Jump to content

IKSU

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
IKSU

IKSU (Idrottsklubben Studenterna i Umeå) është një klub sportiv dhe organizatë jo fitimprurëse në Umeå. Klubi ka dy degë, IKSU sportUniversitetin Umeå dhe IKSU spaUmedalen. Klubi ka rreth 18,000 anëtarë.

Oragnizata është formuar më 5 May 1959 me emrin Umeå Studenters Idrottsförening (USIF). Në vitin 1960, mori emrin e tanishëm Idrottsklubben Studenterna i Umeå (IKSU).[1] Në atë kohë, IKSU kishte objektet e saj në Ålidhem.[2] Arena e parë e mbyllur ishte hapur në vitin 1983 në kampusin e Universitetit Umeå, ku IKSU sport shtrihet tani. Deri tani është zgjeruar disa herë. [2] Ilixha IKSU spa është hapur në vitin 2003 në Umedalen.[1][2]

Brännbollscupen është një garë e përvitshme në Brännboll, e cila organizohet nga IKSU. Loja e parë është mbajtur në vitin 1974, dhe që nga viti 1997, konkursi ka statusin e Kupës Botërore.[3]

Në vitin 2009, të ardhurat ishin përafërsisht 87 milion kruna suedeze. IKSU ka rreth 70 puntorë, 130 liderë dhe 18300 anëtarë aktivë.[1]

Ilizha IKSU në Umedalen

IKSU sport, më parë e njohur si IKSU sportcenter,[2] ndhodhet në kampusin e Universitetit Umeå. Paraqet objektin më ta madh sportiv në Skandinavi. Adresa e tij është Petrus Laestadiusväg 15.[4] Objekti ka mbi 15000 metra katror hapësirë.[2]

Ilixha IKSU ndodhet në Umedalen. Adresa e saj është J.A Lindersväg 53.[4]

  1. ^ a b c Umeå Municipality (30 prill 2009). "IKSU fyller 50 år" (in sv). Press release. Archived from the original on 25 maj 2011. https://www.webcitation.org/5ywr3POFP?url=http://www.umea.se/arkiv/pressmeddelandearkiv/pressmeddelanden/iksufyller50ar.5.240e3f40120f0c637a480003331.html. Retrieved 25 maj 2011. 
  2. ^ a b c d e "Idrottsföreningen IKSU" (në suedisht). IKSU. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2014. Marrë më 27 qershor 2011.
  3. ^ "Historik" (në suedisht). IKSU. Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2016. Marrë më 25 maj 2011.
  4. ^ a b "Anläggningar" (në suedisht). IKSU. Marrë më 27 qershor 2011.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]