Jump to content

Giuseppe Meazza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Giuseppe Meazza
Të dhënat vetjake
Datëlindja23 gusht 1910
VendlindjaMilan, Itali
Data e vdekjes21 gusht 1979
VendvdekjaLissone, Itali
Gjatësia1.69 m (5 ft 7 in)
PozicioniQëndër–Sulmues
Sulmues i brendshëm
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1927–1940Internazionale348(241)
1940–1942Milan37(9)
1942–1943Juventus27(10)
1944Varese20(7)
1945–1946Atalanta14(2)
1946–1947Internazionale17(2)
Karriera ndërkombëtare
1930–1939Italia53(33)
Skuadra të menaxhuara
1946Atalanta
1946–1948Internazionale
1948–1949Beşiktaş
1949–1951Pro Patria
1952–1953Italia
1955–1956Internazionale
1957Internazionale
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Giuseppe "Peppino" Meazza (Italishit [d͡ʒuˈzɛppe meˈatt͡sa]; 23 gusht 191021 gusht 1979), njohur gjithashtu si il Balilla, ka qënë një futbollist italian i cili ka luajtur kryesissht me skuadrën italiane Inter gjatë viteve 30', duke shënuar 242 gola në 365 ndeshje me klubin. Ai udhëhoqi Italinë në fitimin e dy Kupave të Botës1934 dhe 1938, duke fituar Çmimin Topi i Artë në 1934.[1] Ai është konsideruar të jetë lojtari më i mirë i gjeneratës së tij, dhe një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Ai është renditur si lojtari i katërt më i mirë në historinë e Kupës së Botës.[2]

"Unë gjithashtu kam parë Pelén duke luajtur. Ai nuk e fitoi dot stili elegant e të luajturit të Meazzas. Një ditë, në Arena, unë jam dëshmitarë pasi e pashë atë të bënte diçka të çuditshme: ai e ndaloi topin me rrofeshatë, duke u ngritur dy metra nga toka. Pastaj ai u ul me topin në këmbët e tij, dribloi një mbrojtës të habur, dhe më pas shënoi Gol me një nga gjuajtjet e tij, e fortë dhe e saktë deri në milimetër.".

Luigi Veronelli

Jeta e hershme dhe dhuntitë teknike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai e filloi karrierën e tij si sulmues, por me stilin dhe aftësitë e treguara u bë edhe një mesfushor i vlerësuar, duke luajtur në më shumë se gjysmën e karrierës së tij si sulmues i brëndëshëm. Ai ishte një udhëheqës i madhë me gjuajtje dhe aftësi tribluese fantastike, me pasime të shkëlqyera pavarësisht gjatësisë së tij të shkurtër dhe aftësia e tij në gjuajtjet me kokë.

Pseudonimi i tij, "il Balilla", i'u dha atij në 1927 nga urdhëri i shokut të tij të skuadrës Leopoldo Conti, i cili mendonte se "Pep", i cili në atë kohë ishte vetëm 17 vjeç u bashkua me skuadrën e parë, ishte shumë i ri për t'u bashkuar me skuadrën e parë. Meazza më pas u surprizua nga trajneri Árpád Weisz i cili i dha atij debutimin me Interin në vendin e tij të lindjes. "Tani ne do të marrin lojtarë nga adademia", tha Weisz me shaka. Meazza shënoi dy Gola në debutimin e tij kundër Milanese Unione Sportiva në fitoren 6–2 në Coppa Volta në Como.[3] Gazzetta dello Sport një ditë pas debutimit të talentit Meazza në kampionatin italian në 1927, e vlersoi lojën e tij dhe e përshkroi atë si "inteligjent dhe të shpejtë".

Meazza lindi në Porta Vittoria, Milan. Ai humbi babain e tij në 1917 gjatë luftimit tragjik në Luftën e parë Botërore kur ai ishte vetëm 7 vjeç. I riu Giuseppe u rrit me mamanë e tij, Ersilia e cila vinte nga Mediglia, djali e ndihmonte atë në një dyqan.

  1. ^ "Botërori 1934: Triumfon Italia, Meaca ylli i turneut". Panorama Sport. 22 maj 2014. Marrë më 22 maj 2020.
  2. ^ "The ten greatest World Cup players No 4 Giuseppe Meazza Italy" [Dhjetë lojtarët më të mëdhenjë të Kupës së Botës Nr 4 Giuseppe Meazza Itali] (në anglisht). Londër: The Times. Marrë më 22 mars 2010.
  3. ^ "Giuseppe Meazza" (në italisht). Calcio Sport. Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2020. Marrë më 27 nëntor 2008.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]