Gucia
Guci | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 1.704 |
Guci (malazezisht: Гусиње Gusinje) është një qytezë dhe qendër njësie administrative në Mal të Zi, afërsi të ngushticës së Plavës, e cila shtrihet në një shpat malor. Në afërsi të Gucisë gjendet edhe fshati tjetër shqiptar Vuthaj. Në afërsi të Gucisë ndodhet vendkalimi kufitar me Shqipërinë (Vermosh - Guci).
Pak histori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gucia është vendlindja e udhëheqësit të paharruar luftarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si edhe Ali Pashë Gucia.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Popullsia është shqiptare, por ka edhe boshnjakë dhe të tjerë. Popullata shqiptare në Guci gjatë viteve të fundit është mpakur shqetësueshëm si rrjedhojë e emigrimit të vazhdueshëm për në SHBA dhe vende të tjera perëndimore.
Statistikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përbërja etnike sipas regj. 2003:
Viti | Popullsia | Lëvizja e pop. gjatë shek. të XX-të |
---|---|---|
1948 | 2402 | |
1953 | 2555 | |
1961 | 2756 | |
1971 | 2695 | |
1981 | 2625 | |
1991 | 2076 | |
2003 | 1704 |
Dialekti
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gucia përbëhet nga muslimanë shqipfolës ose sllavishtfolës. Dialekti sllav i Gucisë dhe Plavës tregon ndikim strukturor nga shqipja. Veçantia e tij shpjegohet prej faktit që folësit sllavë në Guci janë me origjinë shqiptare. Ky rast i zhvendosjes së një popullsie shqipfolëse në një sllavishtfolëse është pothuajse unik.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kultura e ketij qyteti është e lartë; ka shkolla 9-vjeçare, të mesme dhe gjimnaze.
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shiko edhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Malit të Zi është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |