Jump to content

Hysni Kapo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Hysni Kapo
Zëvendëskryeministër
Në detyrë
5 korrik, 1950 – 3 qershor, 1956
Paraprirë ngaKapo u bë i katërti pas Shehut, Kolekës, Jakovës
Pasuar ngaGogo Nushi zv/kryeministër i parë
Ministër i Bujqësisë (dhe Grumbullimeve 1953-'54)
Në detyrë
5 korrik, 1950 – 5 qershor, 1955
Paraprirë ngaGaqo Tashko
Pasuar ngaMaqo Çomo
Të dhëna vetjake
U lind më4 mars, 1915
Tërbaç, Principata e Shqipërisë
Vdiq më23 shtator, 1979
Paris, Francë
NënshtetësiaShqiptare
Partia politikePartia Komuniste e Shqipërisë, pas 1948 Partia e Punës e Shqipërisë
Bashkëshortja/et1. ? 2. Vito Kapo
Fëmijët1. Pëllumbi 2. Besniku, Vera
Punësimiarkivist

Hysni Kapo (Tërbaç, 4 mars 1915 - Paris, 23 shtator 1979) ka qenë arkivist, partizan, diplomat dhe politikan shqiptar. Kapo përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]

Ndoqi shkollën tregtare të Vlorës. Deri më 28 nëntor 1941 Kapo, që atëherë mbante mbiemrin Abazi, ishte arkivist i parë i spitalit civil Vlorë në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë, kjo e mvarur nga Ministria e Punëve të Brendshme. U shkarkua nga zëvendësisht ministri i Punëve të Brendshme Mustafa Kruja[2].

Në periudhën nga 1941 deri më 1943 ka qenë sekretar politik i Komitetit Qarkor për Vlorën dhe më pas komisar i Brigadës së 5‑të e zv/komisar politik i shtabit tė Zonës së Parë Operative në vitet 1943 ‑ 1944. Në kongresin e Përmetit u zgjodh anëtar i Këshillit të KANÇ‑it.

Pas lufte ishte ambasador i Shqipėrisë në Beograd e më pas zv/ministėr i Punëve të Jashtme.

Në vitet 1950 ‑ 1954 ishte zv/kryeministėr dhe ministėr i Bujqësisë. Nga viti 1956 e deri sa vdiq ishte sekretar i KQ tė PPSH‑sė. Në të gjitha rastet ka qenė zgjedhur anëtar i Byrosë Politike dhe deputet në Kuvendin Popullor.

Më 23 shtator 1979 Hysni Kapo vdiq në një klinikë të Parisit, nga një sëmundje e rëndë.[3]

Pas zbulimit të shumë krimeve të komunizmit dhe kërkesave të vazhdueshme të opinionit publik me dekretin nr.1018, datë 13.2.1995 të Presidentit të Republikës, Sali Berisha, iu hoqën të gjitha dekoratat dhe titujt e nderit për aktin kriminal të gjenocidit të ushtruar ndaj popullit shqiptar gjatë viteve të diktaturës komuniste Hysni Kapos dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit komunist.[4]

  1. ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Dervishi K., Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së, Tiranë: 55, 2016. fq. 178. ISBN 978-9828-106-38-4
  3. ^ Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: 55, 2012, fq. 147, ISBN 978-99943-56-22-5
  4. ^ Dervishi, Kastriot (31 maj 2017). "Dekoratat e Enver Hoxhës janë hequr në vitin 1995" (PDF). gazeta55.al. 55 Nr. 6756, v. XXI. fq. 12–13. Marrë më 20 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]