Jump to content

Geoffrey Kondogbia

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Geoffrey Kondogbia

Kondogbia me Francën nën-19 në vitin 2012
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1993-02-15) 15 shkurt 1993 (31 vjeç)
VendlindjaNemours, Francë
Gjatësia1.88 m (6 ft 2 in)[1]
PozicioniMesfushor mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Marseille
Numri19
Karriera me të rinjtë
1999–2003Nandy
2003–2004Sénart-Moissy
2004–2010Lens
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010–2012Lens35(1)
2012–2013Sevilla33(1)
2013–2015Monaco49(2)
2015–2018Internazionale50(2)
2017–2018Valencia (huazim)31(4)
2018–2020Valencia51(2)
2020–2023Atlético Madrid73(1)
2023–Marseille7(0)
Karriera ndërkombëtare
2008–2009Franca U165(1)
2009Franca U176(0)
2010–2011Franca U1812(5)
2011–2012Franca U1912(1)
2012–2013Franca U2013(2)
2013–2014Franca U219(1)
2013–2015Franca5(0)
2018–Republika e Afrikës Qendrore11(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 12 nëntor 2023
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 17 qershor 2023

Geoffrey Kondogbia (lindur më 15 shkurt 1993) është një futbollist profesionist afrikano-qëndror i cili luan si mesfushor mbrojtës për klubin francez Marseille dhe kombëtaren afrikano-qëndrore. Ai mund të luaj gjithashtu si qëndër mbrojtës dhe mbrojtës i majtë.[2]

Ai e filloi karrierën e tij me klubin francez Lens,[3] duke firmosur më pas me Seviljen që në moshën 19 vjeçare.

Kondogbia ka luajtur 67 ndeshje me Francën me të gjithë nivelet e moshave.[3] Ai debutoi me kombëtaren e parë në vitin 2014.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kondogbia ka lindur në Nemours, Seine-et-Marne me prejardhje nga Republika e Afrikës Qendrore, dhe u bashkua me të rinjtë e Lens që moshën 11 vjeçare. Më 11 prill 2010, ai firmosi kontratën e parë profesioniste, duke pranuar një marrëveshje katër vjeçare.[4] Më 21 Nëntor ai debutoi në Ligue 1, duke u paraqitur si zëvëndësues kundër Olympique Lyonnais.[5]

Kondogbia e shpenzoi sezonin 2011–12Ligue 2 pas rënjes së Sang et Or'. Ai shënoi golin e parë dhe të vetëm zyrtar me klubin më 13 Prill 2012, duke shënuar të parin e fitores 3–0 kundër Tours FC.[6]

Më 24 Korrik 2012, Kondogbia firmosi me klubin spanjoll Sevilja për një shumë të pacaktuar, e cila besohej se ishte 3 milion .[7][8] Ai u paraqit për herë të parë në La Liga më 15 Shtator, duke zëvëndësues golashënuesin Piotr Trochowski në minutën e 82të të fitores 1–0 kundër kampionëve të asaj kohe Real MadridStadiumin Ramón Sánchez Pizjuán.[9] Ai shënoi golin e parë me andaluzianët në 28 janarin e vitit tjetër, duke shënuar golin e parë të skuadrës me kokë në suksesin 3–0 në derbi kundër Granadës.[10]

Në ndeshjen e dytë gjysëm-finaleCopa del Reyt kundër kampionëve të Atlético Madridit më 27 shkurt 2013, Kondogbia u ndëshkua me karton të kuq, me skuadrën e tij që e mbylli ndeshjen me nëntë lojtar duke barazuar 2–2 në shtëpi, duke u eleminuar me rezultatin e përgjithshëm 3–4.[11][12]

Më 31 gusht 2013, Kondogbia u rikthye në vendin e tij, duke firmosur një kontratë pesë vjeçare me skuadrën e sapongjitur AS Monaco FC për 26.8 milion $.[13] Ai kontriboi me 26 ndeshje dhe një gol në sezonin e tij të parë, me skuadrën e mbylli në vendin e dytë duke u rikthyerLigën e Kampioneve pas një dekade.

Më 25 shkurt 2015, në ndeshjen e parë të raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve, Kondogbia e çoi skuadrën e tij në avantazh kundër Arsenalit në një fitore 3–1 në Emirates Stadium.[14]

Më 22 Qershor 2015, klubi i Serie A, Internazionale lajmëroi se kishin firmosur me Kondogbian nga Monacon për rreth 35 milion në një marrëveshje pesë vjeçare, duke kryer edhe testet mjeksore.[15][16]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kondogbia u zgjodh në skuadrën franceze për Kupën e Botës nën-20 2013Turqi.[17] Në ndeshjen e parë të kombëtares kundër Ganës më 21 qershor, ai shënoi golin e parë në fitoren 3–1 kundër afrikanëve,[18] duke u zgjedhur nga disa publikues si "Lojtari i Ndeshjes" për performancën e tij;[19] ai shënoi golin e dytë të turnamentit kundër Turqisë, vendit organizator, e cila u eleminua në randin e 16-tave me rezultatin 4–1.[20]

Kondogbia debutoi me skuadrën e parë më 14 gusht 2013 në moshën 20 vjeçare, duke luajtur 63 minuta në një miqësore të mbyllur pa gola me Belgjikës.[21]

Vëllai i madh i tij, Evans, është gjithashtu një futbollist. Ai e ka shpenzuar shumicën e karrierës së tij Belgjikë, dhe ka përfaqsuar kombëtaren afrikano qëndrore.[3][22]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 23 Qershor 2015[23]

Klubi Sezoni Liga Kupa[nb 1] Kupa e Ligës Europa Tjetër Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Lens 2010–11 3 0 0 0 0 0 3 0
2011–12 32 1 0 0 4 0 36 1
Total 35 1 0 0 4 0 39 1
Sevilla 2012–13 31 1 6 0 38 1
2013–14 2 0 0 0 1 0 3 0
Total 33 1 6 0 1 0 41 1
Monaco
2013–14 26 1 4 1 1 0 31 2
2014–15 22 1 2 0 0 0 8 1 32 2
Total 48 2 6 1 1 0 8 1 63 4
Internazionale 2015–16 0 0 0 0 0 0 0 0
Career total 116 4 12 1 5 0 9 1 143 6

Redaktuar më 21 Qershor 2015[24]

Kombëtarja franceze
Viti Ndeshje Gola
2013 1 0
2015 3 0
Total 4 0
  1. ^ Përfshirë kompedicionet e kupës si Coupe de France , Copa del Rey dhe Coppa Italia
Franca U–20
  1. ^ "Geoffrey Kondogbia" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 12 mars 2014.
  2. ^ "Qui sont Varane, Kondogbia, Hazard et Deligny" [Kush janë Varane, Kondogbia, Hazard dhe Deligny]. Lensois (në frëngjisht). 9 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2011. Marrë më 14 janar 2011.
  3. ^ a b c "Kondogbia: "Mon objectif, c'est Bollaert"" [Kondogbia: "Bollaert është objektivi im"]. Lensois (në frëngjisht). 12 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2010. Marrë më 21 dhjetor 2010.
  4. ^ "Geoffrey Kondogbia quatre ans à Lens" [Geoffrey Kondogbia katër vite me Lensin]. Lensois (në frëngjisht). 11 prill 2010. Marrë më 21 dhjetor 2010.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  5. ^ "Lens vs. Lyon" (në frëngjisht). Ligue de Football Professionnel. 21 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 nëntor 2010. Marrë më 21 dhjetor 2010.
  6. ^ "Tours vs. Lens 0–3" (në anglisht). Soccerway. 13 prill 2012. Marrë më 29 qershor 2013.
  7. ^ "Official: Sevilla sign Geoffrey Kondogbia from Lens" [Zyrtare: Sevilja firmos me Geoffrey Kondogbia nga Lens] (në anglisht). Goal.com. 24 korrik 2012. Marrë më 28 qershor 2013.
  8. ^ "Sevilla turn down €9m Kondogbia bid" [Sevilja hedh poshtë ofertën 9m€ për Kondogbia] (në anglisht). ESPN FC. 28 qershor 2013. Marrë më 28 qershor 2013.
  9. ^ "Real suffer Sevilla defeat" [Sevilja pëson disfatë në Sevilja] (në anglisht). ESPN FC. 15 shtator 2012. Marrë më 28 qershor 2013.
  10. ^ "Sevilla see off struggling opponents" (në anglisht). ESPN FC. 28 janar 2013. Marrë më 28 qershor 2013.
  11. ^ "El Atlético acepta el reto" [Atlético pranon sfidën]. Marca (në spanjisht). 27 shkurt 2013. Marrë më 3 korrik 2013.
  12. ^ "Sevilla FC 2–2 Atletico Madrid" (në anglisht). ESPN FC. 27 shkurt 2013. Marrë më 28 qershor 2013.
  13. ^ "Geoffrey Kondogbia joins Monaco after Sevilla exit" (në anglisht). NDTV Sports. 31 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2013. Marrë më 1 tetor 2013.
  14. ^ "Clinical Monaco catch Arsenal cold" (në anglisht). UEFA. 25 shkurt 2015. Marrë më 26 shkurt 2015.
  15. ^ "Godet Interi, Kondogbia vishet zikaltër". Panorama Sport. 21 qershor 2015. Marrë më 23 qershor 2015.
  16. ^ "Prezantohet Kondogbia: Interi, ëndërr për mua". Panorama Sport. 23 qershor 2015. Marrë më 23 qershor 2015.
  17. ^ "France" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2015. Marrë më 28 qershor 2013.
  18. ^ "France off to a flier" (në anglisht). FIFA. 21 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 3 korrik 2013.
  19. ^ "France U20 3–1 Ghana U20: Poor start for Black Satellites at 2013 U20 World Cup" (në anglisht). Goal.com. 21 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2018. Marrë më 28 qershor 2013.
  20. ^ "Four-star France fly past Turkey" (në anglisht). FIFA. 2 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 20 maj 2015. Marrë më 3 korrik 2013.
  21. ^ "Amical: Les Bleus évitent une nouvelle défaite" [Miqësore: Blutë shmangin në humbje tjetër] (në frëngjisht). L'Équipe. 14 gusht 2013. Marrë më 14 gusht 2013.
  22. ^ "Geoffrey Kondogbia signe 4 ans au RC Lens" [Geoffrey Kondogbia firmos për 4 vite me RC Lens] (në frëngjisht). Centrafrique Football. 11 prill 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2010. Marrë më 21 prill 2010.
  23. ^ "Geoffrey Kondogbia" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 23 qershor 2015.
  24. ^ http://www.national-football-teams.com/player/53252/Geoffrey_Kondogbia.html Geoffrey Kondogbia] te National-Football-Teams.com

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]