Historia e Preshevës
Treva e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca e Dytë, Provincia Dardanium ka qenë poashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjat dyndjeve sllave, gjat shek. VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar ca kështjella për t'u mbrojtur nga barbarët sllav. Për këto fortesa më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto kështjella ishin Kalaja e Preshevës si dhe ca të tjera në Karadak (Malësia e Preshevës). Gjer në shekullin IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin Bizantin. Nga gjysma e dytë e shek. IX gjer në shek X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e Mbretërisë Bullgare. Prej shek. XI e deri në shek XII, Presheva me rrethinë gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shek. XII, sipas dokumenteve sërbe, Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nemanjiqëve deri më vitin 1455. Gjatë kësaj kohe, popullsia autoktone i takonte religjionit të krishterë të përhapur nga romakët. Krahas popujve tjerë, edhe shqiptarët e këtyre trevava u bënin rezistencë pushtimit osman-turk. Si rrjedhojë e rrezistencës shpeshëherë, popullsia e këtyre anëve iu nënshtrohej zullumeve dhe represaljeve nga ana e barbarëve të ardhur nga azia. Presheva, emrin që ka edhe sot, ka nga fjala latine që d.m.th. PRESH-Purri dhe EVA-fushë, pra Preshevë d.m.th Fusha purrinjëve.
Historia me re [1]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendbanimet e Luginës së Preshevës deri në vitin 1912 ishin pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës (në periudhën 1978-1912 Presheva ishte kaza e Sanxhakut të Prishtinës). Megjithatë, edhe pas pushtimit të Kosovës nga Serbia më 1912, ata në të gjitha rrafshet ishin dhe mbetën pjesë e një tërësie me popullatën shqiptare të Kosovës dhe të Maqedonisë, duke i ndarë vetëm një vijë administrative-politike. Territoret shqiptare të tri komunave Medvegjë, Bujanoc, Preshevë bëjnë pjesë në tërësitë e mëdha etno-gjeografike ku përfshihen dhe rajonet e Gallapit dhe të Karadakut, e bashkë me to të tërë Kosovës të lidhur me Luginën e Kumanovës-Shkupit dhe zonën e Karadakut që sot ndodhen në Maqedoni. Midis dy luftërave botërore, bashkë me disa pjesë të Kosovës dhe gjithë Maqedoninë aktuale, Lugina e sotme e Preshëvës i takonte Banovinës së Vardarit. Ndërkaq, gjatë Luftës II Botërore Lugina ishte zonë okupuese bullgare dhe pas kapitulimit të Bullgarisë më 8 shtator 1944, shqiptarët jo vetëm të Luginës, por edhe të territoreve të tjera etnike përreth, e ruajtën kufirin në vijën hekurudhore të hapësirës së sotme të komunës së Bujanocit dhe Preshevës. Kufizohet në vijën hekurudhore Beograd-Shkup, por e kapërcen hekurudhën dhe përfshin edhe këto 12 vendbanime shqiptare: Samolica, Negoci, Bilaçi, Bukuroca, Bushtrani, Lerani, Zhunica, Gerajt, Strezoci, Çukarka, Golimidolli dhe Bugarina, me resurse relativisht të mira natyrore. Me Kushtetutën e Serbisë të 17 janarit 1947 dhe pastaj me ligjet e aktet e tjera juridike fshatrat e Karadakut – Stanec, Sefer, Caravajkë, Peçenë, Maxhere, Depcë dhe Ranatoc (sot në kuadër të komunës së Preshevës), që atëherë ishin në kuadër të rrethit të Gjilanit, kaluan në Serbi. Edhe fshatrat Konçul dhe Dobrosin (sot brenda komunës së Bujanocit) në vitet 1946-1948 ishin me Ranillug të Kosovës, sikundër që edhe fshatrat Zarbincë dhe Pribovc (sot në kuadër të komunës së Bujanocit) në vitet 1947-1949 ishin pjesë e Kosovës. [2] Lugina e Preshevës si tërësi shtrihet në një territor prej afro 1.250 km², në të cilin jeton një popullatë shqiptare rezidenciale prej rreth 100.000 banorëve, që aktualisht përbëjnë rreth 80% të popullsisë së përgjithshme rezidenciale të rajonit. Nga 136 vendbanime, sa ka ky territor, popullata shqiptare shtrihet në 64 sish të tipit rural dhe në tri qendra të karakterit urban (Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si seli komunale). Shqiptarët me shumicë absolute jetojnë në 41 vendbanime. Përveç selive komunale, edhe disa vendbanime rurale janë të përziera në pikëpamje etnike, ku dominojnë shqiptarët.
Presheva nën sundimin Osman
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Presheva gjatë kohës së sundimit Osman në Ballkan, ishte e përfshirë nën pashallëkun e Shkupit. Struktura nacionale në këtë trevë ishte pothuajse e 100% shqiptare, e që gjatë shpalljes së pavarsisë së Serbisë nga Turqia ishin shpërngulur edhe një pjesë e madhe e shqiptarëve nga viset Veri-Lindore të Arbërisë ( Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Surdulica etj.). Si dëshmi e kësaj shpërnguljeje është fakti se sot shumë familje dhe fshatra të tëra dijnë prejardhjen e tyre nga viset Veri-Lindore të Arbërisë. P.sh. Banorët e fshatit Kokaj (Malësi) vijnë nga rrethina e Leskovcit nga fshati Klajiq, Seferët (fsh. Sefer, malësi) vijnë nga rrethina e Pirotit, Familja e Dodajve (Dodallarët, Preshevë) vijnë nga Nishi, banorët e fshatit Depcë (malësi) poashtu vijnë nga rrethina e Leskovcit. Nga zullumet e turqve që i bënin shqiptarëve të këtyre viseve, çonin drej përleshjeve dhe kryengritjeve të kohëpaskohëshme të shqiptarëve kundër turqve. Kështu që në vitin 1843, shqiptarët e rrethinës së Kumanovës , Preshevës, Bujanocit dhe Gjilanit nën udhëheqjen e Bajram Vaksincës çuan krye kundër zullumve dhe shtypjes së Hysen Pashës. Hysen Pasha i plagosur, iku te miqtë e vet në Pçinjë ku atje edhe vdiq. Këtu nuk duhet harruar edhe kryengritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve në përgjithsi ku si pjesmarrës të rregulltë ishin edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës.
Presheva qendër kazaje në sanxhakun e Prishtinës - vilajetit Kosovës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Presheva është një qytet i vogël, qendër kazaje në sanxhakun e Prishtinës, të Vilajetit të Kosovës, i cili gjendet 50 kilometra në juglindje të saj dhe të Shkupit, pothuajse aq në verilindje të tij afër kufirit të Serbisë dhe mbi vijën hekurudhore. Popullsia e kësaj kazaje ishte rreth 3000 banor. Kazaja e Preshevës gjendej në skajin juglindor të sanxhakut të Prishtinës. Kufizohet dhe është e rrethuar nga ana verilindore me kufirin e Serbisë, nga ana veriperëndimore me kazanë e Gjilanit dhe në jug me sanxhakun e Shkupit, respektivisht me kazanë e Kumanovës. Në këtë kaza toka është pjellore dhe shumë prodhuese. Rrushi që rritet në këtë kaza është shumë i mirë. Kazaja e Preshevës përbëhej prej 134 fshatrave, me 39545 banor, shumica e të cilëve janë mysliman (shqiptarë) dhe të tjerët sllavë. Në këtë kaza gjendën rreth 13 xhami, 2 të tjera më të vogla që quhen mesxhide, 500 dyqane, 33 hane, 13 posta xhandarmërie dhe një spital ushtarak. Presheva zuri një vend të rëndësishëm më enciklopedinë e njohur dhe të parën nga një autor shqiptar siç ishte Sami Frashëri)[3]
Rilindja Kombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjat Rilindjes Kombëtare Presheva dhe preshevarët kanë qenë mjaft aktiv për çlirimin Kombëtar Shqiptarë. S'bashku me bashkëkombasit e vet anë e mbanë trojeve shqiptare, i kundërshtuan me forcë çdo ligj të dhunshëm të imponuar nga armiqt e sidomos Reformat e Tanzimatit të vitit 1939, deri më vitin 1912, pastaj pjesmarrës në luftërat dhe kryengritjet e ndryshme si atë të Lidhjes së Prizrenit (1878), Lidhja e Pejës (1898) si dhe kryengritjet e njëpasnjëshme të viteve 1908, 1910, 1912 etj.
Arkeologji
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Meqë Presheva nuk ka patur mundësi të krijojë instuticione të veta të pavaruara kombëtare, gjithëherë kanë shfrytëzuar format prej më të ndryshme për t'i ruajtur vlerat kulturore-kombëtare dhe etnicitetin e vet kombëtar. Kështu një ndër këto me vlerë jashtëzakonisht të madhe është edhe Muzeu i shkollës në Preshevë. Në këtë muze gjendet një numër i konsiderueshëm i eksponateve që flasin për kulturën dhe të kaluarën e shqiptarëve të këtyre viseve. Aty gjenden eksponate që i takojnë kohërave të lashta parahistorike, në keramikë, armë, filigranologji etj.
Prej armëve janë gjetur eksponate të cilat i takojnë viteve 30 të e.s. në katundin e Ilincës (Malësia e Preshevës). Unaza dhe stoli tjera nga filigranologjia janë gjetur në katundin e Zhunicës e që i takojnë viteve 35-ta, më qartë në kohën e Oktavian Augustit. Në Zhunicë dhe Preshevë janë gjetur edhe monedha të po kësaj kohe (vitet e 35-ta). Nga keramika janë zbuluar objekte apo pajisje të ndryshme që i takojnë periudhave të lashta parahistorike rreth 3500 vjet p.e.s.
Presheva nën sundimin Osman
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Presheva gjat kohës së sundimit Osman në Ballkan, ishte e përfshirë nën pashallëkun e Shkupit. Struktura nacionale në këtë trevë ishte pothuajse e 100% shqiptare, e që gjat shpalljes së pavarsisë së Serbisë nga Turqia ishin shpërngulur edhe një pjesë e madhe e shqiptarëve nga viset Veri-Lindore të Arbërisë (Vranja, Leskovci, Nishi, Piroti, Surdulica etj.). Si dëshmi e kësaj shpërnguljeje është fakti se sot shumë familje dhe fshatra të tëra dijnë prejardhjen e tyre nga viset Veri-Lindore të Arbërisë. P.sh. Banorët e fshatit Kokaj (Malësi) vijnë nga rrethina e Leskovcit nga fshati Klajiq, Seferët (fsh. Sefer, malësi) vijnë nga rrethina e Pirotit, Familja e Dodajve (Dodallarët, Preshevë) vijnë nga Nishi, banorët e fshatit Depce (malësi) poashtu vijnë nga rrethina e Leskovcit.
Nga zullumet e turqve që i bënin shqiptarëve të këtyre viseve, çonin drej përleshjeve dhe kryengritjeve të kohëpaskohëshme të shqiptarëve kundër turqve. Kështu psh. Më vitin 1843, shqiptarët e rrethinës së Kumanovës , Preshevës, Bujanocit dhe Gjilanit nën udhëheqjen e Bajram Vaksincës çuan krye kundër zullumve dhe shtypjes së Hysen Pashës. Hysen Pasha i plagosur, iku te miqt e vet në Pçinjë ku atje edhe vdiq. Këtu nuk duhet harruar edhe kryengritjet e njëpasnjëshme të shqiptarëve në përgjithsi ku si pjesmarrës të rregullt ishin edhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjes.
Lugina e presheves dhe fushe gropa e Kumanoves
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1912, ushtria e sërbit depërtoi edhe nëpër territoret e banuara me shqiptarë, ku në fshatin Sefer, pikë së pari, e djegin shtëpinë e Can Seferit dhe po atë ditë te vendi i quajtur “Guri i Nezajve” në prezencë të familjarëve të tyre, si të grave dhe fëmijëve i pushkatojnë këta shqiptarë të pafajshëm:
- 1). Tahir Ahmetin, plak i moshës 65 vjeçare dhe djemtë e tij:
- 2). Arif Ahmetin,
- 3). Xhemajl Ahmetin,
- 4). Ajdin Ahmetin,
- 5). Halil Ahmetin,
- 6). Saqip Ahmetin, i cili ishte nipi i Tahir Ahmetit.
Banorët e mbijetuar të Gruhalisë, thonë se ushtria e serbit, përveç se këta banorë që i kishte vrarë në vendin e quajtur “Guri i Nezajve”, aty ishte masakruar dhe më pastaj ishte pushkatuar edhe një shqiptar i pafajshëm nga fshati Stanec dhe dy shqiptarë të tjerë që ishin nga fshati Kurbali. Djali i madh i Tahirit, ishte i martuar dhe i kishte dy djemë të cilët ishin nën moshën 11 vjeçare, ata ishin; Zeneli dhe Ramizi, kurse djali i dytë i Tahirit Xhemajli, edhe ky ishte i martuar dhe e kishte vetëm se një vajzë, ndërsa djali i tretë i Tahirit, Ajdini, ishte vetëm i fejuar. E djali më i vogël i Tahirit ishte Halili, me moshë nën 18 vjeç. Në atë masakër te “Guri i Nezajve” ishte masakruar dhe më pastaj ishte vrarë nga forcat çetnike serbe edhe i nipi i Tahirit, Saqipi, i cili ishte i martuar dhe do t’i mbeteshin dy djem jetimë; Xhymshiti dhe Rashiti, të cilët atëbotë ishin nën moshën 10 vjeçare. Në vendin ku do të masakroheshin e më pastaj do të vriteshin malësorët e Gruhalisë, ndodheshin të pranishëm në vendin e ekzekutimit edhe dy fëmijë të mitur Mehmeti dhe Ahmeti, njëri ishte 7 dhe tjetri 9 vjeçar. Edhe pse atëbotë këta dy shqiptarë të mitur i shpëtuan golgotës shqiptare, nga: Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, tentohej që të bëhej zhdukja e qenies biologjike të kombit tonë shqiptar. Por, në masakrën e dhjetorit të vitit 1944, në fshatin Isë-Ukaj nga brigada e XVI, partizano-çetnike do të ekzekutoheshin edhe këta dy të mbijetuar nga masakra e 1912, së bashku me banorët tjerë të lagjes së Gruhalisë të cilët ishin:
- 1). Ramiz Arifi 40 vjeç,
- 2). Zenel Arifi 30 vjeç,
- 3). Rashit Arifi 44 vjeç,
- 4). Mehmet Veseli 42 vjeç,
- 5). Rexhep Lutfiu 60 vjeç,
- 6). Halit Lutfiu 28 vjeç,
- 7). Rrustem Lutfiu 22 vjeç,
- 8). Sejdi Lutfiu 18 vjeç,
- 9). Ali Lutfiu 20 vjeç,
Sanxhaku i Nishit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lugina e Preshevës, sëbashku me Luginën e Shkupit, sipas gjeografit serb Jovan Cvijiq, paraqesin rëndësinë më të madhe gjeostrategjike dhe gjeopolitike në Ballkan dhe shteti që mbikqyrë dhe sundon këto dy Lugina qeverisë krejt Ballkanin. Këtu qëndron edhe rëndësia e Luginës së Preshevës, e cila gjatë historisë dhe të kaluarës së saj ishte arenë e shumë betejave dhe luftërave për ta sunduar ate. Hekurudha përgjatë Lumit Moravë dhe Vardar lidh jo vetëm shumë shtete, por edhe kontinente. Autostrada poashtu është me rëndësi të madhe. Kohëve të fundit aktualizohet edhe kanali përgjatë lumit Danub - Moravë - Vardar, për të cilin ishin të interesuar edhe më herët Amerikanët, Françezët, Anglezët. Kështu territorin e Shqiptarëvë të Luginës së Preshëvës e shkelën Sllavët, ushtria bizantine në shekullin XI, ushtria turke në shek. XV, më vonë shumë pushtete antishqiptare. Mirëpo, Shqiptarëve të Luginës asnjëherë dhe kurrë nuk iu shua shpresa për bashkim kombëtar, sepse gjithmonë ishin pjesë përbërësë e kërkesave mbarëshqiptare.
Apo siç shprehet Ibrahim Kelmendi, patriot nga Presheva: Një shtyllë e Kosovës quhet Preshevë, apo siç shprehet historian Shukri Rahimi: Historia e popullit shqiptar është e pandarë. Shqiptarët në kuadër të Perandorisë Osmane bënin një tërësi tërritoriale, etnike, kulturore, arsimore, pra nuk ishin të ndarë me këta kufij artificial që u vunë më vonë, me dhunë nga forcat e huaja, prandaj edhe sot, këto treva i konsideroj sit të tilla, të ndara artificialisht. Apo siç shprehet historiani Ramiz Abdyli: Shqiptarët e Preshevës dhe të viseve përreth, siç është treva e Bujanocit dhe e Kumanovës, apo të Krahinës Verilindore të Karadakut, sikundër viset tjera shqiptare , jo vetëm i bënë ballë asimilmit gjatë robërisë së huaj shekullore, por me pjesëmarrje aktive në të gjitha ngjarjet e rëndësishme të historisë sonë të përvuajtur, por krenare dhanë kontributin e tyre të çmueshëm për liri dhe mëvetësi kombëtare. Kontributi I tyre është i çmueshëm sidomos gjatë periudhës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare që nga vitet e 30-ta të shek XIX, përfundimisht me organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme Antiosmane, që u kurrorëzua me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, kësaj ngjarjeje më të rëndësishme në historinë tonë.
Gjenocidi serb mbi shqiptarët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edhepse pas viteve 1454 e 1455, Lugina e Preshevës ra nën sundimin turk, ajo asnjëherë nuk u pajtua me gjendjen e vështirë nën sundimin turk atoman, andaj Shqiptarët e Luginës së Preshevës gjatë viteve 1841-1845 u hodhën në kryengritje kundër Tanzimatit. Sheh Hyseni dhe Sheh Salihu e shum patriotë të Luginës organizuan protesta dhe ngritën zërin kundër zbatimit të Tanzimatit në Luginë, sepse popullata e këtij rajoni nuk deshti t’I paguajë tatime të mëdha pushtetit turk. Pastaj të përmendin kryengritjen e Dervish Carës, më 1844, e cila kryengritje çoi në këmbë për liri gjithë popullatën shqiptare të këtij rajoni dhe përfshiu tërë terrotirinë e Dardanisë.
Pra, qysh me kohë, Shqiptarët e Luginës së Preshevës lidhën fatin e tyre me Kosovën dhe morën pjesë aktive në Lëvizjen Shqiptare të Prizrenit dhe më vonë në të gjitha Lëvizjet politike të Shqiptarëvë të ish’Jugosllavisë për të drejta dhe çlirim kombëtar. Se Presheva dhe Lugina e saj ishte liridashëse, e kyçur në Lëvizjen Gjithëkombëtare dhe se i dha kontribut Rilindjes Kombëtare Shqiptare fletë edhe fakti i themelimit të Degës se Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në Preshevë me në krye me Sheh Maksut Efendiun si dhe pjesëmarrja e patriotëve nga Presheva në Kuvëndin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit më 1878 : Maksut Shehu, Osman Çaushi, Mehmet Muhaxhiri, Kamber Aga, Haxhi Abazi.
Në këtë kohë të mbajtjes së Lidhjes së Prizrenit dhe pjesëmarrjes së delegatëve të Preshevës në Kuvendin e Lidhjes, Shqiptarët e Luginës u gëzuan aq shumë me shpresës se do të ndodhë bashkimi kombëtar, bile gjatë përcjelljes, mbajtjes iu këndua Lidhjes së Prizrenit, Shqiptarët e Preshevës me lule dhe valle i përcollën delegatët në Kuvendin e Lidhjes së Prizrenit. Bile, thuhet se atëherë edhe lindi vallja e Miratocit.
Shqiptarët e Luginës së Preshevës iu bashkangjitën kërkesave të Qeverisë Shqiptare të Shqipërisë, e cila kërkoi Autonomi Territoriale - Politike të Shqipërisë në kuadër të Perandorisë Otomane. Perandoria Otomane nuk i pranoi 14 kërkesat e Shqiptarëve për Autonomi Politike, por vetëm kërkesat kulturore-arsimore.Kështu dështoi dhe zhgënjimi në Perandorinë Otomane që Shqiptarët të jëtojnë në një shtet të përbashkët shqiptar. Mirëpo erdhi zhgënjimi, mosnohja e autonomisë politike nga Perandoria Otomane. Shqiptarët e pakënaqur organizuan Kryengritje. Kësaj iu bashkangjitën edhe Shqiptarët e Luginës kundër Perandorisë në krye me patriotin Idriz Seferi.
SHTEGTIMI RRUGËVE TË NGRIRA
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas Kongresit të Berlinit, më 1878, Kazaja e Preshevës i takonte Sanxhakut të Prishtinës, të Vilajetit të Kosovës. Kazaja përfshinte nahinë e Bujanocit dhe Tërgovishtes deri në vitin 1912, shpresë e madhe që Shqiptarët të jetojnë sëbashku. Mirëpo, zhgënjimi erdhi më vitin 1918, me themelimin e Mbretërisë Serbe, Kroate, Sllovene, rrethi i Preshevës i takonte Banovinës së Vardarit me qendër në Shkup,Qarku i Kumanovës. Kështu vazhdoi deri më vitin 1945.
Lufta e Dytë Botërore, Shqiptarët e Luginës së Preshevës i solli edhe më shumë në gjendje të vështirë ekonomike e politike. Në këtë kohë është e njohur demonstrata e Shqiptarëve, në krye me patriotin Shaip Mustafa nga Presheva, i cili më vitin 1941 ngriti flamurin shqiptar te Ura e Gurit në Shkup. Në këto demonstrata u brohoritën parolla “Rroftë Liria”; “Rroftë Shqipëria”; “E duam Shqipërinë” e tjerë. Një pjesë e Shqiptarëve iu bashkuan frontit kundër bullgarëve fashistë, një numër i konsiderueshëm i tyre iu bashkangjitën këtyre forcave, duke u inkuadruar dhe përkrahur forcat e tilla, ata shpresonin se do t’i çlironin Shqiptarët nga robëria e Jugosllavisë së Vjetër dhe më në fund do t’i bashkoheshin etnikumit të tyre. Mirëpo, kjo nuk ndodhi.
Në shtator të vitit 1944, kur kapituloi Bullgaria fashiste. Shqiptarët e Luginës së Preshevës,sëbashku me Gjilanin dhe Kumanovën, për ta mbrojtur ate nga njësitë partizane, bullgare, maqedonase, organizuan Mbrojtjen e Kosovës Lindore, përgjatë hekurudhës Bujanoc - Preshevë - Kumanovë, e cila zgjati disa muajë, Ibrahim Kelmendi patriot nga Prsheva e quajti Epope që nderoi historinë e Shqiptarëve, luftë që u bë kundër tre armiqëve të përvashkët aleatë: bullgarëve, serbëve dhe partizanëve shqiptarë, siç shprehet ky. Kështu në Preshevë, po edhe në krejt Luginën lindi kërkesa për ta mbrojtur ate, me shpresë se një ditë ajo dhe Shqiptarët do të jenë të lirë dhe vet të qeverisin më fatin e vet. Për ta mbrojtur Luginën, atëherë u bë organizimi i popullatës për luftë përgjatë hekurudhës, u bë organizimi civilo-ushtarak në Preshevë, pra Adem Kamberit iu dha qeverisja e Bashkisë, Limon Staneci
Drejtoi organizimi i nënprefekturës dhe Ibrahim Kelmendit, drejtimi e organizimi i operacioneve ushtarake. Qeverisja e Bashkisë zgjati 4 muajë, ndërsa sipas materialeve arkivore të ish-Jugosllavisë zgjati vetëm 2 muajë dhe këtë Mbrojtje e quanin reaksion shqiptar. Ndërsa popullata shqiptare e quajti periudhë të ndritshme, me plotë sakrifica, dhe e quajti “Shqipëri e Vogël”. Mirëpo erdhi edhe zhgënjimi, sespe Shqiptarët u përçanë për vende politike dhe udhëheqësë në Bashki. Këtë e shfrytëzuan forcat e mëdha ushtarake, njësitë e shumta bullgare, maqedonase dhe serbe , të cilat e pushtuan Preshevën më 14 nëntor 1944, e mposhtën Rezistencën e Shqiptarëve dhe me këtë rast bënë kërdi në popullatën shqiptare, sidomos në Sopot, Iseuk, Sopot, Gosponicë e tjerë.
Formimi i Batalionit shqiptar nga Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Kumanovës, në krye me Skender Preshevën, i cili mori pjesë në Frontin e Sremit kundër njësivë fashiste dhe në çlirimin e Zagrebit e qyteteve të tjera, ngjalli shpresën tek Shqiptarët se pas përfundimit të luftës do t’i gëzojnë të gjitha të drejtat kombëtare. Sëbashku me batalionin e përmendur morën pjesë edhe njësitë ushtarake të Shqipërisë, me pjesëtarët e këtyrë njësive, shpesh vinin në kundërshtim pjesëtarët e batalionit të Preshevës, sepse këta ishin aq shumë të motivuar për t’i ndihmuar vëllezërve serbë. Ndërsa pjesëtarët insistonin në kthimin e tyre, për ta mbrojtur pragun e shtëpive në Preshevë, Bujanoc e Kumanovë nga njësitë partizane. Shpesh kishte konflikte të ashpra, kështu rrëfeheshin shumë shqiptarë të Preshevës, pjesëmarrës të këtij batalioni. Bile aq nxehej situata sa i kthenin njëri tjetrit pushkët. Aspiratat kombëtare të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës u shuan në janar të vitit 1945, atëherë kur në sallën e kinemasë së Preshevës i mblodhën qindra qytetarë në te, për t’u deklaruar se dojnë të mbeten nën Serbi. Pra, ky ishte ai plebishiti gjithëpopullor i Preshevës, ndërsa nuk u organizua referendum i vërtetë për deklarim të lirë dhe vullnet politik të Shqiptarëve të Luginës. Në qarqet më të larta partiake të ish-Jugosllavisë apo të Serbisë u kurdis fati i Preshevës, që të mbetet në Serbi, për ta vënë në lidhje kontrolli nga lartë, nga rrethi i Vranjës apo herë herë edhe nga ai i Leskocit. Kështu Presheva, në mënyrë arbitrare dhe pa vullnetin e popullit shqiptar si dhe me qëllim të ngushtimit të trollit shqiptar u nda nga Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë. Në mbështetje të disa rrëfimeve të individëve të asaj kohe shihet qartë se edhe atëherë klasa politke shqiptare ishte e ndarë dhe e përçarë. Disa nga komunistët e atëhershëm donin mbetjen me Serbinë, ndërsa disa të tjerë të vazhdohet me Maqedonine apo t’i bashkangjiten Kosovës. Vendoset pushteti i ri me kryetar të frontit popullor, Selim Selimi, sekretar Andullah Alija. Më 1948, pas shpalljes së Rezolutës së Burosë Informative fillon represioni, dhuna dhe terrori edhe mbi Shqiptarët e Lugines së Preshevës, të cilët asnjëherë nuk u pajtuan me këtë gjendje të vështirë ekonomike dhe politike.Në Preshevë në këtë kohë u shtrua kërkesa gjithëpopullore dhe me nënshkrime qytetarët shqiptar shprehën kërkesën e tyre shekullore për bashkim me Kosovën dhe Shqipërinë. Aspiratat për bashkim kombëtar nuk pushuan tek popullata shqiptare e Luginës së Preshevës, kështu në qershor të vitit 1957, në fshatin Rogoçicë u formua organizata ilegale “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë”. Pos Metush Krasniqit, Sejdi Kryeziut, Metë Dërmakut, në këtë organizatë pjesëtar ishin edhe Marko Gashi dhe Mustafë Venhari mësues në Preshevë. Kjo organizatë u masovizua shumë edhe në Preshevë, Bujanoc e Kumanove, fal punës së palodhshme të Marko Gashit dhe Mustafë Hengari. Kështu takimi i dytë i Organizatës ilegale ndodhi në Preshevë, në shtëpinë e Marko Gashit, në korrik të vitit 1958, ku moren pjesë shume veprimtarë të devotshëm të këtij rajoni. U bisedua për masovizimin e kësaj organizate. Mirëpo, edhe kjo organizatë u zbulua, veprimtarët u burgosën dhe kështu dështoi edhe një tentim i bashkimit kombëtar.
Pas Lëvizjeve Studentore në Evropë më vitin 1966, edhe në Preshevë ndodhën Lëvizje studentore. Kështu u themelua Klubi studentor “Haki Limani”, të cilin e udhëhoqën Akademik Rexhep Ismajli, Riza Halimi, Xhemaledin Salihu, Sabedin Hetemi e të tjerë. Qëllimi i themelimit të Klubit ishte lufta për barazi të Shqiptarëve në Preshevë. Këto ide përparimtare lidhur me shkollimin, punësimin e tjerë filluan të realizohen me ardhjen e Mehmet Jusufit, kryetar komune, më 1969. Në Preshevë ndodhi punësimi i qytetarëve sipas strukturës nacionale të komunës, shkollimi i studentëve dhe ekonomikisht të frymëmarrë Presheva. Më vonë, më 1968 e 1981, edhe Shqiptarët e Luginës me demonstrata të përbashkëta në Kosovë i përsëritën kërkesat e tyre kombëtare: bashkim me Kosovën, bashkësi territoriale-politike, e cila më së miri do t’i siguronte të drejtat politike, zhvillimin ekonomik, të drejtat kulturore, arsimore, gjuhësore.
Plenumi i IV-të i Brioneve i solli Shqiptarëve në ish-Jugosllavi, po edhe Shqiptarëve të Luginës liri dhe të drejta kombëtare, të cilat deri atëherë iu mohuan nga forca paraplenumiane në Serbi. Kështu filloi një frymëmarrje më e lirë, ndër Shqiptarët e Luginës, filoi shkollimi në Universitetin e Prishtinës, por edhe në Universitete të tjera. Kushtetuta e vitit 1974 i dha Kosovës Autonomi politike, të cilën filluan ta gëzojnë edhe Shqiptarët e Luginës. Mirëpo me këtë gjendje nuk ishin të kënaqur shumë qarqe nacionaliste serbe, me ardhjen e regjimit të Millosheviqit u hoq kjo Autonomi Kosovës, më 1989 dhe me këtë filluan edhe vitet e mundishme të Kosovës, por edhe të Shqiptarëve të Luginës nën sundimin e regjimit të Millosheviqit.
Në dekadën e fundit të shekullit 20 filloi përhapja e pluralizmit demokratik në shtetet evropiane, në Ballkan, në ish-Jugosllavi, kështu që edhe Shqiptarët e Luginës i kapi kjo valë e pluralizmit demokratik, u organizuan politikisht, formuan partitë e tyre politike, për ta organizua popullin politikisht dhe nëpërmjet të programeve dhe qëllimeve partiake dhe politike të kërkojnë të drejta individuale dhe kolektive kombëtare për Shqiptarët si dhe për ta internacionalizuar çështjen e pazgjidhur kombëtare të Shqiptarëvë të Luginës së Preshevës. Kështu në Luginë u themeluan shumë parti politike, të cilat në vend se ta unifikojnë luftën politike, ato çështjen e pazgjidhur të Shqiptarëve aq shumë e parcializuan saqë nuk mbeti mëhallë, familje pa u politizuar, jo për interesa kombëtare, por për interesa të ngushta individuale e familjare.Sipas meje u thya kolektiviteti familjar dhe kombëtar, u prish dhe filloi të çthurret edhe familja shqiptare. Dolën në shesh antivlerat politike, kulturore, arsimore, ekonomike.
Mirëpo shpirti i popullit shqiptar është gjithmonë i parahatshëm dhe i pakënaqur me statusin e tij shoqëror e kombëtar, sidomos me regjimin e atëhershëm. Shqiptarë nuk ndejtën këmbëkryq, të prirë nga partitë politikë në Luginë, më 1 dhe 2 mars 1992 organizuan Referendumin Gjithëpopullor në Luginën e Preshevës, me të vetmin qëllim politik e kombëtar, përmirsimi i statusit të tij politik dhe shprehja e lirë e vullnetit politik për të ardhmenë e tyre. Shqiptarët e Luginës, të bashkuar rreth qëllimit politik të Referendumit dolën në mënyrë masovike, për t’u deklaruar në votim :
A JENI PËR AUTONOMI TERRITORIALE POLITIKE TE SHQIPTAREVE NE PRESHEVE, BUJANOC DHE MEDVEGJE ME TE DREJTE BASHKIMI ME KOSOVËN
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vullneti i lirë i Shqiptarëve dhe vota e tyre ishte me 98% për këtë deklarim politik në Referendum. Edhepse gjatë formulimit të pyetjes për Referendum pati edhe alternativa të tjera: Autonomi personale, kulturore sipas modelit të Kroatëve, Hungarezëve në Serbi, por dominoi fryma kombëtare dhe në Referendum u shtrua pyetja e përmendur. Më vonë po të njëjtit individë politikë me përgjegjësi, për Referendumin u deklaruan se ky ishte modë aktuale, e jo kapital dhe akt kombëtar edhe i Shqiptarëve të Luginës. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke përkrahur dokumentet e Konferencës së Hagës, Brukselit dhe dokumenteve të tjera aktuale, në formë më demokratike e shprehën kërkesën dhe disponimin e tyre politik lidhur me çështjen e Autonomisë, duke e kuptuar atë si formën kaluese më të përshtatshme demokratike si dhe formë kaluese në drejtim të bashkimit me Kosovën. Duke i pasur parasysh rrethanat e atëhershme aktuale politike në Evropë, në botë si dhe në Ballkan e Serbi ishte e kuptueshme që të kërkohet edhe forma e Autonomisë. Mirëpo tashti rrethanat politike ndryshuan, u shpall Pavarësia e Kosovës dhe ndodhi Lufta e UÇPMB-së në Luginë, mbete të kërkohet forma e vetmja demokratike: ribashkimi me Kosovën, pjesë integrale e së cilës ishim sipas të gjitha kritereve relevante etnike, kulturore, terrotiriale, gjuhësore, familjare, ekonomike. Shqiptarët e Preshevës duhet t’i kthehen djepit të tyre të fëmijërisë, Kosovës dhe gjirit të Dardanisë së vjetër, ku ishin edhe më parë, por pa vullnetin e tij politik si dhe pa dëshirën e tyre, në mënyrë arbitrare u futën në familje artificiale.
Ndodhi Lufta e Kosovës, ndodhi Lufta e UÇPMB-së, shumë u internacionalizua çështja e Kosovës, por edhe e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Shqiptarët në Ballkan u vlerësuan element i pastër, i ndershëm, i sinqertë, paqësor dhe i fortë për stabilizimin e Ballkanit. Marrëveshja e Konçulit, nënshkrimi i palës shqiptare me në krye me UÇPMB-në dhe qeverisë jugosllave e serbe shtroi kërkesa konkrete për të dy palët, derisa pala shqiptare i përmbushi detyrimet, u bë demobilizimi e tjera, ajo pala tjetër, pos policisë multietnike asgjë tjetër nuk përmbushi nga Marrëveshja.
Faktori politik shqiptar i Luginës i kërkoi palës serbe përmbushjen e detyrimeve, por nuk pati vullnet nga ajo. Disa individë nga klasa politike e Luginës e ngritën shembëlltyrën e Çoviqit, sa që ky u bë politikani më i kërkuar në Serbi, Ballkan e Evropë. Gjithëçka varej nga vullneti i tij, u premtua shumë, bile edhe Tv signali, por edhe sot TV Presheva nuk i ka marrë frekuencën për emitim televiziv. Sepse Marrëveshja dhe aktet tjera nuk e obliguan qeverinë serbe, nuk u u ndëshkuan me ligje konkrete për zgjidhjen e Çështjes së Shqiptarëve të Luginës. Një vullnet personal, jo i qeverisë serbe, por i Kariqëve, ndoshta edhe ndonjë tjetri, përmbushi një kërkesë të kahmotshme të Shqiptarëve, për informim në gjuhën shqipe, u hap RTV Presheva. Nuk pati zgjidhje sistemore, shtetërore të kësaj lëmie, mbetet problem i pazgjidhur informimi në gjuhën shqipe.
Shqiptarët e Preshevës me vite e mbajnë pushtetin lokal dhe e qeverisin ate, ashtu siç dijnë dhe dojnë, në Bujanoc për herë të parë Shqiptarët më 2002 e morën pushtetin lokal dhe ende e qeverisin. Është me rëndësi ta qeverisish vetveten. Andaj edhe bëhet luftë e madhe demokratike, ndonjehere edhe pa ferplej, partitë politike konkurojne për këtë pushtet lokal në Preshevë e Bujanoc. Më vonë, rrethanat politike në Luginë të Preshevës e detyruan klasën politike që të themelojnë edhe Kuvendin e Këshilltarëve Shqiptarë që luajti një rol pozitiv në rrethanat e përmendura aktuale politike në Luginë, u bë njëfarë unifikimi i kërkesavë dhe i shpresave politike të Shqiptarëve të Luginës. Por si duket edhe ky institucionalizim sikur edhe disa të tjera do të harrohet, sepse dalin alternativa të reja politike.
Aktualizohet Këshilli Nacional i shqiptarëve të Luginës. Para këtij themelohet Trupi koordinues për Luginën e Preshevës, organ i cili nuk tregoi ndonjë përparësi cilësore në zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur të Shqiptarëve, por as që zgjidhi problemet elementare, me të cilat ballafaqoheshin Shqiptarët e Luginës. Për Këshillin Nacional pati debate të ashpra për e kundër, ishte e mira që u diskutua shumë pë Këshillin Nacional të Shqiptarëve të Luginës.
Formimi i Këshillave Nacionale ishte kërkesë e qeverisë serbe, e cila me Ligj e ndëshkoi këtë lëmi. Partitë politike shqiptare u deklaruan disa për po dhe disa pë jo. Sipas meje kërkesat dhe shpresat tona kombëtare për zgjidhjen e çështjes së pazgjidhur të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk duhet të mbështeten në dëshirën dhe vullnetin individual të politikanëve serbë, por në Kushtetute dhe ligje konkrete serbe, sepse këta nesër mund të ndërrohen. Kërkesa dhe shpresa jonë mos të jetë e fundit për Këshillin Nacional si të vetmin organ, i cili do të mundësojë të mira materiale dhe financiare si dhe të mos jenë zhgënjim edhe njëherë në mbështetjen tonë në vullnetin e individëve të klasës politik serbe. Pra, me themelimin e Këshillit Nacional të Shqiptarë në Luginë të Preshevës inaugurohen dy qeverisje paralele lokale, pandamë njëra tjetrës, me buxhet vetanak, me administratë vetanake dhe do të bëhet luftë e madhe konkururese për institucionet e Preshevës dhe Bujanocit. Kjo luftë shkatërruese dhe e panevojshme në këtë kohë parajmëlohet nga individë të partive më të mëdha në Preshevë. Pra, edhe njëherë dështuam në unifikimin e kërkesave kombëtare dhe shpresave politike të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.Fakti se Këshilli Nacional siguron Autonomi kulturore, më përkujton Autonominë kulturore që Qeveria Shqiptare më 1912 e gëzoi nga qeveria Otomane Turke.
Edhe një herë po e përsëris kërkesën dhe shpresën e vetme të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës : Referendumi i 1 dhe 2 marsit 1992, që ky të aktualizohet në Evrope, për ta marrë vesh dhe për t’ia bë të ditur Evropës dhe SHBA’ve, kërkesën dhe shpresën e vetme të Shqiptarëve të Luginës së Preshvës: AUTONOMI TERRITORIALE - POLITIKE PËR SHQIPTARET E PRESHEVËS, BUJANOCIT DHE MEDVEGJES ME TE DREJTE BASHKIMI ME KOSOVËN.
Shiko dhe këtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wiki Libri: Medvegja në ditët tona
Lidhje te jashteme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Presheva.com © 1997-2003 Presheva.com. (Të drejtat e copyright jan të lejuar nga stafi presheva.com)
- SHTEGTIME RRUGëVE Të NGRIRA
- Krashnica- Presheva
- ^ [1]
- ^ ̺Dr. Hivzi ISLAMI: PRESHEVA NUK U KËMBYE ME VERIUN E KOSOVES
- ^ PRESHEVA sipas enciklopedisë Kâmûs Al – a’Lâm të Sami Frashërit|Sami Frashëri|sipas enciklopedisë Kâmûs Al – a’Lâm.
- ^ : “Derisa kryengritësit shqiptarë (nuk i quajtën kaçakë, sikur bëjnë historianët tanë), oficerët dhe ushtarët serbë të zënë rob i çarmatosën dhe i lëshuan, soldateska serbe nuk ua kurseu as fëmijët, as gratë dhe as të sëmurët... Më rrëqethet trupi kur i shoh dhe pyes, vallë! A është e mundur që njeriu të jetë aq barbar. Kjo është lemeriste dhe e hatashme” , L. Trockit, më së miri do ta vë në pah vetë ushtari serb i luftërave ballkanike në gazetën majtiste të tetorit të vitit 1913, në “Radničke Novine”, Dimitrie Tucoviqi