Jump to content

Flanxha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Majtas - Flanxha e rrotës së trenit.
Djathtas - Flanxha e rrotës së vagonit
Flanxha në rrotën e trenit

Flanxha është një kreshtë, buzë ose skajë i dalë, i jashtëm ose i brendshëm që shërben për të rritur forcën (si flanxha e trarëve të hekurit që mund të jenë trarë në formën e I-së ose T-së ); për lidhjen ose transferimin e lehtë të forcës së kontaktit me një objekt tjetër (si flanxha në fund të një tubi, pistonave me avull, etj., ose në lentet e montuara në aparatin fotografik ); ose për stabilizimin dhe drejtimin e lëvizjeve të një makine ose pjesëve të saj (si flanxha e brendshme e trenave ose rrotat e tramvajit, të cilat i mbajnë rrotat të mos dalin nga shinat ). Termi "flanxhë" përdoret gjithashtu për një lloj paisje që përdoret për të prodhuar flanxha.