjevna
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është një e afërm e largët e princit Mishkin dhe gruaja e gjeneralit Epancin. Në kokëfortësinë dhe net e qenit e çuditshëm, Lizaveta është shumë e ngjashme më me Agllajen. Ankthi më i madh i saj në jetë është të gjeje burra të mirë për tre vajzat e saja.
Aleksandra Ivanovna Epancin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është vajza e madhe e gjeneralit Epancin. Ajo është 25-vjëc dhe e pamartuar. Megjithëse prindërit e saj janë shumë të shqetësuar për martesën e saj, ajo ndihet e qetë. E shkolluar mjaft mirë ajo ka një talent të veçantë për muzikën.
Adelajda Ivanovna Epancina
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vajza e maeme e gjeneralit e Epancin, që është 23-vjët dhe që ashtu si motra e saj e madhe, është e kulturuar dhe e talentuar në pikturë. Ajo është e fejuar më princin Sh.
Hipolit Terentjev
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një djalë shtatëmbëdhjetë vjeçar që vuan nga tuberkulozi i mushkërive. Ai është i ndërgjegjshëm që po shkon drejt vdekjes dhe ndihet i përjashtuar nga natyra. Ai do të pohojë vetën dukë përkrahur mendimet e tij mbi jetën dhe moralin në “Testamentin” e tij dhe më pas bën një përpjekje të pasuksesshme për tu vetëvrare. Ai është i dashuruar më Agllajen, është shok i Koljes dhe i biri i zonjës Terentjev (e dashura e gjeneralit Ivollgin)
Athanas Ivanovic Tocki
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një aristokrat i pasur rreth të 50-avë, që mundohet të rregullojë martesën mes Nastasia Filipovnes dhe Ganjes për ta lëshuar nga duart e tij. Shumë kohë më parë Nastasia ka qënë e dashura e tij.
Eugjen Pavllovic Radomski
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një shoqërues elegant i Agllaja Epancines. Radomski tërhiqet nga ushtria përpara së të hyjë në rrjedhën e romanit. Si një njëri i arsyes ai e viziton shpesh princin Mishkin në sanatoriumin në Zvicër në fund të romanit.
Princi Sh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I fejuari i pashëm dhe inteligjent i Adelajda Epancines, qemë pas bëhet burri i saj. Prince Sh është punëtor, i ditur dhe shumë i pasur.
Lebedjevi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një batakçi, gënjeshtar dhe së fundmi një burrë i ve në një familje të madhe. Në fillim të romanit, Lebedjevi është pjesë e bandës së Rrogozhinit. Ai i jep më qira një shtëpi verimi në Pavlosk princit Mishkin.
Ivan Pëtrovic Pticin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një burrë i zakonshëm poshtë të tridhjëtave që arrin të vërë një pasuri të madhe dukë qënë një fajdëxhi. Ai është shoqëruësi dhe më pas burri I Varja Ivollginës.
Ardaljon Ivollgin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Babai I Ganjes dhe një ish-gjeneral. Ai I ka humbur shokët e tij në shoqërinë e lartpër shkak të pijes dhe gënjeshtrës.
Nina Aleksandrovna Ivollgin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gruaja e gjeneralit Ivollgin. Një grua e denjë rreth të 50-avë, nëna e Varjas, Ganjas dhe Kolja Ivollginit. Megjithëse burri i saj gënjen dhe ka një të dashur, ajo ka mëshirë për të dhe madje e ndihmon Hipolitin.
Fakte kyçe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Titulli I plotë – IDIOTI
- Autori – Fjodor Dostojevski
- Lloji – dramë aristokratë, studim karakteresh, tragjedi
- Gjuha e origjinalit – Rusisht
- Koha e shkrimit – 1868-1869
- Vendi i shkrimit - në Evropë (Baden, Dresden Gjenevë, Milano, Firence)
- Data e botimit – 1868-1869 në numra të ndryshëm të Russian Messenger
- Botuesi – Katkov
- Tregimtari – anonim, humbët dijenia e tij gjatë rrëfimit
- Këndvështrimi – veta e tretë
- Toni – intensitet psikologjik
- Koha – e shkuar
- Koha e ngjarjes - 1860
- Vendi i ngjarjes – fillimisht në Shën-Petersburg dhe në Pavllovsk më ndërhyrje në Jakaterinhof, Moskë dhe Zvicër
- Protagonisti – Princi Lev Nikollajevic Mishkin
- Veprimi intensive – Mishkini i propozon Nastasia Filipovnes ; ai e kupton që ajo nuk e do ; ajo e lë atë për Rrogozhinin ; ai i propozon Agllajes.
Konflikti kryesor – Mishkini cfilitet nga dashuria për Agllajen dhe nga dashuria plot
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Keqardhje për Nastasia Filipovnen
- Pika kulmorë – Takimi i Agllajes më Nastasia Filipovnen.
- Veprimi në rënie - Agllaja arratisët dhe shkëput lidhjet më Mishkinin i cili pothuajse martohet më Nastasian ; Rrogozhini vret Nastasian ; ai dhe princi bëjnë rojë pranë trupit të saj të vdekur.
- Tamat - njeriu ideal ; mospërputhja mes botës realë dhe së mirës ; Krishterimi rus dhe ringjallja
- Motivet - bukuria, drita dhe errësira, dashuria
- Simbolet - paraja shtëpia e Rrogozhinit, përbindëshi në ëndrrën e Hipolitit
- Paralajmërimet - Mishkini thotë që nqs Rogozhini martohet më Nastasian, Rogozhini do ta vriste Nastasian.
- ^ Dostoevsky letter quoted in Peace, Richard (1971). Dostoyevsky: An Examination of the Major Novels. Cambridge University Press. pp. 59–63. ISBN 0 521 07911 X.
- ^ Frank, Joseph (2010). Dostoevsky A Writer in His Time. Princeton University Press. p. 577.
- ^ Morson, Gary Saul (June 2018). ""The Idiot" savant". The New Criterion. 36 (10): 2.
- ^ Bakhtin, Mikhail (1984). Problems of Dostoevsky's Poetics. University of Minnesota Press. p. 99.